Home Blog Page 6766

Gashi: Nëse Kushtetuesja e legjitimon Thaçin për president, Pacolli duhet me padit Kushtetuesen

0

I ftuar në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, avokati Tomë Gashi arsyeton kërkesën e opozitës dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Pos qe asht shkelur Kushtetuta, janë shkelur të gjitha parimet ligjore”, tha Gashi për zgjedhjen e Thaçit president.

Sipas tij, i pari që ka shkelur Kushtetutën është kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Si për rastin Pacolli, duhet të ndodhte e njëjta për Thaçin. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nëse kjo Gjykatë e ka si pikënisje vendimin për Pacollin, e ka te lehtë me vendos edhe për Thaçin”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse ndodh e kundërta, Pacolli duhet ta padisë Kushtetuesen.

Gashi sqaroi se askush nuk ka imunitet ndaj Gjykatës Speciale. Ai shtoi se avokatët e jashtëm e kanë rrejt Thaçin se gëzon imunitet nëse zgjedhet president.

Nexhmi Krasniqi kthehet në pozitën e drejtorit të Policisë në Prizren

0

Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, i cili ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, sot nënshkroi vendimin për kthimin e tij në punë.
Krasniqi, ka thënë për KALLXO.com se sapo ka nënshkruar kthimin e tij në punë.

“Para dy ore kam nënshkruar dhe jam kthyer në pozitën e njëjtë që e kam pasur para suspendimit” tha Krasniqi.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Rexhepi ishte kthyer në punë rreth dy muaj më parë, ndërsa sot kthimin në punë e nënshkroi edhe drejtori Krasniqi.

Krasniqi tha se me të dëgjuar lajmin ka marrë urime të shumta nga kolegët e tij.

“Deri tash nga kolegët e mi i kam pranuar mbi 1,500 mesazhe urime, edhe vet jam i lumtur që më në fund triumfoi drejtësia dhe për qytetarët e Prizrenit nga të cilët kam pasur përkrahje në vazhdimësi, besoj që ky vendim është një vulë moszhgënjimit dhe pafajësisë time”, tha Krasniqi.

Thaçi viziton familjet e “Tonit” dhe “Micit” në Rahovec

0

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës pas zgjedhjes president, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit.

Thaçi, përveç takimit me vreshtarët dhe grupe tjera, ai ka vizituar edhe familjarët e heronjve të Kosovës, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.

Sipas tij, qytetarët rahovecianë që ai ka takuar janë plot shpresë e besim për Kosovën e re.

“Kënaqësi të jesh në Rahovec, në qytetin e qëndresës, heroizmit dhe punës. Vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhelal Hajda – Tonit dhe Selajdin Mullabazi – Micit. Takova vreshtarë, mësues, mjekë e studentë. Njerëzit janë plot shpresë dhe besim për Kosovën e re, të zhvilluar dhe pjesë e familjes euro-atlantike. Më pritën edhe prijësit shpirtërorë të komunitetit të teqeve të sheh Besimit dhe sheh Mehdiut”, ka shkruar Thaçi.

Protesta e radhës e Opozitës, më 26 mars

0

Liderët e tri partive opozitare kanë bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 26 mars, prej orës 14:00 në sheshin Skënderbeu.

Kjo është bërë e ditur nga tre liderët, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë në qendër të Prishtinës.

“Më 26 mars ora 14 do të ketë protestë gjithë popullore në sheshin Skënderbeu ku do të kundërshtojnë marrëveshjet për Zajednicën dhe Demarkacionin, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë. Gjithashtu do të ketë edhe kërkesa tjera”, kanë bërë të ditur liderët. /Telegrafi/

Mogherini mbyll vizitën në Tiranë

0

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini është larguar herët në mëngjes nga Shqipëria, pasi ka mbyllur takimet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në orën 07.00 të mëngjesit.

Basha tha se reforma në drejtësi ishte një nga pikat e diskutimit me zonjën Mogherini. Ai tha se kjo reformë ka nevojë për dialog politik.

“Reforma në drejtësi është një proces jo një ligj që pret në Parlament. Që ky ligj të shndërrohet në amendamente kushtetuese dhe ligje lypset dialog politik. Kushtet për dialog politik kjo qeveri nuk i ka krijuar, përkundrazi ka investuar dhe investon për konfliktin politik. Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit, bazuar mbi kriteret e Venecias”, tha Basha.

Basha tha për gazetarët se për opozitën kushtet thelbësore për të dalë nga situata janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Ai shoqërohej në takim nga deputetët Majlinda Bregu, Albiona Halimi, Gent Strazimiri dhe Aldo Bumçi, shkruan Top Channel.

Shkelet këmbësori në Prizren

0

Një këmbësor është goditur me veturë në rrugën e “Jonit” në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari duke lëvizur me veturën Mercedes nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

DokuFest hap aplikimin për ‘Rec’on the Future’

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest ka hapur thirrjen e aplikimit për programin e trajnimit për prodhimin e dokumentarëve dhe thërret pjesëmarrësit mes moshës 18-25 vjec nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Rumania, Greqia, Kroacia, Italia, Spanja dhe Franca të aplikojnë.

Projekti ‘Rec’on the future!’ ka për qëllim të ofrojë hapësirë për të rinjtë të diskutojnë për temën e shtetësisë në Evropë.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen në Prizren për të konceptuar, xhiruar dhe edituar filmat e tyre nën drejtimin e tutorëve. Dy dokumentarë me temën e identitetit, kulturës dhe shtetësisë do të prodhohen.

Projekti do ti ketë dy sesione trajnimi:

Sesioni I në Prizren, Kosovë: 5 – 17 prill 2016

Sesioni II në Prizren Kosovë në fillim të muajit gusht 2016.

Afati i fundit për aplikim është 25 mars.

Projekti koordinohet nga Pistes Solidaires Méditerranée, organizuar nga DokuFest dhe me mbështeje financiare nga Erasmus+ dhe Région PACA. /PrizrenPress.com/

Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje me Caritasin Zviceran

0

Komuna e Rahovecit, sot, ka nënshkruar marrëveshje me Caritasin Zviceran, për realizimin e projektit “Edukimi Parashkollorë në Komunën e Rahovecit”.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Xhemali Haxhimustafa, Vjollca Vuçiterna – drejtoreshë e DKA-së, Kreshnik Basha – shef i zyrës së Caritasit Zviceran zyra në Prizren dhe Albert Bakalli përgjegjës i projektit.

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit Xhemali Haxhimustafa, falënderoi zyrtarët e Caritasit Zviceran për pranimin e kërkesës së bërë nga ana e komunës përkatësisht nga drejtoresha e DKA-së.

“Falë kësaj kërkese ka ardhur edhe tek nënshkrimi i marrëveshjes. Me nënshkrimin e marrëveshjes, do të përfitojnë 7 klasë parashkollorë në 7 shkolla në Komunën e Rahovecit”, ka thënë Haxhimustafa. Gjithashtu, ai, u shpreh i gatshëm, për vazhdimin e bashkëpunim edhe në projekte të tjera në mes të Komunës dhe Caritasit Zviceran.

Nga ana e tyre zyrtarët nga Caritasi Zviceran, thanë se edhe në te kaluarën ka pasur bashkëpunim në mes të Komunës së Rahovecit dhe Caritasit Zviceran, për këtë arsye nuk do të kemi problem për zbatimin e projektit i cili ka të bëjë me “Edukimi Parashkollorë në Komunën e Rahovecit”.

Sipas marrëveshjes, shkollat të cilat janë përfitues të këtij projekti nga Caritasi Zviceran do të përfitojnë pajisje për klasat e parashkolloreve, trajnimin e mësimdhënëseve të klasave të parafillorëve, do të bëhet edhe monitorimi i projektit, mbështetje e Komunës së Rahovecit në zhvillimin e strategjisë së parashkollore. Realizmi i projektit dë të zgjatë për periudhën nga viti 2016-2017. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Zhur, dëmi rreth 10 mijë euro

0

Në një garazh privat në fshatin Zhur të Prizrenit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas informatave që ia ka dhënë policisë pronari i garazhit thuhet se dikush ka hyrë në garazh dhe nga aty ka vjedhur vegla pune dhe sende të tjera (goma, felne alumini), në vlerë të përgjithshme rreth 10 mijë euro, raporton PrizrenPress.

Policia bën të ditur se ka intervistuar katër të dyshuar meshkuj, të cilët kanë pranuar se kanë kryer veprën.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Randobravë. Një i dyshuar – shtetas i Shqipërisë është arrestuar, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se me forcë ka depërtuar në shtëpinë e viktimës, me ç’rast ka vjedhur gjësende të ndryshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

UP-ja mbetet pa rektor

0

(E plotësuar) Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk ka arritur ta zgjedh rektorin, as në votimin e tretë.

Tetë anëtarët e Këshillit Drejtues kanë ndarë votat në mes të Lul Rakës dhe Naser Sahiti, nga katër për secilin, për të pamundësuar kështu që të zgjidhet i pari i Universitetit më të madh publik në vend.

Kësisoj, Universiteti i Prishtinës duhet të rishpall konkursin e ri për rektor.

Sot zgjedhet Rektori i ri i UP-së

Kandidatët që kanë aplikuar për postin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të intervistohen sot  në sallën e Këshillit drejtues të UP-së

Intervistat do të fillojnë nga ora 13:00 të cilat do të jenë të hapura për media ndërkohë që rreth orës 16:00 pasdite pritet të shpallet rektori i ri .

Kandidatët që do të intervistohen janë Anton Berishaj, Lul Raka, Naser Sahiti dhe Sali Bashota.