Blerim Kuçi zbulon planin opozitar (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se me 9 janar do të mbahet një protestë gjithëpopullore me moton “Për shtet me sovranitet”, duke bërë publike detajet e saj.

“Protesta vjen në përkrahje të kundërshtimit të marrëveshjeve dhe kundërshtimit të kësaj qeverie në këtë formë se çfarë është”, ka thënë Kuçi në emisionin “Kontakt” të Tribuba Channel.

Ai ka thënë se u pa se dy marrëveshjet e nënshkruara e kanë dëmtuar vendin dhe se kjo qeveri do ta dëmtojë edhe me tutje Kosovën në procese dhe sfida të cilat na presin.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së ka thënë se me 9 janar do të jetë një marshutë e shkurtër nga Biblioteka Kombëtare deri në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe aty do të jetë forma e manifestimit qendror.

“Ne kemi bërë një plan të veprimit. Sot janë paraqitur nënkryetarët në konferencë për media, nesër paraqitet rinia opozitare, ndërsa me 6 janar liderët do të jenë në Mitrovicë, me 7 janar në Ferizaj dhe të gjitha këto i paraprijnë dhënies së mesazhit të 9 janarit”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë sa të jetë e nevojshme.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë nga kjo Qeveri, sepse sipas tij, nuk ka më legjitimitet që të vazhdohet dialogu.

Ai ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Gazeta Tribuna

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit