21.8 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025
Home Blog Page 6671

Kështu u ekzekutuan myslimanët në Srebrenicë (Video/Pamje të rënda)

0

Në një video e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale shihen disa pjesëtarë të njësisë “Scorpion”, duke ekzekutuar disa, kryesisht të rinj myslimanë në Srebrenicë.

Disa muaj para përfundimit të luftës së Bosnjës, forcat serbe të Bosnjës nën gjeneralin Ratko Mlladiq morën nën kontroll “strehimoren e sigurt” të Kombeve të Bashkuara në lindje të Srebrenicës, i ndanë burrat dhe djemtë prej grave, dhe i çuan ata në fushat e vrasjeve, ku ishin qëlluar prapa kokës me duart e lidhura pas shpinës.

Të shtunën u mbajt një ceremoni e madhe e përkujtimit në qendrën memoriale Potoçari në Srebrenicë në Bosnjë, ku radhët e gurëve të varreve dëshmuan për vrazhdësinë e luftës.

http://dai.ly/x2xqht8

Asgjesohen 3665 bimë kanabis në Vlorë dhe Shkodër, 4 në pranga

0

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë dhe Shkodër për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa janë asgjesuar 3665 bimë kanabis.

Në Vlorë u zbuluan 12 parcela me 2890 bime narkotike, ndërsa u kapën në flagrancë tre persona.

Konkretisht ne fshatin Verbas, jane zbuluar 11-Parcela me 1940-bime narkotike.
Bima narkotike u konstatua e mbjelle ne vendet e quajtura: “Ara Ledhe”, “Ledhet e Arifit”, “Ara e Sulos”, “Ledhet e Hoxhes”, “Korije Çobe” dhe lartesia e ketyre bimeve narkotike varion nga 20 cm deri ne 100 cm.

Blutë arrestuan në flagrancë kultivuesit e tyre Myslym Gllucaj, 38-vjeç, banues në fshatin Gjormé dhe Tomorr Malaj, 50-vjeç, banues në fshatin Verbas.

Perseri ne te njejtin fshat (Verbas-Vlore), Sherbimet e Policise se Vlores kane konstatuar 1-Parcele me 950 bime narkotike, te mbjella perreth banesesave te dy shtetasve, ku lartesia e ketyre bimeve narkotike arrin deri ne 75 cm, transmeton oranews.

Arrestohet ne flagrance kultivuesi i tyre, Servet Canaj, 71-vjeç, lindur ne Verbas dhe banues ne Vlore, ndërsa u shpall në kërkim, bashkepunetori i tij Maksim Canaj, 32-vjeç, lindur në fshatin Ramicë dhe banues ne Vlorë.

Policia ka bere te mundur asgjesimin e bimeve narkotike me djegie nderkohe po punon per kapjen dhe arrestimin e autorit te shpallur ne kerkim.

Asgjesohen 775 rrënjë kanabis në Shkodër, një i ndaluar

Operacioni policor antikanabis ka vijuar dhe në qarkun e Shkodrës, ku u asgjesuan
775 rrënje bimë narkotike, ndërsa u arrestua shtetasi Pal Therqaj, 49 vjeç, banues në Malesi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi në pronën e tij në shpat të malit në fshatin Kastrat, në komunën Kastrat në vëndin e quajtur « Gropat e Ndreut », janë gjetur dhe asgjesuar 32 bimë Canabis Sattiva me lartësi nga 36 cm deri ne 2.2 m.

Policia filloi procedim penal në gjëndje të lirë për kryeplakun e fshatit, L.S, 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasin Pal Therqaj, për veprën penale « Kultivim të bimëve narkotike »dhe ndaj shtetasit L.S., për veprën penale « Mos kallzim krimit ».

Ndërkaq në fshatin Mazrrek, në komunën Guri Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar
7 parcela me gjithsej 480 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Në fshatin Lisen, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, është gjetur dhe asgjesuar 1 parcelë me gjithsej 113 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në vëndin e quajtur « Buxith », të fshatit Korthpul, në Pukë, jane gjetur të kultivuara dhe asgjesuar 3 parcela me 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva me gjatesi 50 – 100 cm.

Në cilësinë e provës në vendin e ngjarjës është gjetur e sekuestruar 1(një) celular i markës Nokja, pa kartë SIM.

Policia po punon për identifikimin e kapjen e kultivuesve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Banorët e Lagjes së Trimave në pritje të dëmshpërblimit për shtëpitë e shkatërruara

0

Ndonëse ka miratuar vendimin për kompensimin e dëmit, Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka filluar të dëmshpërblejë banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë për shtëpitë e shkatërruara gjatë aksionit policor, dy muaj më parë.

Derisa pastrimi i lagjes nga rrënojat po shkon drejt fundit, disa nga banorët me ndihmën e kompanive private kanë filluar punimet për ndërtimin e shtëpive, me shpresën se së shpejti do të marrin nga shteti dëmshpërblimin që u takon.

“Kompanitë që shesin materialin për ndërtim na kanë dhënë një afat për të paguar materialin që e kemi marrë për të filluar punimet. Presim nga qeveria paratë për të vazhduar punimet. I bëj thirrje qeverisë të lëshojë paratë sa më shpejt ashtu, siç na ka premtuar sepse dimri shumë shpejt vjen”, thotë Xhevrie Shabani, banore e Lagjes së Trimave.

Ndërsa, Shaban Jashari nga po kjo lagje ka theksuar se nëse qeveria e kryen punën e saj dhe i lëshojnë mjetet në xhiro-llogaritë e tyre, atëherë ata nuk kanë çfarë presin.

“Ne presim që këtë dimër ta kalojmë në shtëpitë tona, pasi mendoj që deri në vjeshtë do të punojmë”, ka thënë ai.

Koordinatori i shtabit emergjent, Shaban Demiri, pret që kompensimi i dëmit të fillojë brenda javës së ardhshme. Nëse dëmshpërblimi nuk vonon, ai shpreson që deri në fund të vitit banorët do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Qeveria nuk ka lëshuar ende paratë, por kam informacione se paratë do të fillojë të lëshohen në fundin e javës së ardhshme, ditën e enjte ose të premten dhe besoj që brenda tre javëve do të kryhet pagesa”, deklaron Demiri.

Për disa nga banorët vlerësimi i dëmit nga shteti nuk është real. Ata ankohen se dëmi që kanë pësuar shtëpitë e tyre është shumë me i madh nga sa është vlerësuar.

Rikujtojmë se gjatë luftimeve më 9 dhe 10 maj mes forcave maqedonase të sigurisë dhe pjesëtarëve të një grupi të armatosur, në Lagjen e Trimave, u dëmtuan 69 shtëpi, 16 prej të cilave u shkatërruan në masë të madhe./Top Channel/

Kapen 6 kg marihuanë në Vërmicë

0

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë njoftuar se kanë kapur një sasi prej 6 kg substancë narkotike të llojit marihuanë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“Oficeret doganor mbrëmë në orët e vona kanë arritur të kapin afër 6 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Një shtetas i republikës se Shqipërisë është ndalur për kontroll rutinor gjatë hyrjes së tij për në Kosovë. Gjatë kontrollit nga ana e oficerëve doganor është gjetur substanca e fshehur nën ulësen e pasme të automjetit. Personi menjëherë është arrestuar si dhe rasti është përcjell tutje te Policia për përpilimin e kallëzimit penal”, thuhet në njoftim.

Dogana ka apeluar tek qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet e dyshimta. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja nuk respektoi për tre vite vendimin e Gjykatës Supreme (Dokument)

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka respektuar për tri vite rresht vendimin e Gjykatës Supreme, për shfuqizimin e vendimit të Planit Urban Rregullues për lokacionin “Qendra e Re 2”. Aktgjykimi është marr në muajin dhjetor të vitit 2012, pas ankesës që një qytetar, ka bërë kundër vendimit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, i cili në maj të vitit 2011, kishte miratuar Planin Rregullues Urban “Qendra e Re 2”.

Ndërkaq, pas tre vite, Kuvendi Komunal në Prizren, në seancën e fundit, ka marrë vendim për ndryshimin e Planit Rregullues uran “Qendra e Re”.

Drejtoria e për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në vitin 2011, kishte nxjerrë në Kuvendin Komunal shqyrtimin e propozimeve –vendimit për miratimin e Planit rregullus Urban për Lokacionin “Qendra e Re 2” të qytetit të Prizrenit.

Sadik Paçarizi, drejtor i UPH-së ishte arsyetuar se ky plan rregullues urban për lokacionin “Qendra e Re 2”, i ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për miratim.

‘Është një plan rregullativ i cili parasheh një qendër administrative mikse, inkorporimin e shkollave të cilat janë ndërtuar në atë pjesë dhe ndërtimin e një qendre moderne të një tregu modern dhe ndërtimet e larta në këtë pjesë të qytetit”,pat thënë Pacarizi. Plani ishte miratuar nga të gjithë kuvendarët e KK-së.
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkaq dy muaj pas miratimit kanë kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, për për lokacionin “Qendra e Re 2”.

11717370_10206614875667223_8117069684037506431_o

“Të anulohet (shfuqizohet) vendimi i Asamblesë Komunale të Komunës së Prizrenit të datës 20.5.2011, pika e pestë e rendit të ditës, shqyrtimin e propozim-vendimin për miratimin e Planit Rregullues Urban për lokacionin Qendra e re 2”, qytetit të Prizrenit”, thuhet në vendimin e tre inspektorëve të MMPH-së, kopjen e sëcilës e ka siguruar “PrizrenPress”.

Sipas MMPH-së, drejtori i Urbanizmit në Prizren, në arsyetimin e tij para kuvendarëve ka paraqitur komente dhe një përmbledhje për Planin Rregullues “Qendra e Re 2”, ku mes tjerash thekson se “ky plan i ka kaluar të gjitha procerduarat e nevojshme” dhe përshkruan përmbajtejn e Planit , duke theksuar se “në këtë Plan Rregullues ka hyrë edhe një treg modern”.

“Inspektorati i MMPH-së pas inspektimit të “Qendrës së Re 2” me datën 4.7.2011 në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, në prezencën e drejtorit dhe shefes së Urbanizmit vren se draft- plani i hartuar i Planit Rregullues Urban “Qendra e Re 2 nga Kompania “ RafiI” sh.pk. Rahovec me bashkëprojektues nga Kompania “CMA”-Prishtinë, në pjesën e vetë tekstual fare askund nuk përmendet, por as nuk është paraqitur pjesa e Tregut Modern. Kjo pjesë fare nuk ekzistion dhe as që është shtruar në diskutim publik”, thuhet në vendimin e inspektorëve të MMPH-së .

“Në pjesën ku sipas përshkrimit të drejtorit, paramendohet se do të jetë Tregu Modern , në pjesën grafike të Planit është prezantuar pjesa me banim 80 për qind, dhe afarizëm 20 për qind, ku edhe me këtë formë ka kaluar nëpër fazat e rregullta, deri në mbledhjen e asamblesë komunale ku është vënë për miratim”.
“Inspektorati i MMPH-së konstaton se Drejtoria e Urbanizmit gjegjësisht Asambleja Komunale e Komunës së Prizrenit ka bërë shkelje ligjore të Ligjit të Planifikimit Hapësinor dhe shkelje ligjore për ndryshimin e Ligjit për Planifikim hapësinor”.

Vendimi i tre inspektorëve, ndërkaq, është shfuqizuar nga institucioni i tyre. MMPH kërkon që të zbatohet vendimi i Kuvendit Komunal të Prizrenit për lokacionin “Qendra e Re 2””.

“Pas korigjimit të gabimeve teknike dhe saktësimit të tyre nga ana e organit komunal në nënin 2 të vendimit të shfuqizimit në vend të annës së majt të rrugëes Prizren-Zhur është ana e djtahtë e rrugës Prizren-Zhur.Prandaj, konformë nenit 96 të Ligjit për procedurën administrative janë eliminuar shkaqet, të cilat aktin juridik të shfuqizuar e kanë bërë relativist të pavlefshëm “, thuhet në vendimin e MMPH-së.
Kundër këtij vendimi kanë reaguar qytetarët e kësaj lagjeje. I revoltuar me këtë vendim të KK-së dhe të MMPH-së, ka ushtruar padi në organet e drejtësisë.

Gjykata Supreme anulohet vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për lokacionin “Qendra e Re 2” në Prizren.

“Kundër vendimit të KK-së paditësi ka ushtruar padi për shkak se nuk janë respektuar rregullat e procedurës dhe se për shkak të gjendjes faktike nuk është vërtetuar drejtë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

“Gjykata Supreme shqyrtoi vendimin e kundërshtuar ,shkresat e lëndës dhe vlerësoi se padia është e bazuar”.

“Njerrja e aktit administrativ është bërë në kundërshtim me proceduart e parashikuara me Ligjin për Planifikim Hapësinor, dhe ligjin për ndryshimin e ligjit, për planifikim hapësinor”.

“ Organi duhet të bëjë korrigjimin e pasaktësive”.

“Gjykata anulon aktin kundër të cilit ka filluar konflikti adminmistrativ. Gjendja të kthehet siç ishte para se të ishte nxjerrë akti anuluar, prandaj organi i paditur duhet të vendosë sërish duke i pasur parasysh vrejtjet e gjykatës se nuk bëhet fjalë për gabim teknik, vetëm për sa i përket anës së djathtë apo të majtë, por se akti është nxjerrë siç ka konstatuar paditësi, duke mos i respektuar rregullat e procedurës e parashikuar me ligj”./PrizrenPress.com/

Restorant Caffeteria “Hamburg” kërkon 4 kameriere

Restorant Caffeteria “Hamburg”, në hyrje të fshatit Bresanë, kërkon 4 kameriere femra, me orar 8 orësh në ndërrimin e paradites ose pasdites, varësisht nga marrëveshja!

Paga fillestare është 300 euro, si dhe ushqimi dhe mundësia për banim ose transporti në relacionin shtëpi – punë!

Për informacione, kontaktoni me menaxherin, përmes telefonit: 049 395 029

Ahmet Rrahmanaj: Nuk e kërcënova Telakun e Nismës në Malishevë

0

Asamblisti nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal të Malishevës Ahmet Rrahmanaj ka reaguar ndaj akuzës që Nisma ka bërë ndaj veprimit të tij i cili gjatë seancës së djeshme të KK-së kishte vendosur një lule në ulësen e asamblistit Veton Telaku i cili ka braktisur PDK-në dhe ka kaluar në Nisma, por që dje kishte munguar në mbledhjen e kuvendit.

Ja reagimi i plotë i Rrahmanajt:

Reagim

Nisma paska reaguar për një akte qesëndie që ka ndodhur dje ne mbledhjen e Kuvendit Komunal ne Malishevë. Dje ne mbledhje të Asamblesë, unë si asamblist i PDK-se kam bërë një veprim të tillë si bahen verime te tilla mes kolegeve. Pra kam vendos një lule në ulësen e asamblistit Veton Telakut. Ku as kund ne Boten e qytetëruar lulet nuk paraqesin kërcim vetëm për ata qe kanë mendje te kufizuar.

Por, ata te cilët kanë bërë kërcime dhe presione kishin interpretuar si kërcenim dhe presion edhe këtë veprim simbolik dhe qesharak. Pra është për te ardhen keq se me çfarë gjera mundohen me bërë politikë, ku ne si PDK dhe unë personalisht nuk kam bere kurrë politikë edhe me gjera shumë serioze politike qe për Nismën do te ishte Çeronobil .

Këto reagime të Nismës janë klithma kukuvajkave se për çfarë gjera reagon kjo parti artificiale të cilës me shumë nder do ti kish bërë me reaguar për keq qeverisjen se për dhurim të luleve në mes të kolegëve. Kolegut tonë i kemi dhurua lule kurse juve Nismës se Malishevës shumë shpejt do ju sjellim ne derë të zyrës një peshqir të bardhë. Po e quaj Nisma e Malishevës sepse Nismë të Kosovës nuk ka.

Nga: Asamblisti Ahmet Rrahmanaj

Kerry: Rusia po mundohet të ndezë zjarr të ri

0

Gjenerali Dunford dhe Sekretari i Shteti Kerry, ripërsëritën rrezikun që vjen nga Rusia jo vetëm për SHBA, por edhe për Ballkanin. Kerry rikonfirmoi se vija e zjarrit janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.

Java që lamë pas shënoi një rënie të re në marrëdhëniet Amerikano-Ruse që sipas shumë analistëve aq shumë janë ftohur sa tashmë janë kthyer në periudhën e ‘luftës së ftohtë.’ Ftohjes së mëtejme i kontribuan vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit në rezolutën për Srebrenicën që e cilësonte si gjenocid vrasjen e 8 mijë myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe dhe deklarata e të nominuarit për shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjeneralit Joseph Dunford i cili tërhoqi vërejtjen për kërcënimin më të madh që i vie vendit nga Rusia.

Gjenerali Dunford tha se ‘sjellja agresive e Rusisë dhe arsenali i saj bërthamor e bëjnë atë si vendin me kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Gjenerali Amerikan i bëri këto deklarata të enjten në një seancë konfirmuese të Senatit rreth emërimit të tij në postin e shefit të shtatadhorisë së ushtrisë.

Pothuajse gjatë gjithë seancës kurdo që shtroheshin pyetje nga senatorët rreth kërcënimeve për SHBA-të, Gjenerali Dunford përsëriste rrezikun që vie nga Rusia, duke e karakterizuar si një nga vendet e pakta në botë, apo ndoshta i vetmi që konsiderohet si një kërcënim për SHBA-të.

Për rrezikun që paraqet Rusia jo vetëm për SHBA-të, por edhe për Ballkanin, në shkurt foli edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry poashtu gjatë një seance në Senat kur tha se Rusia po mundohet të ndez një zjarr të ri duke i kthyer disa vende në anën e saj dhe këtë e cilësoi si një veprim të rrezikshëm. I pyetur të ishte më specifik për vendet në vijën e zjarrit, Sekretari Kerry tha se ato ishin Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia./RTK/

Arrestohen pesë persona të dyshuar për terrorizëm

0

Sot, rreth orës 01:40, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në afërsi të liqenit të Badovcit, njësitet relevante policore fillimisht kanë ndaluar dhe njëherit arrestuar tre persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale, që sipas kodit penal të Kosovës ndërlidhen me terrorizëm.

“Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra e tipit Golf (II) ndërsa tjetra e tipit Passat, që të dyja me ngjyrë të kuqe, të cilat më pastaj janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Për të kryer hetime intensive lidhur me rastin, me kohë janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe njësitet kundër terrorizmit të cilët si rezultat i punës së pandërprerë kanë arritur që të arrestojnë edhe dy (2) persona tjerë të dyshuar, të cilët kanë qenë të ndërlidhur me tre (3) personat e parë të arrestuar”.

“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente dhe pesë (5) personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore”.

“Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye nuk mund të japim më shumë informacione”. /PrizrenPress.com/

Aksidentohet me makinë Angelina Jolie

0

Angelina Jolie mësohet se është aksidentuar ditën e djeshme me makinë në Los Angelos. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa u lënduar nga ky aksident.

39–vjeçarja ishte duke u kthyer nga shesh i xhirimit të filmit “Pretty Bad” për në shtëpinë e saj kur është prfshirë në aksident.

Ajo ka shkruar më vonë në rrjetet sociale se gjithçka ndodhi kaq shpejt, por fatmirëisht jam mire, madje as makina nuk është dëmtuar.

Dy muaj më parë edhe David Beckham u përplas me makinë teksa merrte të birin nga stërvitja për në shtpi.