Home Blog Page 6688

Arrestohet Visar Ymeri

0

Në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Arrestimi i Ymerit ka lidhje me rastin e deputetit Bekim Haxhiu, Kamishit.

Sipas policisë së Kosovës Ymeri është shoqëruar në Gjykatë. “Policia e ka shoqëruar atë deri në gjykatë, pasi ka pasë urdhëresë të tillë”ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.

Për informata më të hollësishme na ndiqni edhe më tutje.

SHBA, paralajmërim kundër pushimeve në Turqi

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetatrët e tyre për kërcënime të mundshme në zonat turistike në Turqi, veçanërisht në Stamboll dhe Antalya.

Muajt e fundit Shteti Islamik dhe militantët kurdë kanë kryer një seri sulmesh në Turqi.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër ISIS-it, ndërsa aeroplanët e koalicionit ajror janë të vendosur në Irak dhe Siri.

Turqia po kryen një fushatë kundër militantëve kurdë, ndërsa armëpushimi mes qeverisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit u ndërprenë vitin e kaluar.

Burgim i përjetshëm shqiptarit që vrau për 30 mijë euro

0

Një prokuror në Zyrih ka kërkuar burgim të përjetshëm për një shqiptar, i cili kishte vrarë një bashkëkombës për shkak të një borxhi.

Në një ditë dimri të vitit 2009 në rrethinën e Zyrihyt kishte ndodhur një krim i rëndë. Dy burra dhe një grua po ecnin me veturë, kur njëri nga burrat nxori revolen dhe vrau bashkëudhëtarin me plumb në kokë. Gruaja në veturë ishte e dashura e dorasit, e cila nuk kishte ditur asgjë për planet e partnerit të saj. Pas kryerjes së krimit dorasi e hodhi kufomën në një mal. Shkak i këtij krimi të kryer nga një shqiptar kundër një shqiptari tjetër ishte një borxh prej 30 mijë euro.

Dorasi kishte ardhur nga Milano në rrethinën e Zyrihut për të “rregulluar punën e borxhit”. Pas ekzekutimit ai u kthye në Itali me të dashurën e tij të tronditur. Siç njofton gazeta “Tages Anzeiger” dorasi u arrestua nga policia italiane dhe më 2010 u ekstradua në Zvicër. Që nga atëherë ai gjendet në paraburgim.

Gjatë procedurës hetimore ai kishte heshtur; edhe përpjekja e psikiatrit gjyqësor për të folur me të kishte dështuar. Në një ekspertizë të shkruar nga psikiatri thuhet se ekziston rreziku që dorasi të vazhdojë karrierën e tij kriminale.

Pjesa e parë e procesit gjyqësor është zhvilluar në dhjetor 2003, njofton dialogplus, kur ishte shqyrtuar çështja nëse i akuzuari është fajtor apo jo. Gjykata e kishte pohuar këtë. Pastaj i akuzuari ishte treguar befas i gatshëm të flasë me psikiatrin gjyqësor. Kështu ishte zgjatur procesi.

Në pjesën e dytë të gjykimit prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin. Meqë burgim i përjetshëm nuk domethënë qëndrim i përjetshëm në burg, prokurori ka insistuar që pas vuajtjes së dënimit dorasi të vazhdojë të qëndrojë në burg për shkak të peshës së rëndë të fajit. Sipas prokurorit i akuzuari kishte ekzekutuar një njeri, i cili po e luste për t’ia falur jetën. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Në vitin 1998 ky shqiptar i kishte marrë jetën një afrikani në Itali, i cili kishte plaçkitur një prostitutë, e cila ishte nën mbrojtjen e shqiptarit. Ndonëse edhe më tutje në Milano autoritetet italiane nuk kishin arritur ta arrestonin. Ai u dënua në mungesë me 22 vjet burg. Gjykata do të shpallë vendimin e saj më 19 prill.

Gjykata e Strasburgut merr në shqyrtim “21 Janarin”

0

Gjykata e Strasburgut hap dosjen e 21 Janarit. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u drejton katër pyetje autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Kështu, saga gjyqësore për përgjegjësit e vrasjeve të 21 Janarit, shkeljen e procedurave të gjykimit, zhdukjen dhe manipulimin e provave, rrëzimin e fakteve dhe devijimin e ekspertizave, më në fund, ka mbërritur dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Evropiane. Katër vjet pas padisë së familjarëve të viktimave, Gjykata e Strasburgut ka hapur çështjen më të nxehtë dhe sensitive të viteve të fundit.

Zbulohet dokumenti

21 Janari është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, në trajektoren e historisë së pluralizmit shqiptar, ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë. Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, teksa Gjykata e Lartë vijon të mbajë peng prej tre vitesh dosjen, për shkak të pafuqisë së saj përballë politikës, tashmë fjalën e fundit për zbatimin e procedurave gjyqësore për 21 Janarin, do ta thotë Gjykata e Strasburgut. Shqiptarja.com zbulon dokumentin e parë zyrtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të datës 23 Mars 2016, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për 21 Janarin.

Eleni Foureira, plan për kthimin për herë të parë në Shqipëri

0

Këngëtarja e mirënjohur në Greqi, Eleni Foureira, e cila deri dy vjet më parë e kishte mbajtur të fshehur faktin që ishte shqiptare, në një intervistë që publikohet e plotë këtë të diel (18 prill), flet mbi origjinën e saj dhe planin për t’u rikthyer në Shqipëri ku edhe u lind. Këngëtarja që tani është rreth 30 vjeçe, e intervistuar nga “People” e “Proto Thema” në Athinë, thotë se është lindur në vendin e shqiponjave por nuk ka shkuar kurrë më në Shqipëri qysh kur emigroi familjarisht në Greqi.

“Nga atëherë, nuk shkova më kurrë në Shqipëri. Nuk ka qëlluar të shkoj”, – pohon Eleni. Kurse tregon dëshirën për të ardhur më në fund në vendin ku u lind: “Dua tani që të shkoj dhe të njoh vendin ku jam lindur. Suksesi i një njeriu nuk njeh as ngjyrë, as fe dhe as vendlindje”, – thotë Eleni.

“Kjo ama, – shton ajo, – është diçka që e themi tani, në vitin 2016 dhe gëzohem shumë që më në fund të rinjtë janë të lirë dhe pa komplekse që të flasin hapur për gjithçka. Është gjynah të konfliktohesh, të hakmerresh deri dhe për gjënë më të vogël. Duhet të shohim anët e mira tek një person dhe mos presim te cepi që ta kapim e sulmojmë”, – thotë Eleni Foureira ndër të tjera në intervistën që e plotë publikohet në revistën që shoqëron gazetën më të madhe në Greqi.

Sakaq në mediat greke, nuk reshtin përditë kronikat rozë për këngëtaren shqiptare. Duke e cilësuar përherë një këngtëtare të famshme dhe të mirënjohur, mediat greke po merren me shumë detaje të jetës dhe familjes së saj. Ditët e fundit iu dha jehonë dhe plaçkitjes së shtëpisë së motrës së saj Margarita e cila po ashtu jeton në Greqi.

Erdogan dorëzon ankesë kundër një komediani gjerman

0

Prokurorët në Gjermani thonë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dorëzuar një ankesë kundër një komediani, i cili ka recituar një poemë satirike për të, në një televizion kombëtar në Gjermani.

Prokurorët publik në qytetin perëndimor Mainz thanë përmes një deklarate se Erdogan ka dorëzuar një ankesë kundër komedianit Jan Boehmermann, i cili gjatë transmetimit e ka portretizuar presidentin turk si “idiot profesionist’ dhe ka sugjeruar se ai kishte kryer akte seksuale me kafshë.

Transmetimi i 31 marsit në televizionin publik gjerman ZDF ka ndezur një zënkë diplomatike ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë.

Më herët, qeveria turke e ka quajtur poemën të papranueshme dhe tha se komediani duhet të dënohet për ofendim të një kryetari të shtetit.

Prokurorët në Mainz thanë se kanë nisur një hetim për komedianin dhe televizionin ZDF, nën dyshimet për ‘ofendim të organeve të shteteve dhe përfaqësuesve të huaj’, pas pranimit të më shumë se 20 ankesave nga njerëz të ndryshëm.

PDK do zgjedhje

0

Zgjedhje të parakohshme nuk po kërkojnë vetëm partitë opozitare, por edhe deputetë brenda koalicionit qeverisës. Analistët politikë thonë se vetë PDK-ja është e interesuar që sivjet të ketë zgjedhje të reja

Kërkesa e opozitës që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme nacionale ka filluar të përkrahet edhe nga disa deputetë të koalicionit qeverisës.

Është deputeti i partisë më të madhe në vend (PDK), Nait Hasani, i cili ka thënë se pavarësisht se nuk është pjesë e opozitës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për ta zgjidhur krizën politike. Për më tepër deputeti Hasani ka thënë se shkuarja në zgjedhje duhet të bëhet, si thotë ai, meqë Qeveria nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.

“Kemi një vit e gjysmë të qeverisjes, Qeveria në shumë pika kështu nuk e ka treguar veten si institucion serioz. Sot qytetarët e kanë humbur shpresën në Kosovë dhe në institucionet e vendit. Për këtë situatë përgjegjësi kanë partitë politike, ato të cilat janë në Kuvend. Ato kanë premtuar 200 mijë vende pune, kurse janë punësuar shumë pak veta. Institucionet nuk kanë mundur të gjenerojnë, pasi kryeministri dhe ministrat nuk janë treguar të mirë në punën e vet”, ka thënë Hasani për mediet në vend.

Analistët politikë thonë se PDK-ja është vetë e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, meqë, sipas tyre, shpreson se në një variant të tillë përsëri të dalë fituese e zgjedhjeve.

Abrashi: Zgjedhjet e parakohshme, fitore e dhunës ndaj demokracisë

Por, ndryshe po mendojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se zgjedhjet nuk janë temë aktuale dhe se Qeveria do të funksionojë deri në vitin 2018, kur edhe janë zgjedhjet sipas Ligjit. “Kosovës i duhet stabilitet politik që të arrijë synimet strategjike si: implementimi i MSA-së, liberalizimi i vizave, sjellja e investitorëve, përafrimi me BE-në, lufta kundër korrupsionit, etj. Prandaj zgjedhjet nuk janë temë që duhet diskutuar, dhe Qeveria do të vazhdojë mandatin deri në vitin 2018”, ka thënë Abrashi

Ndërkombëtarët dështuan në reformën e drejtësisë

0

“Misionet kanë ushtruar dhe ingranuar duke e inkorporuar një sistem të drejtësisë selektive, madje edhe korrupsion nga vetë misionet e huaja. Standardet që kanë krijuar ata nuk kanë qenë adekuate, pasi nuk janë respektuar specifikat e vendit e po ashtu as mendimet, qëndrimet dhe përpjekjet e botës akademike, intelektualëve, ekspertëve as nga qeverisjet tona e sidomos nga BE-ja dhe mekanizmat që ajo i ka krijuar në lidhje me funksionimin dhe avancimin e sistemit të drejtësisë, e brenda tij të sistemit gjyqësor veçanërisht”, është shprehur Mazllum Baraliu.

Që nga paslufta e këndej thuajse të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe ata vendorë që kanë pasur për qëllim forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, thuajse përpjekjet e tyre në këtë drejtim kanë dështuar plotësisht. Kjo ngase deri më tani nuk kemi pasur asnjë reformë të mirëfilltë e të thellë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, e që rrjedhimisht kjo situatë ka ndikuar negativisht në shumë procese të vendit, si në moszhvillimin ekonomik, te mirëqenia e ulët sociale etj. Se a ka dështuar që të ndodhë avancimi dhe reformimi, por edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe kujt po i konvenon që të mos bëhet kjo flasin njohësit e këtyre rrethanave.

Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se që nga filliet e pasluftës OKB-ja përmes administratës së quajtur UNMIK është përpjekur dhe ka pasur përgjegjësinë e plotë dhe mundësinë e vet maksimale që ta bëjë avancimin dhe reformimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi, por, sipas Baraliut, fillimisht përmes shtyllës së 3-të, të ashtuquajtur të drejtë- sisë, nga 4 sa ishin gjithsej të kësaj administrate, e që e njëjta udhëhiqej nga amerikanët, por edhe zyrat e tjera ndërkombëtare që kanë qenë në Kosovë, si ICO-ja pastaj ajo e BE-së, përveç institucioneve tona, Baraliu thotë se përpjekjet e tyre për ta avancuar, ristrukturuar ose reformuar drejtësinë nuk kanë pasur efekt. Për këtë qëllim, sipas tij, më pastaj është bërë apo përgatitur një mision i veçantë i drejtësisë nga BE-ja, i quajtur EULEX, mision ky, siç thotë ai, më i madhi në historinë e BE-së i përgatitur dhe deleguar në një vend jashtë BE-së në Kosovë, por që edhe ky që nga 2008-ta e këndej nuk ka dhënë rezultate, por përkundrazi Baraliu thotë se ka ushtruar drejtësi selektive bashkë me dobësitë e qeverisjeve tona… /kosova sot/

Gjykata Speciale, tash në varësi të BE-së

0

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se Kosova ka pasur për obligim vetëm përmbushjen e kërkesave sipas anës ligjore dhe këtë tanimë e ka bërë në tërësi dhe nuk ka obligime të tjera sa i përket funksionalizimit operacional. “Tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha Petrit Selimi për “Kosova Sot”

Pas ratifikimit dhe dekretimit të marrëveshjes finale me shtetin e Holandës, për vendosjen e selisë së Gjykatës Speciale në këtë shtet, nga ish-presidentja Atifete Jahja, veprim që ka ndodhur vetëm dy ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, tani Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e veta ligjore për t’i dhënë mundësi funksionalizimit dhe veprimit operacional të Gjykatës Speciale, një institucion ndërkombëtar i drejtësisë ndërkombëtare për krimet e luftës që do të jetë nën autoritetin kushtetues të shtetit të Kosovës.

Pas këtij veprimi të ish- presidentes Jahjaga, ratifikimit dhe dekretimit të marrëveshjes me shtetin e Holandës, veprimi i Gjykatës Speciale është krejtësisht i pavarur dhe institucionet kosovare nuk janë më të involvuara në ecurinë e procesit, madje as nuk kanë qasje në të dhënat e të dyshuarve potencialë që do të jenë objekt trajtimi në fillimin e operacionalizimit të kësaj gjykate.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pohuar se ministria që e drejton ai është jashtë këtij procesi, derisa ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se Kosova ka pasur për obligim vetëm përmbushjen e kërkesave sipas anës ligjore dhe këtë tanimë e ka bërë në tërësi dhe nuk ka obligime të tjera sa i përket funksionalizimit operacional. “Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të dhomave të veçanta, tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha Petrit Selimi për “Kosova Sot”…

Qeveria me zëdhënës të ri (Foto)

0

Arban Abrashi më nuk është zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Pas largimit të tij nga kjo detyrë, vendin e tij e ka zënë Faton Abdullahu, njëherësh këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa.

Abdullahu ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se do të angazhohet shumë që punët e Qeverisë t’i transmetojë tek qytetarët e vendit në mënyrë sa më të drejtë.

“Do të punojë që të transmetohet si duhet puna e Qeverisë tek qytetarët”, sepse “kjo punë herë deformohet në rrugë e sipër, herë deformohet nga gazetarët”, ka thënë Abdullahu.

“Unë konsideroj që ka një dinamikë të madhe të punës, është një dinamikë që mezi po e përcjellë me këtë kondicion timin. Është një zhvillim pozitiv, madje njerëzit po e interpretojnë në mënyra ta ndryshme këto vizita të kryeministrit nëpër komuna”.

Abdullahu tha se mbetet të shihet nëse zgjedhja e tij në këtë pozicion është vendimi i duhur dhe nëse veç del të jetë atëherë “është meritë e punëdhënësit në rastin konkret, prirja për të parë se kush është i përshtatshëm për këtë pozitë”.

Faton Abdullahu