6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Muharremi: BE përdor qeverinë, qeveria BE-në

Marrë parasysh që Bashkimi Evropian, në njëfarë mënyre, zakonisht e përkrahë më shumë qeverinë sesa opozitën, për shkak se punon më shumë me të – jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e tjera – mund të ndodhë që edhe qeveria e përdor BE-në që të na detyrojë neve brenda, që t’i zgjidhim çështjet, ka deklaruar Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane.

“Pra, qeveria e pyet BE-në që t’i bëjë favor, i thotë ‘kërkona këtë’, për shkak se kemi probleme të brendshme, në mënyrë që t’ia lehtësojë aprovimin në Kuvend”, tha ai duke folur për Radion Evropa e Lirë.

Këto komente Muharremi i bëri në një prononcim lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që sipas tij, nuk do të ishte ndonjë problem i madh për Bashkimin Evropian, po të mos politizohej në Kosovë, si një çështje për të cilën ka mospajtime të skajshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

“Por, tash, me faktin që ne e kemi politizuar këtë çështje, mos të harrojmë që edhe BE-ja, përkundër faktit që ka kritere teknike, shpeshherë vepron edhe politikisht, dhe e gjen si mekanizëm shumë të rëndësishëm çështjen e liberalizimit të vizave, për t’i detyruar vendet që të ndërmarrin disa reforma ose disa vendime të ndryshme,” ka shtuar ai.

Sipas tij, çështja e demarkacionit, edhe pse njihet si kusht monitorues, do të jetë çështje shumë e rëndësishme dhe konsideron se nëse kjo nuk zgjidhet shpejt, të aktivizohet në fazën para se të hyjë në fuqi lëvizja e lirë për kosovarët.

Muharremi, nga ana tjetër, rikujton se një se kërkesë e ngjashme nga BE-ja, për demarkacion të kufirit, nuk i është bërë Serbisë për liberalizim vizash.

Më Shumë

Varroset i riu nga Rahoveci që humbi jetën në një aksident trafiku në Austri

Sot iu dha lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë...

Defekt në rrjetin kryesor, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit

Kompanis  Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Rahovecit, si pasojë e një...

Lajmet e Fundit