Në aksidentin në rrugën Malishevë – Arllat, një i vdekur

Një person e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, të hënën rreth orës 12:30.

Policia e Kosovës njoftoi se deri tek aksidenti ka ardhur pasi viktima, duke drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

“Si pasojë e lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit