14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Ndahet nga jeta akademik Latif Susuri

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes, në spitalin e Prishtinës, vdiq anëtari i rregullt i saj, akademik Latif Susuri. Njëkohësisht opinioni njoftohet se një mbledhje komemorative do të mbahet sot, në orën 11:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku do të bëhen edhe homazhet pas kësaj mbledhje.

Akademik Latif Susuri do të varroset sot (e enjte) në vendin e tij të lindjes, në Zhur, në orën 16:00.

Akademik Latif Susuri lindi më 7. 05. 1941 në Zhur, ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e Mesme Bujqësore e mbaroi në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, në vitin 1975. Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit, në vitin 1983.

Si bursist i disa fondacioneve qëndroi për studime specialistike në SHBA, në Angli dhe në qendra të tjera. Në vitin 1977 zgjidhet ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës dhe pastaj i merr të gjitha thirrjet akademike deri te profesori ordinar. Ishte dhe dekan i këtij Fakulteti. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Preokupimi kryesor i akademik Susurit ishte puna shkencore-hulumtuese në fushën e sëmundjeve të bimëve, të fitopatologjisë. Nga lëmi i ngushtë ka botuar shumë punime në revista të njohura shkencore në vend dhe në botën e jashtme (SHBA, Gjermani, Itali, Hungari, Slloveni, Kroaci etj.).

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit