14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6626

Artan Abrashi dërgohet në Lipjan

0

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është dërguar në paraburgim prej 48 orësh në Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar Arër Rexhaj i VV-së në Prizren.

“Artan A. Abrashi është në Lipjan në paraburgim prej 48 orësh”, ka konfirmuar Rexhaj,shkruan PrizrenPress.

“Më pastaj për të do të vendos ky regjim”.

“Faji i vetëm i Artanit është pse është aktivist politik dhe se cdo ditë në konsistencë punon për të mirën publike”.

“Prandaj, ky regjim e ka futur në burg tash e sa herë vetëm se paska marrë pjesë në një protestë”, ka thënë Rexhaj.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është arrestuar dje në pikën kufitare në Vërmicë./PrizrenPress.com/

Kremtja

0

Shkruan: Skender Berisha
Nuk duket jo,mos u mundoni!
Këtu përbrenda e kam.
Tash sa kohë e përgatitur,
Ëndrra ime e goditur.
Aty thellë përthehet si rrezja,
Si e Rrezinës sime të blertë,o të blertë!
Po flet në mua, po këndon!
Krejt kuq tash po përfton.
Diçka si kushtrim,si këngë,më vjen.
Oshëtimë hapash të vendosur,
Dëgjoj,dëgjoj e dehem.
Sa mirë që kështu dua të prehem.
Erë lulesh të ardhura fundprillit,
Më josh me vend rrahut të pyllit.
Atje ku kuqëlon gjaku dhe qielli.
Një vetëtimë pastaj, afër më erdhi.

ISIS mbetet pa para

0

“Paga” e një luftëtari të Isis sillët rreth 50 dollarëve në muaj.

Pagë e cila, në rastin më të mirë mund të shkojë deri në 360 dollarë, kur je i martuar ose kur ke “skllave seksi”.

Një gjë e tilla ka dalë nga një studim i kërkuesit britanik Aymenn Jawad al Tamini.

Kështu që raporti duket se konfirmon problemet financiare të Shtetit Islamik, aq sa është rritur numri i atyre që shtiren si të sëmurë për të shmangur që të shkojnë në frontin e luftës.

Zbulohet pylli me kanabis në Dragash

0

Në një fshat të Dragashit, Policia e Kosovës, dje në orët e hershme të mëngjesit ka zbuluar në pyllin e fshatit mbi 200 bimë kanabisi të mbjella në tokë e në gota plastike.

Siç bëhet e ditur në raportin e PK-së, 12 bimë ishin të mbjella në tokë, ndërsa 207 copë bimë tjera ishin të mbjella në gota plastike e të cilat dyshohet se janë të llojit kanabis sativa.

“Në konsultim me prokuronin në cilësi të provave materiale janë marrë disa mostra, ndërsa bimët tjera janë asgjësuar”.

Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Kallashi nuk i lë rehat jo vetëm meshkujt

0

Kallashi tashmë ka bërë emër dhe është e njohur.

Jo vetëm për vallëzimin e saj të veçantë , por edhe për fotot e saj nudo , shkruan Kosovarja , për femrën seksi dhe të famshme , por edhe të guximshme kur vjen puna te pozat sensuale.

Ajo asnjë ditë thuajse nuk lejon që publiku ta harrojë se sa seksi është duke postuar foto ku shfaqet nudo dhe duke provokuar njëherit edhe ndjekësit e shumtë që i ka.

Kallashi , sa i përket karrierës,ka premtuar se ky do të jetë viti i saj, ku do të shënojë edhe boom-in si këngëtare, anipse ajo deri tash i ka tri klipe mjaft të pëlqyera dhe me të cilat ka krijuar fansa të shumtë edhe si këngëtare.

E ndërkohë që presim këngën e radhës, ne vijojmë të shijojmë këto pamje të Kallashit, duke i lënë pak vend imagjinatës , sidomos mashkullore

Si u përhap lajmi i vdekjes së Adelinës?

0

Për Adelina Ismailin përherë kanë qarkulluar thashetheme, bile edhe nga ato më të shëmtuarat.

Një herë thanë se vdiq Adelina. Asaj kohe lajmi i tronditi të gjithë, posaçërisht fansat e zjarrtë të Adelinës, shkruan “Kosovarja”.

Ja se çfarë ka thënë këngëtarja për këtë gjë: “Isha e brengosur kur më treguan që fansat ishin tmerruar dhe me të zbritur në New York nga Parisi kontaktuam njerëzit kompetent dhe zëdhënësen time. Fatkeqësisht, ende ka këngëtarë që mendojnë se karriera ndërtohet duke iu futur nën pantallona kriminelëve, apo duke tentuar të njollosin punën e tjetrit, por le të marrin vesh njëherë e përgjithmonë që ato gjëra kanë marrur fund.
Fatmirësisht, lajmi ishte një gënjeshtër e madhe. Adelina edhe sot e kësaj dite është gjallë e shëndosh, shkruan “Kosovarja”

Skënder Susuri shpallet i pafajshëm, Prokuroria ankohet në Apel

0

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm kuvendarin e Bashkimit Demokratik (BD), Skënder Susurin. Prokuroria, ndërkaq, ndaj këtij vendimi ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit me iniciale S.S. për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1-2 të KP-së”, tha zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj .

“Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, i cili aktgjykim nga gjykata e Prizrenit është përcjellë me datën 21.03.2016”.

“Aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm”.

Prokuroria Themelore në Prizren,pat ngritë aktakuzë kundër kuvendarit të Bashkimit Demokratik (BD), Skënder Susurit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, pat thënë për PrizrenPress se Susuri dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Skënder Susuri ka qenë drejtor i shkollës fillore ‘Mustafa Bakiu” në Prizren. Ai është dyshuar se në këtë shkollë ka keqpërdorë detyrën zyrtare./PrizrenPress.com/

NISMA formon nëndegën e dytë në “Arbanë” të Prizrenit

0

Nisma ka formuar nëndegën e dytë në lagjen “Arbana” në Prizren.Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Samir Suka, nënkryetar Muhamet Krasniqi, ndërsa sekretar Taulant Kelmendi.

Nënkryetarja e Degës së Nismës në Prizren, Albulena Balaj – Halimaj , pasi ka uruar Kryesinë dhe të zgjedhurit e kësaj nëndege, theksoi se “qëllimi i Nismës është identifikimi i njerëzve që kanë për qëllim ndryshimin si koncept, në mënyrë që bashkërisht të mund të kontribuojmë në zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenës së qytetarëve”.

“Ky disponim vërehet në masë të madhe, veçanërisht tek të rinjtë, që dita ditës po rreshtohen krah Nismës”./PrizrenPress.com/

Hanoveri, Obama dhe protestat

0

Në prag të samitit në Hanover ?do gjë ?sht? bllokuar: Barack Obama vjen në vizitën e fundit në Gjermani. SHBA është partner në panairin më të madh të industrisë në botë. Qyteti do të jetë i paralizuar deri të hënën.

Hanoveri është në parim një qytet i qetë: gjysmë milioni banorë të metropolit të Saksonisë së Poshtme duhet të përshtaten me tollovi vetëm në kohën e hapjes së panairit më të madh të industrisë në botë, kur mesatarisht këtë qytet e vizitojnë edhe 200.000 vizitorë. Por këtë vit do të ketë tollovi edhe më të madhe dhe kufizime në trafik. Për herë të parë partner i panairit në këtë qytet janë SHBA-të. Në hapje të tij vjen madje edhe vet presidenti i SHBA, Barack Obama. Nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar, do të jetë kjo vizita e fundit e Obamës në Gjermani, si president i SHBA.

Mysafiri nga Uashingtoni është ftuar nga kancelarja Angela Merkel, e cila Obamën dhe një delegacion të madh amerikan do t’i prese ditën e diel. Deri në mbrëmje, kur mbahet edhe hapja e panairit, nuk do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike por edhe për politikë. Hanoveri është shndërruar në një kështjellë sigurie, pasi këtu janë ftuar edhe disa liderë të tjerë perëndimorë – presidenti i Francës Hollande, kryeministri britanik Cameron dhe ai italian Renzi.

Por para takimit Obama, Hollande, Cameron dhe Renzi të hënën (25.04) në kështjellën Herrenhausen, ku do të flasin edhe për krizën e refugjatëve dhe tema të tjera ekonomike, të shtunën ka pasur protesta. Ndërsa tema kryesore e takimit të liderëve megjithatë do të jetë Marrëveshja Transatlantike dhe Investimet( TTIP). Kjo marrëveshje ka shkaktuar protesta të shumta në vende të ndryshme të Evropës.

Rezistenca është gjithnjë e më e madhe. Në Hanover janë mbledhur dhjetra mijëra kundërshtarë. Shefi i sindikatës Verdi Frank Bsirske, një ndër organizatorët e protestave, mendon se Hanoveri është vendi më i përshtatshëm që kancelares Merkel dhe Obamës t’u thuhet qartë se ata janë kundër TTIP Analistët vlerësojnë se pas largimit të Obamës nga Shtëpia e Bardhë, edhe negociatat për TTIP do të ngadalësohen.

Por qyteti është paralizuar. Në lagjen ku do të vendoset Obama dhe në rrugët ku kalon ai me makinë nuk do të ketë lëvizje. Madje as fëmijët nuk guxojnë të luajnë në rrugë. Kontrollet janë të jashtëzakonshme. Qyteti do të jetë i paralizuar deri të hënën pasdite, kur liderët të largohen nga Hanoveri. Më pas Hanoveri mund t’i kthehet jetës së përditshme.

Drejtësia e dështuar, pa llogaridhënie

0

“Derisa nuk krijohen mekanizmat detyrues që të nisë spastrimi në drejtësi, nga ai në KGJK dhe në KPK, por edhe në institucionet e tjera, të mos shpresojmë se këtë do ta bëjnë Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, pasi udhëheqësit kryesorë të shtetit akuzohen se kanë përgjegjësi të mëdha dhe se vetë ata janë ajka e krimit politik, krimit ekonomik dhe fajtorët kryesorë edhe për dështimin e drejtësisë”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Të gjitha partitë politike, të cilat kanë udhëhequr me dikasterin e drejtësisë, që nga LDK-ja tek PDK-ja, por edhe AAK-ja kanë dështuar që ta sjellin një Gjyqësor e Prokurori të pavarur, efikas e funksional, me etikë e integritet profesional. Këto parti në pushtet, që kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanë menduar si ta fuqizojnë dhe ndërtojnë një sistem të drejtësisë të mirëfilltë e të mirëqenë dhe sa më funksional, por e kanë stërkequr se tepërmi këtë dikaster të drejtësisë në vend. Kësisoj, deri më sot nuk kemi parë që ndokush të ketë marrë përgjegjësinë për dështimet, madje edhe me dashje të këtij sistemi për gjithë këto vite të (mos)funksionimit të tij që nga paslufta, por përgjegjësi nuk ka marrë askush as për dëmet që i janë shkaktuar atij në vazhdimësi. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se a duhet të fillohet që të adresohen fajësitë e tilla, duke filluar nga ish-udhëheqja e KGJK-së, pastaj e KPK-së, por njëkohësisht edhe nga vetë Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, të cilët po ashtu janë fajtorë për këtë dështim, duke dhënë kontributin e vet për ta dëmtuar këtë sistem?

Drejtësia u shfrytëzua për qëllime personale nga politika

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pushteti gjyqësor, ani pse është degë e shtyllë e pavarur me Kushtetutë, është ndërtuar me ndërhyrjet politike që nga periudha e UNMIK-ut dhe të cilat kanë vazhduar edhe pas pavarësisë së shtetit. Ai më tej shton se tani juridikisht ky sistem është i pavarur, por që në vazhdimësi ai është shfrytëzuar për qëllime personale nga politika.“Nëse përmendet sistemi i drejtësisë, politikanët ‘kriminalë’ menjëherë thonë se ai është i pavarur, e që në fakt është e kundërta. Ideja e tërë kësaj këtu është që të humbë përgjegjësia, pasi askush në këtë vend nuk dëshiron të mbetet përgjegjës për dështimet, as KGJK-ja, por as KPK-ja, por as institucionet e tjera, pasi qëllimi i tyre është që faji të mbetet jetim”, shprehet Burjani për “Kosova Sot”.

Sipas tij, politikanët përfitojnë nga puna e organeve të drejtësisë. Tutje, ai ka nënvizuar se ky sistem ka nevojë të madhe për një reformim të plotë dhe kadrovik, në mënyrë që të rishikohet se kush realisht është i përgatitur profesionalisht për ta ushtruar funksionin e tij, pasi, siç thotë ai, edhe aty ka mjaft njerëz, të cilët janë të papërgatitur sa duhet. “Në këtë aspekt, mendoj se duhet të largohen njerëzit, të cilët kanë ardhur aty përmes ndikimit nga strukturat e larta. Po ashtu, gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të jenë mësimdhënës e as të angazhohen me kontrata dytësore, pasi ky paraqet konflikt interesi dhe ndërhyn në neutralitetin e tyre”, është shprehur Burjani. Sa i përket asaj se a duhet të marrë dikush përgjegjësi për dështimin e qëllimshëm të sistemit të drejtësisë, analisti Shefqet Dibrani thotë se këtu do të duhej të ishte një ‘PO’ e madhe si përgjigje ndaj kësaj në mënyrën indikative. Sipas tij, ajo që po shihet tregon se oligarkët politikë i paskan rrënjët thellë për ta pushtuar shtetin në të gjitha planet dhe për të mos marrë askush përgjegjësinë e merituar për gjithë këtë dështim.

Prandaj, në këtë drejtim, Dibrani thotë se mosbesimi i qytetarëve është i arsyeshëm, pasi deri më sot drejtësia në Kosovë nuk ka dhënë shembuj, përmes të cilëve do të rritej besimi për këtë sektor të domosdoshëm, e që do ta bënte të funksiononte, siç duhet shteti ligjor. Ndërsa, për këtë dështim të shtetit në të gjitha planet, Dibrani thotë se fajësinë e kanë të gjitha partitë, që kanë udhëhequr me drejtësinë se kush më shumë e kush më pak. “Këtu për fat të keq nuk ka ndodhur e kundërta, që të kishte dallime për të mirë në kohën kur ka udhëhequr LDK-ja apo AAK-ja në raport me PDK-në ose anasjelltas”, shprehet ai../kosova sot/