Home Blog Page 6774

Antoni Quni: Ja çfarë me tha Thaçi për ndriçimin e vrasjeve politike

0

“Një ditë para seancës, zotni Mustafa dhe zotni Thaçi ranë dakord rreth kërkesave që i kam parashtruar qysh është zbardhja e vrasjeve politike të LDK-së si dhe njohja formale e fomacioneve ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes, por ishte vonë”.

Kështu tha ekskluzivisht për emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Anton Quni deputet i LDK-së.

“Po ju rikujtoj se une para 1 viti kam thane se nuk kam arsye me votue Hashim Thaçin President. Ketyne fjaleve nuk i ka dale afati. Kjo asht natyra ime, keshtu jam i edukuem e i arsimuem… nuk i ndrroj fjalet e mia”, tha Quni lidhun me mospjesemarrjen e tij ne seancen e zgjedhjes se Presidentit.

“Nuk isha i gatshem me ba ndonji veprim qe kishte me sjelle Thaçin ne poziten e Presidentit. Kam shume arsye qe e kam ba kete”, theksoi ai.

“Jam detyrue me u çue nga karriga ime e me shku te ajo e Kryeministrit, qe ne ate kohe ishte Thaçi, e me i thane: Zotni Kryeminister, ju sot e keni nji shans shume te mire per me i binde deputetet me i votue amandamentet e mia, por ai nuk e bani”, tha Quni lidhun me amandamentet e tij lidhun me formacionet ushtarake te UÇK’s, nen komanden e Ministrise se Mbrojtjes.

“Ka pase shume biseda. Bisedimet e shtrueme nuk i marre si presion. Kam bisedue edhe me Kryeministrin Mustafa e Hashim Thaçin…i kam qendru besnik qendrimeve te mia, e para Mustafes i kam elaborue shume çashtje. Por, nji nder momentet ma te veçanta ishte nji dite para seances, ku u takuem me Kryeministrin Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardhe shume i pregaditun. Dy gjanat qe i diskutuem ishin keto: adresimi i vrasjeve politike; dhe, Ligji i veteraneve. Per te dyja çashtjet Thaçi ofroi zgidhje konstruktive. Per vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrise se Drejtesise ka me marre LDK”, – sqaroi gjane e gjate Quni, tue shtue se perseri nuk mundi me u largue prej qendrimeve te tij.

“Une e shpreha gadishmenine time me dhane doreheqje si deputet, e ne vend timin me ardhe nji deputet qe kishte me votue Thaçin per President, por zotni Mustafa e mohoi kategorikisht kete mundesi”, kallxon Quni.

“Çdo lider e ka te drejte me dhane mendime e me i kritikue bartesite e vet”, tha Quni lidhun me shkrimin e Mustafes per deputetet e LDK qe nuk votuen Thaçin per President. Si dihet, Mustafa u tha se jane frigue nga çadrat.

Gjate bisedes Quni i bani thirrje klases sone politike me marre shembull Presidentin historik Ibrahim Rugova se, qysh tha Quni, ai ne fjalorin e tij nuk ka pase kurre shantazhe e as kesi lloj fjalori qe po e perdorin lideret tone.

“Une jam i bindun se Fisnik Ismaili asht nji patriot i mire e ka deshmue gjate luftes, por fjalori i tij s’asht fjalor qe asht ne kulturen tone. Me letrene tij nuk e ka fy veç Teuta Rugoven, por jam ndie i fyem edhe une e familja e saj. I baj thirrje me shkue me ble 1 buqet me lule, me shkue te shtepia e saj me i kerkue falje”, sugjeroi Quni.

Ndersa, perdorimin e mollotovit e gazit lotsjelles, Quni e vleresoi si nji metode brutale e primitive.
Ne fund te bisedes, moderatori Jupolli kerkoi nga Quni me ja tregue nji storie interesante qe ka ndodh gjate kohes se luftes.

“Nji nga momentet ma qesharake ka qene 9 Qershori, kur asht ditelindja ime. Me therret ne radiolidhje komandanti im, se i kishte ardhe nji arme e fuqishme me nji rreze shume te nalte te veprimit. Me drejtohet me kodin ushtarak e me thote se kjo asht per ditelindjen time. Natyrisht qe u ndjeva mire qe komandantit tim ne ato momente i ka ra ndermend qe une e kam ditelindjen. Me te njajten frekuence me thirr nji luftar serb e me fton me u paraqit ne lidhje. Kur paraqitem, me tha se ndigjova qe e ke ditelindjen, po ta urojme edhe na se e ndigjuem qe ta uroi edhe komandanti, por na s’kemi me te urue me nji granat, por me shume granata”.

3,500 banorë të Zhurit janë shpërngulur jashtë

0

Banori i këtij fshati, Fail Hoxhaj pohon se Zhuri dhe zhurjanët kanë pasur një histori e traditë të begatë atdhetare. Ai thotë se Zhuri ka pasur tramvajin, ka pasur traditën e odave si askund tjetër dhe Zhuri, aktualisht e ka primatin e fshatit më të madh në Kosovë

Sa herë që përmendet kurbeti, njerëzit jo rrallë e mendojnë Zhurin, por ky është vendbanimi rural më i madhi në komunën e Prizrenit dhe ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë. Zhuri bën pjesë në Krahinën e Lumës, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se i përket Vërrinit. Historikisht selinë e ka pasur në Bicaj, fshat afër Kukësit, bile pleqtë ende mendojnë se përsëri atje të rikthehen duke aluduar në një përbashkim të këtyre trojeve. Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë- herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

“Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhënave si emër Zhur del që daton nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 metra në qendër të Zhurit“, shpjegon për gazetën Bedri Hoxhaj, veprimtar i këtij fshati.

Fshati ka marrë pamjen si të një qyteti të bukur

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin, kurse ka plagën më të madhe kurbetin. Edhe ikja e fundit e të rinjve nga Kosova e ka prekur këtë fshat dhe sipas disa shënimeve janë 150 të rinj që ikën me valën e fundit. “Zhvillimet e fundit kanë bërë që rinia të mos këtë as edhe vende pune. Kurse dikur Zhuri ka qenë kultivues i mirë i vreshtarisë, prej rrushit me të madh prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Por, shumica e atyre arave tanimë janë mbushur banime shtëpish e disa kanë mbetur djerrina. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriçim „bujashka“”, shprehet Hoxhaj. Zhuri ka rreth 1100 familje me etnitet të pastër shqiptar, kurse në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. “Edhe fshatrat, si Muradem, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit, të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra, por të gjithë këta e dinë se Zhuri është prejardhja e tyre./kosova sot/

Makina merr flakë

0

Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi shoferi ka dalë menjëherë nga makina. Bie në sy mbërritja e zjarrfikëses në kohë rekord, vetëm pesë minuta pas ngjarjes./jetaoshqef.al/

Haxhi Avdyli mbron Anton Çunin dhe Hatim Baxhakun

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka përkrahur deputetët e Prizrenit të cilët nuk e kanë votuar Hashim Thacin për president të Kosovës.

Avdyli, sipas burimeve të Gazeta Blic, ka thënë se ai në asnjë mënyrë nuk do të pranoj përjashtimin nga partia të Anton Çunit dhe Hatim Baxhakaut, deputetëve nga ajo zonë që nuk morën pjesë në seancën presidenciale.

Të njëjtin kundërshtim e ka pas edhe Kryetari i Degës së Katërt në Prishtinë, Halim Muqolli.

“Muqolli madje ka ka kundërshtuar edhe Isa Mustafën, për trajtim klientelist të deputetëve. Por ai morri përgjigje të prerë na Mustafa, se nëse nuk të pëlqen puna, nuk e ke vendin këtu”, theksoi burimi në LDK.

Ndërkaq, tre kryetarë degësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar sot përjashtimin nga partia të deputetëve që kanë refuzuar të marrin pjesë në Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës, ka mësuar Gazeta Blic nga burimet e saja në LDK.

LDK para pak momentesh ka përmbyllur mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e degëve, ku edhe është paraqitur kjo kërkesë.

“Gazmend Muhaxheri i Pejës, Luan Gola i Gjakovës si dhe Fadil Gashi i Klinës kanë kërkuar përjashtimin nga Partia të deputetëve që nuk morrën pjesë në seancën e Kuvendit dhe nuk e pranuan t’ia bëjë kuorumin për president, Hashim Thaçit”, ka theksuar për Gazeta Blic një zyrtarë i LDK-së. /GazetaBlic.com/

Kujtimi në Çeki

0

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, po qëndron në një vizitë në Çeki.

“Sot u pritëm në komunën e Kyjovit të Republikës Çeke, e cila është e binjakëzuar me komunën e Prizrenit”, shkruan Gashi në Facebook.

“ Bashkëbiseduam për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve tona simotra, në fushat si: kulturë, sport, arsim, panaire, festivale etj”.

“Gjithashtu, u dakorduam të zhvillojmë aktivitete të përbashkëta në festat dhe datat e rëndësishme, si në Prizren, ashtu edhe në Kyjov”.

Pjesë e delegacionit komunal të Prizrenit është edhe zv.kryesuesi i Kuvendit nga radhët e komuniteteve, Levent Bush/PrizrenPress.com/

Thaçi jep dorëheqje nga postet e deritashme

0

Tashmë ish-kryetari i PDK-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, i votuar si President i Kosovës nga Kuvendi, ka dhënë dorëheqje nga postet e tij aktuale.

Në 2 dokumente të cilat i ka siguruar lajmi.net, sqarohen dorëheqjet e tij nga funksionet aktuale në PDK dhe qeveri të Kosovës.

Dorëheqjet vijnë pasi që Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë të ushtrojë poste të tjera publike gjatë kohës që do të ushtrojë këtë pozitë.

Berisha: Rama dhe Veliaj janë pedofilë politikë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pedofilë politikë.

“Ka disa dite qe shoqeria civile zhvillon nje beteje te vendosur ne mbrojtje te mushkrive tona ne Parkun e Liqenit. Shoqeria civile po proteston kunder nje ndertimi me beton, prerjes se pemeve ne nje siperfaqe prej 4000 meter katror te nje parku per femijet dhe nje kafeneje per klientelen, mu ne zemer te Parkut te Liqenit, qe behet direkt me urdher te Edvin Kristaq Rames. Shtojme ketu se punimet po zhvillohen pa masterplane te miratuar, pa vleresim strategjik mjedisor, pa deklarate mjedisor, pa vleresim te ndikimit ne mjedis, pa leje mjedisore, pa degjese publike, pra ne shkelje flagrante te 5 ligjeve te vendit.

Perveç ketyre, prerja e 11 pemeve perben nje krim te rende mjedisi. Ne vend qe te ulet me shoqerine civile, dje Edi Rama me Erionin e tij, ne nje akt ekstrem amoral prej pedofilesh te vertet politik, mblodhen vogelushet, pothuaj ngjitur me protesten, dhe me gojen e Erionit sulmuan para tyre shoqerine civile, pavaresisht se disa nga femijet qe kishin mbledhur aty me detyrim i kishin prindrit ne protesten e shoqerise civile.

Me kete akt, Edi Rama dhe Veliaj i tij, deshmojne se jane pedofile te shemtuar politik, por po kaq kriminel sa dhe pedofilet e vertet!” shkruan Berisha në FB.

Bashkimi Kombëtar duhet të jetë udhërrëfyes i të gjithë shqiptarëve

0

Nue Oroshi

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë së në të gjitha viset Etnike Shqiptare politikanët tanë shqiptarë janë amortizuar. Shumica prej tyre kanë mbetur pa ide dhe pa koncepte praktike se si duhët udhëhequr shteti. Një pjesë e madhe e politikanëve tanë shtetin e shohin si një firmë të madhe ku ka një buxhet të madh dhe atë buxhet duhet shfrytzuar për nevojat e tyre, bashkëpuntorve të tyre si dhe vartësve të tyre, të cilët vartës janë gjithmonë me politikanët pavarësisht se si ndërrohen ata. Për momentin në të gjitha trojet etnike shqiptare kemi një elitë shumë të dobët të politikanëve tanë. Shumica nga ata janë hargjuar. Dhe nuk dinë asgjë tjetër përveç luftës për të zënë një karrige, pa shikuar mjetët dhe metodat se si me arritë deri tek ajo karrige.

Madje disa prej tyre janë në gjendje që ta dëmtojnë edhe shumë rënd interesat e shtetit, në kompënsim të marrjes së pushtetit. Fatkeqsisht kemi një klimë të njëjtë politike në të gjitha viset etnike shqiptare. Si fryt i këtyre veprimeve partitë tona politike në viset shqiptare nuk kanë orjentim politik. Ato deklarohen si të djathta e punojë për të majtën, thonë jemi të djathtë e në anën tjetër e mbrojnë murtajën komuniste si një veprim normal politik e jo si një pushtim kriminal. Kemi një lloj politikanësh po ashtu që mendojnë se janë të pazëvëndësueshëm në partitë e tyre politike, ata mendojnë se janë të lindur për parti , për qeveri, për parlament, për diplomat e në fakt në fjalimet e tyre politike kemi shumë pak fjalë që kanë të bëjnë me koncepte politike,qeverisëse dhe diplomatike. Këtyre politikanëve do t’iu kujtoj një ngjarje nga një fshat i Komunës së Prizrenit.

Në atë fshat kishte qenë një kryetar fshati që kishte udhëhequr me fshatin dekada me radhë. Kur u plak dhe kishte ardhur në prag të vdekjës të rinjet për rreth e kishin pyetur: Migja Shaban a po frigsohesh se je duke vdekë?- e ai ishte përgjigjur. Jo me migjën nuk po kam frigë se po vdes por po frigona se kanë me mbetë katuni në terr, dhe nuk ka kush të më zëvëndësoj.Të rinjët për momentin kishin ndje një dhimbje, për faktin se çka e gjeti fshatin.

Pas vdekjës se migjës Shaban, fshati kishte bërë një mbledhje dhe kishte zgjedhur ca te rinjë në kryesi të fshatit së bashku me kryetarin. Dhe këta të rinjë kishin përpilu një shkresë në qytet, dhe mbrenda një viti në atë fshat kishte ardhë rryma. Gjatë pesëdhjetë viteve që kishte qeverisur migja Shaban fshati nuk kishte pasur rrymë. Pas ardhjës së rrymës fshatarët u gëzuan dhe thanë: Po ne për pesëdhjet vjet paskemi pas qenë në terr dhe pikërisht tashë me ardhjen në krye të fshatit të këtyre të rinjëve na erdhi drita. Me këtë dua t’iu them politikanëve tanë nëpër viset shqiptare se nuk jeni të pazëvëndësueshëm. Dhe është ardhur koha që dalngadalë të lëshoni rrugë që në trojet shqiptare të vjen një elitë e re politike e pakompleksuar , të vijë një elitë e re politike që nuk është e dashuruar në vetvetën por që punojnë për vendin dhe kombin. Është fatkeqësi se shumica e politikanëve tanë nuk kanë koncept demokratik në qeverisjet e tyre, por edhe nëpër partitë që ata udhëheqin. Ata mendojnë se ende është koha e komunizmit dhe si mendon kryetari duhet të mendoj e terë partia. Shpesh e kam thënë dhe po e përsëris se në viset etnike shqiptare duhet të mbizotroj një politikë me tri qështje kryesore : 1. Udhëheqësit e rinj politikë duhet ta dinë se ata po hynë në politikë apo po e marrin një post politik jo për perfitime personale, por që me qeverisjën e ati apo asaj, duhet pasë kujdes që të punon për qytetarët pa dallime partiake apo regjionale, por që t’iu dalë në ndihmë qytetarve, jo vetëm t’i vizitoj ata njëherë në katër vite kur iu nevoiten për t’iu marr votat. 2. Politikanët e rinj shqiptarë që do të vijnë , ata duhet të din se politika shqiptare duhet të jetë gjithmonë e orjentuar kah Perendimi, dhe me një miqësi të perjetshme me Amerikën. Çdo përson që ka bindje komuniste, stalinsite, titiste dhe enveriste, si dhe përsonat politik me bindje talibaniste dhe erdoganiste ata duhët të izolohen politikisht dhe t’iu ndalohet veprimi politik. 3. Partitë politike shqiptare pozitë dhe opozitë duhet bërë ndryshimin e programeve të tyre dhe secila parti në programet e tyre ta vendos Bashkimin Kombëtar, për faktin se antarët dhe votuesit e këtyre partive 95 % janë për bashkim kombëtar. Vetëm me Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, do të kemi një qetësi në Evropën Juglindore apo ne viset e Ilirsë së lashtë. Jam plotësisht i vetdishëm se kjo elitë e hargjuar e politikanëve shqiptarë në Trojet Etnike Shqiptare në periudhën kohore 2016-2020, do të dalin nga skena politike gjithshqiptare. Ndarja e trojeve Etnike ka sjellë edhe dobësimin politik shqiptar.Prandaj politikanët e rinj shqiptar duhet marrë mësim nga shtetet e forta perëndimore të cilët kanë qenë të ndara dhe e kanë bërë bashkimin e tyre.

Rast i veçantë është Gjermania. Ndërsa të gjithë ata që flasin e trumbetojnë kundër bashkimit kombtar janë vëtëm kalimtar të rastit të cilët pushtetin e shohin si mjet përfitimi, dhe po të tillët kur të ofrojmë qështjen e Bashkimit Kombëtar, të parët do të trumbetojnë për Bashkim, saqë do të thosha athua po më bëjnë veshët apo janë këta persona. Shqiptarët e vërtetë janë për bashkimin e Trojeve Shqiptare, vetëm duhet ditur se si t’i bëjmë artikulimin e kërkesave për Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Miqtë tanë i kemi në përkrahje,sepse edhe ata do të ndihen më të fortë kur e kanë një mburoj të fortë të përkrahjes, që do të jetë një bazë e fort politike dhe strategjike për mbrojtjen e Evropës së qytetruar.

Ulet pragu i kalimit të maturës

0

Me miratimin e Ligjit të ri për Maturën Shtetërore këtë vit do të ketë shumë risi. Rreth 34 mijë maturantë që këtë vit do ta përfundojnë shkollimin do të pajisen me diplomë, ndërsa ata të cilët duan ta vazhdojnë shkollimin e lartë do të duhet t’i nënshtrohen Provimit të Maturës dhe do të pajisen me certifikatë.

Ndryshime do të ketë edhe në pragun e kalueshmërisë, nga 50 për qind sa ka qenë më herët, këtë vit pragu i kalueshmërisë ka zbritur në 40 për qind. Ndryshime ka pësuar edhe emri i komisionit që e organizon provimin e maturës. Tash e tutje Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të thirret Komisioni Shtetëror i Maturës. Pjesa e parë e maturës këtë vit do të mbahet më 4 qershor, kurse pjesa e dytë më 18 qershor. Rezultatet e Maturës 2016 do të shpallen më 30 qershor, kurse paraqitja e provimit këtë vit do të jetë falas.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës (KSHM), Azem Guri, ka treguar edhe detaje të tjera që kanë ndryshuar në provimin e maturës. Guri ka thënë për “Epokën e Re” se ky komision ka filluar përgatitjet dhe se gjithçka po shkon sipas planit të paraparë. Ai ka bërë me dije se deri në fund të marsit do të përfundojnë përgatitjet sa i përket provimit të maturës.

“Komisioni Shtetëror i Maturës është duke i bërë përgatitjet sipas planit të veprimit që e ka paraparë ky komision. Ky ligj ka disa risi. E para, me këtë ligj kandidatët me rastin e përfundimit të klasës së 12 në gjimnaze me sukses pozitiv pajisen me diplomë. Njëkohësisht kjo vlen edhe për shkollat e mesme profesionale, por ata e kanë edhe provimin e brendshëm të cilin e organizon shkolla. Edhe kandidatët pajisen me diploma në raste të tilla por, nëse kandidatët janë të interesuar për t’u regjistruar në universitete, ata janë të obliguar t’i nënshtrohen provimit të maturës. Me këtë rast, ata duhet të arrijnë 40 për qind të pikëve. Pragu i kalueshmërisë është 40 për qind dhe ata pajisen me certifikatë nga KSHM-ja, dmth. pas marrjes së diplomës dhe certifikatës ata kanë të drejtë të aplikojnë në universitet”, ka thënë Guri.

Ai ka thënë se edhe këtë vit forma e administrimit do të jetë e njëjtë. Sipas tij, këtë vit do të fokusohen edhe në ndryshim të formatit të pyetjeve. “Në vitet paraprake kemi pasur 120 pyetje nga lëndët e përgjithshme dhe kanë vlejtur edhe në shkollat profesionale. Risia është se do të kemi 100 pyetje dhe pjesa e dytë në lëndët e përafërta me profesion do të kemi 100 pyetje. Sërish testi do t’i ketë 200 pyetje, por jo me atë përbërje”, ka theksuar ai.

Guri ka shtuar se janë duke e përgatitur edhe fletëpalosjen në të cilën mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe aktorët e tjerë do të informohen për të gjitha detajet rreth Maturës 2016. “Ne para se të ndërtojmë infrastrukturën e Maturës 2016 kemi qenë në terren dhe komunikuar me të gjithë aktorët, me fokus të veçantë rreth përpilimit të pyetjeve. Sa i përket formatit të pyetjeje, do të jenë më të avancuara se në vitet e tjera. Administrimi do të jetë përafërsisht i njëjtë”, ka thënë Guri, duke bërë me dije se janë edhe në përfundim të dizajnit të diplomës dhe të certifikatës./ekonomiaonline/

Pastrohet kanalizimi në rrugën “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec

0

Pas problemeve të vazhdueshme të paraqitura në kanalizimin atmosferik në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar operatorin që të bëjë pastrimin e rrjetit kryesor të kanalizimit atmosferik në këtë rrugë.

Muhamet Behra, drejtor i Shërbimeve Publike në Rahovec, në lidhje me pastrimin e rrjetit kryesor të kanalizimit atmosferik në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, thotë se pastrimi është bërë duke filluar nga restorant “Park Plaza” deri tek stacioni i autobusëve.

Sipas drejtorit Behra, me pastrimin e kësaj pjese të kanalizimit atmosferik, është evituar dalja e ujit mbi rrugë në rastet kur do të ketë reshje të shiut apo edhe gjatë sezonit të dimrit kurë shkrihet bora.

Drejtori Behra, poashtu thotë se pastrime të ngjashme të kanalizimeve, do të ketë në vazhdimësi në rrugët ku ka probleme me kanalizim atmosferik, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit