Home Blog Page 6639

Çani zbulon me kë u masturbua

0

Spektakli “Your Face Sounds Familiar”, krahas 7 artistëve të cilët imitojnë yje botërorë të muzikës, rezervon dhe momente pikante nga 3 anëtarët e jurisë.

Këtë të hënë, pas interpretimit të Adelina Tahirit në rolin e Madonna-s, gazetari Arian Çani u ndje i lirë të rrëfejë një kujtim nga fëmijëria.

Pavarësisht orarit ndoshta jo të përshtatshëm, ai foli për fantazinë seksuale i frymëzuar nga “La isla bonita”.

“Madona ka qenë fantazia ime e parë erotike. Për moshën time kur isha 13, 14, vjeç… kur kuptova çfarë ishte seksi. Orgazmën time të parë e kam marrë duke menduar Madonna-n”, tha Çani, shkruan Lapsi.

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë

0

Ndonëse institucionet aktuale të Kosovës ndodhen në gjysmën e mandatit kushtetues, tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa vjen e aktualizohet.

Vjeshta e këtij viti, supozohet si një afat optimal kur vendi mund të shkojë eventualisht në zgjedhje të reja.

Partitë opozitare, konsiderojnë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që siç thuhet, vendi të dalë nga kriza politike.

 Kurse sipas analistëve politik, një lloj përgatitje për zgjedhje po vërehet edhe te subjektet në pushtet. Andaj, sipas tyre, në zgjedhje mund të shkohet nëse diçka e tillë i konvenon Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjekt ky më i madh aktualisht në vend.

Analisti Imer Mushkolaj, thotë që kur partitë opozitare kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka nisur një lloj fushate dhe që atëherë, kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme janë shpeshtuar.

“Pas zhvillimeve të fundit po duket se kjo çështje është kristalizuar edhe më shumë dhe çfarëdo veprimi i mëtutjeshëm që bëjnë partitë opozitare, shkon vetëm në favor të zgjedhjeve. Kemi parasysh edhe koalicionin në mes të AAK-së dhe Nismës. Në anën tjetër edhe përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje që të mbahet bashkë blloku opozitar, respektivisht këtij blloku t’i shtohet një numër i njerëzve nga shoqëria civile”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndërkaq, analisti politik Halil Matoshi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pas mosmarrëveshjeve brenda partive politike opozitare, megjithatë, nuk duket se do të ketë zgjedhje në një periudhë të shpejt kohore, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që ato të thirren qysh në vjeshtën e këtij viti.

Marrë parasysh që ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tani është president i zgjedhur i Kosovës, kjo parti politike vlerësohet se do të kërkojë një kohë shtesë për të afirmuar liderin e saj të ri Kadri Veselin.

“PDK-ja mund të diktojë zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë nëse ajo konsideron se është mjaftë e fortë sa të dalë e para në një proces zgjedhor. Kështu që kryetari aktual i saj zoti Veseli të nominohet për kryeministër të vendit”, tha Matoshi.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj mendon se jo vetëm partitë politike që tash janë në opozitë, po shprehin interesim për zgjedhje. Sipas tij edhe partia me e madhe në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, ka interesim që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Besoj se për zgjedhje është e interesuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, sidomos tash pas largimit të zotit Thaçi nga kreu i partisë në pritje të marrjes së lidershipit nga zoti Veseli. Duket se e vetmja parti e cila nuk është e interesuar për zgjedhje dhe nuk i konvenojnë në këto momente është Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Mushkolaj.

Përderisa, Halil Matoshi, zhvillimet në partitë opozitare që quan deri të ndarja e tyre në dy tabore, apo aderimin e ish-shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi në Lëvizjen Vetëvendosje, i sheh si çështje normale.

“Sa i takon rirreshtimit të partive politike është shumë e natyrshme që AAK dhe Nisma do të fuzionohen dhe do të paraqiten si partia e tretë, eventualisht që do të merrte pjesë në krijimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje mbetet e vetme në luftë kundër keq qeverisjes, sepse blloku AAK dhe Nisma synojnë ta ndërrojnë qeverinë, kurse Vetëvendosje synon të ndryshojë qeverisjen dhe këtu kjo Lëvizje e bën ndryshimin”, ka thënë Matoshi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pajtuar për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.

Pjesë e marrëveshjes nuk është edhe Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht se këto tri subjekte politike për shtatë muaj kishin koordinuar veprimet e tyre politikë si në Kuvend ashtu edhe në rrugë, në kundërshtim të politikave të qeverisë aktuale të Kosovës.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja parasheh ndërtimin e një boshti opozitar, i cili do të jetë i hapur për partitë e tjera politike, si dhe për përfaqësues të shoqërisë civile e personalitete nga jeta publike.

Partitë politike në opozitë, pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda tyre, kërkojnë largimin e qeverisë aktuale e cila udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës./REL/

GuGu: Seksi me femra është më i mirë

0

GuGu ka qënë e ftuar në një emision kohët e fundit dhe ndër të tjera ëshë pyetur edhe për marrëdhëniet seksuale dhe specifikisht, nëse është më mirë një marrëdhënie seksuale me një femër, apo me një mashkull.

GuGu është përgjigjur me shumë bindje se, më mirë është me një femër, sepse është më mirë.

Ajo ka aprovuar edhe fjalët e gazetares, se një femër t`i di “gjërat”, ndaj është më mirë.

Sido që të jetë, komplimenta për moskompleksitetin dhe çiltërsinë!

AAK dhe NISMA me Marrëveshje

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për thellimin e bashkëpunimit të ri opozitar, ndërsa kanë ftuar edhe të tjerët që t’ju bashkohen.

Marrëveshja mes AAK-së dhe Nismës parasheh që në zgjedhjet e ardhshme këto dy subjekte të ndërtojnë një koalicion parazgjedhor, por po ashtu të mbeten të hapura edhe për forcat tjera politike – me përjashtim të atyre që janë në pushtet.

“Ky bashkëpunim i avancuar me Nismën është bërë pasi e ndjejmë peshën e përgjegjësisë për ndryshime. Kjo marrëveshje është si ftesë për forcat politike”, është shprehur Haradinaj.

Limaj, ndërkaq, ka pohuar se ky koalicion jep shpresë.

“Rreth këtij boshti janë të hapura dyert për të gjitha partitë politike. Kjo është marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit opozitar. Ky koalicion parazgjedhor jep shpresë për ndryshim të qeverisjes”, ka deklaruar Limaj.

Më poshtë, teksti i plotë i Marrëveshjes.

AAK-NISMA-Marreveshja

Zjarre në Dragash e Prizren

0

Policia e Kosovës njoftoi se ka pasur zjarre në komunën e Dragashit dhe të Prizrenit, raporton PrizrenPress.

Në fshatin bellobrad të Dragashit raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e viktimës mashkull (goran). Bëhet e ditur se Njësiti i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes ka lokalizuar zjarrin, duke pasur kështu vetëm dëme materiale.

Ndërsa në fshatin Dollc në Prizren, në rrethana të panjohura një zjarr ka përfshirë pronën shoqërore me rreth 3 hektar drunj.

Njësiti i zjarrfikësve për shkak të terrenit të papërshtatshëm në vendin e ngjarjes nuk ka arritur që të lokalizojë zjarrin. Raportohet vetëm për dëme materiale. /PrizrenPress.com/

Prizren: Tre persona dënohen me 38 vjet burgim për vrasje

0

Trupi gjykues i Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.63/15.ndaj të akuzuarve me inicialet F.SH. nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, E.K. nga fshati Pagarush, Komuna e Malishevës, dhe A.K. nga Suhareka, për shkak të veprës penale të vrasjes në bashkëkryerje nga 146 lidhur me nenin 23 të KP-së, njofton kumtesa nga Gjykata, raporton PrizrenPress.

I akuzuari me inicialet F.SH. i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë) vjet në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 02.08.2012.

I akuzuari me inicialet E.K. i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimprej datës 11.09.2014.

I akuzuari me inicialet A.K.i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 11.09.2014.

Ndaj të akuzuarve me inicialet e lartcekura ju vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit me datën 02.08.2012 rrethë orës 16.30 minuta në rrugën “Skenderbeu”, pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të familjes së të pandehurve J.K. dhe I.SH. në një anë dhe familjes së të pandehurit N.K. në anën tjetër privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale B.K. ku si pasojë e goditjeve të marra vdes me datën 09.08.2012 në QKUK në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

LDK-ja kërkon të ndalet degradimi urbanistik i Prizrenit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, edhe një herë ngrit zërin për degradimin urbanistik që po i ndodh qytetit.

“Ndërtimet pa kriter, shkatërrimi i shtëpive të vjetra monumentale, mungesa e hapesirave të gjelbërta, vendosja e kiosqeve vend e pa vend si këpurdhat pas shiut janë të papranueshme dhe aspak të harmonizuara në aspektin urbanistik”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

“Derisa qytëtarët vazhdimisht ankohen dhe kërkojnë hapësira të lira dhe të gjelbërta pushimi dhe rekreacioni, pushtetarët tanë edhe ato pak hapësira i mbushin me kiosqe, vetëm për t’i ngopur apetitet e simpatizantëve të tyre”.

“LDK-ja në Prizren duke qenë krah dhe zë i qytetarit u bënë thirrje institucioneve kompetente që të punohet në interes dhe harmoni me vullnetin e shumicës së qytetarëve, duke e ruajtur traditën dhe imazhin e bukur të qytetit të Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Prizren-kioska1

Thyhen zyrat e presidentit maqedonas në Tetovë

0

Persona të pa identifikuar mbrëmë kanë thyer zyrën e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në Tetovë.

Siç shihet në disa fotografi që ka siguruar portali TetovaSot janë thyer xhamat e zyrës.

Nga policia e Tetovës ende nuk ka njoftim zyrtarë por revolta e qytetarëve nga Ivanov ka ardhur si pasojë se presidenti i fali disa politikanë maqedonas dhe shqiptarë, raporton TetovaSot.

Ndryshe vendimi i Ivanovit ka shkatuar revoltë të madhe në Maqedoni ku qytetarët gati pesë ditë kanë protestuar në Shkup ku edhe kanë thyer zyrat e presidentit në qendër.

Fejuan vajzën e mitur para 6 muajsh, prindërit: S’e dinim që ishte 41 vjeç

0

Prindërit e 15-vjeçares nga Mirdita, të cilën e fejuan dhe e martuan pa dëshirën e saj me dikë 27 vite më të madh se ajo, kanë shprehur pendesë për këtë vendim të tyre.

Ata janë marrë në pyetje nga Policia dhe kanë deklaruar gjithçka kishte ndodhur që nga koha e njohjes së vajzës së tyre me Martin Haxhiajn, nga fshati Urakë i Matit. Në dëshminë e tyre ata janë shprehur se nuk kishin dëshirë që ta martonin vajzën, por janë detyruar për shkak të kërcënimeve që u kishte bërë 41-vjeçari.

Përkundrejt deklaratave të tyre, Policia ka dyshime të forta se ata kanë qenë dakord që vajza e tyre G.Gj., nxënëse në klasën e nëntë, të martohej me burrin 27 vite më të madh. Duke iu referuar dëshmisë së minorenes dhe provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit. Por këta të fundit janë penduar më vonë dhe i kanë kërkuar së bijës që të ndahet nga i fejuari.

Shkak për këtë duket se janë bërë kundërshtimet e të afërmve të minorenes, të cilët i kanë kritikuar dy bashkëshortët për martesën e vajzës kaq të vogël, dhe aq më tepër me një burrë gati trefishi i moshës së saj.

Por vendimi i largimit të “nuses” së re nga banesa e 41-vjeçarit 1 javë pas martese, e ka acaruar këtë të fundit. Ai e ka kërcënuar bashkë me prindërit e saj, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të nuses në banesën e tij, në zonën e plazhit në Durrës, ku jetonte me prindërit e tij. Në këto kushte e mitura ka bërë denoncim, duke treguar të gjithë dinamikën se çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Martin Haxhiaj nga Urakë e Matit ishte njohur me të miturën në kohën kur kjo e fundit qëndronte te disa të afërm të saj afër këtij fshati. Pak kohë më vonë ai ka shkuar në familjen e 15- vjeçares për t’i kërkuar dorën. Kërkesa e tij ka gjetur dakordësinë e prindërve, të cilët, siç kanë deklaruar në Polici, nuk kanë qenë në dijeni të moshës së dhëndrit.

E mitura e ka kundërshtuar këtë fejesë, por pëlqimi i saj nuk është marrë parasysh. Gjashtë muaj pas fejesës, 41- vjeçari ka kërkuar që të martohej dhe rreth tri javë më parë, ai e kishte marrë vajzën e mitur pa bërë dasmë. E mitura u largua e tronditur nga banesa bashkëshortore 1 javë më pas dhe e denoncoi atë në Polici për përdhunim.

Prej 11 ditësh Haxhiaj ishte në kërkim dhe u arrestua nga Policia e Durrësit. Dëshmia e vajzës ka qenë tronditëse.

Ajo i deklaroi Policisë se prindërit e kishin martuar pa dëshirë dhe në të gjitha netët në banesën bashkëshortore ajo ishte përdhunuar nga i shoqi. Sipas të dhënave, familja e minorenes jeton në një fshat të Kurbneshit, në kushte mjaft të vështira ekonomike.

Ky dyshohet të jetë edhe shkaku që i detyroi ata të vepronin jashtë vullnetit të vajzës, duke menduar se jeta në zonën e plazhit të Durrësit do t’i siguronte asaj një të ardhme më të mirë./Panorama/

Lojërat e gjyshërve tanë

0

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, me temë: “Trashëgimia e Sportit”, Muzeu i Kosovës, do të organizojë aktivitetin edukativ mbi kujtesën e lojërave të vjetra popullore, të cilat ne sot po i quajmë “Lojërat e Gjyshërve tanë”.

Lojërat popullore kanë qenë periudha kohore me të cilat të gjithë bashkëbiseduesit i tregojnë me kënaqësi emocionale, prandaj ne do të mundohemi të marrim për sipër që këto lojëra t’i rikthejmë tek nipërit dhe mbesat tona. Pra, do jetë një ditë e veçantë në Muzeun e Kosovës, ku fëmijët mund të argëtohen, duke përvetësuar dhe zhvilluar lojëra nëpër lagjet e tyre.

Vendi: Lapidariumi i Muzeut të Kosovës

Agjenda për 18 Prill e Hene 2016

10:00h – 10:15h Fillimi i aktivitetit “Trashëgimia e sportit”,
10:15h – 10:30h Hapja e ekspozitës “Lojërat e gjyshërve”,
10:30h – 12: 00h Përformimi i lojërave popullore nga fëmijët me gjyshër,
12:00h – 13:00h Koktell – me ushqim tradicional në sofër.
14:00h – 14:15h Ardhja e banorëve të Shtëpisë së Pleqëve,
14:30h – 16:00h Diskutim për lojërat popullore dhe trashëgimin kulturore,
16:00h – 17:00h Koktell – me ushqim tradicional në sofër.