12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 6761

Muharremi: BE përdor qeverinë, qeveria BE-në

0

Marrë parasysh që Bashkimi Evropian, në njëfarë mënyre, zakonisht e përkrahë më shumë qeverinë sesa opozitën, për shkak se punon më shumë me të – jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e tjera – mund të ndodhë që edhe qeveria e përdor BE-në që të na detyrojë neve brenda, që t’i zgjidhim çështjet, ka deklaruar Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane.

“Pra, qeveria e pyet BE-në që t’i bëjë favor, i thotë ‘kërkona këtë’, për shkak se kemi probleme të brendshme, në mënyrë që t’ia lehtësojë aprovimin në Kuvend”, tha ai duke folur për Radion Evropa e Lirë.

Këto komente Muharremi i bëri në një prononcim lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që sipas tij, nuk do të ishte ndonjë problem i madh për Bashkimin Evropian, po të mos politizohej në Kosovë, si një çështje për të cilën ka mospajtime të skajshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

“Por, tash, me faktin që ne e kemi politizuar këtë çështje, mos të harrojmë që edhe BE-ja, përkundër faktit që ka kritere teknike, shpeshherë vepron edhe politikisht, dhe e gjen si mekanizëm shumë të rëndësishëm çështjen e liberalizimit të vizave, për t’i detyruar vendet që të ndërmarrin disa reforma ose disa vendime të ndryshme,” ka shtuar ai.

Sipas tij, çështja e demarkacionit, edhe pse njihet si kusht monitorues, do të jetë çështje shumë e rëndësishme dhe konsideron se nëse kjo nuk zgjidhet shpejt, të aktivizohet në fazën para se të hyjë në fuqi lëvizja e lirë për kosovarët.

Muharremi, nga ana tjetër, rikujton se një se kërkesë e ngjashme nga BE-ja, për demarkacion të kufirit, nuk i është bërë Serbisë për liberalizim vizash.

Bosnja propozon bisedime me Kosovën për lëvizje të lirë

0

Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, mediave, dhe artistë nga Bosnja dhe Hercegovina, më 4 dhe 5 shkurt do ta vizitojnë Kosovën, qëllimi i së cilës vizitë është vazhdimi i iniciativave, të cilat do të avokojnë për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë këtyre dy ditëve, do të organizohen panele diskutimi, të cilat do të shtjellojnë temën: Vizat-barrierë komunikimi midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Për më tepër se një vit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë kanë ndërmarrë disa iniciativa që për qëllim kanë liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në njoftimin për mediat.

Përveç takimeve zyrtare, pjesë e projektit janë edhe takimet e avokimit me palët kyçe të interesit, akterët vendimmarrës në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

Pozita do dialog, opozita vetëm zgjedhje

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga që t’i thërrasë palët në një tryezë të dialogut pasi, sipas tij, ky është obligim kushtetues i saj dhe palët duhet të përgjigjen.

Veseli ka thënë se kërcënimi me zgjedhje nuk është opsion. Por, përfaqësuesit e opozitës si zhbllokim të situatës e shohin shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton “Epoka e re”.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se duhet të ndodhë një marrëveshje politike për të dalë nga kriza dhe për të shkruar në zgjedhje të parakohshme.

Edhe Frashër Krasniqi nga VV-ja ka thënë se kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje dhe të mos bëjë përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

SHBA-të demantojnë Thaçin

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Ky është qëndrimi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, pas deklaratave publike të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka thënë se SHBA-të mbështesin zgjedhjen e tij si president.

Analistët politikë thonë se Thaçi është munduar ta shfrytëzojë vizitën në SHBA kinse e ka mbështetjen e këtyre të fundit për president.

Halil Matoshi, analist politik, ka thënë për “Zërin” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjë shtet demokratik në raport me një demokraci tjetër (siç supozohet të jetë Republika e Kosovës) kurrë nuk përkrahin asnjë kandidat të veçantë. Ata, siç ka thënë ai, e përkrahin demokracinë.

“Pra del se Hashim Thaçi po përpiqet t’i keqpërdorë edhe amerikanët në luftën e tij për pushtet personal, duke e dëmtuar rëndë shtetin kosovar dhe demokracinë e brishtë kosovare”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa analisti tjetër, Imer Mushkolaj, thotë se Hashim Thaçi është përpjekur të keqpërdorë vizitën e tij në SHBA, duke e paraqitur si mbështetje personale në procesin e zgjedhjes president. /Zëri

Arrestohet se shantazhonte adoleshenten

0

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia italiane. Edhe pse i dënuar më parë me një vit burg, pasi kërcënonte me mesazhe një adoleshente italiane, i riu shqiptar me inicialet R.H. e ka bërë sërish.

“Hajde fli me mua dhe dy herë dhe do të lë të qetë”. Ky është mesazhi që R.H., i ka dërguar italianes.

Ngjarja ka ndodhur në Villadose të Italisë. Shantazhet kanë nisur në vitin 2009 dhe kanë vijuar deri në vitin 2012, kur shqiptari kishte përfunduar dënimin me 1 vit burg. Ai fitoi lirinë në qershor 2010 pasi shleu dënimin për persekutim të minorenëve. Por, sipas prokurorëve përndjekja ka vijuar deri një vit më parë.

Shqiptari nuk ka heq dorë nga praktika e tij duke i thënë vajzës se, “do të vuash siç kam vuajtur dhe unë”. Përndjekja ka vijuar deri një vit më parë, kur ai u denoncua sërish në polici. Për këtë gjykata vendosi më 1 shkurt ta dënojë shqiptarin me 10 muaj burg./Noa/

Europianët sugjerojnë Opozitën për kandidat të përbashkët presidencial

0

Disa përfaqësues të institucioneve të BE-së, sipas burimeve të Klan Kosovës, e kanë sugjeruar Opozitën kosovare të garojë me një kandidat të saj kur Kuvendi të votojë për Presidentin e ri të Kosovës.

Nuk dihet nëse është përmendur ndonjë emër i përveçëm për këtë pozitë.

Nga Prishtina ende nuk ka ndonjë koment për këtë sugjerim.

Kandidati i koalicionit, Hashim Thaçi, disa ditë më parë ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse pas kthimit ka thënë se atje ka marrë përkrahjen e Uashingtonit zyrtar për ta pasuar Presidenten aktuale, Atifete Jahjagën. /Klan Kosova

Opozita me listë të përbashkët në zgjedhje

0

Ilir Deda nga Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita e bashkuar pritet të dal me një listë të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se një listë e përbashkët opozitare do të fitonte bindshëm, por nëse kjo nuk bëhet do të ishte gabim i madh.

“Unë jam ithtar tash e sa vite për një listë të përbashkët, ajo çfarë është e rëndësishme është që partitë opozitare dhe njerëz, aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë politikë janë dukë rënë dakord për themelimin e një liste të përbashkët që do të fitonin zgjedhjet e ardhshme në 2016”, ka thënë Deda në Info Magazine.

“Nëse nuk dalim me një listë të përbashkët, me një front të përbashkët atëherë nuk e di pse po merremi me politikë. Pse të dalim në zgjedhje të reja të përçarë dhe të fitoj prapë PDK-ja”.

“Opozita e bashkuar, lista e përbashkët opozitare do të fitojë zgjedhjet e ardhshme”.

DKRS në Rahovec bën thirrje për anëtarësim në bibliotekë

0

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, ju bën thirrje studentëve, nxënësve dhe dashamirësve të librit që të frekuentojnë bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi”, si dhe të shfrytëzojnë sallat për lexim në kuadër të bibliotekës.

Po ashtu DKRS ofron edhe mundësinë që të interesuarit të shfrytëzojnë mundësinë për lexim në galerinë e arteve në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

Aktualisht në bibliotekën komunale mund të gjenden rreth 2500 tituj të ndryshëm, ku ka literaturë artistike për nxënës të moshave të ndryshme, si dhe literaturë shkencore për nevojat e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm. Gjithashtu në bibliotekë ka edhe literaturë në gjuhën angleze, gjermane, franceze, italiane, turke dhe në disa gjuhë të tjera.

Nisur nga fakti se ngrohja e mjediseve të bibliotekës është e vështirë, për shkak të hapësirës së madhe dhe kostos së lartë, DKRS ka adoptuar për lexim një sallë më të përshtatshme në hapësirat e bibliotekës. Interesimi i të rinjve dhe studentëve sa vjen e rritet, ndërsa Drejtoria do të shqyrtojë me kujdes çdo kërkesë të të interesuarve, në mënyrë që të rinjve tanë t’ju krijojë hapësira sa më të mëdha dhe lehtësira për studime.

Aktualisht shërbimet e bibliotekës komunale i shfrytëzojnë mbi 800 anëtarë. Anëtarësimi vjetor në bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” kushton vetëm një euro. /PrizrenPress.com

Gazetari në lidhje LIVE shpëton për pak nga predha (Video)

0

Një gazetar dhe i gjithë stafi teknik kanë përjetuar disa momente paniku, teksa reporteri po bënte një lidhje Live me televizionin arab “Orint TV”, në një zonë të Sirisë.

Video tregon momentet kur gjatë transmetimit live, shumë pranë vendit të raportimit të gazetarit bie një predhë.

https://youtu.be/tTXQ8wIQpu8

Prizren: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasje

0

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit  të pandehurit me iniciale F. L. nga fshati Kraisht Komuna e Lipjanit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë” nga neni 179 parg. 1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Ndërsa i pandehuri me iniciale Xh.H.dhe N. M. gjenden në arrati.

Gjykata Themelore në Prizren njofton se më datë 01.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit kësaj gjykate ndaj të pandehurit me iniciale F.L. për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë në ndihmë “ nga neni 179 parg.1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurit me iniciale F. L. i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga data 31.01.2016 e deri me datën 01.03.2016. /PrizrenPress.com