Home Blog Page 6632

Suharekë: Vetura përplaset për market, një i lënduar

0

Një veturë është përplasur për një market në Suharekë.

Sipas policisë në aksidentin që ka ndodhur një person ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari përderisa ishte duke parkuar veturën e tij Ford Escort nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin është përplasur në një market (dyqan). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull, konsumator i rastit në market”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i njëjti është liruar. /PrizrenPress.com/

Policia kap me drogë një person në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.61 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Berisha: Vlerësime të njëanshme të shoqërisë civile dhe opozitës

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka shprehur skepticizën personal me konstatimin e shoqërisë civile për mostransparencë të institucionit që përfaqëson. Sipas tij, Komuna e Prizrenit është model për të mirë për shumë komuna të tjera dhe jo anasjelltas.

“Nëse flasim për parametra realë, atëherë mund të themi se Komuna e Prizrenit vlerësohet më lart nga ajo që del në raport”, ka thënë Berisha. Ai shprehet se kanë bashkëpunim të mirë dhe të vazhdueshëm me mediet lokale dhe të tjera.

“Po kështu të gjitha mbledhjet e kryetarit i japim në formë publike. Ne kemi qasje të njëjtë ndaj të gjitha medieve pa dallim, sepse jemi gjithmonë të hapur”, ka thënë Berisha për “Kosova Sot”.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit është mjaft transparente, kurse vlerësimet e shoqërisë civile dhe opozitës në këtë qytet i quan si të njëanshme.

Kurti lavdëron AAK-në dhe Nismën

0

Ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur për opozitën ka thënë se tri partitë opozitare i kishte bashkuar qëndrimi i përbashkët për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kishim një qëndrim të përbashkët karshi marrëveshjeve me Serbinë. Vetëvendosje ishte motor i opozitës, sepse dihet se çfarë subjekti jemi ne, por të vetëm s’do të arrinim suksesin që e patëm”, tha Kurti në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Madje, sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrinte e vetme të mbledhte masën e popullit në sheshin e Prishtinës në protestat që janë organizuar.

“AAK dhe NISMA-n i kishim partnerë të fuqishëm të bllokadës opozitare, për shkak se vetëm me Vetëvendosjen s’do të ishte e mundur hedhja e gazit lotsjellës, e po ashtu në protestën e nëntë Janarit, s’do të ishte e tërë ajo masë në sheshin e Prishtinës po të ishte Vetëvendosja e vetme”.

Faktin se opozita nuk është më e bashkuar, Kurti e cilëson si “mallkim”.

“Por, mesa duket, pas sukseseve patëm një mallkim. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se marrëveshja për Asociacionin s’është në përputhje me frymën kushtetuese, ne e menduam opsionin e një liste të përbashkët, por s’ia arritëm”.

Kurti: Kosovarët janë për bashkim me Shqipërinë

Albin Kurti, ka folur për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bashkimi kombëtar, asnjëherë s’është menduar që kufijtë tanë të shtrihen deri në vende të thella të Greqisë, mirëpo që në vendet ku ka shumicë shqiptare, këto vende të bashkohen”.

“Nëse bëjmë një abetare të përbashkët, nëse i heqim kufijtë e bëjmë bashkimin e Akademisë së Shkencave, do të ishte hap drejt bashkimit”.

“Pas 25 viteve nuk mund të themi që është i mundur bashkimi i shqiptarëve përnjëherë, ashtu siç do të kishte qenë e mundur kur është shpërbërë Jugosllavia”.

Deputeti Kurdi ka thënë se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka avancuar në drejtimin e bashkimit kombëtar.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka avancuar shumë në vitet e fundit sa i përket çështjes kombëtare. Ai është në trajektore pozitive sa i përket çështjes kombëtare”.

Ndërsa tha se shumica e kosovarëve e donë bashkimin kombëtar.

“Shumica dërrmuese e kosovarëve janë për bashkim me Shqipërinë. Në momentin që bëhet mundësia ligjore për referendum, përqindja e kosovarëve që duan bashkimin, do të rritet”.

“Shqipëria ka qenë furnizim për kosovarët”.

Haxhi Avdyli: Ramadan Muja nuk duhet të mungojë në debate

0

Kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se kryetari Ramadan Muja nuk duhet të mungojë në debate televizive e as debate me qytetarë.

“Mungesa e tij në këto debate jep sinjalin e mostransparencës komunale. Nuk vlen vetëm zëdhënësi të flasë për punën e Komunës”, shprehet Haxhi Avdyli për “Kosova Sot”.

Duke e parë këtë situatë, “EC Ma Ndryshe” ka hartuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, duke dizajnuar 13 grupe të indikatorëve faktorë, të cilët ofrojnë një pasqyrë vlerësimi të hollësishëm të transparencës së shtatë komunave më të mëdha. Raporti si më pak transparente e nxjerr Komunën e Prizrenit.

Ky raport e kishte vlerësuar atë me 17 nota negative dhe me 5,5 neutrale. Nga ana tjetër, Komuna e Gjakovës, e cila cilësohet si më transparentja nga ky monitorim, kishte 4 negative, 11,5 neutrale dhe 29,3 pozitive.

Sipas raportit, në Prizren kishte mostransparencë përballë publikut në rastin e mosdeklarimit të konflikteve të interesit. Dy pika negative Komuna e Prizrenit i ka marrë për faktin e vendimmarrjes për kompetencat dhe politikëbërjen e trupave të ndryshme komunale, pastaj dy pika të tjera negative se nuk ka pasur informata të detajuara, të përditësura dhe të mjaftueshme për të vlerësuar problematikat të debatuara.

Notë negative ka edhe për faktin, siç thuhet, për mospërkushtimin proaktiv në luftimin e sjelljeve të pahijshme. Nga ana tjetër, tri nota neutrale ka marrë në politikat për hartimin e buxhetit.

Vdes ikona Prince

0

Ikona e muzikës pop, Prince Rogers Nelson, një nga artistët më të suksesshëm muzikor të të gjitha kohërave, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

I njohur me emrin Prince, këngëtari i “Purple Rain” është gjetur i vdekur në studion e tij Paisley Park në Minesota, shtetin ku ai ishte lindur dhe rritur, të enjten në mëngjes.

Ai ishte ishte shtruar në spital, gjashtë ditë më parë, me simptoma të gripit dhe po ashtu kishte anuluar dy koncerete në Atalanta për shkak të sëmundjes.

Ndikimi i Prince në muzikën pop gjatë 40 vjetëve ishte i pamatshëm. Ai ka shitur mbi 100 milionë regjistrime, ka fituar shtatë Çmime Grammy dhe ka lënë hite që pasuruan jo veç muzikën, por edhe kulturën.

Liberalizimi si karem

0

Nga Abdullah V. Thaçi

Ndonëse e nënshkruar në vitin 1985, në qytetin e Shëngentit në Luksemburg, data 26 mars e vitit 1995 njihet si data e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Shengenit, ku së bashku me konventën e zbatimit të saj ishte zbatuar nga pesë nënshkruesit fillestar të saj: Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda. Kësaj marrëveshje në vitet në vazhdim, bashkë me antarësimet e shteteve të reja në Bashkimin Evropian (BE), i janë bashkuar edhe disa shtete jo anëtare të BE-së si, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, kurse Irlanda dhe Mbretria e Bashkuar, ndonëse zyrtarisht pjesë e BE-së, nuk janë pjesë e marrëveshjes, ato nuk i zbatojnë rregullat dhe detyrimet që burojnë nga kjo marrëveshje!

Qëllimi kryesor pse u themelua Shengeni, kryesishtë përfshinë eliminimin e kontrolleve kufitare mes anëtarëve të tjerë të Shengenit, ndërsa në anën tjetër, ka rregulla unike në forcimin e kontrolleve kufitare me shtetet jo-anëtare. Rregullat përfshijvnë dispozita për një politikë të përbashkët në hyrje të përkohshme të personave, duke përfshirë edhe viza Shengen.

Tani e 16 vite nga fillim zbatimi i Marrëveshjes së Shengenit, shumë vende edhe jasht zonës gjeografike të Evropës i’u janë nënshtruar kërkesave të BE-së dhe shteteve nënshkrueshe të Shengenit dhe me këtë i’u janë përveshur punës për reforma brenda sistemit juridik, me qëllim që të përfitojnë nga konventa e Shengenit. Çdo vit, shumë shtete jo antare të BE-së, i plotësojnë këto kritere dhe përfitojnë në rend të parë nga liria e lëvizjes pa viza për qytetarët e saj.

Shpërbërja e ish Jugosllavisë, ka krijuar edhe diskurs të ri politik dhe ekonomik në atë që ne e njohim si Ballkani Perendimor, apo ajo që tani kemi dëshirë ta identifikojmë, si Evropa Jug-Lindore. Dy nga shtatë republikat e ish Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia, sot janë anëtare të BE-së e ndërsa të gjitha republikat tjera të kësaj ish federate, Serbia, Bosnja e Hercegovia, Mali i Zi dhe Maqedonia, njëra pas tjetrës, ka vite që kanë hyrë në marrëveshje kontraktuale me BE-në, dhe kanë përfituar, nga pakoja e Shengenit, lirinë e lëvizjes për qytetarët e tyre.

Në këtë aspekt, shteti ynë amë, Shqipëria përveç se është pjesë kontraktuale e BE-së dhe përfituese e të mirave që sjell Shengeni, ajo është një hap më para vendeve të regjionit, ajo që nga 1 prilli i vitit 2009 është pjesë me të drejta të plota e NATO-së.

E në këtë mes, si vrimë e zezë në univers mbetet Kosova ?!

Ndonëse konsiderohemi se jemi ndër vendet me popullësinë me të re në Evropë, krahasur me përqindjen e numërit të përgjithshëm të popullësisë, Kosova shteti i pavarur që nga 2008, banorët e saj akoma janë larg realizimit të ëndrrës të qenit të barabart me fqinjët e tyre në aspektin e lëvizjes pa viza!

Edhe pse lufta në Kosovë ka përfundur në vitin 1999, e në atë periudhë deri në pavarësi ne u andministruam nga misioni i Kombeve të Bashkuara, në shumë aspekte të jetës institucionale u detyruam, me të drejt, ti nënshtrohemi rregullave dhe ligjeve të adaptueshme me legjislacionin evropian. Që nga ajo periudhë edhe filluam të zbatojmë rregulla unike në raport me komunitetet, që ne i njohim si periudha e “standardeve para statusit”, e gjitha kjo arsyetohej me realzimin e qëllimit tonë shekullor, jetësimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe insitucione ndërkombëtare deri tek antarësimi në OKB dhe NATO!

Vitet kaluan, me këtë edhe shtetësia e mbikqyrur me 17 shkurt 2008 u bë realitet. Burrat dhe gratë përfaqësuese të popullit shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Atë ditë, e mbaj mend si sot, se sa i madh ishte entuziazmi i gjithë secilit prej nesh. Që nga ajo kohë, shumë data premtuese na u dhanë për lirinë e lëvizjes pa viza. Nuk kishte ditë, muaj dhe vit, që nuk na u premtua se sa “afër” jemi në jetësimin e kësaj ëndërre, por deri sot shpresuam kot!

Që nga ajo ditë, tani e më shumë se tetë vite shtet, kompromiset e dhimbshme për realzimin e ëndrrës po vazhdojnë e rëndohen mbi kurrizin e popullit dhe tokës së Kosovës. Ne ende vazhdojmë të mashtrohemi me tregimin e përallës se, për shuarjen e urisë së gomarit në mes të dimërit, duhet duruar edhe disa muaj deri sa na vie behari!

Ne nuk duhet të jemi të vet kënaqur me gjendjen socio-ekonomike që gjendet Kosova, me shkallën e varfërisë që jemi, ne nuk duhet të pajtohemi, e më së paku ta justifikojmë, nivelin e korrupsionit që mbretëron në qeveri, komuna, sistem të drejtësisë.

Këtë nuk e them unë, këtë gjendje na e vërtetojnë institucionet kredibile ndërkombëtare, këtë së fundi shkurt e shqip na e tha edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo duhet të merret pa dyshim me shumë me shqetësim. Por nga kush ?!

Në anën tjetër, në këtë drejtim, nuk janë shumë ma mirë se ne, shtetet në fqinjsinë tonë, ato që tani më se kanë problem lirinë e lëvizjes. Duke qenë kjo e vërteta e përbashkët sa i përket korrupsionit dhe sundimit të ligjit, ne si Kosovë duhet ta kemi të parasyshë se këtu ka dicka më tepër se sa korrupsioni dhe krimi i organizum, për ta parë pengesën, pse ne jemi në këtë geto ?!

Për qëllimin e realizimit të liberalizimit të vizave, ne punën e fundit e patëm bë të parën, edhe atë për faqe të zezë. Qeveria jonë patë marr vendim sa emocional aq edhe korruptiv, patë marr vendimin e shtypjes së pasaportave biometrike, që praktikisht është veprimi i fundit para shumë veprimeve tjera politiko-diploamtike….!

Me siguri shumë kush mund të pyet, pse ?!

Në një rast e pa thënë, dhe tash po e citoj vetvetën, është fat të jesh i fort, sepse i forti për fat cdo herë i’a qëllon.

E pasi besoj që është kështu, po du me u ndërlidhë me realitetin, me atë se në politikën globale, shtizat thyhen mes fuqive të mëdha. Kosova duke mos qen fuqi, duhet të rri e mbështetur për fuqin që e ka kriju dhe kujdeset për rriten e saj. Në këtë aspekt, lidershipi ynë kryeneç, në disa raste ka harruar se kush jemi, kush na solli deri këtu, e për ku vazhdojmë të jemi të mbështetur ?!.

Ndoshta janë të pakta ato veprime që kemi vepruar në krye në vete, por janë të mjaftueshme për t’i bindur ata që kujdesen për ne, se ku jemi në gjendje të shkojmë, nëse për pak momente na lënë të ecim pa kujdesin e tyre, mjafton ta kujtojmë veprimin e fundit, me kokëfortsinë tonë, pa koordinim me kujdestarët e rritës tonë, të aplikojmë për antarësim në UNESCO!

Ndonëse të ndryshme për nga rëndësia, rruga jonë pa viza për në BE, ka të njëjtin kujdestar. Në këtë rrugëtim, jo të gjitha kërkesat tona mund ti di kujdestari ynë, disa gjana duhet me kohë ti vet kërkojmë!.
Nëse vërtetë po kërkojmë librelazim të vizave, para se të japim shumë në këmbim të asgjëje, ne krahas bisedimeve me Serbin, nga kujdestarët tanë, është dashtë të kërkojmë njohjen e pasaportës së Kosovës nga vendet antare të BE-së, që për arsyeje të njohura, nuk munden në këtë fazë të na njohin shtetin.

Në këtë pikë, katër nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, përvec Greqisë, nuk na e njohin pasaportën e Kosovës si dokument udhëtimi. Atëherë si mund të kërkohet liberalizimi i vizave nga një vend anëtar me të drejta të plota në zonën Shengen që ta miratoj liberalizimin e vizave për një vend që nuk ja njeh pasaportën si dokument zyrtar e leje më shtetin! A e dinë lidershipi ynë, se vendet antare në këtë pikë ushtrojnë të drejtën e vetos. Prandaj problem për Kosovën është specifik, më shumë se sa teknik është shumë më shumë diplomatik.

Në gjithë këtë mes, si njëri ndër qytetar e Kosovës, që nuk e ka problem lirinë e lëvizjes, fal statusit të qytetarit evropian, po e përjetoj rënd, në vet lëkurën time mashtrimin që me vite po i’u bëhet, bashkëqytetarëve të mi.

E kam përshtypjen, sikur e gjithë kjo popullësi e pa fajshme, po vazhdon të mbahet e izoluar në një liqen artificial, ku sa herë ju duhen votat e tyre, liberalizimi i vizave përdorët si karem.

Universiteti i Prizrenit, marrëveshje me atë të Gjakovës

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë të enjten kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektorët e të dy universiteteve, Ramë Vataj në UPZ dhe Shaban Buza, rektor në UGJ.

Në bazë të marrëveshjes universitetet do të shkëmbejnë kuadro shkencor-mësimor, për të mbajtur mësim apo ligjërata të veçanta në të gjitha nivelet e studimeve. Gjithashtu do të shkëmbehen edhe studentë dhe do të organizojnë aktivitete të përbashkëta në fushat përkatëse. Universitetet do të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e sajë. /PrizrenPress.com/

“Askushi” – drama fituese

0

Sot, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm, ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.

Ministri Kujtim Shala përgëzoi fituesit e këtyre çmimeve dhe jurinë profesionale për punën e bërë. Ai më tej u shpreh se me këto çmime kanë për qëllim të nxisin dhe të motivojnë krijimtarinë artistike shqiptar.

Në bazë të vlerësimit të jurisë, në përbërje të Besim Rexhaj, kryetari, Agim Selmi, Bislim Muçaj, Agon Miftari, Zethane Bahtiri, çmimi i parë iu dha autorit Bashkim Hoxha për dramën “Askushi”. Çmimi i dytë autorit Ardian-Christian Kyçyku për dramën “Një botë më tutje”.Ndërsa çmimi i tretë ia dha autorit Pashtrik Brahaj për dramën “Shtrati me gozhda”.

Çmimet kanë vlerë financiare, i pari fiton 3600 euro, i dyti 2400 euro, ndërsa i tretë ka vlerën e 1200 eurove. /PrizrenPress.com/

Arrestohen në Malishevë – dërgohen në burgun e Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Malishevë, njërin në fshatin Banjë dhe tjetrin në fshatin Lladroc. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë-dega në Malishevë, raporton PrizrenPress.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/