14.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 6783

Policia: Në kufi, dyzet e dy personave ju është refuzuar hyrja

0

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka mohuar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje se Policia intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria.

Policia thotë se bazuar në procedurat ligjore kufitare, 42 personave ju është refuzuar hyrja.

“Në pikën kufitare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë, bazuar në procedurat ligjore kufitare, një numri prej dyzet e dy (42) personave ju është refuzuar hyrja”, thuhet në saqrimin e PK-së, transmeton PrizrenPress.

Sqarimi i plotë i Policisë:

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet dhe deklarimet e publikuara sot (09.01.2016) në media dhe portale, se kinse Policia e Kosovës po i ndalon dhe pengon protestuesit që në mënyrë të organizuar me autobus të vijnë nga rajonet e ndryshme në Prishtinë, ky deklarim nuk është i vërtet dhe nuk qëndron.

Po ashtu edhe deklarimi në media se kinse Policia e Kosovës ka rrahur dhe maltretuar protestues të ndryshëm duke përfshirë ata nga Shqipëria, nuk qëndron dhe nuk është aspak i vërtetë.

Ashtu siç e kemi bërë të ditur Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ, për tu kujdesur për sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmerinë e ligjit, si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.

Andaj referuar planit policor si dhe përgjegjësive ligjore që kemi, PK-ja është duke ndërmarr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe kontrollin në komunikacionin rrugor, por në asnjë rast të vetëm nuk ka ndaluar dhe penguar qarkullimin e asnjë autobusi në asnjë rajon.

Ndërsa në pikën kufitare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë, bazuar në procedurat ligjore kufitare, një numri prej dyzet e dy (42) personave ju është refuzuar hyrja.

Policia e Kosovës e ri-thekson se njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia e Kosovës siguron opinionin e gjerë se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë dhe mbarëvajtjen e qetë dhe pa incidente të kësaj proteste, i cili edhe është prioritet i yni.

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së

VV: Policia intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve nga Shqipëria (Video)

0

Lëvizja Vetëvendosje akuzon Policinë e Kosovës se intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Sipas VV-së, ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm

“Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Policia i ndaloi ata në kufi për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t’i shpërndarë”, thuhet në një reagim të VV-së.

“Qeverisë së Kosovës, e orientuar që ta lejojë futjen e Serbisë në Kosovë, po i pengon ardhja e motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, për të protestuar në mbrojtje të Republikës së Kosovës”.

“Policia që nga mëngjesi ka filluar me provokime të rënda ani pse çdo konventë ndërkombëtare e obligon që të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes së lirë të njerëzve në protesta”.

“Ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm”. /PrizrenPress.com

Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Policia i ndaloi ata në kufi për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t'i shpërndarë. Qeverisë së Kosovës, e orientuar që ta lejojë futjen e Serbisë në Kosovë, po i pengon ardhja e motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, për të protestuar në mbrojtje të Republikës së Kosovës.Policia që nga mëngjesi ka filluar me provokime të rënda ani pse çdo konventë ndërkombëtare e obligon që të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes së lirë të njerëzve në protesta. Ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Samstag, 9. Januar 2016

Nga Malisheva janë nisur 17 autobusë me protestues

0

Janë nisur 17 autobusë nga Malisheva si dhe mijera aktivistë me vetura private për të protestuar në Prishtinë kundër qeverisë antikushtetuese për shtet me Sovranitet.

Drejt Prishtinës janë nisur edhe dhjetëra autobus me protestues nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Universiteti i Prizrenit mashtroi studentët me bursa

0

Ka një vit që 94 studentë kanë fituar bursa në Universitetin e Prizrenit ‘Uksin Hoti’. Por, ata ende nuk i kanë marrë paratë që u takojnë.

Shejza Berisha është njëra nga studentet e vitit të tretë  që për dy vite radhazi është shpallur përfituese e bursës në këtë universitet.  Por pavarësisht kësaj dhe premtimit të universiteti që Berishës ti ndahen mjete financiare, asaj asnjëherë nuk i janë transferuar këto para në llogari.

“Edhe pse kam qenë që dy vite përfituese e bursës, në vitin e parë dhe të dytë, mjetet ende nuk na i ka lëshuar Universiteti”, ka thënë ajo.

Paratë që ishin dedikuar për studentët, drejtuesit e këtij universiteti i kanë shpenzuar në projekte tjera.  Ata kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se nuk i kanë 90 mijë euro në buxhet, të cilat obligohet UPz t’ua paguaj bursistëve për vitin akademik 2014/15.

Edhe Egzona Metbala, po ashtu studente e vitit të tretë dhe përfituese e bursës, mendon së është e padrejtë që për 94 studentë të UPz-së të mos ketë mjetë, ndërsa për bursistët e UP-së të kenë, e të cilët janë një konsiderueshëm më i madh.

“Kjo nuk është e drejte për neve që studiojmë këtu në UPz, është disi jo inkurajuese për ne. Përderisa për studentet e Universitetit te Prishtinës, te cilët janë 500 ose 600 bursistë po u shpërndahen bursa, pse edhe neve që nuk jemi as 100 të mos na shpërndahen ato”,  është shprehur studentja.

UPz nuk ka buxhet për bursa

Njësoj si Berisha e Matbela janë edhe 92 studentë tjerë nuk i kanë marr paratë. Për këtë UPz-ja po arsyetohet se nuk po kanë mjete të mjaftueshme financiare, raporton Gazeta Fjala.

Në gjithë këtë situatë, studentët përfitues nuk kanë qëndruar duarkryq.

Gazeta Fjala mëson se ata kanë kërkuar si nga UPZ-ja ashtu edhe nga MASHT-i që t’ia shpërndajnë paratë që ju takojnë, mirëpo këto dy institucione arsimore nuk kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë hedhur fajin njëra tjetrës.

  Shkresa e Studentëve për ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami:

UPZ-studenti2

Shkresa e ministrit Arsim Bajrami:

UPZ-studenti3

Shkresa e UPz

UPZ-26

Shkresa e studentëve:

UPZ-studenti1

Mirëpo,  zëdhënësi i Universitetit të Prizrenit,  Ramadan Baraliu i ka thënë se  menaxhmenti dhe organet drejtuese të UPz-së nuk po lejohen nga Ministria e Financave që t’i shfrytëzojnë fondet nga kategoritë e tjera ekonomike për dhënien e bursave për këta student.

“UPZ nuk ka pas buxhet të mjaftueshëm për t’i paguar nga “subvencione dhe transfere”. Megjithëse menaxhmenti dhe organet drejtuese janë munduar që të paguajnë bursistët, nuk ka lejuar Ministria e Ekonomisë dhe Financave të shfrytëzohen fonde nga kategori të tjera ekonomike”, ka thënë Baraliu.

Sipas tij për këtë vit UPZ do të mundohet që ti sigurojë këto mjete.

“Shuma totale e mjeteve që Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është dashtë të ketë në dispozicion që të shpërndajë për përfituesit e bursave për vitin akademik 2014/2015 është 90 mijë euro.  Këtë fillim vit do të bëjmë çmos që të gjejmë mënyrën ligjore që t’i paguajmë. Kërkojmë mirëkuptim nga bursistët për vonesën”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

E përderisa Universiteti i Prizrenit i ka harxhuar mjetet dhe nuk po i siguron ato, studentët përfitues ia kanë mësyer një dere tjetër për të kërkuar  përgjigje. ta përmes adresës elektronike kanë komunikuar me kreun e Ministrisë së Arsimit,  Arsim Bajrami. Ky i fundit u ka thënë atyre se për këtë çështje duhet të jap llogari rektori i UPZ-së, Ramë Vataj.

Gazeta Fjala ka provuar që të kontaktoj edhe me rektorin, mirëpo ai ka qenë i paqas’shëm.

Kujtojmë që Universiteti i Prizrenit kishte marr vendim mbi ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2014/2015, dhe pas shqyrtimit të kërkesave të studentëve prej 107 vetëm 94 prej tyre i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

Megjithatë këta 94 studentët që ende nuk i kanë marr këto para nuk po dinë as kujt t’i drejtohen për tu ankuar./Gazeta Fjala

AGK në projektin e Komisionit Evropian

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se është përfshirë në një projekt të përbashkët rajonal të Komisionit Evropian.

“Projekti SEWP është mjaft ambicioz dhe ka për qëllim të mundësojë një ambient ligjor, të përparojë medie pluraliste përmes fuqizimit të asociacioneve të gazetarëve, në mënyrë që të jenë efektivë dhe akterë të pavarur llogaridhënës në zbatimin e standardeve të BE-së për lirinë e medieve në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Projekti, i cili ka për qëllim edhe të avancojë të drejtat e qytetarëve për informim, zbatohet nga 6 asociacione rajonale të gazetarëve dhe zgjatë 3 vjet.

“Në kuadër të aktiviteteve të SEWP do të krijohet Rrjeti për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm dhe Parandalimit si mekanizëm të evokimit të përbashkët për zbatimin e standardeve të BE-së në fushën e medieve dhe parandalimin e praktikave jo të mira, përmes ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave mes asociacioneve rajonale të gazetarëve”, thuhet më tej aty.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të shpallë konkurse publike për të plotësuar pozitat e lira për realizimin e këtij projekti.

Kjo është hera e parë që asociacionet rajonale bashkojnë forcat në një projekt të kësaj rëndësie me impakt në rajonin e Ballkanit Perendimor.

AGK është një organizatë joqeveritare, jo profitabile. AGK promovon, inkurajon dhe punon për tëpërmirësuar pozitën e gazetarëve në shoqërinë kosovare. Organizata bën përpjekje për të forcuar solidaritetin ndërmjet gazetarëve kosovarë dhe për të përmirësuar profesionalizmin e medieve në Kosovë. AGK ngrit zërin e përkrahjes për të drejtat e gazetarëve në forume lokale dhe ndërkombëtare. /PrizrenPress.com

Policia kontrollon Albin Kurtin në banesë (Video)

0

Ish lideri i VV-së Albin Kurti ndodhet në banesën e tij.

KALLXO.com sjell pamje ekskluzive të kontrollit që policia ia ka bërë banesës së Kurtit mëngjesin e sotëm për të vërtetuar nëse ai është duke respektuar arrestin shtëpiak.

Opozita ka paralajmëruar një protestë gjithëpopollore në Prishtinë në orën 14:00.

Në pjesë të ndryshme të qytetit, veçanërisht rreth stacionit policor Qendra në Prishtinë është vërejtur prani e shtuar e policisë përfshirë mjeteve të blinduara ndërsa opozita ka filluar ta rregullojë binën në sheshin ‘Skënderbeu’ nga e cila liderët opozitarë do t’i mbajnë fjalimet e protestës. /Kallxo.com

Prizreni me shtatë autobusë në protestë

0

Edhe nga Prizreni pritet të nisen 7 autobusë për protestën e opozitës në kryeqytet.

Këtë e tha për KALLXO.com asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në këtë qytet Arbër Rexhaj.

Sipas Rexhajt një pjesë e madhe e opozitarëve do të nisen me vetura.

Me vetura rrugën drejt Prishtinës do ta bëjnë edhe të gjithë zyrtarët e AAK-së në Prizren.

Mein Kampf në shitje

0

Një botim i ri i manifestit famëkeq të Adolf Hitlerit, Mein Kampf, ka dalë në libraritë e Gjermanisë, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Instituti i Historisë Bashkëkohore, me seli në Mynih, ka publikuar botimin e ri të Mein Kampf me fusnota, me shpresën se do të ndihmojnë për të demistifikuar librin dhe demaskuar ideologjinë e udhëheqësit nazist.

“Ky botim zbulon informacionet e rreme, të përhapura nga Hitleri, gënjeshtrat, gjysmë të vërtetat, të cilat synojnë një efekt të pastër të propagandës”, ka thënë drejtori i institutut në Mynih, Andreas Wirsching.

Kritikët, megjithatë, druajnë se botimi mund të ndihmojë në përhapjen e ideologjisë ekstremiste të krahut të djathtë.

“Hitler, Mein Kampf: Botimi Kritik” ka dalë disa ditë pasi e drejta e autorit e origjinalit në gjuhën gjermane ka skaduar në fund të vitit 2015 – 70 vjet pas vdekjes së Hitlerit.

I publikuar për herë të parë në vitin 1925, Mein Kampf tregon në detaje pikëpamjet politike të Hitlerit dhe planet për të ardhmen e Gjermanisë.

Ai përshkruan “superioritetin” e “racës ariane” dhe argumenton për shfarosjen e popullit hebre.

Molliqaj: Protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

0

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, nga arratia i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që mbështet dy marrëveshjet, që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit. Ai tha se protestat që fillojnë sot, nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë

Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do ta ndalë opozitën në kërkesën e saj për rrëzimin e qeverisë. Madje, gjykata e ka forcuar bindjen që të vazhdohet me protesta deri në fund.

Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë gazetës Zërit sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Ai ka thënë se kjo protestë e sotme do të jetë më e madhja që organizon opozita dhe synon t’ia kthejë Kosovës demokracinë dhe lirinë, që pushteti aktual ia ka cunguar.

Sidoqoftë, Molliqaj duke folur për opinionet e faktorit ndërkombëtar, të cilët i kanë mbështetur këto marrëveshje, ka thënë se deklaratat e tyre kanë qenë antidemokratike dhe u ka bërë thirrje që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet si opsioni i vetëm Molliqaj ka thënë se opozita edhe atë sfidë do ta kalojë së bashku. /Zëri

Sot protesta për shkarkimin e Qeverisë

0

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA për Kosovën, sot (e shtunë) do të mbajnë protestën gjithëpopullore në kryeqytet, me sloganin: “Për shtet me sovranitet! Kundër  qeverisë antikushtetuese!”.

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Protesta do të fillojë në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar nëpër sheshet deri te Qeveria e Kosovës./PrizrenPress.com