6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Masakra e Elbasanit, 1 muaj pas krimit asnjë i dyshuar

Ka kaluar më shumë se një muaj nga krimi i trefishtë i pagëzuar si “masakra e Elbasanit” dhe ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Burime pranë prokurorisë së qytetit kanë pohuar për Top Median se, pavarësisht veprimeve të shumta hetimore që janë kryer, ende nuk ka asgjë konkrete sa i takon identifikimit të autorëve të kësaj masakre dhe aq më pak porositësve apo motiveve.

Të njëjtat burime janë shprehur se është ngritur një grup i posaçëm hetimi me tre prokurorë dhe katër oficerë të policisë gjyqësore, të cilët raportojnë çdo javë tek drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit.

Edhe pse në këtë ngjarje mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, askush nga këta të fundit apo dhe familjarët e viktimave nuk kanë treguar fakte që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.

Nga ana tjetër, autorët e masakrës kanë qenë shumë të kujdesshëm që të lënë për policinë vetëm armët pa shenja gishtash dhe të zhduken së bashku me mjetet e tyre.

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të...

Aksidentohet rëndë një cisternë e naftës në dalje të Prizrenit – pamje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, në dalje të Prizrenit Një cisternë e naftës ka përfunduar...

Lajmet e Fundit