Molliqaj: Protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, nga arratia i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që mbështet dy marrëveshjet, që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit. Ai tha se protestat që fillojnë sot, nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë

Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do ta ndalë opozitën në kërkesën e saj për rrëzimin e qeverisë. Madje, gjykata e ka forcuar bindjen që të vazhdohet me protesta deri në fund.

Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë gazetës Zërit sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Ai ka thënë se kjo protestë e sotme do të jetë më e madhja që organizon opozita dhe synon t’ia kthejë Kosovës demokracinë dhe lirinë, që pushteti aktual ia ka cunguar.

Sidoqoftë, Molliqaj duke folur për opinionet e faktorit ndërkombëtar, të cilët i kanë mbështetur këto marrëveshje, ka thënë se deklaratat e tyre kanë qenë antidemokratike dhe u ka bërë thirrje që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet si opsioni i vetëm Molliqaj ka thënë se opozita edhe atë sfidë do ta kalojë së bashku. /Zëri

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit