21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 6653

LDK s’ka ide se si të dilet nga kriza

0

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet të marrë ndonjë veprim konkret me qëllim të kapërcimit të krizës politike. Kjo parti, e cila udhëheq me qeverinë për herë të parë pas luftës në Kosovë, është e kënaqur me faktin qe qeveria po funksionon në mënyrë normale, ndërsa nuk ka ide se si ta funksionalizojë Kuvendin.

Haki Rugova, nënkryetar i këtij subjekti, thotë se kjo parti nuk ka në plan të ndërmarrë ndonjë hap konkret për tejkalimin e krizës dhe se zgjidhja duhet të bëhet në kuadër të institucioneve.

“Nuk kam ide se cili është hapi i ardhshëm që do të ndermirët. Ajo që mund të them është se ne qëndrojmë në pozicionet institucionale dhe vazhdojmë të qëndrojmë në këto pozicione. Pra, do të vazhdohet në këtë forme. Koalicioni qeveritar nuk do të zgjerohet dhe nuk ka asnjë opsion tjetër”, ka thënë Rugova për Tribuna Channel.

LDK, sipas tij, do të ketë rol vendimtar edhe në të ardhmen duke shtuar se PDK nuk mund të ndërmarrë asnjë hap pa pasur një qëndrim të përbashkët më LDK-në.

NISMA në Prizren, formon nëndegë edhe në ‘Ortokoll’

0

NISMA në Prizren ka formuar nëndegën e radhës në lagjen ‘Ortokoll’. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Rrahman Kastrati, nënkryetar janë zgjedhur Ismet Paqarizi dhe Milaim Kryeziu, ndërsa sekretar është zgjedhur Rasim Gashi.

Kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, Sinan Aliaj tha se NISMA po vjen si një alternativë e fuqishme politike në Prizren dhe më gjërë.

“Zyrtarizimi i sotëm i nëndegës më me peshë në Prizren, siç është lagjja ‘Ortokoll’, len për të kuptuar se NISMA, po vjen si një alternativë e fuqishme politike në Prizren dhe më gjërë”, tha Aliaj, derisa uroi zyrtarizimin dhe të sapozgjedhurit e kësaj nëndege.

NISMA në Prizren ka bërë të ditur se shtrirja e saj do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. /PrizrenPress.com/

Turqi-Greqi-Itali-itinerari i ri i refugjatëve

0

Mediat gjermane raportojnë se kontrabandistët po përgatisin rrugë të reja për sjelljen e refugjatëve në Europë.

Sipas hulumtimeve të gazetës gjermane të së dielës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është në përgatitje e sipër një itinerar i ri në Mesdhe, ai përmes Italisë. Gazeta gjermane njofton se biznesi i kontrabandistëve në këtë itinerar pritet të fillojë në javën e parë të prillit dhe madje në mënyrë masive.

Si pikënisje për eksodin e ri me varka të vogla peshkatarësh dhe anije të vogla do të jenë qytetet bregdetare, Antalya dhe Mersin në Turqi, pranë kufirit sirian, por edhe kryeqyteti grek, Athinë. Refugjatët janë këshilluar të qëndrojnë të fshehur derisa anijet të arrijnë në ujërat ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e agjencisë gjermane dpa, bazuar në hulumtimet e FAZ me kontrabandistë, numrat e celularëve të të cilëve janë të publikuara edhe në Facebook.

Një udhëtim kushton për person 3000 deri në 5000 euro. Kontrabandistët duan të ofrojnë dy udhëtime në javë, njëri është shprehur se planifikon të ketë 200 persona në një anije. Udhëtimi me itinerarin e ri është shumë më i shtrenjtë, se ai nga Turqia në ishujt grekë. Por sipas marrëveshjes së BE-së me Turqinë kush mbërrin në ishujt grekë do të kthehet në Turqi.

Sipas FAZ janë shtuar prej disa javësh kërkesat për itinerare të rinj drejt Evropës. /DW/

Qeverisje e re për shkapjen e shtetit

0

Opozita e bashkuar duhet ta ridizajnojë strategjinë për rrëzimin e Qeverisë

Pavarësisht faktit që opozita e bashkuar e anuloi javën e kaluar protestën e paralajmëruar për të shtunën e fundjavës, kundërshtimi dhe heshtja ndaj veprimeve të kundërligjshme të Qeverisë së Kosovës nuk pritet të ndalet. Arsyetimi bindës i opozitarëve para opinionit publik ishte i qartë, krahas përgatitjes për protestën e radhës, duhet përgatitur edhe alternativa programore e qeverisjes, veçmas qartësimi rreth çështjes kyçe, që është hedhur si ide, një listë e përbashkët e treshes opozitare me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur.

Deputeti nga subjekti politik opozitar, Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka pohuar për gazetën Kosova Sot se ka shumë besim që alternativa e opozitës do të jetë shumë e pranueshme për Kosovën, sepse veç dy çështjeve të ngritura, do të përgatitet një projekt qeverisës, i cili do të ofrojë zgjidhje praktike të shumicës së problemeve kyçe, me të cilat përballet qytetari i Kosovës, e të cilat qeveritë e deritanishme dhe as kjo fundit, nuk kanë pasur vullnet, por as projekt për t’i zgjidhur ato.

“Lista e përbashkët erdhi si rezultat i kërkesës së elektoratit, është vlerësuar se vetëm si opozitë e bashkuar në një listë të përbashkët mund ta largojmë këtë Qeveri, që është shkelëse e Kushtetutës dhe jolegjitime. Nuk është menduar dhe asnjëherë nuk është diskutuar për ndarje të pozitave ekzekutive, përveç ndarjes së përfaqësimit të kandidatëve në listë nga tri subjektet opozitare, si dhe dhënie të hapësirës brenda listës sonë të përbashkët për shoqërinë civile. Nëse eventualisht vijmë në pushtet dhe, pa dyshim se do të vijmë, ne duhet të ndërrojmë kursin e qeverisjes nga kjo formë e qeverisjes aktuale”, shprehet Shala.

“Nëse opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet, ajo votë do të jetë votë për shkapjen e shtetit, votë e bashkëpunimit me njerëz profesionalë, pastaj shikimi i gjendjes sociale të qytetarëve, si dhe përmirësimi i imazhit të shtetit tonë në luftimin e korrupsionit, duke mos pasur kompromis ndaj këtyre fenomeneve”, ka pohuar deputeti Haxhi Shala. /Kosova Sot/

Kuçi lë Drejtësinë, shkak Specialja

0

Hajredin Kuçi ka kërkuar që ta lirojë postin e ministrit të Drejtësisë për ta ushtruar vetëm funksionin e zëvendëskryeministrit. Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se PDK-ja nuk dëshiron ta drejtojë këtë dikaster qeveritar në kohën kur Specialja do t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të heqë dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, duke ia lënë këtë dikaster partnerit të koalicionit (LDK-së) para funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Për faktin se kjo e fundit këtë vit pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, pjesë e së cilës kanë qenë shumë zyrtarë të lartë të partisë më të madhe në vend.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, duke shtuar se ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pritet të jetë vetëm zëvendëskryeministër i parë në Qeveri.

“Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të tërhiqet nga kjo Ministri, meqë nuk po dëshiron të jetë në krye të këtij dikasteri pasi të funksionalizohet Gjykata Speciale. Dihet se kjo Gjykatë do të ngrejë aktakuza ndaj bashkëpartiakëve të Kuçit, prandaj dëshiron të mos jetë në atë kohë ministër i Drejtësisë”, ka thënë ky burim i gazetës.

Se dëshiron të tërhiqet nga udhëheqja e Ministrisë së Drejtësisë e ka pranuar edhe vetë Hajredin Kuçi.

Madje, për gazetën “Zëri” Kuçi thotë se kërkesën për largim nga udhëheqja e Drejtësisë në Kosovë e ka shprehur qysh në fillim të mandatit me ish- kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit aktual të kësaj partie, Kadri Veseli. /Zëri/

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

0

Nga Jakup Krasniqi

I

Ka pasur përpjekje që shpërthimin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë t’i lidhin me spontanitetin apo me kushtet jo të mira të studentëve në mensën e tyre, t’i lidhin me këtë e atë shërbim të huaj, të këtij apo atij vendi, gjithnjë me qëllimin për të larguar nga baza e tij, politika e programuar e pushtuesit, shfrytëzimi ekonomik i krahut të punës dhe shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore të Kosovës, prapambeturia, padrejtësia shoqërore, nga ndjekjet dhe burgosjet që në kontinuitet i bëheshin popullit shqiptar në Kosovë, në Serbi, në Maqedoni e në Mal të Zi.

Pa dashur ta mohoj spontanitetin, që gjithnjë është i mundshëm, bile edhe i domosdoshëm në rastet e tilla te të gjithë popujt e pushtuar, apo kushtet jo të mira të studentëve në mensë, arsyet e shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 ishin krahas atyre ekonomike e politike, me karakter të thellë social e kombëtar ku dominonte kërkesa kombëtare për Kosovën Republikë, kërkesë kjo me një histori mbi 20 vjeçare. Kërkesat e demonstruesve ishin: ”Kushte për studentët”, “Kushte për punëtorët”, “çmimeve, stop”, “Duam punë”, “Kosova Republikë”, “Poshtë robëria, rroftë liria”, “Lironi të burgosurit”, “Kosova është jona”, Trepça është jona”, “Duam vetëvendosje”, “Të gjithë shqiptarët jemi një”, “ Jemi shqiptarë, s’jemi jugosllavë” , etj.

Kërkesat e shqiptarëve shkonin edhe përtej kërkesës së shtruar politike për Republikë të Kosovës. Kishte kërkesa edhe për bashkimin e shqiptarëve, ndonëse kjo thuhej me një kujdes dhe shpesh mbulohej me kërkesën e bashkimit në demonstrata. Siç del nga shtypi i kohës, qoftë ai i politikës zyrtare në Kosovë, ai i politikës kombëtare të ilegales apo ai i politikës zyrtare të Shqipërisë, askund s’mund t’i mohohet karakteri i organizimit të demonstratave të vitit 1981, por, sigurisht organizimi nuk ishte ashtu si deklaronte politika zyrtare e Jugosllavisë. Në këtë rrafsh kemi dy lloje të vlerësimit, një është ai i politikës zyrtare të Kosovës e të Jugosllavisë dhe tjetri ai i politikës kombëtare të ilegales që kishte përputhje thuajse në plotni me atë të politikës zyrtare të Shqipërisë.

Është për t’u konstatuar se, në vlerësimin e demonstratave kishte pika të shumta takimi mes variantit të dytë me vlerësimet që i jepte shtypi botëror për ngjarjet në Kosovë.

Prizreni ka më së shumti 100 vjeçar

0

Nëse mendoni se minatorët jetojnë shkurt, atëherë mund të konsiderohet konstatim i pasaktë.

Në raportin e Agjencisë së Statistikave “Të moshuarit në Kosovë 100 e më shumë vjeç”, janë gjithsej 73 persona mbi 100 vjeç në tërë Kosovën.

Mirëpo karakteristik e këtij raporti është se 20 nga 73 të moshuarit kanë punuar minator. Ndërsa pjesa tjetër kanë qenë bujk.

Po ashtu shumica e këtyre personave mbi 100 vjeç që janë intervistuar, kanë deklaruar se nuk kanë konsumuar alkool asnjëherë, ndërsa vetëm 4 nga ta kanë deklaruar se kanë konsumuar nganjëherë.

Por nëpër kohë ka ndryshuar edhe jetëgjatësia. Të dhënat që janë në Agjencinë e Statistikave që nga koha që njihet në histori “Neandertali”, njerëzit kanë jetuar mesatarisht 20 vjet. Ndërsa tash mesatarja në e jetës është 67 vjet.

Në shtetet që prijnë me jetëgjatësi është Japonia që e ka mesataren 82 vjet; më pas është Hong Kongu me po aq, 82 vjet; Islanda me 81 vjet; Australia me 81 vjet; Spanja 80 vjet; Izraeli me 80 vjet; Makao me 80 vjet dhe Franca e përmbyll top dhjetëshen e jetëgjatësisë me 80 vjet.

Ndërsa Shqipëria është në vendin e 46 me mesataren e të jetuarit me 76 vjet, ndërsa Kosova nuk figuron në këtë listë.

Vendi ku ka më së shumti 100 vjeçar është qyteti i Prizrenit me gjithsej 17; më pas është kryeqyteti, Prishtina me 13; Ferizaj me 10; Gjakova me 9; Peja me 9; Mitrovica me 8 dhe në fund është qyteti i Gjilanit ku jetojnë 7 persona mbi 100 vjeç, raporton Indeksonline.

Edhe lartësia mbi detare nuk po del të jetë si indikator i jetëgjatësisë. 63 për qind e personave mbi 100 vjec jetojnë në një lartësi mbi detare 300 deri 600. Në lartësinë mbidetare prej 601-900 jetojnë 23.3 për qind në atë 901-1200 jetojnë 9,6 për qind dhe 1201 e më tepër jetojnë 4.1 për qind e të moshuarve.

E që femrat jetojnë më gjatë ajo tashmë nuk diskutohet. Statistikat demografiko-shëndetësore tregojnë se femrat jetojnë më gjatë se meshkujt për 4-5 vite.

Nga të dhënat del se numrin më të madh të të moshuarve në Kosovë e përbejnë femrat me 57 apo 78.1 për qind, dhe meshkujt 16 persona apo 21.9 për qind./Indeksonline/

Masakra e Suharekës kujtohet në Beograd

0

Në përvjetorin e 17-të të vrasjes së 48 shqiptarëve të Kosovës në Suharekë, dhjetëra aktivistë marshuan nga qendra e Beogradit deri në periferi të Batajnicës, ku më 2001 u gjetën trupat e tyre.

Rreth 30 aktivistë të udhëhequr nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), me seli në Beograd, dhe lëvizja “Iniciativa ime”, u mblodhën në qendër të Beogradit të shtunën dhe marshuan deri te vendi ku ishte varreza masive, në Batajnicë, për të shënuar përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

Qëllimi ishte që të tregojmë se varreza masive në qendrën stërvitore të Policisë, në Batajnica, në të cilën gjendeshin trupat e rreth 700 shqiptarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe viktimat e Suharekës, “është një ecje këmbë larg nga sheshi “Republika” i Beogradit”, tha për BIRN Jovana Prusina nga YIHR.

”Kjo është diçka që njerëzit nuk e dinë dhe diçka për të cilën nuk është biseduar (në Serbi)”, tha Prusina.

Dyzet e tetë banorë të qytetit të Suharekës u vranë më 26 mars të vitit 1999 nga forcat serbe.

Dyzet e gjashtë prej tyre ishin anëtarë të familjes Berisha, 14 prej tyre nën moshën 15 vjeç, duke përfshirë dy foshnja, si dhe një grua shtatzënë dhe një grua të moshuar.

Dy gra dhe një fëmijë i mbijetuan masakrës.

Disa prej burrave u qëlluan për vdekje, ndërsa të mbijetuarit i detyruan të futeshin në një piceri, i mbyllën aty dhe hodhën granata dore kundër tyre.

Ata që treguan shenja jete u qëlluan në kokë dhe u transportuan dhe u varrosën fillimisht në një varr masiv në Kosovë.

Trupat u rivarrosën më vonë në qendrën stërvitore të Policisë në Batajnica, pasi u transportuan nga Kosova në një përpjekje nga forcat serbe për të fshehur vrasjet.

Prusina tha se një tjetër arsye e marshit përkujtimor është edhe të tërhiqet vërejtja për “rehabilitimin e kriminelëve të luftës që po ndodhë tani në Serbi”.

“Kriminelët e luftës po shpallen heronj. Kemi rastin e ish-zyrtarit të Ushtrisë Jugosllave, Vladimir Lazareviq, i cili është një kriminel i dënuar i luftës dhe i cili u prit si hero pasi vuajti dënimin (për krimet e luftës në Kosovë)”, tha ajo.

Shefi i policisë në Suharekë Radojko Repanoviq dhe oficeri i policisë Slagjan Çukariq u dënuan me 20 vjet burg për përfshirjen e tyre. Oficeri i policisë Miroslav Petkoviq dhe zyrtari i Sigurimit të Shtetit, Milorad Nisaviq, janë dënuar me 13, respektivisht 15 vjet burgim.

Gjykata e Hagës i ka dënuar edhe gjashtë zyrtarë të lartë të Beogradit mbi vrasjet në Suharekë.

Gjithsej 744 trupa të viktimave, shqiptarë të Kosovës, janë zhvarrosur nga varrezat masive në Batajnicë.

Varreza e tjera masive që përmbajnë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës janë gjetur në tri lokacione të tjera në Serbi – në liqenin Peruqac, në një qendër të Policisë në Petrovo Selo dhe në guroren e Rudnicës, pranë qytetit të Rashkës.

Megjithatë, deri më tani askush nuk është ndjekur penalisht në Serbi për operacionin për zhvendosjen e trupave.

Vetëm ish-ndihmësministri i Brendshëm serb, Vlastimir Gjorgjeviq është dënuar nga Tribunali i Hagës për transportimin e trupave nga Kosova në Serbi, në mesin e krimeve të tjera të kryera gjatë luftës së fundit të viteve 1990. /BIRN/

Mulliri i Tabakhanes në Prizren i cili i rezistoi kohës (Video)

0

Vjetërsia e tij është qindravjeçare.

Bile mulli si ky i Tabakhanes kishte edhe dhjetëra të tjerë Lumbardhit të Prizrenit por ata nuk i mbijetuan kohës.

Mulliri i Maliq Gërmizajt tani është i vetmi në këtë anë për bluarjen e drithërave.

Mulliri i Tabakhanes njihet edhe për një veçori tjetër, njofton Klan Kosova.

Shumë fëmijë që kanë probleme me të folur e të dëgjuar sillen këtu që të dëgjojnë “Qakallën e Mullirit” pasi besojnë se ajo mund edhe të ketë efekt në përmirësimin e tyre.

E kjo e bënë krenarë pronarin e këtij mulliri.

Mulliri i Tabakhanes për t’i shpëtuar shkatërrimit në vitin 2014 u restaurua nën mbikëqyrjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

Në Prizren prezantohen pikturat e stilit australian

0

Për herë të parë në Kosovë, po prezantohen para publikut, pikturat e stilit Australian.

Kjo gjë po ndodhë në një ekspozitë të Valbona Karabaxhaku Dërbovskit , që u hap të shtunën në Shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Por kjo ekspozitë rëndësi ka edhe për personat e prekur nga Sindromi Down.

Vet autorja e ekspozitës premton se do të sjellë ende risi në artin e saj, njofton Klan Kosova.

Ekzpozita e titulluar “Simboli i pafundësisë” për vizitorët do të qëndrojë e hapur për dy ditë.