Home Blog Page 6670

Në Vërmicë arrestohet një shtetase Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit

0

Policia e Kosovës bën të ditur se në Vërmicë, dje në orën 21, është arrestuar një femër – shtetase e Shqipërisë, pasi ajo kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit ajo është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Suharekë dy meshkuj rrahin një polic

0

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy meshkuj, pasi që kanë sulmuar një polic në Suharekë, raporton PrizrenPress.

Një nga të dyshuarit për sulm, dyshohet me të meta mentale i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Arrestohet personi që hapi 200 profile të rreme në Facebook

0

Policia e Podgoricës ka ngritur padi penale kundër J.D. (34) nga Podgorica, pas dyshimeve se në rrjetin social Facebook ka krijuar mbi 200 profile të rreme.

Ajo kishte vendosur fotografitë dhe emrin e viktimës M.L., thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi.

I dyshuari J.D, thuhet se me emrin e të dëmtuarës M.L. në profilet e rrjetit social, përmes telefonit celular dhe internetit në celular, kryesisht kishte drejtuar komente dhe epitete të ashpra dhe fyese.

“Kundër J.D. është ngritur padi penale pas dyshimeve se ka kryer vepër penale, mbledhje të paautorizuar dhe përhapje të të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e policisë, shkruan Klix.ba.

Ndërron jetë laureati i çmimit Nobel

0

Novelisti hungarez dhe i mbijetuari i Aushvicit, Imre Kertesz, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2002, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Agjencia shtetërore e lajmeve MTI e ka cituar botuesin e tij të ketë thënë se Imre Kertesz ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundjeje të gjatë.

Kertesz fitoi çmimin Nobel për portretizimet e kampeve naziste, të cilësura si “e vërteta përfundimtare” se sa poshtë mund të bien qeniet njerëzore. /REL/

“Zonjusha” jepet premierë edhe në Prizren

0

Pas premierës që pati në Prishtinë më 21 mars, filmi “Zonjusha” i regjisorit kosovar Genc Berisha do të shfaqet edhe në Prizren.

Bëhet e ditur se premiera e këtij filmi atje do të jepet më 31 mars, me fillim nga ora 22:00, në kinemanë DokuKino.

Filmi flet për tre gangsterë lokal, të cilët ngarkohen për një punë, të cilën asnjëherë nuk e kanë bërë por të joshur nga paraja, pranojnë të bëjnë.

Në këtë film me rolet e tyre paraqitën aktorë të mirënjohur për publikun kosovar, nisur nga Nëntor Fetiu, Igballe Qena, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Besnik Krapi, Dukagjin Podrimaj, Kumrije Hoxha, Fiona Glavica, etj.

Skenarin e këtij filmi e kanë bërë Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli, kurse filmi i takon zhanreve krim, dramë dhe komedi.

Hetimet në internet

0

Zyra Federale e Hetimeve ose FBI po i reziston thirrjeve që të tregojë se si mundi të identifikojë njerëzit që përdoren një faqe pornografike të miturish në internet, pavarësisht se ata kishin përdoru programin kodues Tor.

Ky program shërben për të fshehur identitetin e njerëzve që përdorin internetin dhe bën që ata të mos gjurmohen dot, por mesa duket, FBI ka mundur ta mposhtë atë.

FBI u urdhërua nga një gjykatës që po trajton çështjen e një prej të akuzuarve që të tregojë detajet e zbulimit të tij. Avokatët mbrojtës të të pandehurit thonë se kanë nevojë për këtë informacion që të shohin nëse FBI ka shkelur autoritetin e saj kur zbuloi përdoruesit e progranit Tor.

Por, sipas Departamentit të Drejtësië, detajet nuk kanë asnjë vlerë në këtë çështje gjyqësore. “Të dish se si dikush hapi bravën, nuk siguron asnjë informacion se çfarë bëri kur hyri në shtëpi”, deklaroi një prej agjentëve të FBI-së.

Në fillim të vitit 2015, FBI kreu një operacion gjatë të cilit zbuloi faqen e internetit Playpen që shfaqte pornografi me të mitur. Njerëzit që futeshin aty përdornin programin kodues Tor, por arriti t’i zbulojë dhe t’i nxejrrë para gjyqit.

Avokatët e të akuzuarve thanë se duan më shumë informacione nga FBI për të parë nëse kanë identifikuar njerëzit e duhur. Shkurtin e shkuar, gjykatësi i një prej çështjeve urdhëroi FBI-në të tregonte këto detaje, por Zyra Federale refuzoi, duke kundërshtuar urdhrin.

Analistë të ndryshëm në SHBA e kanë paralelizuar këtë çështje me urdhërin që gjykata i dha kompanisë Apple që t’i tregonte sekretet e saj FBI-së, ndërsa thonë se kjo e fundit nuk mund të përdorë dy standarde. /TCh/

ISIS në prag të përdorimit të armëve bërthamore

0

Hulumtuesi i Harvardit Mattthew Bunn ka zbuluar se grupet ekstremiste të tilla si ISIS janë duke evoluar dhe mund të armatosen me armë bërthamore në të ardhmen e afërt.

Raporti mbi Menaxhimin e Atomit nga studiues të universitetit amerikan ka folur në detaje për kërcënimin e tre tipave të terrorizmit bërthamor ose radiologjik, transmeton arbresh.info.

Kjo përfshin shpërthimin e një bombe bërthamore, sabotimin e një objekti bërthamor dhe përdorimin e një bombe të pistë për të përhapur materialin radioaktiv.

Por raporti thotë se ka më shumë mundësi të shpërthimit të një bombe nukleare pasi do të ishte “më katastrofike”.

Raporti vjen pasi Samiti i Sigurisë Bërthamore vendos të mbahet sot në Uashington.

17 vjetori i masakrës së Pastasellës

0

Sot, do të organizohet tubim përkujtimor, me rastin e shënimit të 17-vjerotit të masakrës së në fshatin Pastasellë të komunës së Rahovecit.

Tubimi përkujtimor do të mbahet me fillim në ora 12:00, tek varrezat e martirëve në fshatit Pastasellë.

106 martirët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë: Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës. /PrizrenPress.com/

Rahovec-martiret ne Pastasel1

Në Uashington sot nis Samiti për Siguri Bërthamore

0

Kërcënimi bërthamor që paraqet Korea e Veriut si dhe mundësitë që kanë ekstremistët e Shtetit Islamik për të pasur armë bërthamore, pritet të jenë temat kryesore të diskutimit në samitin për Siguri Bërthamore, që do të nisë sot në Uashington.

Ky është samiti i katërt i kësaj fushe, që kur presidenti amerikan, Barack Obama paraqiti mospërhapjen e armëve bërthamore si pjesë kyçe të agjendës së politikës së jashtme, në vitin 2009.

Më shumë se 50 liderë të shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të marrin pjesë në këtë samit.

Në këtë samit do të vërehet mungesa e Rusisë, pasi marrëdhëniet e saj me Perëndimin janë ftohur, kryesisht për shkak të çështjes së Ukrainës.

21 minuta nga Brian Eno

0

Brian Eno ka publikuar një këngë epike, 21-minutëshe, të quajtur “The Ship”, pjesë e albumit të tij më të ri – i cili pritet të dalë më 29 prill.

I frymëzuar nga Titanic, albumi mban po të njëjtin titull – “The Ship” dhe Eno këndon edhe vetë në të.

Duke shpjeguar këngën 21-minutëshe, Eno ka thënë se e kishte nisur atë si lloj të muzikës ambient, ku ai është pionier, por ndërkohë kishte zbuluar se mund edhe të këndonte në një C të ulët.

“Plakja, megjithatë, sjell edhe disa përfitime shtesë. Nga ky pikëvështrim, puna u shndërrua në një lloje kënge të pazakontë… diçka që unë s’e kam bërë më parë”, është shprehur ai.

“The Ship” do të jetë albumi i parë i Eno’s që nga “Lux” i vitit 2012. Në të, po ashtu, ndodhet edhe një përpunim i këngës “I’m Set Free” The Velvet Underground. /Politiko.net/