20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Drejtësisë i duhet fshesë e madhe

Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend, siç janë ndërhyrjet politike, drejtësia selektive e raste të ngjashme negative, lë të kuptojmë se ky sistem është në një krizë morale, por edhe ligjore. Në vend se gjyqtarët dhe prokurorët të ishin njerëz me pedigre dhe integritet të lartë, ata thuajse shikohen me përbuzje nga shoqëria, pasi nuk po kontribuojnë për demokratizimin e saj. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se a duhet një rishikim radikal i gjithë sistemit të drejtësisë në mënyrë që të ndryshojë kjo gjendje për të mirë. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se morali i një sistemi gjyqësor varet nga prokurorët dhe gjyqtarët, pasi sipas tij, nëse ata nuk janë të ndërgjegjshëm i tërë sistemi i drejtësisë është në krizë të thellë morale e ligjore. Në këtë drejtim, Dibrani thotë se autoriteti i sistemit gjyqësor nuk përmirësohet përmes debateve televizive, por as spektakleve mediatike, apo me konferenca e deklarata, siç i quan ai bajate, siç janë parë viteve të fundit, por autoriteti i gjyqësorit në Kosovë përmirësohet vetëm me veprime të shpejta, të drejta dhe larg ndikimeve të interesit dhe se e gjithë kjo duhet të ndodhë në përputhje me ligjin, ngase vetëm duke vepruar kështu e shpëtojnë vendin, i cili është futur në krizë të thellë.

Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend, siç janë ndërhyrjet politike, drejtësia selektive e raste të ngjashme negative, lë të kuptojmë se ky sistem është në një krizë morale, por edhe ligjore. Në vend se gjyqtarët dhe prokurorët të ishin njerëz me pedigre dhe integritet të lartë, ata thuajse shikohen me përbuzje nga shoqëria, pasi nuk po kontribuojnë për demokratizimin e saj. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se a duhet një rishikim radikal i gjithë sistemit të drejtësisë në mënyrë që të ndryshojë kjo gjendje për të mirë.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se morali i një sistemi gjyqësor varet nga prokurorët dhe gjyqtarët, pasi sipas tij, nëse ata nuk janë të ndërgjegjshëm i tërë sistemi i drejtësisë është në krizë të thellë morale e ligjore. Në këtë drejtim, Dibrani thotë se autoriteti i sistemit gjyqësor nuk përmirësohet përmes debateve televizive, por as spektakleve mediatike, apo me konferenca e deklarata, siç i quan ai bajate, siç janë parë viteve të fundit, por autoriteti i gjyqësorit në Kosovë përmirësohet vetëm me veprime të shpejta, të drejta dhe larg ndikimeve të interesit dhe se e gjithë kjo duhet të ndodhë në përputhje me ligjin, ngase vetëm duke vepruar kështu e shpëtojnë vendin, i cili është futur në krizë të thellë.

Askush nuk i beson drejtësisë selektive

Më tej, Dibrani ka veçuar një çështje, duke thënë se ata që jepnin urdhëresat për arrestim më parë ftonin mediat dhe kamerat televizive për të filmuar, siç thotë spektaklin e tyre, thuajse të ishte koha e xhirimeve për filma, e jo që bëhej fjalë për prangosjen e atyre që ishin të korruptuar apo që kishin rënë ndesh me ligjin. Dibrani ka bërë edhe një krahasim të kësaj gjendje, duke thënë se sikurse trupi i njeriut që nuk mund të shërohet pa një tretman adekuat mjekë- sor, ashtu edhe krimi dhe korrupsioni nuk do të ndalen kurrë pa një trajtim adekuat të drejtësisë, e që siç duket kjo e fundit është futur në ingranazhin e grupeve të interesit. Në këtë kontekst, ai ka nënvizuar se rrjedhimisht edhe përbuzja nga shoqëria, përkatësisht humbja e besimit te prokurorët e gjykatësit, nuk vjen si rezultat i nivelit të ulët të shoqërisë, por kjo përbuzje, sipas tij, shpjegon qartë se shoqëria ka nivel dhe është e vetëdijshme se gjyqësori në Kosovë është duke bërë drejtësi selektive.

Tutje, ai shprehet se askund në botë nuk do të kishte demokraci të konsoliduar e as popull të emancipuar nëse në ato vende të mos kishte gjyqësor që bën veprime parandaluese, por edhe me prokurorë dhe gjyqtarë të dinjitetshëm dhe në këtë mënyrë edhe janë zhvilluar si duhet pasi drejtësia nuk është kaq selektive dhe nuk vepron për interesa të grupeve të caktuara. “Sikur gjyqësori të funksiononte si duhet edhe gjendja e demokracisë nëpër partitë politike do të ishte ma e mirë dhe do ta detyronte secilën parti që të zhvillojë garat në përputhje me sistemin zgjedhor, e të cilin secila e ka të prezantuar, por atë që nuk i përmbahet këtë të gjithë e dimë. Në këtë drejtim ai precizon se themelet e një demokracie në zhvillim dhe asaj të konsoliduar varën krejtësisht nga baza ligjore e atij vendi dhe respektimi që iu bëhet ligjeve, të cilat vetë deputetët i kanë miratuar../kosova sot/

Më Shumë

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Lajmet e Fundit