24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ndërkombëtarët dështuan në reformën e drejtësisë

“Misionet kanë ushtruar dhe ingranuar duke e inkorporuar një sistem të drejtësisë selektive, madje edhe korrupsion nga vetë misionet e huaja. Standardet që kanë krijuar ata nuk kanë qenë adekuate, pasi nuk janë respektuar specifikat e vendit e po ashtu as mendimet, qëndrimet dhe përpjekjet e botës akademike, intelektualëve, ekspertëve as nga qeverisjet tona e sidomos nga BE-ja dhe mekanizmat që ajo i ka krijuar në lidhje me funksionimin dhe avancimin e sistemit të drejtësisë, e brenda tij të sistemit gjyqësor veçanërisht”, është shprehur Mazllum Baraliu.

Që nga paslufta e këndej thuajse të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe ata vendorë që kanë pasur për qëllim forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, thuajse përpjekjet e tyre në këtë drejtim kanë dështuar plotësisht. Kjo ngase deri më tani nuk kemi pasur asnjë reformë të mirëfilltë e të thellë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, e që rrjedhimisht kjo situatë ka ndikuar negativisht në shumë procese të vendit, si në moszhvillimin ekonomik, te mirëqenia e ulët sociale etj. Se a ka dështuar që të ndodhë avancimi dhe reformimi, por edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe kujt po i konvenon që të mos bëhet kjo flasin njohësit e këtyre rrethanave.

Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se që nga filliet e pasluftës OKB-ja përmes administratës së quajtur UNMIK është përpjekur dhe ka pasur përgjegjësinë e plotë dhe mundësinë e vet maksimale që ta bëjë avancimin dhe reformimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi, por, sipas Baraliut, fillimisht përmes shtyllës së 3-të, të ashtuquajtur të drejtë- sisë, nga 4 sa ishin gjithsej të kësaj administrate, e që e njëjta udhëhiqej nga amerikanët, por edhe zyrat e tjera ndërkombëtare që kanë qenë në Kosovë, si ICO-ja pastaj ajo e BE-së, përveç institucioneve tona, Baraliu thotë se përpjekjet e tyre për ta avancuar, ristrukturuar ose reformuar drejtësinë nuk kanë pasur efekt. Për këtë qëllim, sipas tij, më pastaj është bërë apo përgatitur një mision i veçantë i drejtësisë nga BE-ja, i quajtur EULEX, mision ky, siç thotë ai, më i madhi në historinë e BE-së i përgatitur dhe deleguar në një vend jashtë BE-së në Kosovë, por që edhe ky që nga 2008-ta e këndej nuk ka dhënë rezultate, por përkundrazi Baraliu thotë se ka ushtruar drejtësi selektive bashkë me dobësitë e qeverisjeve tona… /kosova sot/

Më Shumë

Zyrtare: Juventusi e shkarkon Allegrin

Juventus ka shkarkuar Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit. Kjo është e bërë e ditur me anë të një komunikate zyrtare nga klubi i Juventusit. Sipas...

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Lajmet e Fundit