Zafiri Berisha kërkon nga VV-ja të marrë pjesë në protestën e AAK-së

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka kërkuar nga Vetëvendosje! të reflektojë dhe të marrë pjesë në protestën e AAK-së.

“VV-së si subjekt serioz i duhet të reflektojë ne këso raste kur dihet se emëruesi i përbashkët i asaj që e bashkon opozitën, ka qenë kundërshtimi i qeverisë kuislingë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Protesta e paralajmëruar për 14 maj është në vazhdën e kundërshtimeve të qeverisë antikushtetuse, presim që edhe VV-ja, si Nisma do të kontribuojnë në masivizimin e protestës”.

“Ne jemi parti të ndryshme dhe kemi programe dhe platforma të ndryshme, ajo që na bashkon ka qenë kundërshtimi i kësaj qeverie kriminale dhe antikushtetuse, përndryshe si opozitë kemi përgjegjësi edhe karshi atyre që qëndruan besnikë në kauzën tonë të përbashkët, që u burgosën e turturuan dhe u ndëshkuan ne forma të ndryshme nga regjimi Mustafa /Thaqi.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit