11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 667

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Prizreni tregoi se është gati për një të ardhme më të mirë

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm në Prizren.

“Prizreni sonte kaloi testin dhe tregoi fuqinë dhe vendosmërinë e tij si kurrë më parë! Ky qytet, me histori, kulturë dhe traditë të pasur, dha mesazhin e qartë – ndryshimi ka ndodhur dhe nuk ka kthim pas!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Energjia e jashtëzakonshme, pjesëmarrja e madhe dhe mbështetja e qytetarëve treguan se Prizreni është gati për një të ardhme më të mirë. Bashkë po shkruajmë një kapitull të ri, me vizion, përkushtim dhe besim të palëkundur në fitoren që na pret!” shtoi Ukaj.

Ai ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për mbështetje dhe për mbrëmjen e paharrueshme.

“Faleminderit, Prizren, për këtë natë të jashtëzakonshme! Së bashku, drejt fitores së madhe!”

124 LDK
97 Xhavit Ukaj
#LDK124 #Xhaviti97 #BashkëPërNdryshim #Lumir2025

 

Marketing

Moti sot i vranët, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot i vranët, por me intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat parashihen të lëvizin nga 2 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.

“Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

 

35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren-Tetovë

0

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski. Po punohet në të gjithë trasenë e rrugës, ndërsa po presim përfundimin e projektit final të tunelit për ta nisur punën edhe në finalizimin e rrugës Prizren Tetovë, thanë Aliu e Nikoloski gjatë vizitës së punimeve në këtë segment rrugor.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe homologu i tij maqedonas Aleksandër Nikoloski, inspektuan punimet në rrugën Prizren Tetovë, në lotin 3 përgjatë trasesë së hapur.

Ministri Aliu tha se ky projekt do t`u shërbejë të gjithë qytetarëve, në trekëndëshin Kosovë- Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

“Ky projekt e ka koston 35 milionë euro në 22 kilometra, të cilat do të krijojnë lidhje direkte të autostradës me tunelin, po ashtu përmes rrugëve ekzistuese, nga fshati Manastiricë, do të kemi lidhje edhe me rrugën që lidh Prevallën. Përveç qytetarëve lokal, gjithashtu edhe qytetarët nga republika e Shqipërisë do të kenë mundësi që përveç të vizitojnë Parkun Nacional Sharr si nga ana e republikës së Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut”, tha Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës

“Jemi duke e dizajnuar projektin dhe dizajni do të na jep përgjigjen e saktë se sa do të jetë kostoja e projektit. Është e vërtetë që ne kemi marrëdhënia shumë të mira me qeverisjen aktuale dhe shpresoj që këto raporte të vazhdojnë edhe me qeverinë e ardhshme”, tha Aleksandar Nikoloski, ministri i infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut

Sipas zëvendësministrit Hysen Durmishi, 5 kilometërshi i fundit do të presë projektin final të tunelit për t`u përfunduar.

Rruga Prizren -Tetovë nisi në gushtin e viti 2024 dhe është duke u punuar në trase, në tri lote.

Trepça siguron finalen e Kupës, në ndeshjen e tensionuar

0

Në një ndeshje të tensionuar, me ndërprerje, hedhje të gjësendeve nga shikuesit e përplasje ndërmjet lojtarëve, Trepça ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit, para publikut vendës shënuan fitore në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 84:66 duke përmbys bindshëm rezultatin e ndeshjes së parë që e kishin fituar bardhekaltrit me dy pikë avantazh.

Pjesa e parë foli për një nuancë në favor të Trepçës që e mbylli në epërsi prej 7 pikëve, 43:37.

Por vendimtare ishte periudha e tretë kur vendësit patën një seri fantastike, për të kaluar në plus 17 pikë epërsi, 69:52.

Mikaile Tmushiq ishte inspirues në këtë fitore të madhe të Trepçës, me 23 pikë, prej tyre pesë treshe.

Trepça në finale e pret fituesin nga dueli Bashkimi – Vëllaznimi, që luhet të enjten në Prizren.

 

Abdixhiku nga Prizreni: Fitore dhe asgjë më pak

0
Lidhja Demokratike e Kosovës sot e ka mbajtur tubimin zgjedhor në Prizren.

 

Atje, kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, theksoi unitetin e së djathtës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Historia duhet të flas edhe më 9 shkurt. Kur të na shikojnë pas, për të parë se si në momentet më të rëndësishme të vendit, në udhëkryqin më të madh historik të shtetbërjes, e djathta u bë bashkë, për të dhënë të pamundurën, për të bërë të pamundur, për të bërë vet ndryshimin!”, tha Abdixhiku në fjalimin e tij.

Abdixhiku qytetin e Prizrenit e quajti “simbol të fitores së LDK-së”.

Kreu i LDK-së qartazi tregoi qëllimin e këtij subjekti në këto zgjedhje.

“E djathta u bë bashkë në Prizren! Dhe nga Prizreni i dha LDK-së ndenjën e fitores! Fitore pra, dhe asgjë më pak!” u shpreh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,

Marketing

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus”, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të të ndjerit

0

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Haxhi Selmanaj ka deklaruar se tani të ndjerin Z.K. e kishte goditur me thikën e vëllait të tij.

I pandehuri deklaroi se në ditën kritike ka komunikuar me vëllain e të ndjerit Z.K. dhe se i njëjti i ka kërkuar që të takohen me pretendimin se i ka borxh atij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pyetur nga mbrojtësi i tij, avokati Esat Gutaj në lidhje me kronologjinë e rastit, ai deklaroi se pasi që ishin takuar me të ndjerin E.K, i njëjti kishte filluar ta ofendonte dhe ta godiste.

“Ai filloi e më ofendoi me të sharë ‘ta q…robtë’. E pyeta pse më ke thirr, mirëpo ai u përgjigj “ti m’ke borxh’, menjëherë në atë moment ai ma mëshoi me shuplakë në fytyrë”, tha Selmanaj.

Tutje, ai shtoi se pasi që ishte larguar kishte vërejtur se tani i ndjeri ishte duke e ndjekur nga mbrapa me një dru në dorë, kurse Z.K ishte pas tij duke e gjuajtur me gurë.

Selmanaj ka deklaruar se pasi që tani i ndjeri e kishte goditur në kokë, ai kishte ra  në tokë duke e mbajtur në dorë thikën e vëllait të tij Z., përderisa i njëjti vazhdonte ta godiste.

Ai thotë se nga frika, kishte goditur tani të ndjerin me thikë dhe më pas ishte larguar, duke shtuar se qëllimi nuk ishte që ta godiste, por vetëm ta largonte nga vetja.

Nga pyetjet e avokatit Gutaj, se si njiheshin me tani të ndjerin, ai tha se me të dhe vëllain e tij kishin qenë miq të ngushtë dhe se takoheshin çdo ditë.

“Selmanaj shtoi se në ditën kritike nuk kishte pasur thikë me vete dhe se arsyeja pse i janë gjetur dy thika është se, në shtëpi, pasi që ka ndodhur rasti, kishte marrë edhe një thikë pasi që ishte i frikësuar. Në fund, i akuzuari ka shprehur keqardhje për rastin që kishte ndodhur.

Ndërsa, i pyetur nga ana e prokurorit Genc Nixha se pranë cilës deklaratë qëndron, Selmanaj u përgjigj duke theksuar se qëndron pranë deklaratës së dhënë në seancën e sotme.

Ndërsa, në pyetjen e avokatit të palës së dëmtuar, Ferit Kryeziu, Muhamet Shalaj, se në ditën kritike, gjatë kohës së sulmit me të ndjerin, a  e kishte sulmuar edhe dikush tjetër, Selmanaj ka deklaruar se askush nuk e kishte goditur.

“Jo, nuk më ka goditur askush”, tha ai.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 15 korrik 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ka privuar nga jeta tani të ndjerin E.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Z.K, vëllai i të ndjerit.

Në aktakuzë thuhet se tani i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, ku kishte dalë dhe ishte nisur në drejtim të të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerrë thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës E.K.

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”.

Ndërsa, sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror, mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /BetimipërDrejtësi

Artan Iljazi bashkohet me Ballkanin

0

FC Ballkani ka bërë edhe një përforcim të rëndësishëm në skuadër! Klubi nga Suhareka ka njoftuar zyrtarisht transferimin e portierit Artan Iljazi.

“Tifozë të dashur, me kënaqësi ju njoftojmë me transferin e ri në skuadër. Portieri Artan Iljazi nga sot është pjesë e FC Ballkanit! Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija. Klubi i uron mirëseardhje Artanit, duke i dëshiruar suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Emërime të reja në shëndetësinë primare në Dragash, kryetari Xheladini vendos për dy pozita drejtuese

0

Komuna e Dragashit ka njoftuar se kryetari Bexhet Xheladini ka emëruar dy zyrtarë në poste drejtuese në kuadër të institucioneve të shërbimit parësor shëndetësor.

Sipas njoftimit vendimmarrja e kryetarit Xheladini ka ardhur pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga ana e nivelit qendror.

“Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar Dr. Behije Esati si U.D. të zëvendësdrejtoreshës së QKMF-së në Dragash. Ky emërim vjen pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili u miratua në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty përkujtohet se në atë seancë është zhvilluar një debat me tensione, me ç’rast një anëtar i Kuvendit nga radhët e komunitetit joshumicë kërkonte që gjatë votimit të Statutit të mos pranohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kryetari Xheladini në atë mbledhje kishte deklaruar se me një vendim të veçantë do ta caktojë zëvendësdrejtor të QKMF-së një pjesëtar nga komuniteti joshumicë. Ky premtim u realizua, duke emëruar Dr. Behije Esati, mjeke stomatologe nga komuniteti joshumicë, si U.D. të zëvendëdrejtoreshës së QKMF-në Dragash, të cilën pozitë do ta ushtrojë deri në përfundim të procedurave ligjore të rekrutimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq përmes një njoftimi tjetër është theksuar se pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga Ministria e Shëndetësisë, kryetari Xheladini, ka emëruar Dr. Mestan Sadikin U.D. të Shërbimit Urgjent të QKMF-së në Dragash.

Sadiki këtë detyrë do ta kryejë deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit.

“Kryetari Xheladini i ka uruar Dr. Mestan Sadikit suksese në pozitën e re, duke kërkuar një angazhim maksimal  në shërbim të pacientëve”, përfundon njoftimi.

Marketing

Klajdi hap zemrën me Rozanën: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën

0

Ditën e sotme Klajdi Musabelliu ka vendosur që të hapet me Rozana Radin, edhe pse me të ka patur debate mjaft të forta me të.

Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.

Marketing

16 lagje të Prizrenit nesër nuk do të kenë ujë

0

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në gypin furnizues kryesor FI 600mm, nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit.

Koha e ndërprerjes: 09:00 – 20:00

Zonat e prekura:

  • Lagja Ralin
  • Lagja Lakuriq
  • Rr. Nëna Terezë
  • Rr. Edit Durham
  • Rr. Fahredin Hoti
  • Lagjia Ortakoll
  • Lagjia Arbana
  • Lagjia Jeta e Re
  • Lagjia Bajram Curri
  • Rr. Ekrem Rexha (Tirana)
  • Burgu i Qarkut
  • QKMF – Prizren
  • Lagjia Jeni Mahalla
  • Rr. Enver Hadri
  • Rr. Flamurit
  • Rr. Fehmi Lladrovci