21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 6652

Goranët e Dragashit votojnë në zgjedhjet e Serbisë

0

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 24 prillit të Serbisë do të mbahen edhe në Gorë, në Kosovë.

Ashtu, siç theksohet në kumtesën e Këshilli komunal të SPS (Partisë Socialiste të Serbisë e udhëhequr nga Ivica Daçiq), nënshkruar nga kryetari Emin Zurapi, goranët sikur dhe në vitet e mëparshme , janë të disponuar të dalin në zgjedhje, përcjell shkrimin e Veçernje Novostit Koha.net.

“Goranët e përkrahin politikën aktualet Qeverisë. Presim që edhe në nivelin lokal të zgjidhet pushteti në proporcion me atë republikan. Me gjithë problemet me të cilët ballafaqohemi, ne jemi me Qeverinë e cila ka qenë gjithmonë me ne në momentet më të vështira”, theksohet më kumtesë.

Berisha: Ndër shtatë milionë shqiptarë nuk gjen mashtrues më të madh se Hashim Thaçi (Video)

0

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, e ka cilësuar presidentin në ardhje të Kosovës, Hashim Thaçi, si një njeri mashtrues.

Ai ka thënë se “ndër shtatë milionë shqiptarë, nuk gjen mashtrues më të madh se Hashim Thaçi. Është njeri që të rrenë ndër sy. Ai e ka keqpërdorur disa herë besimin tim. Përveç besimit tim që e ka keqpërdor, nuk ka mbetur njeri që ai nuk ia ka bërë njëjtë”.

“Në gjithë karrierën time, njeriu më i pafytyrë që kam takuar është Hashim Thaçi. Nuk mund ta merrni me mend sa i pafytyrë është. Ai ka dëshirë që rreth vetes të ketë njerëz që i përkulën. Më kujtohet Enver Hoxhaj, ia ka mbajtur pallton një kohë. Ai ka qef rreth vetit të ketë pakurrizor”, ka shtuar Berisha.

Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi që qoftë NISMA apo edhe subjekti i tij, Bashkimi Demokratik, t’i bashkohen PDK-së. /Telegrafi/

https://youtu.be/XNreFIGQSsU

Berisha: Qe pse Isa Mustafa është bërë si Putini (Video)

0

Deputeti i NISMËS-së për Kosovën, Zafir Berisha, ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa, së po pretendon të instaloj metoda komuniste edhe në institucionet e Kosovën ashtu siç ka bërë sipas Berishës edhe në LDK.

Berisha në InfoBox të RTV Dukagjinit ka treguar se pse sipas tij kryeministri i Kosovës po përdor metoda të presidentit të Rusisë, Valdimir Putin. /Telegrafi/

https://youtu.be/4pFOPVb6WRs

A janë romët “maxhup” , apo…?

0

Edis Galushi

Fjalët kanë fuqi të veçantë nëse i përdorim për grupime, e sidomos për grupimin apo kategorizimin e njerëzve në shtresa të ndryshme të shoqërisë. Aq i ngulitur është imazhi i “maxhupëve” në mendjën tonë sa që shpeshherë i anashkalojmë përvojat nga jeta e përditshme si një mirazh apo halucinacion kur bijnë në kundërshtim me fotografinë të cilën e kemi absorbuar dhe përvetësuar lidhur me atë se kush janë keta njerëz.

Deri më sot kam përcjellur shumë intervista, biseda, emisione për romet. Në shumicën e rasteve pyetja e parë me të cilën fillon biseda është: “Na tregoni kush janë romët”. Edhe pse me shekuj të tërë po jetojmë në këtë vend, pas gjithë kësaj kohe, ende po kemi nevojë të prezentohemi. Kjo e dëshmon më së miri se sa e gatshme ishte shoqëria Evropiane për t`i pranuar romët dhe për të bashkëjetuar me ta. Pasi vetëm jemi në fillim të këtij shkrimi, unë nuk do t`ju tregoj se kush janë romët, sepse besoj që deri më sot është dashur ta degjoni apo edhe mësoni këtë. Jo nga mësimi i edukatës qytetare, apo ndonjë vepër të madhe letrare, sepse imazhi të cilin e përmenda në fillim, nuk na jep hapsirë që romët të futen në shkrimet që paraqesin vlerë, por, edhe sikur të futeshin, jam i bindur që nuk do përshkruheshin si pasuri dhe kulturë shtesë e shoqërisë, por si diçka krejtsisht tjetër. Për atë, se kush janë romët është dashur ta mësoni nga përditshmëria, sepse romët janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, dhe fakti që edhe sot e kësaj dite po kemi nevojë të njoftohemi me njëri-tjetrin, tregon se sa hezituese ishte shoqeria jonë për bashkëpunim dhe bashkëjetesë më të mirëfilltë.

Por, përse përdoret terminologji e dyfishtë, ndonjëherë rom ndonjëhere maxhup? Shpjegimi i termeve rom dhe maxhup është çështje kyqe e një historie të gjatë të imazheve konfliktuese dhe përfaqësuese. “Rom” qëndron për perspektivën e brendshme. Sot përdorët në publik dhe përçon me atë që është e “mirëfilltë”, e “pranuar” apo “politikisht më e saktë”. Etiketimi apo klasifikimi “maxhup”, në të kundërtën, qëndron për perspektivën e jashtme. E përfaqëson një imazh që jo gjithmonë është koherent me të vërtetën, por i cili e ushqen imagjinatën e jo-romëve. Përndryshe, është mirë të ceket se ky term përulës është shpikur nga jo-romët, sepse romët, që nga fillimi i ekzistencës së tyre, (së paku një pjesë e madhe e tyre) e quanin veten si rom. Për atë, edhe në Kongresin e Parë të Romëvë të mbajtur në Londër në vitin 1971, ky term është pranuar si emërtim për popullin i cili kryesisht njihet me emrin “maxhup”.

Përgjatë historisë, shumica e shoqërive e kanë krijuar një imazh të romëve që bie ndesh me mënyrën se si romët e shohin vetveten. Vetëm se romet nuk kanë shtet të vetin, konsiderohen si të parrënjëzuar. Vetem se nuk punësohen nga të tjerët (nuk duhen mohuar rastet e rralla), konsiderohen si dembela. Vetem se ligji shpesh here është i ashpër ndaj tyre, jo që vetëm konsiderohen si të lirë por edhe si njerëz pa ligj/zakon.Në anën tjetër estetika e cila ndër vite është prezentuar në novela të ndryshme apo edhe në muzikë si p.sh veshja shumëngjyrëshe dhe zbukurimi me stoli të ndryshme çoftë ornamente, unaza, bylyzyk, vathë si dhe pasioni për muzikë, vallëzim dhe këngë, stili i jetës dhe mënyra e sigurimit të ekzistencës (e që sphesh përgjithësohet, ekzagjerohet dhe nuk paraqitet si duhet), kur gjithë këto imazhe të trilluara paraqesin të kundërtën e vlerave të shoqërisë shumicë, maxhupët në të njëjtën kohë konsiderohen si rrezik dhe trajtohen me dyshim.

Kur diskutohet për romët, ne çfaredo formati, gjithnjë flitet për atë se kush JANË romët, dhe asnjëherë nuk konsiderohet e kundërta, kush NUK JANË romët. Arsyeja përse po e them këtë është se, kurdo që dëgjohet ndonjë shembull i mirë i suksesit, dhe protagonisti te jetë rom, menjëherë thuhet “jo bre… nime a?…mos bë hajgare? Shoqëria jonë shumë vështirë i pranon shembujt e mirë, për atë edhe detyron që romët e përparuar të hezitojnë të flasin për përkatësinë e tyre. Ndërsa, a është kjo gjë e mirë që e bëjnë këta romë të “perparuar”, kjo le të mbetet temë për hera tjera. Ne (romët) akuzohemi që e izolojme vetveten dhe nuk i perfillim normat e shoqërisë, por, lirisht mund të them se kjo është pasojë e intensitetit të paragjykimeve dhe diskriminimit që na është bërë ndër shekuj. Ky është rezultat i vendimeve të përditshme, ku romet mbesin të ndarë e të veçuar nga shoqëria e gjërë kur diskutohet për vendime të rëndësishme.

Besoj se mjaft kam folur për romët në përgjithësi, dhe duke mos dashur të jem i tepërt, dua ta ceki edhe temën e fundit të cilën e shtjelluan romët e Prizrenit dhe kështu nga përshkrimi i përgjithshëm të kaloj tek ai më konkret. Para pak ditësh në qytetin e Prizrenit ështe mbajtur një tryez ku është diskutuar për gjuhën rome, dhe në këtë takim, romët e këtij qyteti kërkuan që gjuha e tyre të jetë në përdorim zyrtar duke u bazuar në Ligjin për Gjuhë, i cili garanton që nëse një gjuhë është folur tradicionalisht në një vend, atëherë e njëjta mund të jetë në përdorim zyrtar. Ajo çka me bëri përshtypje më së shumti është se njëri nga panelistët (Komisionari për Gjuhë) ka thënë se “nëse romët mund të dëshmojnë se gjuha e tyre është folur tradicionalisht në këtë vend, atëherë Kuvendi Komunal ka bazë me të cilën mund ta shqyrtoj këtë çështje”. Përsëri u kthyem në fillim. Përsëri, edhe pas shumë shekujsh bashkëjetesë, duhet ta dëshmojmë se jemi qytetar të këtij vendi, përsëri duhet të prezentohemi dhe të fillojmë ta njohim njëri tjetrin, sikurse në këtë qytet kurr nuk është dëgjuar të flitet romisht, ndërsa muhabeti “qhajorie shukarie” mjaftë shpesh përmendet, e sa për “ederllezi” besoj, nuk kam nevojë të them shumë.

Ajo çka dua të them me këtë shkrim është se mjaft romët janë konsideruar si “jashtëtokësor”. Mjaft është përulur kultura e tyre e begatshme. Mjaft është përqeshur gjuha e tyre e pasur. Romët nuk duhen trajtuar si diçka e veçantë, por si diçka e përbashkët. Romët duhen trajtuar si vlerë e jo si mallkim i shoqërisë. Romët i përkasin vendit ku jetojnë, nuk janë ardhacak. Romët kanë kontribuar dhe ende po kontribuojnë në zhvillimi e shoqërive të ndryshme, çoftë me fuqi, me mend, apo edhe me gjak. Kontributin e njëjtë po e japin edhe për ndërtimin e Kosovës, vetëm mbetet që ky kontribut të vërehet dhe të pranohet, dhe asesi të përulet. Vetëm kështu ndërtohet një shoqëri e shëndoshë.

(Master kandidat në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Shoqërore
Universiteti i Zagrebit)

Hetohet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren

0

Hapja dhe mbyllja  ‘maratonike’ e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, është bërë cak i hetimeve nga organet e drejtësisë në Prizren.
Policia në koordinim me Prokurorinë në Prizren, kanë filluar hetimet për të zbardhur shkeljet e mundshme ligjore, që mund të jenë bërë gjatë hapjes dhe mbylljes së shpeshtë të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it, brenda policisë, bëjnë të ditur se për këtë rast tashmë janë intervistuar edhe disa kandidatë të konkursit dhe zyrtarë të Komunës së Prizren.

“Ka disa ankesa të kandidatëve për shkelje ligjore të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave,prandaj edhe kemi filluar hetimet për të shikuar se a ka pasur apo jo shkelej ligjore”, tregon burimi brenda Policisë në Prizren.

Zyra e Personelit në Prizren, brenda një kohe të shkurtër ka hapur dhe mbyllur disa herë konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave. Kandidatët që kanë konkurruar në këto konkurse konsiderojnë se mbyllja e tyre ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Ata janë ankuar në organet e drejtësisë se nuk i din as arsyet pse është hapur e mbyllur kaq shpesh konkursi për këto poste të shkollave.

“Pasi t’i mbledhim të gjitha provat, lëndën do ta dërgojmë në Prokurori”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Zyra e Personelit në Prizren, muajin e kaluar ka zgjedhur disa zëvendësdrejtorë të shkollave, ndërkaq që drejtorët ende nuk janë zgjedhur.

Zëvendësdrejtorët e shkollave nuk kanë filluar punën, për shkak ankesave të kandidatëve të tjerë të konkursit. /PrizrenPress.com/

Konfiskohen 60 kilogram drogë, kontrollohen lokacionet në Prizren dhe Dragash

0

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik , e asistuar nga njësitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, pas një pune operativo-hetimore ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, ka njoftuar PK-ja përmes një komunikate.

Të arrestuarit dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge vepër penale e sanksionuar sipas neni 273, transmeton Koha.net.

Operacioni policor është realizuar me dje në Han të Elezit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

1. Sh. H. viti i lindjes 1967, mashkull nga Kosova.

2. S. H. viti i lindjes 1986, mashkull nga Kosova.

3. R. Sh. viti i lindjes 1989, mashkull nga Kosova.

Pk-ja ka thënë se personat e dyshuar kishin në posedim katër automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth kilogram substancë e dyshuar se është marihuanë.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

• Rreth (60) kilogram substancë narkotike e dyshuar se është marihuanë,

• Katër (4) automjete të dyshuara të përfshira në rast,

• Një (1) revole e tipit zastava (kal.9mm),

• Dhjetë (10) telefona celular,

• Një (1) aparat digjital,

• Para kesh (345) euro dhe,

• Dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit tre personave të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.

RDK, nderon të rënët e fshatit Zhur

0

Rinia Demokratike e Kosovës(RDK) në Prizren ka nderuar të rënët e 28 Marsit 1989 në fshatin Zhur.

Kryetari i RDK-së Shkodran Kryeziu tha që kjo datë paraqet një frymëzim për të gjithë brezat e rinjë.

“Para 27 vitesh këtu ranë Xhimshit, Gjylbear dhe Hajrim Badallaj, në mbrojtje të autonomisë së vendit dhe përdorimit të gjuhës shqipe”, tha Kryeziu.

“Me këtë rast RDK, e ndjen si obligim moral që të përkujtojë të tilla data, se falë tyre ne sot kemi një shtet të lirë, pavarur dhe demokratik, e njëkohësisht e përdorim lirshëm gjuhën më të bukër e më të shenjët shqipe”./PrizrenPress.com/

71-vjeçari var veten në litar

0

Refit Zeqo, 71 vjeçar është gjetur i varur në litar pranë banesës së tij në fshatin Biçakaj i Vjetër të Lushnjës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se viktima është gjetur nga familjarët e tij, por në atë kohë ishte vonë për ta shpëtuar.

Mësohet se vetëvarja ishte kryer kur viktima kishte qenë vetë në shtëpi dhe në kushte depresioni.

Me hetimet tashmë është duke u marrë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Lushnje.

Suharekë: Gjen mjet të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë

0

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Dobërdolan të Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një informatë nga një person i cili derisa po punonte në oborrin e shtëpisë ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

“Ankuesi ka raportuar se në oborrin e shtëpisë derisa ka qenë duke punuar ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton PrizrenPress.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar-predhë e mortajës 120 mm, prodhim jugosllav, në mënyrë të sigurt. /PrizrenPress.com/

Mariah Carey anulon koncertin në Bruksel

0

Ndonëse ishte paraparë që të performonte para adhuruesve të saj në Bruksel më 27 mars, këngëtarja e njohur e muzikës pop, Mariah Carey, anuloi koncertin e saj në kryeqytetin belg, si pasojë e sulmeve të fundit terroriste që ndodhën atje e që lanë dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur.

“I dua jashtëzakonisht fansat e mi në Bruksel, por në këtë moment jam këshilluar ta anuloj koncertin pikërisht për sigurinë e tyre, të grupit tim shoqërues, të stafit dhe të të gjithëve”, shkroi Carey në llogarinë e saj në Twitter.

Rikujtojmë se njëlloj si Carey vepruan edhe shumë artistë të famshëm pas sulmeve që ndodhën vitin e kaluar në Paris. Ata për disa javë me radhë për shkaqe sigurie anuluan të gjitha koncertet e tyre kudo në Evropë.