18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Mustafa shpreh përkushtimin për të trajtuar kërkesat e Reçanit të Prizrenit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot fshatin Reçan, në afërsi të Prizrenit dhe vendbanimet përreth këtij rajoni.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se Mustafa ka zhvilluar një takim me qytetarë ku ishin të pranishëm qindra banorë të Reçanit dhe fshatrave tjera, përfaqësues politik të komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera që banojë në këto zona, përfaqësues të fermerëve, biznesmenë dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Gjatë kësaj vizite, Mustafa shoqërohej nga ministri pa portofol, Rasim Demiri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, si dhe disa zëvendësministra të resorëve të tjerë.

Bëhet e ditur se Kryeminstri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të trajtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e tyre si dhe për të ofruar përkrahje për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e këtyre zonave.

“Për ne është me rëndësi që të zhvillojmë bisedë të hapur me qytetarët tanë, t’i dëgjojmë hallet e juaja, t’i dëgjojmë kërkesat e juaja, por po ashtu të marrim edhe propozimet, vërejtjet, sugjerimet e juaja, se si te organizojmë punën më mirë, si ta organizojmë ekonomikisht këtë zonë dhe Kosovën dhe si ta forcojmë shtetin ligjor, si ta përmirësojmë arsimin, dhe si të mundësojmë që sa më shumë qytetarë të kyçen në vetëqeverisjen lokale dhe të jenë më afër pushtetit lokal. Mirëpo, të gjitha këto do t’i bëjmë në bashkëpunim me komunën, në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe në bashkëpunim me qytetarët”, tha Mustafa.

Kurse Demiri është shprehur se, “kjo për ne është ditë e veçantë. Unë e falënderoj kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij që i janë përgjigjur ftesës tonë. Vetë ardhja e kryeministrit këtu dëshmon se kjo Qeveri, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka programin e saj, ka planin e saj, se si të lehtësohet dhe të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve në Kosovë, në këtë mes edhe e qytetarëve të komunitetit boshnjak”.

Duke iu referuar rezultateve të arritura deri më tani nga Qeveria e Kosovës, Demiri, ka thënë se përparimi që është arritur në zhvillimin ekonomik, punësim, përmirësimin e sistemit arsimor dhe suksese tjera që janë përmendur nga kryeministri Mustafa një ditë më parë, janë të arritura për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetin boshnjak.

Demiri, po ashtu, ka njoftuar edhe për çështjet tjera që preokupojnë këtë rajon siç janë krijimi i komunës së re, migrimi dhe aspektet tjera të zhvillimit.

Gjatë debatit të zhvilluar, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues politik kanë shtruar problemet dhe preokupimet e tyre, në të cilat kanë marrë përgjigje nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat.

Më Shumë

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

Mërgimtari nga Suedia jep dhjetëra pajisje teknologjike për shkollat e Rahovecit

Gjatë orës mësimore hyri me laptopa në duar. Në shkollën “Vëllezrit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit, Agron Berisha u prezantua tek nxënësit. Mision i mërgimtarit nga...

Lajmet e Fundit