Rrugët e Prizrenit, të kalueshme

Të gjitha rrugët e Prizrenit janë të kalueshme. Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se organet kompetente janë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë kontraktuese, dhe se situata për momentin është e mirë.

“Në rast të reshjeve të reja dhe pranisë më të madhe të sasisë së borës, ne do t’i shtojmë angazhimet edhe më tej për të pasur situatën nën kontroll”, tha Berisha për TV Prizrenin.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, tha se pas reshjeve të borës në komunën e Prizrenit, të gjitha rrugët janë të kalueshme, edhe pse në disa pjesë qarkullimi është i vështirësuar.

“Deri në këto momente kohën nuk është evidentuar asnjë incident”, tha Berisha.

Komuna e Prizrenit ka të kontraktuara tri kompani, që janë të angazhuara në mirëmbajtjen e rrugëve , për të cilat komuna ka ndarë rreth 55 mijë euro.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit