21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6634

Kadri Veseli s’ka rival në PDK

0

Kadri Veseli do të jetë i pakonkurrencë për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë më të madhe në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës po i bën përgatitjet intensive për mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme më 7 maj.

Në këtë konventë pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes president i Kosovës.

Kadri Veseli, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, pritet që të zgjidhet në krye të PDK-së, pa probleme dhe pa kundërkandidat. Në PDK thonë se ende nuk kanë asnjë kërkesë nga ndonjë kandidat që ka shfaqur ambiciet për të qenë kryetar i kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, thotë për gazetën “Zëri” se ka dhjetë ditë që kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e konventës, duke shtuar intensitetin e punës.

Ai thekson se tash janë duke e bërë një lloj platforme të punës që do të miratohet në konventë dhe do të vazhdohet me punën tjetër.

“Konventa nuk do të jetë vetëm konventë e jashtëzakonshme zgjedhore ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, por do të ketë edhe një karakter pune”, ka thënë Musmurati../zeri/

Kryeministri ukrainas jep dorëheqjen në TV

0

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqjen e tij në një transmetim televiziv të dielën.

Ai fjalësoi dështimin e politikanëve për realizuar “ndryshimet e vërteta” dhe tha se do ta informojë Parlamentin të martën.

Qeveria e tij është akuzuar për mosveprim dhe korrupcion.

Arrestohet hajni i kabllove elektrike në Prizren

0

Personi i cili disa ditë më parë tentoi të vjedhë kabllot elektrike për ndriçim publik, në Reqan të Prizrenit, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

PK njofton se dje ka arritur të arrestojë të dyshuarin me kombësi boshnjake, të cilit i ka konfiskuar një çantë krahu me kabllo elektrike.

Sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Mbulohet Duda Balje

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka organizuar një ndejë pas përfundimit të studimeve të doktoraturës.

Balje në këtë ndejë ka vendosur shami.

“Disa momente nga mevludi…Allah faleminderit për fuqinë që më ke dhënë për të përfunduar doktoraturën”, ka shkruar Balje në llogarinë e saj në Facebook.

Rita kap gjoksin me duar

0

Patën bërë bujë të madhe fotografitë nudo që Rita Ora kishte realizuar për revistën “Lui”.

Por, një fotografi që ajo realizuar për këtë revistë nuk është parë asnjëherë deri më sot.

Në këtë fotografi që është publikuar sot në internet, këngëtarja nga Prishtina, me famë ndërkombëtare, shihet në një shtrat teksa mbulon gjoksin e saj me duar.

Presidenti në malet e Sharrit (Foto)

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar të dielën malet e Sharrit.

“Para se të filloj me 100-ditshin aktiv si president, sot isha në malet e Sharrit. Isha dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare: katër stinë në një ditë!”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në Facebook.

Thaci ne malet e Sharrit1

Umberto Ecco: Si të hash akulloren

0

Nga Umberto Ecco

Kush isha i vogël, fëmijëve u bliheshin dy lloj akulloresh që shiteshin në ca karroca të bardha me kapakë ngjyrë argjendi: ose me kaush dy lekësh, ose me vafer, katër lekëshe…Gjyshja na këshillonte të mos e hanim kaushin deri në fund, ta hidhnim fundin majuc sepse ishte prekur nga dora e akullorexhiut (megjithatë, kjo ishte pjesa më e mirë, më kërrce, e hanim fshehurazi, duke u shtirur sikur e kishim hedhur).

Vaferi katër lekësh pregatitej nga një makinë e veçantë, edhe ajo ngjyrë argjendi që shtypte një seksion cilindrik akullorje mes dy sipërfaqesh të rrumbullakta paste. E kalonim gjuhën në pjesën e ndërmjetëme deri sa të mbërrinte bërthamën prej akullorje, në këtë pikë akullorja hahej e gjitha, me gjithë pastat mbështjellëse që tashmë ishin zbutur e nginjur me nektar. Gjyshja nuk kishte ndonjë këshillë për të na dhënë: teorikisht, vaferi ishte prekur vetëm nga makineria, praktikisht, akullorexhiu e kishte marrë në dorë për të na e dhënë, por nuk mund të identifikohej zona e prekur.

Unë isha i magjepsur nga disa bashkëmoshatarë të mitë, prindërit e të cilëve nuk u blinin një vafer katër lekësh po dy kaushë dy lekësh. Këta të privilegjuar marshonin me një akullore në dorën e djathtë e një në të majtën dhe, duke lëvizur me zhdërvjelltësi kokën, lëpinin herë njërën, herë tjetrën. Kjo liturgji më dukej aq madhërishëm për t’u pasur zili sa shpesh herë kisha kërkuar ta luaja edhe unë. Më kot. Të mitë ishin të paepur: një akullore katër lekëshe dakort, dy dy lekëshe, në asnjë mënyrë. Siç mund ta vërejë secili prej jush, as matematika, as ekonomia, as dietika nuk mund ta justifikonin këtë refuzim. Bile as higjena, duke parakuptuar se do të hidhedhin dy fundet e koneve…Tani, banor dhe viktimë e një shoqërie konsumi e shkapërderdhjeje (që nuk ishte e tillë në vitet tridhjetë), e kuptoj se ata të dashur që tani nuk janë më, kishin të drejtë. Dy akullore dy lekëshe në vend të njërës katër lekëshe, ekonomikisht nuk ishin shkapërderdhje, por simbolikisht ishin që ç’ke me të. Tamam për këtë i dëshiroja: se dy akullore të sugjeronin teprinë. Tamam për këtë nuk m’i lejonin: pse nuk dukeshin të fisme, se përqeshnin mjerimin, se dukeshin mendjemadhësi e një privilegji të rremë, mburrje me mirëqenien…

Njësoj si prindërit e atyre grykësave dinakë që i kisha zili dikur, qytetërimi i konsumit shtiret sikur të jep më shumë, por, në të vërtetë, për katër lekë, të jep atë që vlen katër lekë. Do ta hidhni tej radion e vjetër të dorës për ta zëvendësuar me atë që premton edhe autorivers, por ca dobësi të brendëshme të pashpjegueshme do të bëjnë që radioja e re e dorës të ketë veç një vit jetëgjatësi. Makina e re do t’i ketë ndenjëset me lëkurë, dy pasqyra anësore që rregullohen nga brenda dhe kroskotin prej druri, por do të mbijetojë shumë më pak se e lavdishmja Cinquecento që, edhe kur prishej, një shqelm e vinte sërish në punë.

Por, morali i atyre kohësve na donte të gjithëve spartanë, ndërsa ky i sotmi na do të gjithëve të dhënë pas qejfeve.

‘Karrigat’ e Gjurmëve në një version tjetër (Video)

0

Kanë kaluar më tepër se 20 vjet që kur rok-grupi i mirënjohur kosovar, “Gjurmët”, realizoi këngën “Karrigat” e cila u cezura nga sistemi i atëhershëm me arsyetimin se është këngë e papërshtatshme.

Por kjo këngë nuk u shua, ajo u këndua sërish pas një kohe të gjatë, në fund të vitit 2015, në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku grupi “Gjurmët” majti një koncert të ribashkimit, megjithatë historia e saj nuk mbaroi as aty.

“Karrigat” është përpunuar nga Oborri & Taste2 dhe i është realizuar edhe videoklipi. Produksionin dhe orkestrimin e këngës e kanë realizuar Tomor Kuçi dhe Arbër Salihu.

Ky version u promovua në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë dhe bazuar në komentet që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale po pritet shumë mirë.

Dëshmorët dhe heronjtë

0

Lulëzim ETEMAJ
Dëshmorët dhe heronjtë, me sakrificën e tyre sublime, kanë dhënë gjithçka për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e saj. Çdo tentim për t’u mveshur merita dhe grada joreale, duke iu dedikuar vepra dhe veprimtari të paqena, nuk i nderon ata. Përkundrazi.

Asnjëherë nuk do të duhej harruar për asnjë motiv të mundshëm, që zakonisht rezulton të jetë personal, se po këta dëshmorë dhe heronj nuk ishin të vetëm, kishin edhe bashkëluftëtarë dhe drejtues, ushtarak dhe politikë, një pjesë e të cilëve mund të jenë ende gjallë, dhe se u bën të tillë edhe në saje të pikërisht këtyre bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve.

Çlirimi dhe liria e popullit shqiptar ishte më tepër se ëndërr. Ishte më shumë se sa një ëndërr personale. Dhe u bën realitet kur tejkaluan përmasën personale, kur u bën gjakim i shumicës. Nuk nderohen dëshmorët dhe heronjtë duke ua dedikuar ekskluzivisht atyre këtë gjakim. E njëjta gjë vlen edhe për synimin dhe përpjekjet për bashkimin kombëtar, përmes bashkimit me shtetin amë- Shqipërinë.

Është fyerje bizare për luftëtarët e gjallë, një pjesë e madhe e të cilëve kanë pas vetës pa fije dyshimi një mori veprash heroike të bëra për çlirimin, lirinë dhe bashkimin e Atdheut, çdo tentim që Ideali i bashkimit të subjektivizohet duke e stërkequr në përmasën personale të ëndrrës së individit, qoftë ai edhe dëshmor a hero i rënë në luftën çlirimtare, siç po ndodhë edhe këto ditë kur po shënohet përvjetori i thyerjes së kufirit shqiptaro- shqiptar në Koshare, përmes një operacioni të përgatitur në detaj dhe të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Lërini dëshmorët dhe heronjtë e rënë në luftë në përmasat e tyre njerëzore. Dhe mos ta keni mendimin që duke mos ua mveshur përmasat që s’i kishin asnjëherë, po i nderoni më pak. Përkundrazi, duke i lënë të tillë çfarë ishin, tokësorë, me sjelljet dhe veprat e mira, më pak të mira apo dhe të këqija, i bëni më njerëzorë, më real dhe më të kuptueshëm, qoftë nga gjeneratat e tanishme, qoftë nga ata që do të vinë.

A s’e shihni sa librat keni bërë për ta që nuk i lexon askush?! Nuk i lexojnë madje as dhe familjet tuaja. Sa dokumentarët, shpesh të parapaguar, që pakkush i shikon deri në fund.

Dëshmorët dhe heronjtë e rënë në luftë ishin njerëz. Njerëz të përkushtuar për Kombin dhe Atdheun deri në sakrificën sublime. Siç janë edhe shumë heronj të tjerë; bashkëluftëtarë të tyre të gjallë.

Kaos në Idomeni, lëndohen 260 refugjatë

0

Së paku 260 refugjatë janë lënduar gjatë përleshjeve në kufirin greko-maqedon, kur Policia e Maqedonisë ka hedhur disa lotsjellës.

Organizata “Mjekët pa kufi” ka njoftuar se ka dërguar ekipe shtesë që të ndihmoj të lënduarit në kampin e refugjatëve Idomeni, transmeton Indeksonline.
Sipas mediave greke, një grup i refugjatëve ka tentuar ta kalojë kufirin dhe të hyjë në Maqedoni, në çka policia e këtij vendi i është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Gjithashtu theksohet se përleshjet kanë filluar pasi që në kamp ishin shpërndarë broshura në gjuhën arabe në të cilat shkruante se migrantët duhet të nisen drejt kufirit.

“Hapni kufijtë”, “Na duhet BE-ja” ishin disa nga mesazhet që mbanin në duar migrantët.

Sipas “Russia Today” disa nga refugjatët para përleshjes kanë thënë se “ose do ta kalojnë kufirin ose do të vdesin”