Mein Kampf në shitje

Një botim i ri i manifestit famëkeq të Adolf Hitlerit, Mein Kampf, ka dalë në libraritë e Gjermanisë, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Instituti i Historisë Bashkëkohore, me seli në Mynih, ka publikuar botimin e ri të Mein Kampf me fusnota, me shpresën se do të ndihmojnë për të demistifikuar librin dhe demaskuar ideologjinë e udhëheqësit nazist.

“Ky botim zbulon informacionet e rreme, të përhapura nga Hitleri, gënjeshtrat, gjysmë të vërtetat, të cilat synojnë një efekt të pastër të propagandës”, ka thënë drejtori i institutut në Mynih, Andreas Wirsching.

Kritikët, megjithatë, druajnë se botimi mund të ndihmojë në përhapjen e ideologjisë ekstremiste të krahut të djathtë.

“Hitler, Mein Kampf: Botimi Kritik” ka dalë disa ditë pasi e drejta e autorit e origjinalit në gjuhën gjermane ka skaduar në fund të vitit 2015 – 70 vjet pas vdekjes së Hitlerit.

I publikuar për herë të parë në vitin 1925, Mein Kampf tregon në detaje pikëpamjet politike të Hitlerit dhe planet për të ardhmen e Gjermanisë.

Ai përshkruan “superioritetin” e “racës ariane” dhe argumenton për shfarosjen e popullit hebre.

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit