12 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6696

Marsi i Lavdishëm

0

Nga Islam Krasniqi

Rrugëtimi i popullit shqiptarë nderë shekuj tregon së lira nuk ka çmim, vepra e Familjes Jashari për liri dhe pavarësi ishte simbol i qëndresës së popullit shqiptar, të cilët me 5, 6 dhe 7 Mars e ujiten tokën me gjak lirie, bardhësisë së dëborës ja ndërruan ngjyrën, e skuqën dëborën dhe e shndërruan në ngjyrë të flamurit që shqiponja të valëvisë në qiellin e Shqipërisëse lirë dhe krenare.

18 vjet me parë Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari së bashku me familjen e tij e shijuan pavdekësinë, u bën gur themel i pavarësisë së Kosovës që edhe ky popull i vuajtur të jetë i lirë dhe i pavarur.

Bac Shabani hapi derën për çlirimtarët që të strehohen dhe kalitën për liri, ishtemësues shumë i devotshëm ku i trajnojnë luftëtaret e Lirisë dhe i mësoj që jeta është e shenjt dhe me së paku që jepet për Komb dhe Atdhe, dhe asnjëherë nuk bën të kursehet për lirin një populli të vuajtur shekullor.

Ishtemësues dhe ushtarak që luftëtarëve të vetë ju tha së kthimin prapa s’ka deri në fitore. Nuk bën të harrojmë edhe Hamzen i cili me gjoksin e ti ndali gjylen e topit si Mic Sokoli, i cili tha së këtu jemi dem baba dem dhe këto janë shtëpitë tona, tokat tona e nuk do të largohem për asnjë qastë nga pragu i shtëpisë, sepse kjo tok ështëiliro Pellazgo e që pasardhës të tyre jemi ne, dhe ashtu doli, sepse burri i rrin prapa fjalës.

Ademi Jashari me Gjakun vetë dhe të familjes së tij e shkruajtihistorinë, libër që do të ushqehen brezat me radhës, që do të vinë pas nesh.Prekazi u be vend i shenjt, pikqendra e lavdishëm, ku populli i kujton me krenari që pati asi trima Shqipëria Prekazigjithmonë ka qenë vend i ndryshimeve historike, sepse toka rrit vetëm burra të kohës, si Tahir Meha, Ahmet delia, të cilët nuk ndalen kurrë për çështjekombëtare.

Kulla e jasharve do mbetët gjithmonëdritë për kombin shqiptar, sepse aty ndryshojë historia, ku me gjakun e bijëve dhe bijave të tyre u shkrua një histori e re dhe e lavdishme.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jasharit ,dhe gjithë familjes të Jasharve, koha do ti mbaj të freskët gjithmonë, ata ishin dhuratë e Zotit që Ai i mori për të mos vdekur kurrë.

Të tjerët çka do që flasin për ta, s’mund të humbin vlerën e tyre, se ata janë një dete i terpër ne, e ne një pik ujë.

Bac amaneti yt nuk u qua në vend, por gjaku yt do i vras ata që të tradhtuan porosinë tende të fundit, duke vrapuar pas bizneseve e punëve te ndyta, duke vrapuar pas karrigeve, por ti fli i qetë së e ke dhen provimin.

Lavdi Prekazit Heroik, Lavdi dëshmoreve të kombit, nderime përjetë familjes Jashari, bijve dhe bijave të tyre dhe gjithëdëshmorëve të kombit.

Limaj: Zgjedhjet janë shumë afër

0

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në dy vjetorin e themelimit të partisë së tij ka kujtuar 18 vjetorin e Epopës së UÇK-së.

Limaj më pas pati një porosi për qytetarët.

“Mos lejoni të hutoheni nga çdo fjalë që përflitet sepse kjo do të i’u kushtojë shumë”, tha Limaj, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, ëndrra për një shtet është duke u tradhtuar dhe po vihet në rrezik.

Limaj tregoi arysjet pse u themelua partia NISMA për Kosovën.

“Projekti NISMA erdhi si projekt që në epiqendër të saj kishte vlerat që rrezikosheshi, ku në Kosovë kishin filluar të bëhen pazare me parime”, tha tutje Limaj.

Sipas tij Kosova më nuk është ajo e para dy viteve.

“Kosovë më nuk është si ajo e 2013-ës. Atëherë ishte në gjumë, tani nuk është”, tha ai, duke shtuar se askush prej pushtetit nuk ka pritur se partitë opozitare do të themelojnë një opozitë kaq të bashkuar.

Ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë shumë afër.

“Ky regjim duhet të shkojë për shkak të mënyrës së qeverisjes. PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje. Ata vetë duke e përmendur 2018-ën si vit zgjedhor tregojnë se do të ketë zgjedhje shumë shpejt”, theksoi Limaj.

Limaj ka thënë se nuk është kundër dialogut, por për dialog ka një kusht.

“Ne duam dialog që të mos dëmtohet vendi ynë”.

Ai ka thënë se NISMA prej kur është themeluar në vitin 2013, ka pasur oferta nga pushteti.

“NISMA gjatë dy viteve është përballë me joshje e shantazhe nga regjimi, por ata nuk ia kanë arritur. Ne besojmë fort se koha e mashtrimit po përfundon dhe që tani është koha e parimeve”, theksoi Limaj.

Fatmir Limaj ka thënë se ky pushtet duhet të largohet sa më parë.

Ai ka përmendur fluksin e qytetarëve kosovarë të cilët vitin e kaluar rrezikuan jetën për të migruan në ndonjë shtet evropian, njofton Klan Kosova.

“Ku është shteti që i lejon qytetarët të mbyten në lumenjtë e Serbisë duke migruar”.

Limaj ka thënë se një ëndërr u realizua, ajo për çlirimin e Kosovës mirëpo tani duhet të punojmë për ta realizuar ëndrrën për shtet.

“Faleminderit Zotit që ëndrra u realizua falë UÇK-së, Jasharajve dhe ndërkombëtarëve. Neva na takon ta realizojmë ëndrrën për themelimin e shtetit të Kosovës”, theksoi Limaj.

Masakra e Elbasanit, 1 muaj pas krimit asnjë i dyshuar

0

Ka kaluar më shumë se një muaj nga krimi i trefishtë i pagëzuar si “masakra e Elbasanit” dhe ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Burime pranë prokurorisë së qytetit kanë pohuar për Top Median se, pavarësisht veprimeve të shumta hetimore që janë kryer, ende nuk ka asgjë konkrete sa i takon identifikimit të autorëve të kësaj masakre dhe aq më pak porositësve apo motiveve.

Të njëjtat burime janë shprehur se është ngritur një grup i posaçëm hetimi me tre prokurorë dhe katër oficerë të policisë gjyqësore, të cilët raportojnë çdo javë tek drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit.

Edhe pse në këtë ngjarje mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, askush nga këta të fundit apo dhe familjarët e viktimave nuk kanë treguar fakte që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.

Nga ana tjetër, autorët e masakrës kanë qenë shumë të kujdesshëm që të lënë për policinë vetëm armët pa shenja gishtash dhe të zhduken së bashku me mjetet e tyre.

Kroacia ia vë një kusht Serbisë për përmirësimin e raporteve

0

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Miro Kovaq, ka thënë se Serbia nuk po i përmbush obligimet për sigurimin e një vendi në Parlament të një përfaqësuesi të këtij minoriteti.

Kovaq, gjithashtu vlerëson se Kroacia këtë marrëveshje e respekton dhe se në Kuvendin e Kroacisë janë përfaqësues të tri minoriteteve.

“Mendoj se është korrekte”, ka thënë Kovaq, raportojnë mediat kroate.

Ai ka shtuar se Kroacia do të insistojë në përmbushjen e këtij obligimi në frymë miqësore, përderisa kjo çështje, siç ka thënë, të realizohet.

Kovaq ka bërë të ditur se për këtë çështje ka biseduar edhe me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“I kam thënë edhe Daçiqit se një hap i tillë duhet të bëhet, pasi që bëhet fjalë për një marrëveshje ndërshtetërore. Gjithashtu këtë e parasheh edhe Kushtetuta e Serbisë, që është si një shenjë për krijimin e raporteve miqësore me Kroacinë”, ka thënë Kovaq.

Artan Mullaj promovon “Dashuri në Kosovë”

0

Edhe pse e shtuna është ditë vikendi dhe të gjithë vendosin që të kalojnë kohën me ata që i duan, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ishte e mbushur me dashamirë të librit dhe të autorit i cili sot promovoi librin e tij “Dashuri në Kosovë”, Artan Mullaj.

Shkrimtari dhe publicisti Mullaj ka sjellë një libër mjaft intrigues, ku bëhet fjalë për dashurinë mes dy të rinjve, djalit nga Kosova dhe vajzës nga Serbia. Ky roman sipas të pranishmëve u quajt i veçantë në secilën faqe të tij.

“Autori zgjedh një formë tejet emocionuese për të shtruar rrëfimin në këtë roman. Përshkrimet e ndjesive emocionale, vijimet e mendimet të shtresuara prej vitesh, tensioni shpirtëror që e përjetojnë personazhet, konkretisht personazhi kryesor, fabula e shtjelluar që na sjellë transformimin e karaktereve, e shumë të tjera janë të përshkruara në stilin mozaik, duke rrëfyer dhe mbajtur gjallë enigmën. Një stil shkrimi dhe rrëfimi që ndërthuren mes vete me elemente lirike dhe meditative, i bënë bashkë të gjitha të thënat bile edhe të pathënat”, tha ndër të tjera recensentja e librit Migena Arllati, e cila theksoi se romani ka formën e një letre të gjatë ku përfshihet rrëfimi personal i një mikeje ndaj tjetrës, ku sipas saj, e bënë romanin të veçantë e aq ndjellës ndaj secilës faqe.

Poashtu në këtë promovim, kishte edhe komente nga të pranishmit, e padyshim që komente pozitive. Ndërsa për vetë autorin, ishte kënaqësi e veçantë që po prezanton librin e tij në Kosovë.

“Kjo vepër nuk është shkruar rastësisht, por ideja ka lind në një vizitë që isha në Frankfurt ku rastësisht kam njohur një vajzë kosovare e cila jetonte atje por që kishte përjetuar dramën e luftës së Kosovës”, pohoi Mullaj.

Libri “Dashuri në Kosovë”, së shpejti pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze, ku kështu për këtë rrëfim rrëqethës do të mund të lexojnë edhe njerëzit jashtë kufijve shqipfolës. /KultPlus.com/

Fakte të shpejta për Rahovecin

0

Çka e karakterizoi Rahovecin në dy vitet e qeverisjes nga Idriz Vehapi i PDK-së?

Idriz Vehapi ka përfunduar vitin e dytë në krye të Rahovecit, në këtë komunë ku pjesa dërmuese e popullsisë merren me bujqësi.

Ai ka ardhur në krye të komunës në zgjedhjet për kryetar të komunës të vitit 2013 duke e mundur ish- kryetarin Smajl Latifi të AAK-së.

Vehapi kishte premtuar investime më së shumti në bujqësi. Premtimi që mbahet mend më së shumti ishte ai i bërë nga ish kryetari i partisë së tij, Hashim Thaçi, për investimin e 60 milionë eurove për katër vitet e mandatit. Për dy vjet, ky premtim nuk është realizuar as 10 për qind.

Kjo është komuna e Rahovecit, në disa fakte, nën drejtimin e Idriz Vehapit:

Kryetari Idriz Vehapi është në koalicion me LDK-në me të cilët bëjnë shumicën e asamblesë.

1. Komuna e Rahovecit është komuna që merret më së shumti me bujqësi.

2. Për t’i përmbushur kërkesat politike të koalicionit, Idriz Vehapi ndryshoi edhe statutin e komunës duke e shtuar një drejtori, atë për mbrojtje dhe shpëtim, të cilën e mori LDK-ja.

3. Idriz Vehapi fitoi zgjedhjet për kryetar të komunës me premtimin e Hashim Thaçit për 60 milionë euro investime në komunë. Tani Vehapi arsyetohet se 60 milionët nuk kanë ardhur shkaku që Thaçi më nuk është kryeministër, pavarësisht se ai dhe PDK kontrollojnë gjysmën e qeverisë qendrore. Deri më tani, vetëm 4.4 milionë euro janë investuar prej 60 milionëve të premtuar.

4. Deri në dorëheqjen e Drejtorit Komunal të Arsimit, Rahoveci nuk kishte asnjë drejtori që udhëhiqej nga femrat.

5. Kur dha dorëheqje Drejtori i Arsimit, më në fund u lëshua vendi që drejtor i një drejtorie të bëhet një femër. Vjollca Vuçiterna u caktua drejtoreshë e arsimit prej datës 11 mars 2015.

6. Drejtori i Arsimit dha dorëheqje me 5 mars 2015. Para se të dorëhiqej ai e punësoi vajzën e vëllait dhe vajzën e motrës si mësimdhënëse.

7. Më 23 shtator 2014, zyrtari komunal për pagesa Hasan Hoti arrestua nga policia pasi që dyshohet se për tri vjet rresht kishte paguar energjinë elektrike të dy banesave të veta me paratë e komunës.

8. Për ta ndaluar pirjen e duhanit, në komunë ishte hapur një zyrë e posaçme për pirjen e duhanit. Tani kjo zyrë më nuk ekziston.

9. Idriz Vehapi ka dhënë subvencione në kundërshtim me rregulloret e brendshme. Subvencionet mbi 2000 euro duhet të aprovohen në asamblenë komunale. Kryetari ia ka dhënë SH.K.A “Anadrinia” 3,500 euro pa e pyetur asamblenë.

10. Vajza e asamblistit të PDK-së, Rasmi Fazliu, është punësuar si zyrtare për protokoll në zyrën e kryetarit të komunës.

11. Beatrise Pista – Demiri, asambliste e PDK-së, po vepron në kundërshtim me ligjin pasi është në të njëjtën kohë edhe ushtruese e detyrës së drejtorit në shkollën “Mihal Grameno”, tani “Bekim Sylka”.

12. Palestra Sportive e nisur në vitin 2008 po njihet ndryshe edhe si “Kalaja e Rozafatit”, pasi që ende nuk ka përfunduar.

13. Asambleja e Komunës së Rahovecit gjatë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme gjatë muajit shkurt ka shkelur ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Thirrja e seancës me pikë të vetme të rendit të ditës dhe shtimi i dy pikave të reja në rend dite është shkelje ligjore të nenit 44.3 të LVL-së i cili se “pikat e caktuara në rendin e ditës për mbledhjet e jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohen gjatë mbledhjes”.

14. Inspektorati i Arsimit kishte gjetur një mal shkelje procedurale në konkurset e arsimit si pjesëmarrja në intervista e vetë drejtorit të Arsimit, mosnënshkrimi i procesverbaleve nga të gjithë anëtarët e komisionit, konkursi ka qenë i hapur 7 e jo 15 ditë si është i përcaktuar me udhëzim dhe nuk ishte bërë paralajmërim para skadimit të kontratës së mësimdhënësve.

15. Idriz Vehapi ka premtuar themelimin e zyrës për përkrahjen e bizneseve, që është obligim i Komisionit Evropian, por nuk e ka bërë ende këtë. Thotë se duhet të ndryshohet Statuti i komunës për ta themeluar një zyre të tillë. Përderisa themelimin e kësaj zyre e zhagit, nuk ishte vonuar aspak ndryshimi i statutit të komunës për ta kënaqur partnerin e koalicionit, LDK-në, kur e kishte ndryshuar statutin në fillim të mandatit për t’i bërë një drejtori shtesë partnerit në koalicion lokal, LDK-së. /Kallxo.com/

Më shumë para për DokuFestin

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet që të rrisë subvencionet dhe buxhetin për disa nga institucionet dhe aktivitetet kulturore në Kosovë.

Institucionet të cilat kanë aplikuar për subvencione nga kjo ministri si dhe komunitetet e pavarura do të kenë një buxhet më të lartë se ai i paraparë deri më tani.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Kulturës Ndue Ukaj, javën e ardhme do të dalë lista e emrave të institucioneve që janë përfituese.

“Ne akoma nuk e kemi kompletuar gjithë procesin. Ajo çka mundem me ju informuar është që do të ketë rritje për shumicën e aktiviteteve të komunitetit të pavarur dhe të institucioneve që kanë aplikuar për subvencionet e Ministrisë së Kulturës këtë vit,” tha Ukaj për KALLXO.com

Ai tha se do të ketë rritje të buxhetit për këto institucione si dhe buxhet shtesë për Qendrën Kinematografike të Kosovës.

“Nuk mundem me ju thënë me saktësi se sa do të jetë rritja, mirëpo ajo që është e saktë është se do të ketë rritje, kurse për Qendrën Kinematografike kemi kërkuar një buxhet shtesë i cila shumë shpejt besoj që do të miratohet,” tha Ukaj.

Filmi “Shok” i përkrahur nga kjo qendër hyri sivjet në listën e ngushtë të filmave pretendentë për “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër aksion”, por nuk arriti ta fitojë këtë çmim.

Arben Zharku, drejtori i Qendrën Kinematografike të Kosovës tha se për rritjen e buxhetit ky institucion është duke bashkëbiseduar që një kohë të gjatë me ekzekutivin e vendit.

“Jemi duke shikuar me qeverinë dhe jemi duke pritur për të na e konfirmuar në ditët në vazhdim, edhe sot na e konfirmuan në takim me Kryeministrin, kështu që po presim qe të na informojnë se sa do të jetë rritja,” tha Zharku.

Ai e pati fjalën për pritjen që sot Kryeministri Mustafa dhe ministri i Kulturës Kujtim Shala i bënë ekipit të filmit “Shok”, ku zyrtarët qeveritarë, sikurse zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës përmendën rritjen e buxhetit.

Përfitues i këtyre subvencioneve pritet që të jetë edhe Festivali i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër “Dokufest” që zhvillohet që nga viti 2002 çdo vit në Prizren

“’Dokufesti’ do të jetë pjesë e subvencioneve, pasi që është pjesë e skenës së pavarur,” tha Ndue Ukaj.

Mirëpo drejtoresha e “Dokufestit” i cili do të ketë edicionin e XV ketë vit, Nita Deda tha “akoma nuk kemi marrë një informatë zyrtare”.

Ministria e Kulturës kishte shkaktuar pakënaqësi te komuniteti i artistëve vitin e kaluar, pasi nuk kishte përkrahur disa nga projektet kulturore të vendit.

Për këtë çështje artistë dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës diskutuan në Emisionin “Jeta në Kosovë” në mars të vitit 2015. /Kallxo.com/

Shqipe Jashari: Idealet e atyre që dhanë jetën nuk shkuan në vend

0

Shqipe Adem Jashari është Juriste, bashkëshorte e Xhevdet Krasniqit, avokat. Ajo është nënë e dashur e tre fëmijëve, Aureolës 6 vjeçe, e cila me krenari reciton vargje për gjyshin Adem, dhe dy binjakëve: djali, Vlerori dhe vajza, Epopeja, të dy nga tre vjet.

Fotoja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, që tanimë është e pranishme në qindra e mijëra shtëpi të familjeve liridashëse shqiptare, duket se më së miri zë vendin në ballë të oxhakut të shtëpisë së Shqipe Jasharit. Fotografia e legjendarit qëndronte përballë edhe në zyrën ku punonte Shqipja, raporton Radio Kosova e Lirë.

RKL: Jasharët mbijetuan, falë përkushtimit dhe sakrificës për liri e pavarësi, falë besimit në fitore. Si ndiheni si bijë e Komandantit Legjendar përveç dhembjes së ligjshme dhe krenarisë së natyrshme?

Shqipe Jashari: Kjo është ë vërtetë. Epopeja e familjes sonë nuk ndodhi rastësisht. Për këtë epope, Familja jonë e madhe kishte vite që ishte përgatitur.

Fillimisht ndodhën tri rrethime të familjes: Rrethimi i Parë, më 30 dhjetor, Rrethimi i Dytë, më 22 janar të vitit 1998 dhe Rrethimi i Tretë me 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti. Kjo qëndresë me të drejtë u shndërrua në Epopenë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerësohet edhe si shembull unikat në historinë e njerëzimit, në luftë për liri të një populli. Prandaj kjo ngjarje e lavdishme, kjo epope, jo vetëm mua si bijë e Komandantit Legjendar më bën të ndjehem mirë dhe krenare, por besoj fuqishëm që këtë ndjenjë të krenarisë dhe përkushtimit të luftës për liri e kanë të gjithë shqiptarët.

RKL: Tani jemi në vigjilje të 16-vjetorit të Betejës së Jasharëve në Prekaz kundër regjimit okupator serb. Përvjetorët shkojnë e vinë. Kujtimi për më të dashurit rikthen momente të rënda e të lavdishme të asaj kohe. Si ndiheni ju dhe Jasharët përgjithësisht në manifestimin e përvjetorëve?

Shqipe Jashari: Mendoj se pas çlirimit të vendit, kryevepra të luftës sonë të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare ishin dhe mbetën përvjetorët e lavdishëm të saj, me qëllim për t’i kujtuar të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën, që dhanë gjakun e tyre për lirinë e këtij vendi, edhe pse ende nuk shkuan në vend idealet e tyre. Prandaj kjo gjendje e tanishme sikur e zbeh paksa madhështinë e kësaj ngjarjeje, dhe na bënë të ndiejmë më shumë dhimbjen e më të dashurve tonë, për mos realizimin e amanetit te tyre.

RKL: A mendoni se Qeveria e Shteti i Kosovës ka bërë sa duhet për dëshmorët e në këtë mes edhe për Jasharët, në Prekaz, ku edhe është realizuar një pjesë reprezentuese e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”?

Shqipe Jashari: Fatkeqësisht, Shteti i Kosovës ka bërë krejt pak për dëshmorët dhe familjet e tyre. Këtë e them duke ditur se ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kulm mbi kokë, ende ka familje dëshmorësh që fëmijët e tyre mezi e sigurojnë bukën e gojës, ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kushte elementare për jetë në raport me pushtetarët e pasuruar dhe të verbuar nga pasuria dhe mirëqenia gati mbretërore. Ata, u pasuruan mbi kurriz të dëshmorëve dhe familjeve të tyre.

RKL: Ju me kohë keni krijuar familje, keni bashkëshortin dhe tre fëmijë. Jeni edhe në punë, si ia dilni me problemet dhe sfidat e jetës?

Shqipe Jashari: Po, ky është një proces i natyrshëm, një proces jetësor. Një familje e shëndoshë është shtylla bazë e shoqërisë së shëndoshë. Në këtë drejtim pata fatin që të kem një martesë me një bashkëshort që më kupton, i cili më ndihmon në jetë dhe më ka bërë që jetën ta kem më të lehtë dhe më të lumtur. Martesa jonë u kurorëzua me tre fëmijë: vajzën e parë, Aureolën që tani është 6 vjeçe dhe binjakët: Vlerorin dhe Epopenë, të cilët kanë mbushur nga tre vjet. Detyra ime dhe e bashkëshortit është t’i rrisim, t’i edukojmë, t’i arsimojmë e t’i përgatisim për jetë, në mënyrë që ata të bëhen qytetarë të denjë të vendit dhe të japin kontribut në zhvillimin dhe përparimin e Shtetit dhe të kombit tonë.

RKL: Cili është mesazhi Juaj për opinionin liridashës në përvjetorin e 16-të të Epopesë Lavdiplote të Jasharëve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Shqipe Jashari: Mesazhi im është që edhe këtë përvjetor, sikur çdo përvjetor tjetër paraprak ta festojmë ashtu sikur na ka hije dhe ashtu sikur e meritojnë dëshmorët. Sa herë vijnë përvjetorët e dëshmorëve na japin forcë, shpresë, besim në frytet e fitores dhe shtytje për fitore të reja.

Rahovec: Gruaja dorëzon në polici revolen e burrit

0

Një femër nga fshati Koznik i Rahovecit e ka dorëzuar vullnetarisht në polici një revole me tre fishek e cal 6.35 mm dhe një karikatorë me 11 fishekë të cal.7.65 mm, raporton PrizrenPress.

Ajo i ka rrëfyer policisë se revolja Ekol Tuna është pronë e bashkëshortit të saj i cili gjendët në vuajtje të dënimit.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Haradinaj nuk ia jep dorën Thaçit në Prekaz

0

Gjatë vizitës në Prekaz sot janë takuar të gjithë liderët e partive politike , në mesin e tyre ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi ka përshëndetur të gjithë përfaqësuesit e AAK-së që ishin në Prekaz por Ramushi nuk ia kthej përshëndetjen ai nuk ia zgjati dorën Thaçit, raporton Gazeta Kosova Sot Online

Vizitat në Prekaz po bëhën për nder të Epopesë së UÇK-së.