11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 668

26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit, Haradinaj: Një nga momentet më të përgjakshme

0

Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj në 26 vjetorin e masakrës së Rogovës së Hasit është shprehur se27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 shënojnë një nga momentet më të përgjakshme, por siç tha ai njëkohësisht edhe më heroike të luftës sonë çlirimtare.

Haradinaj shkroi se në Rogovë të Hasit, tridhjetë luftëtarë trima të UÇK-së dhe banorë të Rogovës dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 shënojnë një nga momentet më të përgjakshme, por njëkohësisht edhe më heroike të luftës sonë çlirimtare. Në Rogovë të Hasit, tridhjetë luftëtarë trima të UÇK-së dhe banorë të Rogovës dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

“Në rrugëtimin e tyre për të siguruar armatim për UÇK-në, u përjetësuan bashkëluftëtarë që i kisha përkrah në shumë beteja: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli”.

“Në përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e plagosur, u flijuan edhe rogovasit fisnikë: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala. Sakrifica e tyre sublime u bë frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Marketing

 

Zhdukja e veteranit të UÇK-së, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

0

Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit është zhdukur që nga 23 janari i këtij viti.

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Has, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që kushdo që e sheh këtë person t’i lajmërojë.

“Është zhdukur nga ora 18:55, sipas burimeve të vërtetuara ka qëndruar në një lokal në fshatin Planej pastaj ka lëvizur për në shtëpi. Dhe është zhdukur nga ky moment”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së në Has.

Nëse keni ndonjë informacion për personin në fjalë, kontaktojeni policinë, por edhe këtë numër kontakti të familjarëve: 049-669-675./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Samuel Nikaj emërohet kryetrajner i Prizrenit

0

Trajneri i njohur, i cili më parë ka drejtuar Vushtrrinë e Lirinë e Prizrenit, Samuel Nikaj është emëruar dje edhe zyrtarisht si kryetrajner i ri i FC Prizrenit.

Skuadra në fjalë garon në Ligë të Dytë të Kosovës dhe po kërkon ngritje në Ligë të Parë të Kosovës, për të qenë pjesë e saj nga stinori i ardhshëm 2025/26. Në Shqipëri, shkodrani Nikaj ka punuar me Kastriotin, Pogradecin, etj.

“FC Prizreni ka kënaqësinë të njoftojë ndryshimet dhe përforcimet e rëndësishme në stafin teknik dhe menaxhues të klubit, duke synuar ngritjen në Ligën e Parë dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt suksesit. Samuel Nikaj, trajneri i mirënjohur shqiptar, i bashkohet FC Prizrenit si trajner kryesor.
Me përvojën e tij të pasur në ngritjen e ekipeve në rangje më të larta, ai ka qenë pjesë e sukseseve të Flamurtarit të Prishtinës, Vushtrrisë, Kastriotit të Krujës, Pogradecit, dhe shumë klubeve të tjera, duke dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në drejtimin e ekipeve dhe zhvillimin e talenteve,” ka bërë të ditur ndër të tjera ekipi në fjalë.

Trajneri i deritashëm i skuadrës, Bekim Bakaj ka dalë në pozitë të drejtorit sportiv, kurse ndihmës të Nikajt në ekip do të jenë Ylli Bakaj dhe Xhevat Avdyli.

FC Prizreni ka kryer vjeshtën në pozitë të tretë të Ligës së Dytë. Aty, vetëm dy skuadrat e para sigurojnë “vizë” për Ligë të Parë. Aktualisht, pozita e parë është e “okupuar” nga Tefik Çanga që ka 39 pikë nga 16 ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është Dardania me 37 pikë. Prizrenasit kanë 36 pikë.

 

 

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

0

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër duhet të fitoj ndaj Stuttgartit për të avancuar nga faza e ligës.

City ka 8 pikë dhe është i 25-ti në tabelë, ndërsa Parisi me 10 pikë renditet i 22-ti.

Faza e ligës mbyllet sonte me 18-të ndeshjet e xhiros së tetë, që startojnë në orën 21:00, ku do të mësohet se cilat skuadra avancojnë tutje dhe cilat eliminohen nga Championsi.

Në fazën e ligës garojnë 36 skuadra, ku tetë të parat avancojnë direkt në 1/8 e finales kurse ekipet prej pozitës së nëntë deri në pozitën e 24-të-të, kualifikohen në fazën e plejofit dhe e kërkojnë një vend në 1/8 e finales.

Real Madridi e ka të sigurt vendin në plejof por ka gjasa për kualifikim direkt, situatë në të cilën janë edhe Bayerni, Juventusi e Borussia Dortmundi, skuadra këto që gjithashtu i kanë nga 12 pikë të mbledhura.

Reali luan në udhëtim te Bresti, Juventusi e pret Benfican, ndërsa në shtëpi luajnë edhe Bayerni e Dortmundi që përballen me Sllovanin, përkatësisht Shakhtarin.

Duelet tjera të mbrëmjes, janë: Aston Villa – Celtic, Barcelona – Atalanta, Bayer Leverkusen – Sparta, Dinamo Zagreb – Milan, Girona – Arsenal, Inter – Monaco, Lille – Feyenoord, PSV – Liverpool, Salzburg – Atletico Madrid, Sporting – Bologna, Sturm Graz – Leipzig dhe Young Boys – Cërvena Zvezda.

Marketing

 

Sonte El Clasico e basketbollit kosovar, vendoset finalisti i parë i Kupës

0

Sonte vendoset finalisti i parë i Kupës së Kosovës.

Trepça dhe Prishtina takohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në ndeshjen e kthimit  për të kërkuar finalen e madhe.

Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3. Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme.

Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.

Kjo sfidë luhet nga ora 18:30.

Marketing

 

Plagosen dy persona në Prizren

0

Dy persona janë plagosur në Prizren, ku policia ka njoftuar se disa persona janë takuar në parkingun e një pike shitje të  derivateve dhe pas takimit  kanë filluar të fjalosen.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy nga të dyshuarit janë në trajtim  mjekësor, derisa gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit e tjerë janë në kërkim.

“Pas shkrepjes së armës  persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.  Me kohë janë njoftuar Sektori i Hetimeve të stacionit dhe  hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve  të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh  provat dhe dëshmitë”.

“Dy nga të dyshuarit gjenden në trajtim  mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, thuhet në njoftim.

Policia gjatë  natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, ku tri armë zjarri dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

“Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Marketing

 

Aliu dhe Nikoloski inspektojnë punimet në rrugën Prizren – Tetovë

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, kanë inspektuar punimet në rrugën Prizren-Tetovë.

Punimet deri më tani janë realizuar në Lot 3, teksa me ndërtimin e saj do të bëhet shkurtimi kohor nga 3 orë në 30 minuta.

Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Ndërkaq vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km.

Marketing

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren, MKRS thotë se po shpëtohet nga rrënimi

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë të ditur se po vijojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren.

Sipas njoftimit, si rrjedhojë e këtyre intervenimeve ky aset do të ruhet për brezat e ardhshëm.

“Edhe një shtëpi, aset i trashëgimisë kulturore, po shpëtohet nga rrënimi. Po punohet me intensitet në restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli, që gjendet në lagjen e Sarajit në Prizren. Shtëpisë që i takon shek. XIX-të, do t’i kthehen vlerat që kishte, dhe do të ruhet për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Bazuar në të dhënat e autoriteteve të trashëgimisë kulturore, shtëpia e familjes Bërlajolli gjendet në pjesën perëndimore të qytetit, në lagjen Saraji. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës.

Ky aset sipas raportit “Gjendja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë – 2021” të publikuar nga CHwB Kosova ka qenë pjesë e listës së trashëgimisë në rrezik, ku gjendja fizike është vlerësuar si e keqe, raporton Telegrafi.

Vite më parë edhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren pat intervenuar në këtë aset të trashëgimisë kulturore.

Marketing

Partizani fiton në Prizren

0

Partizani fitoi në Prizren ndaj Junior 06 Moni Bau me shifrat 70:83 (21:23, 8:15, 22:30, 19:15), në javën e gjashtë të Liga Unike Femrat.

Derisa çereku i parë ishte i baraspeshuar, 21:23, dallimi vendimtar u bë në periudhën e dytë, ku mysafiret ishin më të mira 8:15 dhe me ritëm të lartë vazhduan edhe në periodën e tretë, 22:30, që ishte e mjaftueshme për të triumfuar, pasi arritën të ruajnë epërsinë në dhjetë minutat e fundit.

Abigal Ogie ishte më e mira te vendaset me 18 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafiret më e mira ishte Sarah Mgbeike me 15 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Junior 06 Moni Bau ka një fitore e pesë humbje, ndërsa Partizani ka katër fitore e dy humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Profesori i UP-së zbulon një insekt, e emërton Tinodes lumbardhi

0

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, Halil Ibrahimi, me ekipin e tij, zbuloi një insekt të ri në zonat e thella malore të Lumbardhit të Deçanit, brenda Parkut Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna”.

Ibrahimi, krijesën e vogël fluturuese e quajti Tinodes lumbardhi, duke përjetësuar edhe emrin e lumit dhe vendit ku e gjeti këtë insekt.

Insekti ujor, krahët e të cilit janë më të shkurtër se 5 milimetra, sipas profesorit Ibrahimi, u zbulua në një ambient të izoluar e të freskët, me bimësi të dendur dhe hije të përhershme.

”Gjetja e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë për cenueshmërinë e këtyre vlerave që janë themelore për qëndrueshmërinë e lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi. Ky zbulim gjithashtu e vendos Universitetin e Prishtinës në listën e institucioneve serioze kërkimore në lëmin e taksonomisë dhe ekologjisë” – deklaroi profesori Halil Ibrahimi.

Zbuluesi i kësaj krijese të brishtë, bëri thirrje që të ruhet mjedisi natyral i qenieve të tilla, në mënyrë që ato të mbijetojnë. Zona e Lumbardhit të Deçanit, sipas aktivistëve të mbrojtjes së ambientit, po dëmtohet nga ndotja dhe hidrocentralet që kanë pakësuar ujin e lumit duke e cenuar cilësinë e këtyre mjediseve.

Profesori Halil Ibrahimi gjatë viteve të fundit ka zbuluar edhe disa insekte tjera nga grupi i insekteve të ujërave nga Sharri, Kopaoniku, etj. Emrat e tyre Potamophylax humoinsapiens, Potamophylax coronavirus dhe Potamophylax kosovaensis lidhen me Kosovën, por edhe pandeminë e rëndë që e kaluam.

Ibrahimit në këtë zbulim dhe punën e tij i ndihmuan edhe anëtarët e tjerë të ekipit hulumtues, profesorët Linda Grapci-Kotori dhe Donard Geci nga Universiteti i Prishtinës dhe Astrit Bilalli e Milaim Musliu nga Universiteti i Pejës.

Zbulimet e profesorit Ibrahimi janë publikuar në revistën „Biodervisity Data Journal” dhe për këtë zbulim raportoi madje edhe „discoverwildlife”, BBC.