17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6795

Migjeni rrëfen Gjurmët (Video)

0

Një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore në këtë fund-vit është ribashkimi i grupit “Gjurmët” me koncertin në Tiranë.

Në kuadër të ‘Programi 200’, lideri i grupit Migjen Kelmendi flet për artin e angazhuar, për krijimtarinë që nxori gjithë klasën politike që më pas udhëhoqi procese historike, por flet edhe për regresin e sotshëm. Për dominimin e një klase politike që nuk sjell hapësirë për alternativa shoqërore.

Lideri i grupit “Gjurmët” Migjen Kelmendi, në intervistën për Alsat, thotë se klasa politike e pas luftës në Kosovë e ka blerë shumë “lirë”, klasën intelektuale dhe si rrjedhojë nuk ka shoqëri civile.

Kurse ribashkimin e grupit e ka pranuar për shkak të anëtarëve të tjerë dhe presionit publik, ndonëse “Gjurmët” i kishte “varros”.

Policia konfirmon demolimin e varrezave në Romajë të Hasit, nisin hetimet

0

Në fshatin Dedaj të Hasit, Komunë e Prizrenit, tash e disa ditë janë demoluar disa varreza të personave të besimit katolikë. Në lidhje me këtë rast, Policia Rajonale e Prizrenit ka hapur rast dhe janë duke u zhvilluar hetimet, por ende nuk ka të dyshuar.

Në fshatin Dedaj janë demoluar disa varreza të katolikëve. Pllakat me mbishkrim janë thyer dhe rrëzuar në tokë. Sipas shkrimit, shihet se janë të familjes Perdedaj.

Demolimin e tyre e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit. Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë në Prizren, ka thënë për Express se ata janë në dijeni për këtë rast. Madje edhe kanë filluar hetimet, por nuk ka të dyshuar.

“Ne e kemi hapur rastin në lidhje me shkatërrimin e varrezave. Po ashtu kemi filluar hetimet, por ende nuk kemi të dyshuar”, ka thënë Berisha.

Sipas tij rasti ka ndodhur disa ditë më parë.

Fotot e shkatërrimit të varrezave janë duke qarkulluar në internet nga shumë persona./GazetaExpress

Arbri, fitues i ‘MasterChef’-it

0

Arbri është fituesi i edicionit të tretë të spektaklit “MasterChef Albania”, duke arritur të realizojë pjata më perfekte sesa konkurrenti tjetër Laureli, në atë që ishte e para herë, që një finale e “MasterChef” zhvillohej jashtë kuzhinës ku jemi mësuar t’i shohim konkurrentët.

Ishte një duel i fortë mes kampionësh dhe aspirantësh për trofe, të cilët pavarësisht se njëri triumfoi dhe tjetri jo, ata të dy mund të konsiderohen me plotë gojë shefa të vërtetë të kulinarisë shqiptare.

Fitorja i dha kampionit nga Tirana trofeun e “MasterChef Albania 3”, çmimin prej 10 mijë eurosh. Arbri mbërriti në finalen e madhe ndaj konkurrentit tjetër nga Vlora, Laurelit, të cilët pas 16 javësh rrugëtimi të mbushur plot me sfida, kritika dhe lavdërime, arritën që në fund të prezantoheshin me 4 pjata përpara shefave të jurisë së “MasterChef”; Sokol Prenga, Renato Mekolli dhe Fundim Gjepali.

E para ishte pjata e mirëseardhjes, e dyta ajo e antipastës, e treta ishte edhe më e rëndësishmja pjata kryesore, si dhe në fund ëmbëlsira. Pjatat e realizuara në mbrëmjen finale i përkisnin kuzhinës së lartë, me plot fantazi dhe shije.

Në pritje të hapjes së aplikimeve për konkurrentët, që duan të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të “MasterChef”, jemi të bindur se ju të gjithë jeni magjepsur nga ajo cfarë dhuruan finalistët. /Gazeta-Shqip

Gorani: Qeveria ishte humbëse e madhe në 2015

0

“Qeveria ishte humbëse e madhe në 2015-ën”, ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën, analisit politi Dukagjin Gorani.

Sipas tij “ajo e hapi vitin me kredibilitet të dëmtuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe e përfundoi me legjitimitet të humbur nga një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese”.

Gorani nuk gjenë asnjë segment për ta lavduar Qeverinë, derisa thotë se krizat e problemet e ekzektuvit të udhëhequr nga Kryeminstir i Kosvoës Isa Mustafa dhe zëvendësi itij Hashim Thaçi, ishtin të njëpasnjëshme qysh kur e filluan mandatin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ç’prej fillimit të vitit, koalicioni u përball me sulme dhe kritika të parreshtura të cilat kohëpaskohe ia lëshonin vendin vetëm debakleve diplomatike, çfarë ishte dështimi i anëtarësimit në UNESCO”.

“Në aspektin zhvillimor ishte qeveri e status-quosë – e mirëmbajtjes së gjendjes së rëndë dhe e mungesës së kreativitetit. Në atë të jashtëm radhiti vetëm dështime dhe huqje që kulmuan me mungesë të rekomandimit për liberalizim të regjimit të vizave edhe për periudhën që vjen. Në kontekstin e brendshëm ishte dhe mbeti një ‘martesë interesi’ mes dy partive tradicionalisht rivale dhe, shpeshherë, armiqësore – të fiksuara pas mbijetesës dhe pushtetit”.

Gorani thotë se nuk pret që viti 2016 të sjellë edhe ndonjë ndryshim dhe largim krize në këtë koalicion qeverisës, njofton Klan Kosova.

Digjet një shtëpi në Suharekë, dëmi rreth 4 mijë euro

0

Një shtëpi në fshatin Vraniq të komunës së Suharekës është përfshi nga zjarri si pasoj e ndezjes së një stufe të ngrohjes. Vlera e dëmit është rreth 4000 euro.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.

“Viktima ka raportuar se si pasoj e ndezjes se një stufe të ngrohjes, është përfshi nga zjarri shtëpia e tij ku si pasoj janë djegur tërë orenditë në dhomë dhe disa dritare në korridorin e shtëpisë. Sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4000 euro”, njofton policia, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatës, ndërkohë zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

Policia nuk raporton për të lënduar. /PrizrenPress.com

S’ka dialog pa liberalizimin e vizave

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kushtëzon dialogun me Serbinë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për DW Mustafa thotë se nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave.

“Ne kemi punuar shumë në plotësimin e kritereve dhe më pas rekomandimeve për libralizimin e vizave. Ëshyë bërë një punë e madhe prej vitit 2012 deri më sot. Në shtator të këtij viti është dhënë një vlerësim i komisionit vlerësues dhe është thënë se nga 95 kritere sa ka pasur Kosova, janë plotësuar 87. Ndërsa pjesa tjetër është plotësuar pjesërisht dhe janë dhënë sugjerime se si të plotësohen ato. Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim. Tani thuhet se duhen plotësuar edhe disa kritere të tjera, që ne i konsiderojmë si plotësisht të padrejta, sepse janë dyfishuar kriteret për Kosovën në krahasim me vendet e tjera”.

“Ne jemi tani në një situatë shumë të pakëndshme ndaj qytetarëve, sepse ne kemi bërë përpjekje maksimale që të përmbushim të gjitha kërkesat e faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë, që është një proces shumë i rëndë për ne. Serbisë tani për dialogun i është dhënë mirënjohje dhe është hapur kapitulli 35 për rolin konstruktiv në procesin e saj në dialog”.

“Ndërsa ne të cilët praktikisht po bartim të gjithë peshën e dialogut, sepse të gjitha ngjarjet po ndodhin në territorin tonë dhe jo në territorin e Serbisë, po largohemi edhe më shumë, sepse na thonë: punoni ju edhe më shumë e të shohim a po ua liberalizojmë vizat apo jo. Ndërkaq Serbinë po e çojnë përpara. Në këto kushte ne jemi në një situatë shumë të rëndë. Ne nuk mund të shetisim nëpër Evropë për të dialoguar për Kosovën, përderisa qytetarët tanë janë të izoluar. Kjo do të ishte jo etike. Ndaj ne kërkojmë një përgjigje të qartë të BE, se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave”.

Kryeministri Mustafa thotë se s’mund të bisedojë për Kosovën, duke shëtitut për Evropë përderisa qytetatër mbetën të izoluar.

“E kam fjalën për udhëtime zyrtare jashtë vendit, sepse neve nuk na takon të udhëtojmë shumë jashtë vendit, përderisa qytetarët tanë janë të mbyllur. Qytetarët nuk janë fajtorë, sepse ata po bëjnë punën e tyre si duhet. Janë kthyer dhe po kthehen edhe ata që kanë dalë jashtë vendit kohët e fundit. Procesi i shpërnguljeve është ndalur. Kemi qytetarë shumë të disiplinuar, që i zbatojnë rregullat evropiane dhe vendore”, shprehet Mustafa.

Por, a do të thotë kjo se dialogu me Serbinë nuk do të vazhdojë deri sa nuk bëhet liberalizimi i vizave?

“Ne do të bëjmë përpjekje të marrim një përgjigje nga Bashkimi Evropian se çfarë do të ndodhë me vizat. Ndryshe do ta kemi shumë vështirë që të marrim pjesë në proceset e mëtutjeshme”.

Prizren: Vëllai i dehur sulmon vëllain

0

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kurtish Hasani” të qytet.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Marrëveshja Kosovë-Serbi, arritje e BE-së

0

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në blogun e saj ka paraqitur 12 nga arritjet më të mëdha në vitin 2015, në mesin e të cilave ka përmend edhe arritjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka konstatuar se 2015-ta ka qetni një vit i vështirë dhe intensiv, por edhe vit i arritjeve të mëdha që BE dëshiron ti vazhdojë edhe në vitin 2016.

“Këto arritje na kujtojnë se ka ende për t’u bërë dhe se diplomacia, multilaterizimi, këmbëngulja dhe optimizmi, mund të sjellë rezultate të mëdha”, ka thënë ajo, transmeton lajmi.net

“2015-ta ka qenë një vit kur Kosova dhe Serbia nënshkruan numrin më të madh të marrëveshjeve në ndërmjetësim të BE-së”, ka theksuar Mogherini.

Sipas saj bisedimet fituan një ritëm të ri, duke shtuar se ato do të vazhdojnë të jenë të vështira por se, siç shprehet, Prishtina e Beogradi kanë marr një hap historik të rëndësishëm në rrugën drejtë euro-integrimit.

“Kemi hapur kapitullin e parë në kuadër të bisedimeve me Serbinë, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në. Kjo është një arritje e madhe për Ballkanin por edhe për të gjithë evropianët”, ka thënë shefja diplomacisë evropiane.

Përveç këtyrë, ajo ka përmendur edhe sfidat botërore me të cilat u përballen vjet shtetet e Evropës, siç janë migracioni nga Lindja e Mesme, terrorizmi etj.

Loja e turpshme me kufomat

0

Më shumë se një dekadë e gjysmë Serbia po vazhdon obstruksionet me kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar gjatë luftës në Kosovë, të cilat i barti dhe i groposi edhe në territorin e saj për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Nuk ka ndonjë të dhënë bindëse se dikush nga zyrtarët e Beogradit dhe policët që zhvendosën me qindra trupa shqiptarësh të vrarë nga Kosova në Serbi dhe i fshehën ata në varre masive, të janë ndjekur penalisht në vendin e tyre.

Në anën tjetër, dihet se Serbia tregoi vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve vetëm kur u gjet para ndonjë presioni më serioz të faktorit ndërkombëtar, ose kur iu nevojit përfitimi i ndonjë favori nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj, është njëri nga zyrtarët e Kosovës që tash e sa vite ballafaqohet me problemin e kosovarëve të zhdukur gjatë luftës që konsiderohet një nga plagët më të rënda të shumë familjeve kosovare, që ende nuk dinë se ku gjenden eshtrat e familjarëve të tyre.

Ai njëkohësish ballafaqohet edhe me obstruksionin e vazhdueshëm të autoriteteve të Serbisë që po vazhdojnë të luajnë lojën e turpshme me kufomat.

Përgjegjësinë për gërmime dhe planifikimin e tyre e ka EULEX-i

Në një intervistë për KosovaLive, Gjetaj ka theksuar se viti 2015 nuk ka qenë shumë vit i suksesshëm sa i përket punimeve dhe gërmimeve vlerësuese, as në lokacionet e dyshuara në Kosovë dhe as në ato në Serbi, për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës.

Gjatë intervistës Gjetaj ka nënvizuar se përgjegjësinë për gërmime dhe planifikimin e tyre e ka EULEX-i për të cilin thotë se nuk ka qenë shumë aktiv ta shfrytëzojë periudhën e përshtatshme për punën e gërmimeve. Ndërkaq, Serbia ka dëshmuar sa e sa herë se jep leje për fillim të gërmimeve në sezonin kur pritet përkeqësim i kushteve atmosferike.

Rivarrimi i te pagjeturve

“Ky vit s’mund të themi sa ka qenë shumë vit i frytshëm sa i përket gërmimeve vlerësuese duke filluar nga pesëmujorëshi i parë i vitit ku nuk ka pasur shumë aktivitete. Përgjegjësinë për gërmime dhe planifikimin e tyre e mban EULEX-i, i cili nuk ka qenë shumë aktiv ta shfrytëzojë këtë periudhë që ka qenë e përshtatshme për punë”, thotë Gjetaj.

Ai përmend edhe disa pengesa procedurale rreth përzgjedhjes së kompanisë dhe shton se u humbën plot dy muaj dhe aktivitetet kanë nisur diku në muajin korrik për t’u ndërprerë pas pak kohe.

“Këtë vit janë dorëzuar 64 mbetje mortore, 58 kanë qenë raste të reja, kurse 6 prej tyre ribashkime, pjesë kockore që janë përputhë në bazë të analizës së ADN-së me ato të mëparshmet.

Deri më tani në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 16 lokacione por jo në të gjitha ka pas gjetje. Ka ndodhur të gërmohet në 6 lokacione dhe është gjetur vetëm nga një trup. Ndërkohë në Serbi ka pasur gërmime në dy lokacione, në Kozarevë në muajin prill dhe në muajin gusht.

Puna në këtë lokacion nuk ka mbaruar për ne, sepse në mënyrë të njëanshme janë ndërprerë gërmimet me arsyetimet se nuk ka një urdhëresë gjyqësore nga Serbia për më tutje si dhe mungesa e mjeteve financiare për t’u bërë një kanal 10 metra në një thellësi deri të vërtetohet se nuk ka shtresime të hedhura”, thekson Gjetaj.

Ende mbahen të evidencuar rreth 1.670 persona të zhdukur

Gjetaj është i vetëdijshëm se kanë kaluar gati 17 vite dhe ankthi e shpresa vazhdon të jetë pjesë e pandarë e shumë familjeve kosovare që ende nuk dinë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur gjatë luftës.

Ai gjithashtu është i vetëdijshëm se me kalimin e kohës është edhe më e vështirë zbardhja e fatit të tyre, sepse informacionet për vendndodhjen e personave të zhdukur nuk jepen të të plota, gjurmët humbin, kujtesa zbehet e kjo i shqetëson shumë familjarët e të pagjeturve.

“Deri më tani kanë qenë të evidencuar rreth 1.650 persona të zhdukur, mirëpo me paraqitjen e rasteve të reja ky numër ka arritur në 1.670 e që është shifër shqetësuese që na detyron të punojmë shumë më tepër në drejtim të zbardhjes së fatit të tyre dhe realizimin e një të drejte themelore të familjarëve për të ditur për të fatin e të afërmve të tyre”, thekson ai.

Gjetaj thotë se asnjë aktivitet i planifikuar për gërmime vlerësuese nuk është ndërprerë për mjete financiare, pasi sipas tij, Komisioni e ka buxhetin i cili është i dedikuar për të mbështetur aktivitetet e caktuara. Ai përmend neglizhencën që është e pranishme te ata që planifikojnë gërmimet vlerësuese, që është kompetencë e EULEX-it.

“Ka lokacione në pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicë e Zubin Potok, që me vite të tëra janë të dyshuara, por EULEX-i thotë se nuk ka siguri, ndërsa në anën tjetër KFOR-i na ka thënë se vetëm na tregoni neve ku planifikoni të keni gërmime dhe do të ju mbështesim për çështjen e sigurisë”, shton Gjetaj.

Ai thotë se adresa kryesore për vendndodhjen e trupave të shqiptarëve të varrë është shteti serb, i cili për disa vite me radhë po e neglizhon këtë proces me arsyetime të ndryshme.

Në mungesë të transparencës flitet edhe për djegje të kufomave në furrnaltat e Obiliqit, Trepçës, Ferronikelit, madje edhe në disa sosh në Serbi, siç është shkritorja e Borit.

Politika po e mban peng çështjen e ndriçimit të fatit të personave të pagjetur

Gjetaj thekson se Komisioni Qeveritar disa herë ka kërkuar që çështja e të pagjeturve të hapet si temë edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, por siç thotë ai, ka qenë politika ajo që e ka neglizhuar kërkesën dhe është politika ajo që po e mban peng çështjen e ndriçimit të fatit të personave të pagjetur.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të hapen arkivat dhe të ketë një presion ndaj atyre që kanë pasur përgjegjësinë komanduese në hierarkinë ushtarake dhe policore por edhe administrative, sepse janë mbajtur evidenca, të dhëna, shënime për lëvizjet madje kanë mbajtur evidenca dhe për kafshët e ngordhura e lëre më njerëzit e vrarë”, thotë Gjetaj.

Në fund Gjetaj thotë se Komisioni qeveritar si udhëheqës i procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me partnerët tjerë që janë të involvuar në këtë proces do të përpiqet që në vitin 2016 t’i dinamizojë dhe intensifikojë aktivitetet që së paku lokacionet që dyshohen për varreza masive ose individuale të hulumtohen. /KosovaLive

Gjykata Speciale me kompetenca të zgjeruara (Video)

0

Mandati i Gjykatës Speciale mund të zgjerohet dhe nën llupën e prokurorëve mund të jenë edhe krimet e kryera pas vitit 2000 që nuk ndërlidhen vetëm me krimet e pretenduara të luftës që burojnë prej raportit të Senatorit Dick Marty. Këtë e ka pohuar Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

“Se si do të rrjedhë, a do të ndalet me periudhën kohore që e ka të limitune deri në fund të vitit 2000 ose do e zgjasë periudhën e veprimit dhe gamën e veprimeve kriminale se a do të ndalet… Nuk e di se si do të rrjedhin gjërat, por nuk e përjashtoj mundësinë … edhe në aspektin kohor edhe në aspektin strukturor të krimeve të zgjerohet… Nuk e përjashtoj mundësinë, por kjo varet se si do të rrjedhë situata dhe varet se çfarë do të jetë roli jonë se a do i qasemi kësaj problematike që po e prekupon vendin vërtetë me veprime konkrete apo do të mbetemi me deklarime verbale, debate në media e kështu më radhë”, ka thënë Hasani gjatë një interviste për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK1.

Sa i përket ndjekjes dhe gjykimit të krimeve të luftës, sipas Kryetarit Hasani, nëse dikush ka dështuar në këtë drejtim, atëherë ata janë prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtar, të cilët kanë shërbyer në kuadër të ish-UNMIK-ut dhe EULEX-it, pasi kanë pasur kompetenca ekskluzive në këtë fushë.

Gjykata Speciale ende është në proces të krijimit dhe funksionalizimi i saj pritet të bëhet gjatë këtij viti, kur edhe pritet të formalizohen të gjitha procedurat me Holandën, ku pritet të vendoset selia qendrore, për të vazhduar më pas me procedimin e rasteve, ku është përfolur se pjesë e aktakuzave do të jenë ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kryesisht përfshihen në raportin e Senatorit Dick Marty.

Deklaratën e Hasanit mund ta ndiqni në minutën 53 të videos:

https://youtu.be/ChG_UDgJ7RI