14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6631

Femra më seksi në botë, realizon të parën skenë me seks(Video)

0

Fansat mezi e kanë pritur.

Dhe ja ku vjen e para skenë me seks e Michelle Keegan, e shpallur si Femra më Seksi në Botë një vit më parë.

Modelja dhe aktorja luan në serialin “Plebs”.

Skena e seksit është transmetuar të hënën.

Në serial ajo luan rolin e një virgjëreshe.

https://youtu.be/28oxjhBmyvo

Blerand Stavileci ndahet nga gruaja, kjo është e dashura e tij e re

0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është ndarë nga gruaja e tij me të cilën ka një vajzë. Indeksonline ka informacione të sigurta për ndarjen e çiftit që deri para pak vitesh shfaqeshin edhe në mediume si shumë të lumtur.

Nuk dihen ende arsyet e ndarjes së Blerandit me grua, por ajo që është e ditur ka të bëjë me lidhjen e re të ministrit.

Stavileci është në lidhje me një vajzë të bukur e cila mirret me modelizëm.

Indeksonline ka siguruar një foto ku çifti i ri shihen së bashku në një nga lokalet e Prishtinës./Indeksonline/

Kim Kardashian: Kam bërë seks në avion

0

Ajo ka një agjende të ngjeshur dhe i duhet të udhëtojë shpesh.

Këtë herë, Kim Kardashian u fotografua në aeroportin e Los Angeles.

35-vjeçarja deklaroi pak më herët në një intervistë se ka bërë seks në avion.

Në Prizren arrestohet i dyshuari për vjedhje të kabllos elektrike

0

Është arrestuar një i dyshuar nga Reçani mbi bazën e dyshimit se i njëjti, me datën 28 mars, në orët e mbrëmjes e ka vjedhur një kabllo të rrjetit për ndriçim publik ne Ralin në afërsi të Restorantit “Natyra” dhe kështu ka mbetur në terr shtegu i këmbësorëve për rreth 200 metra, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar nga hetues policorë në prani të avokatit mbrojtës dhe ka treguar sesi kabllon e vjedhur, në fillim e kishte djegur e më pas metalin e bakrit e kishte shitur në një hekurishte për skrap.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë.

Prizren: Aktakuzë ndaj shtetasit turk për krim dhe kontrabandim me migrantë

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit, O. A., shtetas turk, për veprat penale: Kontrabandim me migrantë dhe Krim i organizuar.

Sipas aktakuzës i pandehuri dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marrë me kontrabandim me migrantë të shtetasve turq, ku përmes Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sllovenisë iu kanë mundësuar atyre hyrje në Itali dhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Në bazë të kërkesës së autoriteteve sllovene për transferim të procedurës penale në Kosovë ndaj të pandehurit O. A., Prokuroria Speciale e Kosovës ka miratuar kërkesën për transferim të procedurës penale, në përputhje me Ligjin 2011/04-L-031 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale të Republikës së Kosoves, ka zhvilluar hetimet dhe më pas ka ngritur aktakuzë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Zafiri Berisha kërkon nga VV-ja të marrë pjesë në protestën e AAK-së

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka kërkuar nga Vetëvendosje! të reflektojë dhe të marrë pjesë në protestën e AAK-së.

“VV-së si subjekt serioz i duhet të reflektojë ne këso raste kur dihet se emëruesi i përbashkët i asaj që e bashkon opozitën, ka qenë kundërshtimi i qeverisë kuislingë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Protesta e paralajmëruar për 14 maj është në vazhdën e kundërshtimeve të qeverisë antikushtetuse, presim që edhe VV-ja, si Nisma do të kontribuojnë në masivizimin e protestës”.

“Ne jemi parti të ndryshme dhe kemi programe dhe platforma të ndryshme, ajo që na bashkon ka qenë kundërshtimi i kësaj qeverie kriminale dhe antikushtetuse, përndryshe si opozitë kemi përgjegjësi edhe karshi atyre që qëndruan besnikë në kauzën tonë të përbashkët, që u burgosën e turturuan dhe u ndëshkuan ne forma të ndryshme nga regjimi Mustafa /Thaqi.”/PrizrenPress.com/

Institucionet shtetërore ndërtojnë pa leje në qendër të Prizrenit

0

Punët ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit vazhdojnë që të realizohen pa lejen e autoriteteve komunale dhe pa pëlqimet e organeve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore në këtë zonë të mbrojtur. Madje shpërfillja e këtyre organeve nuk bëhet vetëm nga investitorë privat, por edhe nga vet institucionet shtetërore.Rasti i fundit i nisjes së punimeve pa leje e pëlqime përkatëse ka të bëjë me intervenimin ndërtimor në objektin që do të shërbej si Qendër e Bankës Qendrore të Kosovës në Prizren.Në një shkresë të datës 8 prill 2016, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka konfirmuar se BQK-ja nuk është pajisur me leje ndërtimi.

“Shërbimi i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të evidencës që posedon ky organ, lidhur me kërkesën e juaj për informatë se a janë të pajisur me leje ndërtimi, ju informojmë se BQK-ja nga organi në fjalë nuk është i pajisur me leje”, thuhet në përgjigjen e DUPH-së.Ndërsa Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren më datën 14 mars 2016 ka dërguar një kërkesë për intervenim te Inspektorati i Komunës së Prizrenit, me të cilin shkresë janë njoftuar edhe zyrtarë të lartë të Komunës dhe të MKRS-së, rreth punëve ndërtimore në objektin e BQK-së dhe në një objekt tjetër privat. “Ju njoftojmë se po zhvillohen punime pa pëlqimin e QRTK-së në pjesën e pasme të objektit të financave të Komunës së Prizrenit (objekti i BQK-së v.j.)”, thuhet në shkresën zyrtare, ku po ashtu është theksuar se punimet zhvillohen pa pëlqimin e QRTK-së edhe në sheshin Shatërvan, përballë ish-Shtëpisë së Mallrave.QRTK ka njoftuar më 31 mars 2016 edhe EC Ma Ndryshen se nuk kishte pranuar kërkesë për pëlqim rreth renovimit të objektit të BQK-së, dhe se rrjedhimisht nuk ka lëshuar pëlqim në rastin në fjalë.

Zyrtarë të QRTK-së kanë njoftuar se kërkesa për pëlqim për renovimin e këtij objekti është adresuar vetëm pak ditë më parë.EC Ma Ndryshe përkujton se neni 4 i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit përkufizon se “Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit, si pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përhershme të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa neni 16, obligon DUPH-në që t’i dorëzojë QRTK-së dhe kryesuesit të KTK-së një kopje të të gjitha kërkesave për projekte për leje urbanistike, ndërtimi, rrënimi apo ndryshimi të objekteve, për ndërrim të destinimit të tyre, zhvillim të aktiviteteve të përkohshme apo çfarëdo zhvillimi tjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, të cilat organe pas shqyrtimit të kërkesave duhet ta japin pëlqimin ose ta refuzojnë kërkesën, brenda afateve të përcaktuara.Këto raste paraqesin vazhdimësinë e shkeljeve ligjore në Qendrën Historike të Prizrenit, ku përsëri po dëshmohet mospërfillja ndaj autoriteteve lokale e atyre të trashëgimisë kulturore dhe detyrimit për pajisje me leje e pëlqime për ndërtim apo ndryshime në objekte.

EC Ma Ndryshe ka konstatuar disa herë se mungesa e koordinimit të mirëfilltë institucional në të gjitha nivelet po i minon përpjekjet për vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullsisë në Qendrën Historike të Prizrenit. Ndërkohë kësaj here po vërtetohet se as institucionet shtetërore nuk përbëjnë ndonjë përjashtim në këtë drejtim, meqë nuk i përfillin autoritetet e trashëgimisë kulturore në Prizren.Prandaj, EC Ma Ndryshe përsërit thirrjen që institucionet e të gjitha niveleve të shtojnë nivelin e përgjegjësisë së tyre në zbatimin e ligjit dhe paralelisht ti shtojnë angazhimet në drejtim të ruajtjes, konservimit dhe promovimit të vlerave të rralla të trashëgimisë së qytetit të Prizrenit, thuhet në fund të komunikatës dërguar medieve nga monitoruesja e OJQ “ Ec ma ndryshe”, Elmedina Baxhaku.

Në aksidentin në rrugën Malishevë – Arllat, një i vdekur

0

Një person e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, të hënën rreth orës 12:30.

Policia e Kosovës njoftoi se deri tek aksidenti ka ardhur pasi viktima, duke drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

“Si pasojë e lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.

Arrestohet Visar Ymeri

0

Në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Arrestimi i Ymerit ka lidhje me rastin e deputetit Bekim Haxhiu, Kamishit.

Sipas policisë së Kosovës Ymeri është shoqëruar në Gjykatë. “Policia e ka shoqëruar atë deri në gjykatë, pasi ka pasë urdhëresë të tillë”ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.

Për informata më të hollësishme na ndiqni edhe më tutje.

SHBA, paralajmërim kundër pushimeve në Turqi

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetatrët e tyre për kërcënime të mundshme në zonat turistike në Turqi, veçanërisht në Stamboll dhe Antalya.

Muajt e fundit Shteti Islamik dhe militantët kurdë kanë kryer një seri sulmesh në Turqi.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër ISIS-it, ndërsa aeroplanët e koalicionit ajror janë të vendosur në Irak dhe Siri.

Turqia po kryen një fushatë kundër militantëve kurdë, ndërsa armëpushimi mes qeverisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit u ndërprenë vitin e kaluar.