21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6635

A po përgatitet të formojë parti të re Donika Kadaj?

0

Donika Kadaj-Bujupi, e cila para disa ditëve ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në AAK, së shpejti do të dalë një qëndrim rreth të ardhmes së saj në skenën politike.

Kadaj-Bujupi, e cila aktualisht është vetëm deputete e pavarur e Kuvendit të Kosovës është duke e shqyrtuar mundësinë të formojë një parti të re politike në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim i afërt me Kadaj-Bujupin. “Ajo është në konsultime me disa miq të saj, që janë edhe pjesë e shoqërisë civile dhe një pjesë prej tyre biznesmenë, të cilët janë duke përkrahur atë në idenë e krijimit të një partie të re politike në vend”, ka thënë ky burim i njohur për redaksinë.

“Epoka e re” ka bërë përpjekje për të kontaktuar me Donika Kadaj-Bujupi, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Sipas burimeve të gazetës ajo ndodhet së bashku me deputeten e LDK-së, Vjollca Osmanin, në Kroaci, në një konferencë me parlamentarë dhe zyrtarë të lart të Evropës Juglindore nga partitë socialdemokrate.

Kadaj-Bujupi në deklaratën e saj të dorëheqjes nga AAK-ja pati thënë se luhatja e kësaj partie, e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht e pengonin krijimin e një alternative të fuqishme, e cila, sipas saj, do të inicionte ndryshimin, ishte një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend. “Ky vend nuk e meriton gjendjen në të cilën është, e as ëndrrën për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër”, pati deklaruar Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi në AAK mbante postin e nënkryetares dhe shefes së grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Një vdekje e ëmbël

0

Alda Bardhyli
Simone_de_Beauvoir2Pasditen e 24 tetorit 1963 Simonë Dë Bovuar kishte vetëm një shqetësim. Të kapte sa më shpejt avionin e parë nga Roma drejt Parisit. Një telefonatë e ardhur atë ditë, kishte përmbysur gjithë axhendën e çiftit më të njohur të letrave të shekullit XX. (Simon Dë Bovuar dhe Sartri). Tashmë as darkat ku nuk mungonte Pasolini, dhe emra të tjerë të njohur të kohës nuk kishin më rëndësi sa një biletë avioni. Ajo mbërriti në Aeroportin e Parisit të nesërmen, duke i dhënë taksistit vetëm një adresë, spitalin “Busiko”. Në morinë e librave të shkruar nga De Bovuar, ka një libër në të cilin ndalem shpesh dhe ai është “Një vdekje shumë e ëmbël”, sjellë në shqip nga Edmond Tupja. Janë dy muajt e shkrimtares në hapësirën e vogël të një dhome spitali, ku i duhej të kujdesej për të ëmën e sëmurë me kancer. Janë orët ndoshta më torturuese në jetën e një njeriu, ku në fytyrën e njeriut më të dashur i duhet të shohë çdo ditë fytyrën e vdekjes. Sesi një e verdhë e lehtë nis e i pushton ngadalë gjithë trupin për t’u shndërruar më pas në një të kaltër të lehtë derisa para syve të tu, merr rrugën për në një hapësirë tjetër, dhe ti nuk mund ta mbash, dhe kur e di se ajo nuk e do këtë udhëtim.

Teksa bisedonin bashkë për kujtimet e largëta, episode në të cilat shfaqej dhe motra tjetër Marta, apo zëri i largët i babait, i cili ishte larguar nga jeta para saj, Dë Bovuar një grua që kishte provokuar shoqërinë franceze me shkrimet e saj mbi seksin, do të përballej tashmë me një tjetër të vërtetë, vdekjen. Ajo ishte aty në atë dhomë të vogël, nga ku era e morfinës i shpërndahej kudo në peliçen që ishte varur mbi karrige, dhe shumë shpejt do të largohej që aty bashkë me nënën e saj. Rrëfimet e saj të shkurtra në pauzat e ilaçeve shumë shpejt nuk do të ishin më, dhe ajo duhet ta pranonte një botë pa të. Më shumë se një libër autobiografik, ky roman i shkurtër është një shkrim i jashtëzakonshëm mbi pranimin e vdekjes. Dë Bovuar e shkroi këtë libër menjëherë pas humbjes të së ëmës. Boshllëku ishte tepër i madh, bashkë me ndjenjën e fajit se nëse do ta kishte kapur me kohë sëmundjen ajo mund të kishte jetuar më gjatë. Për më shumë se një vit ajo do të linte pas jetën e mbrëmjeve në Paris, udhëtimet, për të hedhur në libër për herë të parë jetën e saj, pa ndrojtje. Dë Bovuar pranon një raport shpesh kontradiktor nënë-bijë, fëmijërinë dhe adoleshencën e vështirë për të mbërritur te shkrimet e para.

Por ajo nuk do të flasë shumë për veten. Ky libër është për të, për një grua të thjeshtë franceze që ishte nëna e saj. Një grua jeta e të cilës ngjason aq shumë me nënat tona. Pas vdekjes të së shoqit, një veseli që ulërinte tërë ditën, ajo shiti tryezën prej druri dardhe të nxirë, orenditë e kuzhinës, të stilit Henri II, shtratin bashkëshortor, pianon e madhe e mbajti, bashkë me disa mobilie të tjera, dhe mori një studio me qira, e jetoi në një hapësirë që e mbushi plot tablo gati 20 vjet. Kur mikeshat e saj gjetën si zgjedhje azilet për shkak të pafuqisë, ajo nuk vendosi të largohej nga kjo shtëpi dhe pse mobiliet ishin vjetruar. Historia e saj është historia e një gruaje që rriti vetëm dy vajza dhe nuk u mbyll në të kaluarën e saj, por punoi për t’ia dalë.

Një grua që si mijëra të tilla në ato vite mësonin heshturazi gjuhë të huaja, punonin gjithë ditën e nuk harronin të buzëqeshnin para pasqyrës teksa krihnin flokët në darkë. I përshkruar nga një ndjeshmëri e thellë ky libër është ndoshta pamfleti më i vërtetë për feminizmin, që ndryshe nga “Seksi i dytë”, e tregon tepër thjesht seksizmin, përmes jetës së një gruaje që vdiq aq ëmbël…

Të miturat e këtij qyteti ofrojnë seks për një byrek

0

Fenomeni i prostitucionit është përhapur gjerësisht në Novi Sad, Serbi, aty ku mund të gjesh punonjëse seksi të moshave 12-13 vjeçare.

Në bazë të burimeve të policisë, thuhet se disa prej vajzave të mitura ofrojnë seks oral në këmbim të një byreku. Siç thonë nga policia e Novi Sadit, ata janë të pafuqishëm, sepse edhe kur i kapin prostitutat e reja, nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur ato në burgim.

“Praktikisht këto vajza janë të moshës 12 ose 13 vjeçe, të cilat duhet të jenë në shkollë fillore. Ato punojnë për veten e tyre. Pra, ndodh shpesh që klientët e tyre nuk i paguajnë ato, ose edhe i rrahin. Për favore seksuale, mesatarisht, ato duan 500 dinarë (4,21 euro)”, i tha gazetës ‘Informer’, bashkëbiseduesi nga policia.

Sipas tij, policia haset në shembuj të tmerrshëm se si prostitutat e mitura ofrojnë seks oral për një mëngjes të thjeshtë, për një byrek dhe një kos.

“Ne kishim një rast që një vajzë e mitur kishte shitur trupin për byrek dhe kos. Është e vërtetë edhe që një vajzë shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë, ofron seks oral për klientët për një mijë dinarë”, tha ai./INA

Limaj: Jahjaga s’e mbrojti, Thaçi e shkeli Kushtetutën e Kosovës (Video)

0

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, thotë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë mandatit të saj, nuk ka arrit të mbrojë Kushtetutën e vendit, ndërkaq që presidenti aktual, Hashim Thaçi, e ka shkal atë për 5 vjet.

Ai, ka komentuar edhe ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi.

“Qohet presidentja e deritanishme, Kushtetutën, që nuk ka mundur me mbrojt për 5 vjet, ia dorëzon atij që e ka shkelë për 5 vjet, dhe i thotë po ta lë amanet”,ka thënë Limaj në Prizren, transmeton PrizrenPress.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke i dhënë territor Malit të Zi.

“Është kreator dhe nënshkrues i dhënies së territ tonë Malit të Zi”.

Limaj tha se Kosova nuk është ashtu siq po paraqitet në televizor.

“Kosova është në gjendje të mjerueshme”./TV Prizreni/

NISMA NË PRIZREN SHËNON 2 VJETORIN E THEMELIMIT, FATMIR LIMAJ , HASHIM THAÇIN E KRAHASON ME INSTINKT PREJ DIKTATORI SI TË KRYETARËVE TË SHTETEVE TË LINDJESMe një solemnitet rasti, në oret e vona të pasdites së sotme Dega e Nisma për Kosovën në Prizren, ka shënuar 2 vjetorin e themelimit. Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe drejtuesit më të lartë të këtij subjekti politik. Pjesë e solemnitetit të sotëm të përvjetorit të dytë të Nisma për Kosovën në Prizren, përveç anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave më të larta, ishin edhe zyrtarë të degës së LDK-së, BD-së, partive të tjera dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Prizren. Para të pranishmëve ka folur kryetari i degës së Nismës në Prizren, Sinan Alijaj, i cili në mes tjerash tha se për dy vite funksionim , fal angazhimeve maksimale jemi zhvilluar aktivitete të shumta në shtrirjen e partisë në tërë territorin e komunës , në shërbim të ndryshimit të mentalitetit politik në shërbim të interesave të qytetarëve , theksoi ai.Ndërkaq, lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, tha se Nisma po fuqizohet anëkënd vendit duke marrë besimin e qytetarëve si parti që sjell ndryshime pozitive në shërbim të tyre dhe të shtetit, pasi qe jemi parti që e mbajmë fjalën , theksoi ai duke vijuar se si pjesë e opozitës së bashkuar kemi dhënë shembullin më të mirë si mbrohen interesat e qytetarëve dhe shtetit edhe në Parlamentin e Kosovës. Fatmir Limaj, ka folur para të pranishmëve edhe për zhvillimet aktuale sociale dhe politike në vend, duke thënë se Kosova dhe populli i saj nuk ka qenë në gjendje më të keqe se sa që janë sot, ndërsa inaugurimin e djeshëm të kryetarit të ri të vendit, Hashim Thaçi, e ka quajtur ngjarjen ceremoniale të inaugurimit të një kryetari me instinkt diktatori nga Lindja, i cili ka shkelur Kushtetutën dhe ka qenë iniciator dhe nënshkrues i dhënies së tokës së Kosovës Malit të Zi, theksoi ai. Pas fjalimeve, dhjetëra të rinjve prizrenas i janë shpërndarë libreza të anëtarësisë në këtë organizëm politik…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 9. April 2016

I moshuari i kërkonte seks, dëshmia e vajzës: Na ndante një oborr

0

Fqinji i moshuar i ishte kthyer në makth vajzës së re, i cili e përndiqte dhe i kërkonte të lidheshin bashkë duke i thënë gjithnjë se e “pëlqente shumë”.

Sipas Policisë së Lushnjës, 25-vjeçarja nga fshati Mizë i këtij rrethi, është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar ndihmë, pasi sipas saj fqinji 69-vjeçar e përndiqte gjithandej dhe madje i kërkonte seks.

Ajo ka dëshmuar se kjo situatë i ishte bërë stresuese prej shumë kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më, pasi kudo që shkonte, 69-vjeçari me inicialet D. Sh. i ishte bërë “hije”.

E ndodhur në këto kushte, vajza e re i është drejtuar Policisë së Lushnjës, e cila ka shoqëruar më pas të moshuarin dhe pasi e ka marrë në pyetje, ia ka kaluar materialet Prokurorisë. D. Sh. do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar përndjekjen e vajzës, por vetëm se ai kishte simpati për të, shkruan panorama. Sipas të dhënave, 25-vjeçarja në dëshminë e dhënë para punonjësit të policisë, ka pohuar se me fqinjin e saj D. Sh., i ndante veç një oborr.

Para disa muajsh kur ata janë ndodhur të vetëm, secili në oborr të vet, i moshuari i është afruar duke i bërë fillimisht komplimente, dhe më pas i ka thënë 25-vjeçares se e pëlqente shumë.

Fillimisht vajza nuk është shqetësuar nga kjo, duke menduar se ndoshta fqinji i moshuar kishte qenë i dehur. Por edhe në ditët më pas, kur ajo shkonte në dyqan, te shoqet në fshat, te të afërmit apo edhe punët e përditshme të bujqësisë, “rastësisht”, para ose mbrapa saj, gjendej gjithnjë fqinji i saj.

Ai e kishte ndaluar atë disa herë dhe i kishte kërkuar të shkonte me të në një vend larg syve të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie. Por ndonëse 25-vjeçarja e ka refuzuar, i moshuari ka vijuar të këmbëngulë duke i shkuar asaj nga mbrapa. Për të evituar konfliktet familjare, vajza e re nuk ka kërkuar ndihmën e të afërmve.

Ajo ka menduar ta zgjidhë me policinë këtë çështje, ndërsa është shprehur para punonjësit që i ka mbajtur asaj kallëzimin, se fqinji i ishte kthyer në makth. Pas denoncimit të saj, policia ka thirrur të moshuarin dhe e ka marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë përndjekur fqinjën e tij. “Është e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”,- është shprehur 69-vjeçari./BW/

Çiljeta prapë beqare, është ndarë nga burri i saj i mistershëm

0

Çiljeta i ka dhënë fund martesës së saj me burrin misterioz, me të cilin ka edhe një fëmijë, Fernandon. Lajmin e bëri të ditur fillimisht revista Who ku këngëtarja tha se mori vendim të ndahej prej burrit pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte më.

“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon. Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”,- ka thënë Çiljeta.

Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel” ajo u pyet nëse Çili, siç e thërrasin shkurt, do të vazhdojë të komunikojë me ish burrin e saj.

“Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.

Çfarë do të na tregojë Irina…?

0

Irina Shayk së fundmi është argëtuar mjaft mes miqve në koncertin e Rihanna në Nju Jork, teksa i dashuri i saj Bradley Cooper shoqëroi të ëmën në koncertin e “Guns N’Roses” në Los Angeles.

Duket se kjo largësi ka shtuar mallin mes çiftit, të cilët kanë postuar një selfie të rrallë në vaskë.

30-vjeçarja Irina dhe Bradley 41 vjeç, kanë postuar një foto ku shfaqen nga qafa e poshtë, teksa modelja tregon dhe bustin e saj./TCh/

Video/ Kë po pret në dhomë me qirinj Bleona?

0

Nuk dihet se cili mund të ketë qenë sebepi i kësaj performance speciale të dhomës së gumit, por Bleona duket se e ka stolisur vërtet si për një rast të veçantë…

https://www.facebook.com/Bleona/videos/1093203367413210/

Tuna e ka humbur vetën

0

Dikur ajo cilësohej si këngëtarja më atraktive dhe më me stil. Por, gjatë rrugës Tunes sikur i ka humbur filli, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja shpesh po kritikohet për kopjim. U tha se po ngjan me Era Istrefin, e tani ka krijuar modelin e flokëve me kaçurrela si Elvana.

Tuna, së shpejti sjellë videoklipin e ri./Kosovarja/

Këshilli për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kërkon hetim në rastin e djegies së Kishës Katolike

0

Këshilli për Trashëgimi Kulturore (KTK) i Qendrës Historike të Prizrenit me anë të një komunikate për media ka shprehur shqetësimin rreth ngjarjeve të fundit në kompleksin e Kishës Katolike (Katedralja e Prizrenit)

“Dështimet e vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse për t’i mbrojtur objektet në Qendrën Historike të Prizrenit që janë në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, kanë çuar në degradimin sistematik të Qendrës Historike të Prizrenit, me një theks të veçantë në ngjarjen e fundit në kompleksin e Kishës Katolike. Është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore që ky objekt i mbrojtur përfshihet nga zjarri. Ky është një tregues i qartë që Komuna e Prizrenit, e cila është e obliguar me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (neni 13, paragrafi 1) të mbrojë këtë Qendër, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese e mbrojtëse kundër zjarrit, rreziqeve, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.”

“Objekti në kompleksin e Kishës Katolike që është përfshirë nga zjarri në Qendrën Historike të Prizrenit është vlerë e trashëgimisë arkitekturore e regjistruar me numrin unik 004203 në Bazën e të Dhënave të MKRS dhe është e përfshirë me nr. rendor 844 në Listën e Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, të miratuar nga Ministri i MKRS me 09.10.2015,” thuhet në reagim të KTK-së.

Ky këshill ka kërkuar të ndërmerren masa që të hetohet rasti dhi kanë kërkuar fond për riparim të dëmeve.

“Me qëllim që të parandalohet degradimit apo humbja e trashëgimisë kulturore, KTK kërkon urgjentisht nga institucionet kompetente të hetojnë rastin në fjalë dhe të dalin me rezultate konkrete. “

“Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit kërkon nga MKRS dhe Kuvendi Komunal i Prizrenit të themelojnë një fond emergjent me karakter shpëtimi për riparimi të dëmeve dhe ndërhyrjen në të gjitha objektet që janë të rrezikuara nga shembja për të parandaluar shkatërrimin e mëtutjeshëm të Qendrës Historike të Prizrenit,” përfundon reagimi i KTK-së.