Turqi-Greqi-Itali-itinerari i ri i refugjatëve

Mediat gjermane raportojnë se kontrabandistët po përgatisin rrugë të reja për sjelljen e refugjatëve në Europë.

Sipas hulumtimeve të gazetës gjermane të së dielës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është në përgatitje e sipër një itinerar i ri në Mesdhe, ai përmes Italisë. Gazeta gjermane njofton se biznesi i kontrabandistëve në këtë itinerar pritet të fillojë në javën e parë të prillit dhe madje në mënyrë masive.

Si pikënisje për eksodin e ri me varka të vogla peshkatarësh dhe anije të vogla do të jenë qytetet bregdetare, Antalya dhe Mersin në Turqi, pranë kufirit sirian, por edhe kryeqyteti grek, Athinë. Refugjatët janë këshilluar të qëndrojnë të fshehur derisa anijet të arrijnë në ujërat ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e agjencisë gjermane dpa, bazuar në hulumtimet e FAZ me kontrabandistë, numrat e celularëve të të cilëve janë të publikuara edhe në Facebook.

Një udhëtim kushton për person 3000 deri në 5000 euro. Kontrabandistët duan të ofrojnë dy udhëtime në javë, njëri është shprehur se planifikon të ketë 200 persona në një anije. Udhëtimi me itinerarin e ri është shumë më i shtrenjtë, se ai nga Turqia në ishujt grekë. Por sipas marrëveshjes së BE-së me Turqinë kush mbërrin në ishujt grekë do të kthehet në Turqi.

Sipas FAZ janë shtuar prej disa javësh kërkesat për itinerare të rinj drejt Evropës. /DW/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit