14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 6791

Kurti: Qeverisë po i vjen fundi

0

Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ndodhet në arrest shtëpiak ka thënë se Qeverisë aktuale i ka ardhur fundi pasi sipas tij, ka mbetur të zgjedhë dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin.

Kurti ka treguar se 9 janari është protesta e parë që do të vazhdojë për aq sa do të jetë e nevojshme deri në largimin e Qeverisë.

Në një intervistë për Epokën e Re, Kurti ka thënë se vendi nuk ka nevojë për një Qeveri tjetër kalimtare, sepse sipas tij, qeveria Thaçi- Mustafa është kalimtare.

Ai tha se Isa Mustafës, tani që po e arrin moshën e pensionimit, i ka mbetur të marrë vetëm edhe librezën e PDK-së.

“Kjo qeveri kuislinfe duhet të shkojë. Ajo i ka dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin”, thotë Albin Kurti.

Pas largimit të qeverisë, Kurti ka deklaruar se duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që tri partitë të shkojnë në zgjedhje me listë të përbashkët.

Kurti mendon se qeveria Mustafa do të bjerë para se Hashim Thaçi të bëhet president.

Blerim Kuçi zbulon planin opozitar (Video)

0

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se me 9 janar do të mbahet një protestë gjithëpopullore me moton “Për shtet me sovranitet”, duke bërë publike detajet e saj.

“Protesta vjen në përkrahje të kundërshtimit të marrëveshjeve dhe kundërshtimit të kësaj qeverie në këtë formë se çfarë është”, ka thënë Kuçi në emisionin “Kontakt” të Tribuba Channel.

Ai ka thënë se u pa se dy marrëveshjet e nënshkruara e kanë dëmtuar vendin dhe se kjo qeveri do ta dëmtojë edhe me tutje Kosovën në procese dhe sfida të cilat na presin.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së ka thënë se me 9 janar do të jetë një marshutë e shkurtër nga Biblioteka Kombëtare deri në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe aty do të jetë forma e manifestimit qendror.

“Ne kemi bërë një plan të veprimit. Sot janë paraqitur nënkryetarët në konferencë për media, nesër paraqitet rinia opozitare, ndërsa me 6 janar liderët do të jenë në Mitrovicë, me 7 janar në Ferizaj dhe të gjitha këto i paraprijnë dhënies së mesazhit të 9 janarit”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë sa të jetë e nevojshme.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë nga kjo Qeveri, sepse sipas tij, nuk ka më legjitimitet që të vazhdohet dialogu.

Ai ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Gazeta Tribuna

Mustafa president, Thaçi kryeministër

0

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa është para një halli të madh.

Me përfundimin e mandatit të presidentes së vendit Atifete Jahjaga, kryeministrit të Kosovës i janë shpjeguar dy skenarë, për të cilat RTV Dukagjini ka marrë vesh nga burime ndërkombëtare.

Edhe njëri edhe tjetri skenar, Mustafën e vendosin para dy zgjedhjeve të vështira.

Të bëhet president i vendit dhe kësisoj t`i hap rrugë kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi për t`u bërë sërish kryeministër, ose që të mbështes Thaçin për president, por pa pasur garanci se qeverisja e tij do të vazhdojë edhe pas një veprimi të tillë.

Sipas të njëjtave burime, në rast se Hashim Thaçi zgjedhet president, ai do ta linte Partinë Demokratike të Kosovës në duar të Kadri Veselit apo kujtdoqoftë tjetër në PDK, duke dhënë dorëheqje nga kreu i partisë, raporton RTV Dukagjini.

Cilido nga krerët e ardhshëm të PDK-së, nuk do t`i garantonte kryetarit të LDK-së që marrëveshja për koalicion do të vazhdonte, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa për bashkëqeverisje deri në vitin 2018.

Kësisoj koalicioni do ta mund të shpërbëhej dhe Mustafa do të mbetej pa e përfunduar mandatin.

Vet kreu aktual i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë në një intervistë për RTV Dukagjinin se nuk e ka jetike të zgjedhet president i vendit, dukë thënë se këtë mundësi e ka pasur dy apo tri herë.

Ai duke folur për këtë post, ka thënë se si kryetar i partisë demokratike të Kosovës do të respektojnë në plotni marrëveshjen me partinë e Isa Mustafës e që nënkupton se në fillim të muajit prill Thaçi do të duhej të zgjedhet i pari i vendit.

Se Hashim Thaçi do të zgjedhet në këtë pozitë e ka thënë tashmë publikisht edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, madje duke i uruar publikisht Thaçit postin e presidentit të vendit.

Ndërrimi i roleve, Mustafa Thaçi, është përmendur kaherë edhe nga zyrtarë të larët dhe deputet të PDK-së, siç janë Rrustem Mustafa Remi dhe disa të tjerë.

Përderisa disa deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës haptas kanë thënë se do të votonin kundër që Hashim Thaçi të zgjedhet president i vendit. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Vjen reagimi zyrtar i Stupcave (Foto)

0

U dhanë shumë kritika, pro dhe kundër skeçit të Stupcave, derisa ata po heshtnin.

Para pak minutash Stupcat kanë reaguar me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre në Facebook, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni deklaratën e plotë të Stupcave.

stupcaaaat

 

Muaji i Rumit, këtë të enjte në Prizren

0

Rumi ka jetuar në kohën e Selxhukëve dhe ka shkruar, përveç se në Persisht, edhe në Arabisht, Greqisht dhe në Turqisht.
Nata e tretë e Muajit të Rumit do të vazhdojë në Prizren.

Të enjten me fillim prej orës 19:00 përskaj Shatërvanit në Prizren vijnë poezitë e autorit persian, ku do të shushuritën vargjet më të bukura dhe të mishëruara nga Rumi.

Xhalal ad-D?n Muhamed Balkh?, i njohur dhe si Xhalal ad-D?n Muhamed Rumi, gjithashtu i njohur dhe me emrin Mevlana ka lindur më 30 shtator 1207 dhe vdiq më 17 dhjetor 1273, ka qenë poet, mistik, jurist dhe teolog Persian.

Ka lindur në Balkh sot (Afganistan), dhe vdiq në ??nja, sot Turqi. Poezitë e tij janë të shkruara në Persisht dhe të përkthyera në shumë gjuhë të botës.
Rumi ka jetuar në kohën e Selxhukëve dhe ka shkruar, përveç se në Persisht, edhe në Arabisht, Greqisht dhe në Turqisht. Poema Mathnaë?, kompozuar në Konya, mund të konsiderohet një nga lavdet letrare më të pastra të gjuhës Persiane.

Veprat e tij janë lexuar gjerësisht në gjuhën e tyre origjinale në gjithë Iranin e Madh dhe në botën Persisht-folës. / KultPlus.com

Nisma thërret anëtarësinë për protestë paqësore e dinjitoze

0

Nisma për Kosovën, përmes një njoftimi për media tregon se sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 9 janar, kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe qeverisë që e ka quajtur anti-kushtetuese.

Në njoftim thuhet kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet mesazhi për protestë paqësore dhe dinjitoze.

“Ka plotë arsye për të protestuar, sepse vendi është duke shkuar shumë keq në çdo fushë, dhe kjo si rezultat i kësaj keqqeverisje në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

E kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të Nismës, që të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën e organizuar nga partitë opozitare. Limaj tha se për protestën e 9 janarit duhet të ftojmë të gjithë, pa dallime partiake, sepse kjo protestë është në të mirë të të gjithëve, citohet në komunikatën e partisë. “Duhet të protestojmë masivisht për një shtet me sovranitet”, ka thënë më tej Limaj.

Në këtë mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i dhanë mbështetje protestës, ku thanë se janë duke u mobilizuar shumë, që të jenë të pranishëm në protestën paqësore që mbahet këtë të shtunë, më 9 janar, në ora 14:00, në Prishtinë, thuhet në fund të njoftimit.

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

0

Të martën, më 5 janar fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, konfirmoi se të martën, më 5 janar fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në nivel të Republikës së Kosovës.

Ai tha për Telegrafin se përgatitjet janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar mësimi në shkollat fillore dhe të mesme.

“Nesër fillon gjysmë vjetori i dytë i mësimit sipas kalendarit arsimor. Komunat e Kosovës kanë verifikuar që janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë”, tha ai për Telegrafin, duke shtuar se presin që nesër sërish të marrin konfirmimin rreth kushteve të punës për mësim.

Veseli: “Stupcat” mund të kritikohen, por jo të linçohen

0

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook. ka sqaruar sërish mendimin e tij në lidhje me skeçin e “Stupcave”.
Veseli edhe pse ka treguar se as ai nuk e ka pëlqyer skeçin në fjalë duke e konsideruar si humor pashije, ka thënë se “Stupcat” mund të kritikohet po assesi të linçohet.

Lexojeni të plotë postimin e Veselit:

“Artistët mund të kritikohen, por në asnjë mënyrë, nga askush, nuk mund të linçohen

Në intervistën që kam dhënë sot në gazetën “Koha Ditore”, kam pasur një reagim në lidhje me debatin që ka nxitur një pjesë humoristike e ditëve të fundit, në të cilën subjekt është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo që kam dashur të theksoj është ndarja e humorit të pashije nga respekti për vlerat nacionale që mishëron lufta jonë për liri.

Gjithashtu duhet bërë ndarja në mes kritikës dashamirëse dhe reagimeve cenuese me elemente të linçimit ndaj artistëve dhe qytetarëve tanë. Artistët mund të kritikohen për veprat e tyre, por në asnjë mënyrë, nga askush, ata nuk mund të linçohen.

Linçimi nuk përkon me idealin e të rënëve të UÇK-së për të qenë të lirë. Duke qenë të lirë gjithmonë bartim edhe mundësinë që të gabojmë. Është mirë që debati i nisur të marrë kahjen e kritikës dashamirëse dhe të zhvillohet larg tendencave linçuese. Edhe në kohërat më të rënda është bërë humor dhe kritikë, sepse askush dhe asgjë nuk është e përkryer” (sic), ka shkruar Veseli.

Kalkulimet presidenciale të Kryeministrit

0

Kryeministri Isa Mustafa e shpalli në disa raste gjatë javëve të fundit zëvendësin e tij Hashim Thaçi si President të Kosovës gati tre muaj para se të vijë në rend të ditës një votim në Kuvend.

Në vështrimin e të parit të qeverisë, votimi për President që do të duhej të mbahej në Kuvend kah muaji mars i këtij viti duket të jetë vetëm akt formal.

Për herë të parë, Mustafa këtë e bëri në një ndejë fundviti me diplomatë të huaj. Ajo pritje qe bërë “darka e duhur” për Thaçin, të cilit postin e Presidentit ia garanton edhe marrëveshja për koalicion qeveritar e lidhur mes tyre në dhjetor të vitit 2014.

E Thaçi ka marrë zemër nga insistimi i Mustafës dhe po pret që “të mos ketë pengesa” në zgjedhjen e tij për këtë post.

Është e kuptueshme që pas dy mandateve si Kryeministër- sado që asnjërin prej tyre nuk e ka kryer të plotë- dhe një gjysmë mandati i Zëvendës Kryeministër e Ministër i Punëve të Jashtme, vetëm posti i Presidentit mund të jetë synimi për një politikan si Thaçi që e ka dominuar politikën 16 vjeçare të Kosovës, qoftë si opozitar, qoftë si qeveritar.

Dhe është totalisht e kuptueshme që ai të mos presë pengesa, pavarësisht se reagimet e disa deputetëve të LDK-së kanë filluar të bëhen më të zëshme sa më shumë që po afrohet koha e votimit në Kuvend. Marrëveshja është marrëveshje dhe Thaçi po pret që ashtu siç e bëri Isa Mustafën kryeministër, tash ky i fundit t’ia kthejë favorin.

Por pse po insiston Mustafa ta promovojë Thaçin në postin më të lartë shtetëror? Në atë post të cilin tash e gati pesë vjet, të gjitha vlerësimet ndërkombëtare thonë se Atifete Jahjaga e ka mbajtur më mirë se askush më parë.

Përtej një shërbimi rivalit më të madh të shndërruar tash e një vit në partnerin më të mirë politik, apo edhe një detyrimi për zbatimin e marrëveshjes për koalicion, ekonomisti që drejton qeverinë e vendit po kalkulon për vete.

Sado që ka postin e Kryeministrit, me Hashim Thaçin në postin e të dytit në qeveri, Isa Mustafa nuk e ka shijuar në ndonjë moment pozitën në vitin të parë të qeverisjes.

Andaj duket se iu ka ngulitur në kokë ideja se ai mund të performojë në krye të qeverisë vetëm kur Hashim Thaçi të mos sillet kah ndërtesa e qeverisë.

Përveç Zëvendës Kryeministër, Hashim Thaçi është edhe Ministër i Punëve të Jashtme, por deri më sot Thaçi nuk është parë të shkojë në atë ndërtesë.

Ka vendosur t’i bëjë karshillëk të heshtur Kryeministrit duke i qëndruar fizikisht pranë gjatë tërë kohës.

Në mos asgjë tjetër, deklaratat e javëve të fundit kanë treguar një ndryshim kolosal të Isa Mustafës ndaj vetvetes.

Për të ardhur në krye të LDK-së, Isa Mustafa kishte shfrytëzuar një momentum politik të elektoratit të LDK-së kundër PDK-së dhe veçanërisht Hashim Thaçit, atëherë kur Gjykata Kushtetuese e kishte gjetur në faj ish Presidentin Fatmir Sejdiu se po i mbante dy pozita drejtuese, një në shtet e tjetrën në parti.

Me parullë të njëjtë për ta ‘pensionuar’ politikisht Thaçin, Mustafa i kërkoi votat dhe pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e vitit 2013 dhe gjatë tërë periudhës paszgjedhore.

Tash si kryeministër, Mustafa po lufton që Thaçit t’ia sigurojë një vend pune me mandat pesëvjeçar. Në krye të shtetit! /kallxo.com/

Rrugët e Prizrenit, të kalueshme

0

Të gjitha rrugët e Prizrenit janë të kalueshme. Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se organet kompetente janë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë kontraktuese, dhe se situata për momentin është e mirë.

“Në rast të reshjeve të reja dhe pranisë më të madhe të sasisë së borës, ne do t’i shtojmë angazhimet edhe më tej për të pasur situatën nën kontroll”, tha Berisha për TV Prizrenin.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, tha se pas reshjeve të borës në komunën e Prizrenit, të gjitha rrugët janë të kalueshme, edhe pse në disa pjesë qarkullimi është i vështirësuar.

“Deri në këto momente kohën nuk është evidentuar asnjë incident”, tha Berisha.

Komuna e Prizrenit ka të kontraktuara tri kompani, që janë të angazhuara në mirëmbajtjen e rrugëve , për të cilat komuna ka ndarë rreth 55 mijë euro.