Home Blog Page 6640

AC/DC me zërin e Axl Rose

0

Axl Rose do të jetë këngëtari i gupit AC/DC për pjesën e mbetur të turit europian.

Këngëtari legjendar i grupit Guns N’Roses është vetëofruar për t’ju bashkuar grupit hard rock nga Australia në një eksperiencë krejt të re.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, AC/DC falenderon vokalistin Brian Johnson për kontributin që ai ka dhënë në këto 35 vjet si këngëtar i grupit dhe i uron atij më të mirat për problemin që ka me dëgjimin.

Më tej, grupi australian bën me dije se ata janë me fat që Axl Rose është ofruar për t’i ndihmuar në përfundimin e turit me vokalin e tij.

Turi europian i grupit AC/DC do të vijë më 7 maj në Portugali, për të përfunduar në 12 maj në Arhus në Danimarkë.

Në grupet e famshme të muzikës rock janë të njohura lëvzjet e pjesëtarëve, veçanërisht edhe të vokalistëve, si ato të Ian Gillan e David Coverdale, Ozzy Osbourne, Rob Halford, Bruce Dickenson, etj.

Ish-luftëtarët e UÇK-së, sot protestojnë

0

Ish-luftëtarët e UÇK-së sot në protestë, në shenë pakënaqësie për mospërmbushjen e kërkesave të tyre.

Mosformimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë bërë që ish-ushtarët e UÇK-së të organizohen për protestë.

Për këto dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës sot mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë në orën 12:00.

S’ka arsye të vonohet heqja e vizave

0

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë këtë vit.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se askush më nuk ka asnjë arsyetim racional për ta vonuar këtë proces. Pavarësisht rrethanave jo të mira në të cilat gjendet Bashkimi Evropian, Çollaku ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë gjithçka me lobimin e tyre për ta arritur këtë synim.

Çollaku ka mohuar mundësinë që ta lërë postin e ministrit për të kaluar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi, duke bërë me dije se aktualisht është i fokusuar në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /Epoka e re/

PDK dhe AAK, humbën më së shumti deputetë

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë goditur më së shumti nga largimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Këto dy subjekte politike i kanë nga tre deputetë më pak në legjislativ, krahas numrit të deputetëve që kanë fituar në zgjedhjet e qershorit 2014.

Në anën tjetër, LDK-ja dhe “Vetëvendosja” kanë përfituar nga lëvizjet e deputetëve, përderisa “Nisma për Kosovën” dhe Lista “Srpska” kanë numër të njëjtë të ligjvënësve, aq sa kanë fituar në zgjedhje.

Partia e Ramush Haradinajt (AAK), nga 11 deputetë sa kishte fituar më 8 qershor 2014, sot numëron vetëm 8, pasi që Blerim Shala, Melihate Tërmkolli dhe së fundmi Donika Kadaj-Bujupi braktisën këtë subjekt politik.

Vetë Donika Kadaj-Bujupi tha se ndërrimin e partisë e bëri për çështje parimore.

“Ajo çka po ndodh sot dhe ky vendim imi është vazhdim i plotë imi në Lëvizjen që nuk u tundua kurrë për pushtet. Në mes paqes dhe drejtësisë, unë kam zgjedhur drejtësinë”, tha ajo.

Përkundër kësaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e sheh si shqetësim largimin e deputetëve të saj. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka thënë “Zërit” se ndryshimet që po ndodhin në AAK flasin më shumë sesa largimet e deputetëve.

“Një ditë pas largimit të Donikës, në AAK kanë aderuar 50 zonja të respektuara, shumica prej të cilave me shkollim superior. Për mua kjo flet më shumë sesa votat e Donikës që i paska pasur dikur. Secili njeri në këtë vend është i lirë të zgjedhë rrugën e vet”, ka thënë Nitaj.

Madje, sipas zëdhënësit të AAK-së, kjo parti lëre që nuk po dobësohet , mirëpo sot gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë.

“AAK-ja nuk ka qenë asnjëherë më e madhe dhe më e mbështetur se sot. Do të ketë kohë që secili veç e veç ta shohë mbështetjen që e ka dhe mbështetjen që do ta ketë AAK-ja”, ka përfunduar Nitaj.

Megjithatë nuk është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës partia e cila ka humbur deputetët e saj. /Zëri/

Haradinaj dhe Limaj, sot e lidhin koalicionin

0

Sot (e hënë) pasdite Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të shkojnë si dy forca të përbashkëta politike.

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda AAK-së kanë konfirmuar se liderët e të dy partive politike sot në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK-së, para se ta nënshkruajnë marrëveshjen. Sipas kësaj marrëveshje AAK-ja dhe Nisma, pas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në.

“Sot në orën 10:00 në selinë e AAK-së do të takohen liderët e dy partive politike dhe grupet punuese për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit dhe tek pasdite do të ndodhë edhe nënshkrimi i koalicionit nga dy liderët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, ka thënë ky burim brenda AAK-së.

Raportet e AAK-së me Lëvizjen Vetëvendosje! janë ftohur kohëve të fundit, sidomos pas vendimit të AAK-së për ta organizuar protestën e radhës më 14 maj në krye në vete dhe pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare.

Të dielën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje. /Epoka e re/

Përçarja e opozitës forcoi pushtetin

0

Përçarja e partive opozitare i ka krijuar komoditet partive në koalicionin qeverisës, që të vendosin për kohën e shkuarjes së vendit në zgjedhje. Analistët politikë thonë se pas kësaj situate të krijuar zgjedhje do të ketë vetëm kur dëshiron PDK-ja

Mospajtimet brenda bllokut opozitar rreth listës së përbashkët zgjedhore kanë bërë që “Vetëvendosja” në njërën anë dhe AAK-ja e “Nisma” në anën tjetër të dështojnë përfundimisht në arritjen e synimit të tyre – rrëzimin e Qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Analistët thonë se kjo përçarje mes partive opozitare i ka krijuar koalicionit qeverisës, sidomos Partisë Demokratike të Kosovës, komoditetin që të vendosë vetë se kur do të shkojë në zgjedhje.

“Përçarja e opozitës duke mos u jetësuar ideja e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për krijimin e një alternative për Kosovën dëshmon se PDK-ja (me koalicionin) tashmë e ka finalizuar kapjen e shtetit dhe ajo vendos se kur dhe si duhet mbajtur zgjedhjet, të jashtëzakonshme ose të rregullta, se si duhet të duket shteti sipas modelit të tyre dhe si duhet të funksionojë opozita”, ka thënë për “Zërin” analisti, Halil Matoshi.

Madje, sipas tij, PDK-ja i ka vendosur edhe konturat se kur, si dhe çka duhet të mendojë secili individ dhe deri ku tolerohet liria e shprehjes, sepse, siç thotë ai, partia më e madhe në vend e konsideron veten etalon (masë) të shprehjes së lirisë. /Zëri/

Me kë e kaloi natën Bleona pasi iku nga “Zonë e lirë”?

0

Mbrëmjen e së premtes, Bleona ishte e ftuar në “Zonë e lirë” përballë Arian Çanit, nga ku tregoi më shumë për jetën e saj, që nga sakrificat e fëmijërisë e deri tek jeta VIP e Hollivudit, nga kënga e saj e parë e deri tek projektet e së ardhmes me yjet më në zë të kinematografisë dhe diskografisë amerikane.

Mbrëmjen e së premtes, Bleona ishte e ftuar në “Zonë e lirë” përballë Arian Çanit, nga ku tregoi më shumë për jetën e saj, që nga sakrificat e fëmijërisë e deri tek jeta VIP e Hollivudit, nga kënga e saj e parë e deri tek projektet e së ardhmes me yjet më në zë të kinematografisë dhe diskografisë amerikane, shkruan revista Class. E gjendur përballë pyetjeve provokuese të Çanit, Bleona rrëfeu edhe detaje të jetës intime dhe marrëdhëniet me një prej aktorëve më të njohur të Hollivudit, protagonist i filmave aksion, Jean Claude Van Damme – lajm që u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet online.

Por përpos gjithë hapësirës televizive dhe virtuale mbrëmjen e së premtes, pas Çanit, Bleona i është rikthyer shoqërisë me mikun e saj të ngushtë prej kohësh tashmë, Kastro Zizo. Ky i fundit, edhe kandidati i deklaruar publikisht për t’u martuar me të, ka qenë duke e pritur pas emisionit në një prej hoteleve më në zë në Tiranë.

Pas emisionit, Bleona i është gëzuar shoqërisë së Kastros, i cili, si gjithmonë, zgjedhjet i ka ndryshe nga të gjithë – me verë dhe me birrë. Ose, këtë dyzim e ka simbolik për të përfaqësuar veten dhe Bleonën: “Birra dhe vera — feeling cool at Carlsberg Terrace” – shkruan Kastro në profilin e tij.

Drejtorë e zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren, peng i konkursit që po hetohet

0

Njëzet drejtorë dhe tetë zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren, kanë mbetur peng i dështimit të vazhdueshëm të konkursit.

Ky konkurs nuk ishte shpallur nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, por nga Zyra e Personelit.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e kishte quajtur të jashtëligjshëm dhe kishte kërkuar anulimin e konkursit.Një veprim i tillë, sipas drejtorit të DKA-së në Prizren, Nexhat Çoçaj, vë në pah kundërshtimet e ligjit për shërbyesit civilë dhe ligjit për arsimin parauniversitar.

Por, Isa Gashi nga Zyra e Personelit, duke mos dashur të flasë para kamerës, ka thënë se çdo gjë po shkon si duhet sa i përket këtij konkursi, derisa ka shtuar se ai i raporton vetëm kryetarit Ramadan Muja,transmeton KTV.
Ndërkaq, në Ministrinë e Arsimit nuk kanë sqaruar se pse në komunën e Prizrenit është Zyra e Personelit ajo që zgjedh drejtorët e zëvendësdrejtorët, edhe pse ata duhet t’i japin përgjegjësi Drejtorisë së Arsimit.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha, ditë më parë ka konfirmuar hetimet që janë duke u zhvilluar për hapjen dhe mbylljen ‘maratonike’ të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në këtë qytet.

Ai tha se personalisht ka kërkuar hetimin e këtij konkursi.

“Unë kam kërkuar hetimin e këtij konkursi”, pat thënë Hoxha për “PrizrenPress”. Ai tha se hetimet janë duke u zhvilluar nga policia.

“PrzrenPress” ka raportuar se Policia në kordinim me Prokurorinë në Prizren, kanë filluar hetimet për të zbardhur shkeljet e mundshme ligjore, që mund të jenë bërë gjatë hapjes dhe mbylljes së shpeshtë të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Burime bëjnë të ditur se për këtë rast tashmë janë intervistuar edhe disa kandidatë të konkursit dhe zyrtarë të Komunës së Prizren.

“Ka disa ankesa të kandidatëve për shkelje ligjore të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave,prandaj edhe kemi filluar hetimet për të shikuar se a ka pasur apo jo shkelej ligjore”, tregon burimi brenda Policisë në Prizren.

Zyra e Personelit në Prizren, brenda një kohe të shkurtër ka hapur dhe mbyllur disa herë konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave. Kandidatët që kanë konkurruar në këto konkurse konsiderojnë se mbyllja e tyre ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Ata janë ankuar në organet e drejtësisë se nuk i din as arsyet pse është hapur e mbyllur kaq shpesh konkursi për këto poste të shkollave.

Zyra e Personelit në Prizren, muajin e kaluar ka zgjedhur disa zëvendësdrejtorë të shkollave, ndërkaq që drejtorët ende nuk janë zgjedhur.

Zëvendësdrejtorët e shkollave nuk kanë filluar punën, për shkak ankesave të kandidatëve të tjerë të konkursit./PrizrenPress.com/

Prevalla e mbushur me mbeturina

0

Janë disa vende në Kosovë që qytetarët nga vise të ndryshme i shfrytëzojnë për pushim dhe rekreacion,një e tillë është edhe Prevalla.

Kjo pikë turistike malore e komunës së Prizrenit në vikend duket e mbushur me mbeturina, madje në vendet ku edhe pushojnë vizituesit ka mbeturina,disa edhe kanë ndezur zjarr me to, njofton Klan Kosova.

Më mirë nuk është fare as rrjedha e krojeve të ujit të Prevallës, ku janë të mbushura me mbeturina nga më të ndryshmet.

Ben Blushi kërcënohet me “prerje koke”

0

Deputeti i PS-së, Ben Blushi është kërcënuar me “prerje koke” nga ekstremistë islamik në Shqipëri.
Nga burime të rezervuara, bëhet me dije se këta ekstremistë, kanë lidhje me grupin e imamëve që po gjykohen në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë.

Ndërsa, ende nuk është konfirmuar se çfarë po bën në lidhje me këtë kërcënim policia e shtetit, për ti siguruar mbrojtjen e nëvojshme deputetit Blushi, shkruan opinion.al.

Megjithatë, sipas po të njëjtit burim, vihemi në dijeni se për shkak të konfliktit të deputetit me kryeministrin Rama, atij ende nuk i është dhënë asnjë ndihmë apo ruajtje fizike apo mbrotje në banesën ku jeton familjarisht.

Kohët e fundit, deputeti “rebel” i PS-së, Ben Blushi bashkë me disa kolegë të tjerë, ka nisur një levizje me moton: “Shqipëria mbi Partinë”, e cila fillimisht startoi nga qyteti i Beratit, e më pas flitet se do fillojë në të gjithë Shqipërinë.

Kjo levizje është kryekëput kundra qeverisjes dhe administrimit jo vetëm të Partisë Socialiste, por veçanërisht Shqipërisë nga Edi Rama.

Megjithatë, deputeti i PS-së, Blushi edhe herë të tjera ka qenë objekt sulmi nga element të caktuar të lidhur me rryma ekstreme islamike, madje edhe në seancat gjyqësore të imamëve të arrestuar, ai është përmendur me emër, për arsyen, sipas tyre, se ka sharë fenë islame.

Edhe gjatë senacës gjyqësore imami Genc Balla ka thënë se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit.

“Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri.

Po ashtu i pandehuri tjetër, Bujar Hysa, tha se ishte krenar që kishte ndihmuar besimtarë të shkonin në luftën në Siri.

“Kam ndihmuar shumë pak, tha ai, do të doja të kisha dhënë më shumë ndihmë. Prokuroria di shumë pak për mua. Unë mund t’i jap edhe fakte të tjera”.

Sipas këtyre indicieve, mendohet se porosia për kërcënim me “prerje koke’ ndaj Ben Blushit, mund të jetë dhënë, drejtpërdrejt, nga segmente jashtë sallës së gjyqit të imamëve, por nga i njëjti burim, mësohet se fijet e këtij kërcënimi, të çojnë tek rruga e Kavajës.

Në lidhje me ngjarjen, Ben Blushi nuk ka dhënë asnjë prononcim, por ka lënë të kuptohet se Policia e Shtetit duhet të marrë masa.

Kësisoj, mësohet se Blushi ka thënë se unë po marr masa të ruhem vetë, ç’ka nënkuptonte se deri tani, nuk ka asnjë masë mbrotje nga Policia e Shtetit.