6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6697

Zafir Berisha: Sakrifica e Adem Jasharit po vihet në pikëpyetje nga kjo qeveri

0

Me rastin e ditës së parë së Epopesë së UÇK-së, deputeti i Nisma, Zafir Berisha ka thënë se jehona e pushkës së komandantit legjendar Adem Jashari para 18 viteve ka qenë thirrje vendimtare për të gjithë ata që në damarët e tyre ka rrjedhë gjak shqiptari.

Ai ka thënë se në vitin 2016 kjo sakrificë gjë gjaku që është derdhur për liri po vihet në pikëpyetje në kjo qeveria që Berisha e quan kuislinge.

“Jehona e pushkës së komandantit legjendar Adem Jashari para 18 vitesh ishte thirrja vendimtare për të gjith ata në damarët e të cilve rrjedhte gjak shqiptari se koha e liris po thërret. Me 2016 e gjithë ajo sakrific dhe gjaku që u derdhë për liri po vihet në pikpytje nga qeveria kuislige e cila në bisedime me pasardhësit e Milosheviqit tendojn ta rikëthejn Serbin me projektin famkeq ,,Zajednica,,” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Protesta pas mbylljes së ‘Zaman’-it

0

Trazira janë verifikuar në Turqi, pasi policia ka bastisur me forcë zyrat e gazetës opozitare “Zaman”, disa orë pasi gjykata vendosi konfiskimin e aseteve të saj dhe marrjen nën kontroll nga shteti.

Vendimi, për të cilin nuk u dha asnjë shpjegim, bëri që qindra mbështetës të “Zaman” të mblidheshin jashtë zyrave të saj për të protestuar.

Një prej manifestuesve mbante në duar një parullë ku thuhej: “Ne do të luftojmë për një shtyp të lirë”. Policia nga ana e saj përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërsa gazetari i “Zaman”, Emre Soncan shkroi në Twitter: “Qeveria e Turqisë konfiskoi një nga zërat e fundit kritikë, “Zaman”… Fundi i demokracisë”.

Në të njëjtat linja, kolegu i tij Abdullah Ayasun u shpreh: “Një ushtri policësh të armatosur bastisën gazetën dhe mua më nxorrën jashtë”.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si “aktin e fundit të një seri aksionesh ligjore kundër medias të marra nga qeveria turke”.

Lëvizja e autoriteteve të Ankarasë zyrtare kundër “Zaman” vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë liroi nga burgu dy gazetarë, të akuzuar për zbulim sekretesh shtetërore.

SBASHK u ndan mirënjohje pensionistëve të arsimit

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

Në kuadër të Ceremonisë, SBASHK-u u ndanë mirënjohje dhe nga një orë dore të 556 punëtorëve të arsimit që janë pensionuar nga 7 marsi i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti. Ata janë ftuar të jenë të pranishëm në këtë Ceremoni.

Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Po ashtu do të jenë të pranishëm përfaqësues të MASHT-it dhe mysafirë të tjerë.

Ceremonia solemne mbahet në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, duke filluar nga ora 12:00.

18 vjet nga Epopeja e UÇK-së

0

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz,në zemrën dhe kokën e UÇK-së,duke i bërë asaj një rrethim të hekurt

Për fat të mirë, ky rrethim alarmoi tërë botën.Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik .Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 18 vjet të rënies së komandantit legjendar,Adem Jasharit,familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo,çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumë kush është duke shkruar,por dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës,sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë,në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu,nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar për gjithmonë’’.Edhe në këtë përvjetor të Epopesë së Jasharëve dhe të Epopesë së UÇK-së,ka vendin respekti.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,Kosova mundi frikën,me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.Dhe jo rastësisht, në Prekaz,në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri,për pavarësi e demokraci,që këdo ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar,që shekuj e vite i dha Kosovës shumë .Siç dihet familja Jashari,pos komandantit legjendar Adem Jasharit ranë për të mos vdekur kurrë edhe 20 anëtar tjerë të familjes Jashari.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri buj sepse ngriti lartë mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Kjo histori e komandantit legjendar Adem Jasharit,familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,do të mbetet histori në vete për brezat e ardhshëm dhe gjeneratave të reja të kombit shqiptar,por në raste ndodhin siç kanë ndodhur kurrë pa vullnetin tonë por gjithnjë të imponuara,rënia e Jasharëve do të jetë mësimi se si duhet tëflijohesh për lirinë e vendit dhe për lirinë e popullit të tij.

Biden viziton Lindjen e Mesme

0

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nesër niset për një vizitë në Lindjen e Mesme, që ç’rast do të fokusohet në situatën në Iran dhe Siri dhe, po ashtu, në interesat ekonomikë dhe energjetikë të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sipas itinerarit të vizitës, përfshihen edhe ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani.

Zoti Biden, gjatë këtij turneu, do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin e Aurotietit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Por, në agjendë nuk ka nismë madhore për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, njofton Radio Europa e Lirë.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk beson se të dy palët kanë vullnet politk për ripërtritjen e procesit të paqes.

Fishekzjarre e daulle për kthimin e Nexhmi Krasniqit në krye të policisë në Prizren (Video)

0

Në Prizren dhe në fshatra të kësaj komune, disa qytetarë kanë ndezur fishekzjarrë dhe kanë dalë në rrugë me daulle për ta festuar kthimin në punë të drejtorit të suspenduar të policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi.

Krasniqi i ka dhënë fund periudhës disamujore të suspendimit dhe është kthyer në krye të policisë rajonale në Prizren.

Këtë vendim të Policisë e kanë përshëndetur në mënyrat e tyre qytetarët në Prizren dhe në fshatin e banuar me boshnjakë Reqan të kësaj komune.

Një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com një video gjatë ndezjes së fishekzjarrëve në qytet.

Gashi: Nëse Kushtetuesja e legjitimon Thaçin për president, Pacolli duhet me padit Kushtetuesen

0

I ftuar në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, avokati Tomë Gashi arsyeton kërkesën e opozitës dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Pos qe asht shkelur Kushtetuta, janë shkelur të gjitha parimet ligjore”, tha Gashi për zgjedhjen e Thaçit president.

Sipas tij, i pari që ka shkelur Kushtetutën është kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Si për rastin Pacolli, duhet të ndodhte e njëjta për Thaçin. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nëse kjo Gjykatë e ka si pikënisje vendimin për Pacollin, e ka te lehtë me vendos edhe për Thaçin”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse ndodh e kundërta, Pacolli duhet ta padisë Kushtetuesen.

Gashi sqaroi se askush nuk ka imunitet ndaj Gjykatës Speciale. Ai shtoi se avokatët e jashtëm e kanë rrejt Thaçin se gëzon imunitet nëse zgjedhet president.

Nexhmi Krasniqi kthehet në pozitën e drejtorit të Policisë në Prizren

0

Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, i cili ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, sot nënshkroi vendimin për kthimin e tij në punë.
Krasniqi, ka thënë për KALLXO.com se sapo ka nënshkruar kthimin e tij në punë.

“Para dy ore kam nënshkruar dhe jam kthyer në pozitën e njëjtë që e kam pasur para suspendimit” tha Krasniqi.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Rexhepi ishte kthyer në punë rreth dy muaj më parë, ndërsa sot kthimin në punë e nënshkroi edhe drejtori Krasniqi.

Krasniqi tha se me të dëgjuar lajmin ka marrë urime të shumta nga kolegët e tij.

“Deri tash nga kolegët e mi i kam pranuar mbi 1,500 mesazhe urime, edhe vet jam i lumtur që më në fund triumfoi drejtësia dhe për qytetarët e Prizrenit nga të cilët kam pasur përkrahje në vazhdimësi, besoj që ky vendim është një vulë moszhgënjimit dhe pafajësisë time”, tha Krasniqi.

Thaçi viziton familjet e “Tonit” dhe “Micit” në Rahovec

0

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës pas zgjedhjes president, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit.

Thaçi, përveç takimit me vreshtarët dhe grupe tjera, ai ka vizituar edhe familjarët e heronjve të Kosovës, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.

Sipas tij, qytetarët rahovecianë që ai ka takuar janë plot shpresë e besim për Kosovën e re.

“Kënaqësi të jesh në Rahovec, në qytetin e qëndresës, heroizmit dhe punës. Vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhelal Hajda – Tonit dhe Selajdin Mullabazi – Micit. Takova vreshtarë, mësues, mjekë e studentë. Njerëzit janë plot shpresë dhe besim për Kosovën e re, të zhvilluar dhe pjesë e familjes euro-atlantike. Më pritën edhe prijësit shpirtërorë të komunitetit të teqeve të sheh Besimit dhe sheh Mehdiut”, ka shkruar Thaçi.

Protesta e radhës e Opozitës, më 26 mars

0

Liderët e tri partive opozitare kanë bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 26 mars, prej orës 14:00 në sheshin Skënderbeu.

Kjo është bërë e ditur nga tre liderët, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë në qendër të Prishtinës.

“Më 26 mars ora 14 do të ketë protestë gjithë popullore në sheshin Skënderbeu ku do të kundërshtojnë marrëveshjet për Zajednicën dhe Demarkacionin, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë. Gjithashtu do të ketë edhe kërkesa tjera”, kanë bërë të ditur liderët. /Telegrafi/