6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Protesta pas mbylljes së ‘Zaman’-it

Trazira janë verifikuar në Turqi, pasi policia ka bastisur me forcë zyrat e gazetës opozitare “Zaman”, disa orë pasi gjykata vendosi konfiskimin e aseteve të saj dhe marrjen nën kontroll nga shteti.

Vendimi, për të cilin nuk u dha asnjë shpjegim, bëri që qindra mbështetës të “Zaman” të mblidheshin jashtë zyrave të saj për të protestuar.

Një prej manifestuesve mbante në duar një parullë ku thuhej: “Ne do të luftojmë për një shtyp të lirë”. Policia nga ana e saj përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërsa gazetari i “Zaman”, Emre Soncan shkroi në Twitter: “Qeveria e Turqisë konfiskoi një nga zërat e fundit kritikë, “Zaman”… Fundi i demokracisë”.

Në të njëjtat linja, kolegu i tij Abdullah Ayasun u shpreh: “Një ushtri policësh të armatosur bastisën gazetën dhe mua më nxorrën jashtë”.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si “aktin e fundit të një seri aksionesh ligjore kundër medias të marra nga qeveria turke”.

Lëvizja e autoriteteve të Ankarasë zyrtare kundër “Zaman” vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë liroi nga burgu dy gazetarë, të akuzuar për zbulim sekretesh shtetërore.

Më Shumë

Bashkimi kërkon titullin në Pejë, vetëm një fitore larg kurorës

Bashkimi është vetëm një hap larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa sot përballet me Pejën 03 në ndeshjen e pestë...

Prizreni përkujton Alush Kryeziun – 34 vite nga rënia heroike

Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të dielën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, pranë lapidarit...

Lajmet e Fundit