Home Blog Page 6695

Remi shkon në burg!

0

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi është rikthyer në burg, për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Para disa ditësh Remi është rikthyer në burg, për ta mbajtur edhe pjesën e mbetur të dënimit”, ka thënë ky burim.

Remi pritet që t’i mbaj edhe 11 muaj burg.

Pos Remit, para disa ditësh edhe ish- deputeti tjetër dhe njëri prej ish- komandantëve të Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi kishte shkuar vullnetarisht ta mbajë edhe një pjesë të burgut që i ka mbetur, pasi ishte dënuar bashkë me “Grupin e Llapit”./ Gazeta Blic

Kur pushteti hakmerret edhe ndaj një gruaje

0

Nga Abdullah Thaçi

Në kohët kur ishim të pushtuar e nuk kishim shtet, në ato kohë kur “ligjin” sipas espave të veta, edhe për ne, mundohej ta bënte pushtuesi, ne si komb nuk u dorëzuam.

Përkundër kësaj, në mungesë të kushtetutës së shtetit ne kishim kodet dhe doket tona zakonore me të cilat me shekuj funksionuam si shoqëri.

Si shoqëri unike në raport me të tjerët, në mes llojit tonë natyrshëm kishim dallimet tona. Para se të kishim shtet, ndonëse të pushtuar, kishim krahinat dhe fiset tona, kishim prijësit tanë, si ligj suprem me të cilin ndahej drejtësia për konfliktet dhe kontestet e kohës e kishim kanunin tonë, ku i gjithë populli, pa dallim krahine e fisi, i nënshtrohje asaj rregullative kanunore!

Në ato rrethana kohore, në mes nesh kishte edhe konflikte dhe hakmarrje mes familjeve dhe fiseve tona, por që kanuni i ka definu qartë mënyrën dhe rrethanat se si dhe kur mund të realizohet hakmarrjes !. Në as një rrethan kanuni nuk e lejuar marrjen e hakut ndaj përsonit nëse i njejti është i shoqëruar me një grua, e leje më që viktimë e hakmarrjes të jetë një grua!

Në rrethanat e kohës tonë, një shekull e më shumë kur kombi ynë ka shtetin e vet, tetë vite e ca kur e kemi edhe republikën tonë, tani kur kemi kushtetutë dhe ligje që e rregullojnë këtë republikë, pse në mes nesh po gjendet shumë pak kod moral dhe etikë institucionale?!

Koha po e dëshmon se ne kemi një republikë që e qeverisim vet, e ku institucionet e kësaj republike shumë shpesh i përdorim për qëllime hakmarrëse ndaj atyre që s’kemi fuqi si individ ti dalim përball.
Duke qenë edhe vet njëri ndër ta, ku njerëzit e pushtetit i përdorën instrumentet e shtetit për hakmarrje kundër meje, qëllimi pse u nxita të shkruaj nuk është personal. Kjo nuk ka lidhje me mua as për nga natyra as për nga rëndësia e reagimit publik për një rast që në vete është shumë unik!

Këtu kemi të bëjmë me nivelin e degradimit të një pushteti që nuk lë gur pa lëvizur vetëm për të nënshtruar dhe t’u hakmarrur ndaj gjithë atyre që nuk mendojë dhe nuk janë pjesë valles së tyre. Rasti bëhet shumë më i rënd dhe më i ndërlikuar emocionalisht, kur pushteti hakmerret edhe ndaj një grua, e cila pagunë një çmim pse fati e ka caktu të jetë bashkëshortja e dikujt si ai!

Gruaja në gjithë historinë e saj ka specifikat e ndryshme, por barrën për familjen në brendësinë e saj e ka unike. Unikitetin e kësaj gruaje dhe nëne për të cilën po shkruja e bënë të veçantë koha dhe rrethanat me të cilat e njoha, e për të bëmat e saj, sot gjen shumë dëshmitar të gjallë nga dekada e fund viteve 90-ta, nga ajo kohë kur sistemin e arsimit dhe jetën institucionale e kishim të ndarë nga pushtuesi.

Kjo grua sot, është unike dhe dëshmitare e gjallë se sa e vështirë është të jesh sot bashkëshortja e një njeriu i cili për mision jetësor e ka ndërtimin dhe forcimin e shtetit. Kjo grua është bashkëshortja e një njeriu që denoncoi kryetarin e komunës së Prizrenit për keqpërdorimet e tij, kjo grua është bashkëshortja e njeriut që me dëshminë e tij vërtetoj keqpërdorimet e kryetarit të komunës dhe klanit të tij, kjo grua është bashkëshortja e njeriut që dëshmitë e tij ishin baza që gjykata e dënoi Ramadan Mujën dhe vartësit e tij.

Arsyeja pse ata ende janë në pushtet, tregon se sa i kapur është ky shtet, për të cilën gjë më së paku ka faj kjo grua.

Prandaj nuk është për tu çuditur fakti se që nga ajo kohë denoncuesi i atij krimi, profesor Ridvan Hoxha u përndjek nga ky pushtet. Çudi ishte fakti se si një pushtet me aq lehtësi mundet me të pranoj që hakmarrjen ndaj një “armiku”, ta vazhdoj edhe ndaj familjes së tij, e mbi të gjitha edhe ndaj gruas së tij. Edhe për kundër faktit se ajo kishte një kualifikim relevant me kohën, një përvojë solide në profesion, një bazë ligjore që kategorinë e saj e mbronte ligjërisht, të gjitha këto për këtë pushtet ishin të “pa mjaftueshme”. E mjaftueshme ishte se zonja në fjalë ishte bashkëshortja e Ridvan Hoxhës.

Pas këtyre ditëve dhe viteve të vështira, jo për pagën dhe parat, sepse dëmi emocional është dhe mbetet i pa kompensuar. Pas një gjykimi të stërzgjatur më në fund zonja Shehribane Hoxha po i kthehet nxënëseve të saj, po i rikthehet e drejta e mohuar për punë tash sa vite nga pushteti që për të bëmat e një burri nuk kurseu të hakmerret edhe ndaj një gruaje.

Këtë artikull po e përmbyllë me lutjen që drejtësia të vendoset në vend për të gjithë, në fund edhe për të bijën e denoncuesit Ridvan Hoxha, e cila tash e disa muaj, po i vuan pasojat e njëjta sikurse deri dje e ëma e saj. Ajo u largua nga puna, për arsyen e vetme se është e bija e Ridvan Hoxhës.

Ky është shembulli ma i keq, i realitetit tonë të hidhur, se si pushteti totalitar hakmerret ndaj një familje, me kryepersonazh një grua.

Gjallesë e çuditshme në Krushë të Madhe (Video)

0

Nëpër gropat afër “Drinit” në fshatin Krushë e Madhe, një peshkatar ka kapur një gjallesë të çuditshme katërkëmbëshe.

Nuk dihet se çfarë gjallese është ngase ajo duket mjaft e çuditshme dhe në videon e mëposhtme që ka siguruar Klan Kosova mund të shikoni këtë gjallesë.

Gjarpërinjtë rrezikojnë familjen Foniqi nga Malisheva (Video)

0

Ka shumë vjet që burimi i këtij pusi u shërben familjes Foniqi në Llozicë të Malishevës për furnizim me ujë të pishëm.

Por këta po shqetësohen pasi pikërisht në këtë vend tash e disa vjet po shfaqen vazhdimisht gjarpërinjë.

Sipas kryefamiljarit më së shumti të rrezikuar janë fëmijët.

Pikërisht ai që mbyti këta gjarpërinj ditë më parë ishte Lioni, djali i Remziut.

Se këndejpari gjithmonë ka pasur gjarpërinj e thonë edhe banorët tjerë të fshatit.

Banorët e fshatit bënë me dije se edhe pjesëve tjera të fshatit kohë pas kohe shfaqen gjarpërinjë dhe atë kryesisht në fillim të pranverës. /Klan Kosova/

Dëmtohen spiralet antike në Prizren (Video)

0

Rruga që të shpie për në Muradem, të Vlashnjes, është vështirë e kalueshme, ndërsa ka persona që shprehen mjaft të interesuar që të shkojnë në këtë rrugë dhe tu shkaktojnë dëme këtyre pjesëve që janë të vjetra me mijëra vjet.

E këto pjesë të dëmtuara, janë të futura edhe në listën e trashëgimisë kulturore, dhe kanë numër unik në këtë listë.

Më së shumti dëmtime ka marrë guri i njohur si Gruva e Mrizit, njofton Klan Kosova.

Fatin e njëjtë po e ka edhe shpella, në të cilën ka filluar të gërmohet.

Gurët e hedhur në shpellën e Zgatarit të Opojës i bëjnë njerëzit me trashëgimtarë

0

Shpella e Zgatarit mbetet një nga traditat e lashta pagane të besimit. Kurse spelogët, duke folur për “Kosova Sot”, tregojnë se është shpellë me shumë rreziqe.

Shkrimtari Gëzim Ajgeraj tregon se zakonisht, kur burrat në Vërri, që shkonin në zonën e Opojës për tregti, e nëse u binte rruga nga shpella e madhe afër Zgatarit, porositeshin të hidhnin ndonjë gurë brenda saj, sidomos kur në familje kishin ndonjë grua shtatzënë, për ta trazuar ndonjë shpend që gjendej brenda shpellës. Dhe kur ndodhte të ishte pëllumb, identifikohej me simbolikën e djalit, ndërsa shpendët e tjerë në gjini tjetër. E kur dilte ndonjë korb apo sorrë, nuk kishte lindje, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vizitë për festat e verës

Njëra ndër shpellat të cilën banorët që nga lashtësia e kanë mitizuar është ajo e Zgatarit në Opojë.

Profesor Abaz Qengaj shpjegon për gazetën se rrënjët e besimit janë nga paganizmi. Kurse ajo që e bën këtë shpellë interesante janë edhe studimet e fundit që i kanë bërë speologët, të cilët kanë gjetur aty eshtra njerëzish, prandaj tash nga këto hulumtime që i kanë bërë vendasit të mendojnë se është edhe shpella e vdekjeve.

Speologu Zylfi Fusha tregon se sipas studimeve që janë bërë në këtë vend kjo shpellë është mjaft e vështirë dhe kërkon studim më të madh. Në këtë shpellë janë krijuar rite që nga paganizmi, por edhe besimi islam.

“Duhet theksuar faktin, se popullata e Opojës në masë të madhe e respekton fenë e besimit islam dhe ritet e faljes nëpër xhami, të cilat ekzistojnë nëpër të gjitha këto fshatra”, tregon Gëzim Ajgeraj.

Ai thotë se në zonën e Opojës sa herë që shkohej për tregti, e nëse u binte rruga nga shpella e madhe afër Zgatarit, njerëzit porositeshin të hidhnin ndonjë gurë brenda saj (sidomos kur në familje kishin ndonjë grua shtatzënë), për ta trazuar ndonjë shpend që gjendej brenda shpellës.

“Kur ndodhte të ishte pëllumb, identifikohej me simbolikën e djalit, ndërsa shpendët e tjerë identifikoheshin me gjininë femërore. E kur dilte ndonjë korb (sorrë), besohej se nuk kishte lindje. Kjo porosi u jepej edhe fëmijëve, nga nënat dhe gratë e familjes, që zakonisht shkonin në shëtitje, të rrafshnaltat e Zgatarit, nëpër festa tradicionale, sidomos në festën e verave”.

Banorët besojnë në vetitë shëruese

Për shpellën janë thurur disa gojëdhëna që lidheshin me lindjen. Por ajo që tregohet nga të moshuarit është se kjo shpellë nuk ia ka huqur faktit se kur ka dalë pëllumb nga shpella gratë kanë lindur djem, kurse kur ka dalë ndonjë dallëndyshe verës ka lindur vajzë, ose dimrit nëse ka dalë ndonjë harabel, ka lindur vajzë.

Në kohën kur mungonte mjekësia kjo shpellë kishte rëndësi të madhe, sepse njerëzit besonin se kur shkonin atje shëroheshin ose bëheshin me trashëgimtarë. Edhe sot e kësaj dite ka fanatikë që besojnë se nuk duhet dërguar bashkëshorten te mjeku, por te kjo shpellë, sepse, sipas tyre, ka veti shëruese.

Në këtë mënyrë edhe popullata e Opojës, si gjithë popujt e tjerë të botës, në kohën e antikitetit kanë besuar në fenomenet e natyrës, si në: diell, hënë, rrufe, ylber, etj, shkruan gazeta Kosova Sot.

“Nezrat” në tyrbe

Pleqtë e fshatit tregojnë se shpella e Zgatarit ka një histori të gjatë. Disa mendojnë se ajri i pastër në këtë vend i ka shëruar njerëzit, disa kanë menduar se ajo ndihmon gratë në plleshmëri.

Xhavit Osmani, plak i kësaj ane shprehet se ka pasur mendime se kur njerëzit shkojnë atje mund ta dëgjojnë zërin e dikujt kur ndodhet larg familjes.

“Por, kjo më shumë ka qenë një halucinacion që u ka shërbyer për të ruajtur bie fjala dashurinë ndaj djemve dhe bijve të tyre. Mirëpo, pas lufte kjo shpellë, për fat të keq, është keqpërdor. Ka pasur raste kur aty tanimë janë gjetur edhe kufoma të njerëzve, për të fshehur gjurmët e krimit”.

Në këtë lokalitet është edhe Tyrbja e Babës Selim edhe Babës Dervish. Kjo tyrbe është e vjetër, që ndoshta kalon shekuj, dhe pak mbahet ose fare hiç ndërmend prej kur ekziston. Gjatë pranverës, në veçanti gjatë prillit e majit, në këtë tyrbe nga banorët lokal bëhet „nezër“, apo thënë qartë: banorët dilnin me familje, prenin gjela, qengja apo edhe ndonjë pulë, dhe zienin oriz, apo edhe çervish, kurse ushqimi u shpërndahej banorëve të lagjes, ku gjendet kjo tyrbe, dhe atyre që kujdeseshin për tyrben. Ndërsa në tyrbe lihen edhe para e qirinj, të cilët ndizen çdo mbrëmje nga kujdestarët që kujdesen për tyrben, e që i takojnë familjes së atyre që janë në të varrosur në këtë tyrbe.

Sipas traditës, këtu thonë se kurrë nuk është ndalur drita. Në këtë vend ende ruhet si traditë ndezja e zjarreve rituale në vende publike, mbledhja e luleve e thurje kurorash nga fëmijët, lagie e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa folur” etj. /Kosova Sot/

15 vjeçari nga Xërxa në komë pas goditjes nga rryma (Video)

0

Veton Kryeziu, i riu 15 vjeçar nga fshati Xerxë e Rahovecit ka disa ditë që është në repartin intenziv të QKUK-së në gjendje kome.

Kjo ndodhi pasi djaloshi ishte duke shkuar në kopsht për të shikuar nëse kanë mbirë patatet, kur telat e dy rrjeteve energjetike, atij të vjetrit e të riut u bënë bashkë, dhe e përplasën për toke.

Kështu së paku kanë thënë banorët, njëri nga të cilët, e pa ngjarjen me sytë e tij, meqë në ato çaste po lëronte arën.

Familjarët e viktimës thonë se kërkuan disa herë nga KEDS që të rregullojnë problemin, por që nuk morën përgjigje.

Klan Kosova i gjeti ekipet e KEDS-it në vendin e ngjarjes por ata përveç që refuzuan të përgjigjen me arsyetimin se nuk janë të autorizuar, kërkuan nga ekipi i televizionit që të mos filmojnë.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë KEDS për akuzat që po u behën atyre por nuk ka marrë përgjigje nga ta. /Klan Kosova/

https://youtu.be/XV_5wURj2pQ

Ilda Bejleri mahnit me të pasmet e saj (Foto)

0

Janë të shumta personazhet në Shqipëri të cilat janë lakuar si emra me të pasmet më të bukura.

Ajo që mbetet ende në diskutim është pozicioni në fotot e tyre.

A është ky i fundit ai që jep përshtypjen e një prapanice perfekte apo ajo e Ilda Bejlerit është vërtet e tillë?

Ilda Bejleri1

Guns N’ Roses bashkë sërish (Video)

0

Anëtarët e grupit legjendar të rokut, Guns N’ Roses, janë bashkuar sërish pas pothuajse 22 vitesh dhe kanë interpretuar para fansave të tyre në Berlin.

Axl Rose, Slash, Duff McKagan, Richard Fortus dhe Dizzy Reed u kthyen në skenë për të kënduar hitet e tyre më të mëdha në ”Troubadour”.

Grupi këtë turne të bashkimit e kanë titulluar ”Not in This Lifetime”.

Hera e fundit që të gjithë anëtarët e Guns N’ Roses interpretuan së bashku ishte më 1993, në Buenos Aires.

https://youtu.be/b5ZpB54Vaj8

Timberlake tallet me Trumpin

0

Justin Timberlake dha një fjalim të gjatë kur iu dha ta prezantonte Taylor Swift si fituesen e çmimit “Best Tour” në iHeartRadio Music Awards 2016 të dielën mbrëma.

Gjatë fjalimit të tij, që i kushtohej këngëtares, ai bëri një shaka dhe i kërkoi publikut ta mbyllte gojën.

“Disa njerëz janë aty vetëm për të ndërtuar ca mure. Nuk po flasim me emra. Kjo ishte një shaka politike”, ka thënë ai, para se t’i kërkonte turmës që ta ndalte të qeshurën.

Ndërsa më pas i kërkoi audiencës të të shuante.

Timberlake tha se vetëm po bënte shaka dhe gjithçka u duk si një moment i bukur i paplanifikuar.

Ndonëse ai nuk përmendi emra, sigurisht që po i referohet kandidatit për President të Amerikës, Donald Trump i cili ka thënë se do të ndërtojë një mur masiv në mes kufirit të Amerikës dhe Meksikës, dhe do ta detyrojë Meksikën të paguajë për të.