25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

PDK do zgjedhje

Zgjedhje të parakohshme nuk po kërkojnë vetëm partitë opozitare, por edhe deputetë brenda koalicionit qeverisës. Analistët politikë thonë se vetë PDK-ja është e interesuar që sivjet të ketë zgjedhje të reja

Kërkesa e opozitës që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme nacionale ka filluar të përkrahet edhe nga disa deputetë të koalicionit qeverisës.

Është deputeti i partisë më të madhe në vend (PDK), Nait Hasani, i cili ka thënë se pavarësisht se nuk është pjesë e opozitës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për ta zgjidhur krizën politike. Për më tepër deputeti Hasani ka thënë se shkuarja në zgjedhje duhet të bëhet, si thotë ai, meqë Qeveria nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.

“Kemi një vit e gjysmë të qeverisjes, Qeveria në shumë pika kështu nuk e ka treguar veten si institucion serioz. Sot qytetarët e kanë humbur shpresën në Kosovë dhe në institucionet e vendit. Për këtë situatë përgjegjësi kanë partitë politike, ato të cilat janë në Kuvend. Ato kanë premtuar 200 mijë vende pune, kurse janë punësuar shumë pak veta. Institucionet nuk kanë mundur të gjenerojnë, pasi kryeministri dhe ministrat nuk janë treguar të mirë në punën e vet”, ka thënë Hasani për mediet në vend.

Analistët politikë thonë se PDK-ja është vetë e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, meqë, sipas tyre, shpreson se në një variant të tillë përsëri të dalë fituese e zgjedhjeve.

Abrashi: Zgjedhjet e parakohshme, fitore e dhunës ndaj demokracisë

Por, ndryshe po mendojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se zgjedhjet nuk janë temë aktuale dhe se Qeveria do të funksionojë deri në vitin 2018, kur edhe janë zgjedhjet sipas Ligjit. “Kosovës i duhet stabilitet politik që të arrijë synimet strategjike si: implementimi i MSA-së, liberalizimi i vizave, sjellja e investitorëve, përafrimi me BE-në, lufta kundër korrupsionit, etj. Prandaj zgjedhjet nuk janë temë që duhet diskutuar, dhe Qeveria do të vazhdojë mandatin deri në vitin 2018”, ka thënë Abrashi

Më Shumë

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Lajmet e Fundit