14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6630

Bastiset selia e zyrës ligjore në Panama

0

Policia në Panama ka bastisur selinë e një firme ligjore, për shkak të rrjedhjes masive të të dhënave.

Prokurorët kanë thënë se operacioni në zyrat e firmës Mossack Fonseca “është kryer pa incidente dhe pa ndërhyrje”.

Dokumentet që kanë rrjedhur, të njohura si Letrat e Panamasë, kanë zbuluar se si figurat globale kanë fshehur pasurinë jashtë vendeve të tyre, për të shmangur taksat.

Firma ligjore, Mossack Fonseca, ka mohuar çdo keqbërje. Ajo ka thënë se ka qenë viktimë e sulmeve nga hakerët.

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka premtuar se do të punojnë me vendet e tjera për të përmirësuar transparencën në industrinë financiare.

A ka bërë Enca seks mbrëmë?

0

Hera e fundit që je mërzitur?

Sot nga shiu, më ndryshon shumë humori nga koha.

Zënka e fundit që ke bërë?

Me siguri me motrën e vogël, për ndonjë gjë të vogël, nuk na shkon dita mirë pa to.

Hera e fundit që ke dëgjuar një thashethem për veten?

Para një jave, por nuk më impresionoi.

Hera e fundit që ke fjetur me pizhama?

Sot.

Hera e fundit që ke thënë fjalë të pista?

Dje (qesh).

Kur të kanë gënjyer për herë të fundit?

Dje për diçka të vogël që donin të ma bënin surprizë.

Hera e fundit që ke harxhuar lekë?

Sot, në një lokal.

Hera e fundit tek estetistja? Përse?

Para dy ditësh, për të rregulluar thonjtë.

Çmenduria e fundit që ke bërë?

Pardje në 3 të mëngjesit me shoqërinë. Kemi shëtitur gjithë Tiranën me këmbë, për të gjetur lokale që ishin ende hapur dhe kemi kënduar jashtë, deri në orët e para të mëngjesit.

Hera e fundit që ke votuar?

Ende jo!

Hera e fundit që ke bërë seks?

Private.

PDK-ja synon Qeverinë e “luftës”

0

Sipas analistëve, skenari i PDK-së për dalje nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që mund të pasohen nga një koalicion i partive të krahut të luftës, me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt, duke nxjerr LDK-në në opozitë, aty ku me gjasë do të mbetet edhe Lëvizja “Vetëvendosje”

Pas rehatimit të ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në Presidencë, brenda partisë së tij, të drejtuar për plot 16 vjet, kanë filluar të dalin zëra të hapur që kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme për tejkalimin e krizës aktuale politike në vend. Sado që këta janë zëra individualë, sikur ishin deklaratat e fundit të anëtarit të kryesisë së PDK-së, Nait Hasanit, brenda kampit të LDK-së, edhe nga analistët politikë aktualizimi i temës së zgjedhjeve të reja nga vetë zyrtarët e partisë fituese të zgjedhjeve të kaluara po shihet si një skenar i mundshëm i menduar paraprakisht. Pas marrjes së pozitës së kryetarit të shtetit, PDK-ja kërkon zgjedhje të reja, për të marrë në qeverisje edhe kryeministrin e vendit, nëpërmes një koalicioni të formatit tjetër, duke hyrë në kombinim të ri politik me krahun e luftës, AAK-në dhe Nismën, me qëllim të rrëzimit të LDK-së nga pushteti dhe lënien në opozitë së bashku më Lëvizjen ‘Vetëvendosje’.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë për “Kosova Sot” se deri më tani disa zëra për zgjedhje të jashtëzakonshme kanë qenë vetëm në nivelin e spekulimeve dhe derisa tani opozita po del akoma më e përçarë, atëherë kjo e humb akoma më shumë kuptimin e kërkimit të zgjedhjeve nga opozita, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që skenari të jetë i PDK-së, që tash e tutje ta jetësojë atë edhe në praktikë për qëllimet e veta strategjike në politikë, pasi që asnjë parti politike nuk po tregohet se ka synim tjetër veç kapjes së pushtetit me çdo çmim.

Partitë i bashkon lakmia për pushtet

Salihaj theksoi se opozita kështu siç doli, e përçarë, nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze.

“Sa i përket mundësisë së një koalicioni në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë, ai dyshon se me lehtësi të madhe do të mundë të bëhej një koalicion i tillë, vetëm i krahut të luftës, ngase lakmia për pushtet është sëmundje e të gjitha këtyre partive politike.

“Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet”. /Kosova Sot/

Mustafa: Kushtetuta është Libri i Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Kushtetuta është libri i Kosovës i shkruar me vizionin e shtetit që duam.

Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po ashtu akti me i lartë juridik në vend ëhtë kulturë e respektimit të asaj që kanë shkruar.

“Sot shënuam 8 vjetorin e Kushtetutës sonë. Kushtetuta është Libri i Kosovës, i shkruar me pendën e vizionit të shtetit që e duam. Dhe, para së gjithash është kulturë e respektimit të asaj që kemi shkruar”, ka shkruar Mustafa.

Donika eliminon PDK-në, por jo edhe Vetëvendosjen

0

Deputetja Donika Kodaj-Bujupi ka thënë se qysh tani ka eliminuar PDK-në si mundësi për të kaluar.

Ajo në emisionin Natën me Fatmir Spahiun, ka thënë se ka eliminuar PDK-në.

“Eliminohet PDK-ja si mundësi”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ish shefja e deputetëve të AAK-së, thotë se brenda këtij muaji do të bëjë publike vendimin se ku do të vazhdoj karrierën politike, por nuk e ka mohuar se mund të kalojë në Vetëvendosje.

“Brenda këtij muaji do të përcaktohem për rrugëtimin politik, por ku, qysh e si, do të shihet në vazhdim dhe brenda muajit do të bëhet publike, por kundërshtimi im ndaj dy marrëveshjeve dhe gjërave të këqija për vendim do të jem gjithmonë”, u shpreh ajo.

Haliti: PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka bërë me dije se kjo parti nuk ka arsye ta refuzojë asnjë subjekt politik për bashkëpunim pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ai ka treguar se për interesa të vendit, PDK-ka është e gatshme të bashkëpunojë me secilën parti politike.

Në intervistën dhënë për “Epoka e Re”, Haliti e ka vlerësuar pozitive gatishmërinë e AAK-së dhe të Nismës për të qenë të hapur edhe me PDK-në pas zgjedhje, duke thënë se këto subjekte politike njihen mirë dhe nuk kanë asgjë për të fshehur.

Sipas tij, tani për tani PDK-ja është në koalicion me LDK-në që po funksionon mirë.

Haliti ka thënë se në momentin që mund të ketë mospajtime funksionale në mes të koalicionit, atëherë duhet të zhvillohen takime edhe me partitë e tjera për t’i tejkaluar problemet.

NISMA vazhdon ta kundërshtojë Qeverinë

0

Nisma për Kosovën ka mbajtur të martën mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në mbledhjen e organit më të lartë të kësaj partie është diskutuar për situatën aktuale politike.

“Këshilli Kombëtar i Nisma për Kosovën, i dha mbështetja të fuqishme qëndrimeve të kryesisë së NISMA për Kosovën, karshi zhvillimeve politike. Nisma për Kosovën do të vazhdoj të kundërshtoj fuqishëm këtë qeveri antikushtetuese, deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Po ashtu, në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, u diskutua edhe për çështje tjera organizative të Nismës për Kosovën”, është thënë në komunikatën e Nismës për Kosovën.

Letra e një të njohure

0

(Shënime për romanin “Dashuri në Kosovë” i autorit Artan Mullaj)

Nga Agim Baçi

A dimë pse dashurojmë? A dimë të dashurojmë? Çfarë na e ndez zjarrin brenda nesh? Çfarë mundet të na e bëjë dashurinë më të vogël apo më të madhe? Nuk janë pyetje për një përgjigje. As për disa përgjigje. Janë pyetje që kanë nevojë për një jetë të tërë në udhëtim, për të bërë të mundur që më së paku, të dimë se çfarë na sjell dashuria edhe kur ajo fle mbi rrezikun. Nuk ka asnjë në botë që mund të na garantojë mësimin për të arritur në përgjigjet e duhura. Dimë veç që kufijtë e kënaqësisë dhe dhembjes nuk janë gjithçka, edhe pse mund të thonë shumëçka. Madje, nuk do mundemi kurrë të themi se bëmë zgjidhjen më të duhur as atëherë kur je i detyruar të përgjigjesh si kurrë më parë, me gjuhën e kombit, me gjuhën e asaj që duhet të mbrosh jo vetëm në emër të vetes tënde, por edhe të atyre që janë rreth teje, që kanë gjuhën tënde, që kanë gjakun tënd.

Artan Mullaj ka tentuar të provokojë përmes një tradhtie dhe dashurie, duke bashkuar jo vetëm ndezjen e gjakut që quhet Dashuri, por edhe ndezjen e gjakut që ka të bëjë me vendlindjen, me bashkatdhetarët e tu. Ironikisht, vajza që rrëfen, Maja, një ish-studente serbe në Prishtinë, ka tradhtuar shoqen e saj greke Helenën – një emër që Homeri na e ka ngulitur si metaforë të tradhtisë, por që në këtë rast është tradhtuar nga shoqja e saj më e mirë. Në një sfidë ajo i ka rrëmbyer Konstandinin, grekun e tyre bashkëstudent. Jo aq shumë për ta dashur atë, por që përmes tij të ndezë zjarre brenda vetes e të kuptojë adrenalinën e fshehtësisë që bart dashuria.

Por kohë më vonë, kur është bërë gazetare e njohur në vendin e saj, Majës i duhet një rrëfim për vetveten, për një dashuri që s’ka mundur dot ta mbajë të sajën, sepse në mes nuk ishte një njeri tjetër, por një e shkuar e vështirë për t’u mundur – ishte një gjak i tërë. Dhe askush tjetër përveç asaj së cilës i kish rrëmbyer dashurinë nuk i duket më e përshtatshme për t’i rrëfyer gjithçka mbi atë dashuri të pamundur.

“…Ti më besove me tepri. Le hapur çdo derë dhe unë hyja e dilja lirshëm ndodhive të tua, duke ditur gjithçka të jetës tënde: dashurinë dhe dhimbjet e tua… dhe ja përfundimi. Tashmë unë nuk jam më mikja jote, madje as armikja. Jam jo më një person, por një gjendje; jam mallkimi mes nesh…” (Artan Mullaj, “Dashuri në Kosovë”, f. 37)

Maja i shkruan Helenës për Drilonin, të dashurin e saj shqiptar, për të cilin ajo ishte gati të bënte gjithçka, duke e ndjekur atë në pikun e luftës kur familjarët dhe bashkëqytetarët e saj dhunonin familjen e Drilonit dhe shqiptarë të tjerë. Ajo është gati të pohojë se nuk mund të pranojë barbarinë e vëllait të saj, barbarinë e miqve të tij dhe i urren ata teksa krenoheshin me krimet më makabre që kishin bërë mbi shqiptarët e Kosovës. Nuk e mohon krenarinë e gjakut të vendit të saj, por duket se në deje i vallëzon dashuria, duke e tërhequr që të mposhtë krenarinë e gjakut që i rrjedh në deje, e t’i besojë vetëm “gjakut të dashurisë”.

“Një moment nuk u përmbajta, iu hodha në krahë dhe, duke qarë me dënesë, i thashë se do të nisesha për në Celinë të takoja Drilonin. Po përqafoja armikun e popullit tim. Po tregohesha e dobët përballë tij, por kjo nuk thoshte asgjë për mua. Ai ishte një kosovar i mirë. Në venat e tij rridhte gjaku i Drilonit. Të tjerat nuk kishin rëndësi…. Më dukej se po përqafoja një pjesë të princit tim, që ishte universi im….

…. Nëse ke zgjedhur në jetë të mos rrezikosh për asgjë, ke pranuar në heshtje të jesh një njeri i rëndomtë…”. (Artan Mullaj, “Dashuri në Kosovë”, f. 95)

E në përfundim, edhe pse i është rikthyer jetës me Konstandinin që i kish vjedhur Helenës në rini, Maja vijon të shohë gjithkund siluetën e Drilonit, duke e kërkuar ashtu, si i verbri, që kërkon diku të mbështetet për të bërë një copë udhë pa frikë se do të rrëzohet…

Eshtë një adrenalinë e llojit të letrave që frymëzon Cvajg me stilin e njohur te novela “Letra e një të panjohure”. Një stil që të jep mundësinë edhe për përsiatje filozofike, për ecje përpara e kthim pas në kohë e mendime e për dhënie postulatesh. Madje, këtë herë, duke na futur në hulli meditimesh për ato pikëpyetje të cilat disa nga bashkëkombësit tanë nga Kosova mund t’i kenë përjetuar pa mundur t’i japin shumë zgjidhje për “fqinjët e tyre të gjuhës tjetër”. Një prozë që vjen si një mesazh i asaj që shqiptarët e Kosovës s’duhet të harrojnë, por edhe atë që duhet të kapërcejnë njëkohësisht.

Lugishta e Hasit përkujtoi dëshmorët dhe martirët e luftës (Video)

0

Në fshatin Lugishtë të Hasit, sot janë përkujtuar me nderime 8 dëshmorët dhe 46 martirët e këtij lokaliteti, në 17- vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Bashkëfamiljarë të dëshmorëve dhe martirëve, invalidë e veteranë të UÇK-së,banorë të Hasit dhe zyrtarë të institucioneve të Komunës së Prizrenit dhe asaj të Gjakovës, ishin të pranishëm në homazhet e organizuara në shënimin e 17- vjetorit të masakrës së Lugishtës.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, tha se “në këtë ditë të veçantë po e përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së”.

“ Të rënët për liri u shndërruan në themeltar të Pavarësisë së Kosovës dhe kujtimi për ta është udhërrëfyes për një Kosovë përparimtare”.

“ Lugishta duhet të krenohet me historinë e saj të pasur në shërbim të atdheut”.

Ndërkaq, edhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, vlerësoi lartë kontributin e banorëve të Lugishtës, gjatë luftës çlirimtare, “duke i’a falur lirisë së Kosovës edhe 8 dëshmorë dhe dhjetëra martirë”.

Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të këtij lokaliteti, ka folur Riza Gegollaj,i cili tha se me dhembje por edhe krenari sot Lugishta kujton të gjithë ata që u flijuan për Lirinë të cilën e gëzojmë ne të gjallët.

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe martirëve të Lugishtës, janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe në varrezat e të rënëve/TV Prizreni/

NË LUBIZHDË TË HASIT U PËRKUJTUAN 8 DËSHMORËT DHE 46 MARTIRËT E KËTIJ LOKALITETINë Lubizhdë të Hasit,sot janë përkujtuar me nderime 8 dëshmorët dhe 46 martirët e këtij lokaliteti, në 17. vjetorin e vrasjes nga forcat armike serbosllave. Bashkëfamiljarë të dëshmorëve dhe martirëve,invalid e veteran të UÇK-së,banorë të Hasit dhe zyrtarë të institucioneve të komunës së Prizrenit dhe asaj të Gjakovës, ishin të pranishëm në homazhet e organizuara në shënimin e 17 vjetorit të masakrës së Lubizhdës. Me këtë rast, nënkryetari i komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, tha se në këtë ditë të veçantë po e përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së,duke shtuar se të rënët për Liri u shndërruan në themeltar të Pavarësisë së Kosovës dhe kujtimi për ta është udhërrefyes për një Kosovë përparimtare , dhe tha se Lubizhda duhet të krenohet me historinë e saj të pasur në shërbim të atdheut, theksoi ai. Ndërkaq, edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, vlerësoi lartë kontributin e banorëve të Lubizhdës gjatë luftës çlirimtare, duke i’a falur lirisë së Kosovës edhe 8 dëshmorë dhe dhjetëra martirë, theksoi ai.Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të këtij lokaliteti, ka folur Riza Gegollaj,i cili tha se me dhembje por edhe krenari sot Lubizhda kujton të gjithë ata që u flijuan për Lirinë të cilën e gëzojmë ne të gjallët. Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdes, janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe në varrezat e të rënëve…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Dienstag, 12. April 2016

Milano, kapet dentisti i rremë italian me diplomë shqiptare

0

Policia e Quarto Oggiaro të Milanos ka zbuluar një dentist të rremë i cili, duke shfaqur disa tituj të dyshimtë diplomash të marra në Shqipëri, e ushtronte profesionin në një bodrum të një ndërtese të komunës në rrugën Capuana.

Agjentët, të cilit kishin ca kohë që po e mbikqyrnin ndërtesën, kishin vënë re shumë të moshuar, të cilët mbanin me dorë faqet që iu dhimbnin.

Pas dyshimeve, arritën ta demaskonin 58 vjeçarin, i cili, pasi nuk kishte çfarë të thoshte, u justifikua se e bënte thjesht për hobby dhe jo si punë.