17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6796

Policia falënderon qytetarët e Prizrenit

0

Policia në Prizren ka falënderuar qytetarët për mënyrën e festimit të ndërrimit të moteve. Zëdhënësi i PK-së në Prizren Hazir Berisha tha se qytetarët për herë të parë edhe policëve ia kanë mundësuar që të festojnë Vitin e Ri.

“Falë qytetarëve këtë vit kemi pasë mundësi që të festojmë edhe ne,pavarësisht që kemi qenë në detyrë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, ndërrimi i moteve në Prizren ka kaluar pa incidente./PrizrenPress.com/

Nuk është as Prishtina e as Tirana por është fshati Zhur (Video)

0

Momenti kur ora ka treguar 00:00 banorët e fshatit Zhur janë përkujdesur që në ato çaste të krijojnë një festival dritash nga fishekzjarret.
Videoja e një banori të këtij fshati tregon më së miri atmosferën që ka mbretëruar në momentin e ndërrimit të mot moteve.

 

Performancë mahnitëse (Video)

0

Mbretëresha e muzikës pop nga Detroiti, Aretha Franklin, ka mahnitur të gjithë me performancën e saj në Kennedy Center Honnors në fund të dhjetorit.

Dalja në skenë e këngëtares 73 vjeçare, që është njohur për zërin e saj të fuqishëm, ishte befasi për të gjithë. Franklin këndoi këngën e saj “(You Make Me Feel Like) a Natural Woman”.

Performanca e saj bëri me lot në sy presidentin amerikan Barack Obama dhe shumë të pranishëm të tjerë. Në fund të këngës i gjithë publiku ishte në këmbë.

Cifti Obama

Në këtë ceremoni u nderuan me çmime Carole King, George Lucas, Rita Moreno, Seiji Ozawa and Cicely Tyson.

Limaj: Kurrë s’kemi qenë më keq

0

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, vlerëson se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjithë kanë pritur vazhdimin e konsolidimit tonë si shoqëri. Megjithatë, sipas tij, sidomos gjatë këtij viti që e kemi lënë pas, Kosova nuk ka qenë në pozitë më të vështirë, që nga paslufta.

Në një intervistë për Telegrafin, Limaj ka thënë se pasojat e vendimeve që janë marrë gjatë këtij viti mund të jenë me pasoja të mëdha për të ardhmen.

“Mendoj se që nga paslufta asnjëherë Kosova nuk ka qenë në pozita më të vështira në të gjitha drejtimet: politike, ekonomike, sociale, por edhe shoqërore. Pas shpalljes së pavarësisë të gjithë kanë pritur vazhdimin e konsolidimin tonë shoqëror, por në vitin 2015 ka ndodhur e kundërta. Gjatë këtij viti vendi ka kaluar nëpër sfida të mëdha politike dhe ky vit është karakterizuar nga një papërgjegjësi e madhe politike”.

Dhjetë albumet më të shitura

0

World Music Awards ka publikuar listën e albumeve më të shitur.

Ashtu edhe siç dihet, albumi “25” i këngëtares tashmë shumë të njohur, Adele, është duke kryesuar globalisht për të pestën javë me radhë.

Në mesin e albumeve më të shituara janë edhe ai i Justin Bieber, One Direction dhe Elves Presleyt.

Vlen të theksohet se në top-dhjetëshe gjendet edhe albumi tjetër i këngëtares britanike, Adele, i titulluar 21.

Kujtojmë se kjo këngëtare albumet e saja i ka pagëzuar me emrin duke iu referuar moshës së saj momentale në kohën kur publikonte albumet.

Në vijim po ju paraqesim listën e plotë të dhjetë albumeve më të shitura, sipas World Music Awards:

1. Adele – 25 – 5.706.000 kopje
2. AKB 48 – 0 To 1 No Aida ~ Million Singles – 628.000 kopje
3. Justin Bieber – Purpose – 364.000 kopje
4. One Direction – Made In The A.M. – 209.000 kopje
5. Enya – Dark Sky Island – 148.000 kopje
6. Elvis Presley & Royal Philharmonic Orchestra – If I Can Dream – 94.000 kopje
7. Helene Fischer – Weihnachten – 77.000 kopje
8. Adele – 21 – 75.000 kopje
9. Kana Nishino – Secret Collection ~ Green – 65.000 kopje
10. Kana Nishino – Secret Collection ~ Red – 61.000 kopje

Mustafa siguron Thaçin për president dhe premton stabilitet

0

Pas një viti me protesta dhe bllokada të vazhdueshme nga opozita, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është i bindur se qeveria që ai drejton do t’ia dalë që në vitin e dytë të krijojë më shumë stabilitet politik dhe të realizojë premtimet e dhëna para zgjedhjeve.

Në një intervistë për tch, Mustafa vlerëson se pavarësisht sfidave të vazhdueshme, qeveria ka arritur të realizojë reformën fiskale, të punësojë mbi 15 mijë qytetarë, ndërsa pas këtyre reformave, sipas tij, në vitin 2016 rritja ekonomike do të jetë mbi 4 për qind, transmeton tch.

“Tani, unë shpresoj tek reforma fiskale që kemi bërë; tek nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit të ri me vlerë 1 miliard euro; si dhe tek projekti i Brezovicës, që është zgjatur deri më 31 maj, që të kompletohet dhe të nisë realizimi i tij. Gjithashtu, përgatitjet që kemi bërë për aktivizimin e Trepçës, por edhe masat mbështetëse që kemi marrë për bujqësinë dhe biznesin e vogël me subvencione dhe forma të tjera financimi, janë të rëndësishme për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të kemi një rritje më të shpejtë ekonomike”, deklaron Mustafa.

Kreu i ekzekutivit kosovar vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe ka hapur një rrugë të sigurt për vazhdimin e hartimit të statutit për këtë bashkësi, sipas marrëveshjeve dhe bisedimeve në Bruksel.

“Unë mendoj se vendimi i gjykatës vetëm sa e ka forcuar legjitimitetin e qeverisë, sepse ne, kur nënshkruam marrëveshjen në Bruksel kemi thënë se do t’i jepet për shqyrtim edhe Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ka vlerësuar se marrëveshja, në disa pjesë të saj nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës, por jo me nene të veçanta. Tani, gjatë hartimit të statutit të asociacionit duhet që gjithçka të miratohet në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat e saj dhe ne atë do të bëjmë”, thotë Mustafa.

Mustafa ka ftuar partitë opozitare që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndalin dhunën brenda institucioneve e jashtë tyre, duke i ftuar sërish që mos të kërkojnë zgjedhje por të kontribuojnë brenda institucioneve.

“Unë mendoj se opozita nuk ka të drejtë të bëjë një kërkesë të tillë. Po ashtu, mendoj se opozita duhet të përgatitet për zgjedhje në vitin 2018, sepse qeveria nuk ka ndërmend të japë dorëheqje dhe as të shkojë në zgjedhje para këtij viti”, thotë kryeministri kosovar.

Duke folur për raportet brenda koalicionit qeveritar dhe mundësisë së ndonjë rokade në pozitat kryesore drejtuese në vend, Mustafa shprehet i bindur se marrëveshja po zbatohet tërësisht dhe sipas tij kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në muajt e parë të vitit 2016 do të zgjidhet president i Kosovës.

“Ne nuk e kemi shqyrtuar në asnjë moment mundësinë e rokadave. Ne jemi zotuar se do ta respektojmë tërësisht marrëveshjen e koalicionit dhe në këto muaj zoti Thaçi duhet të zgjidhet president i vendit. Unë jam shumë i bindur se zoti Thaçi do t’i ketë votat, edhe të LDK-së edhe të PDK-së, por edhe të partnerëve tjerë të koalicionit. Kjo do të kryhet dhe mendoj se pastaj do të kemi sërish një bashkërenditje, një koordinim të mirë të punëve ndërmjet qeverisë, Parlamentit, presidentit dhe institucioneve të tjera të pavarura”, përfundon Mustafa

Franca i jep Kadaresë urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit

0

Një lajm i mirë për kulturën tonë vjen nga Franca. I madhi i letrave shqipe, Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”, vlerësimin më të lartë që jep ky vend.

Lajmin e ka ndare me ndjekësit e tij në Twitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. “2016 nis me lajm fantastik: Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Francës. Nderim i madh për Kadarenë dhe Shqipërinë”­ shkruan ai.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparte në 1802, urdhri apo nderimi me i lartë kombëtar në France dhe numëron 93 mije anëtare.

Këtë vit janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo, Vanessa Paradis, Lionel Jospin, Michel Legrand etj.

Rrokulliset një veturë në fshatin Zym

0

Një veturë është rrokullisur në fshatin Zym në Prizren. Policia njofton se vetura është rrokullisrur për shkak moskujdesit të shpejtësisë.

“I dyshuari për derisa ishte duke qarkulluar me automjetin Vw  Golf , për shkak të ngasjes të pa sigurt dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushte të rrugës e humbë kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin del jashtë rrugës dhe rrokulliset”,njofton Policia e Kosovës.

Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat pasagjerë në automjet një femër dhe një mashkull.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Foshnja e parë për 2016-ën në Prizren, një djalë

0

1 janari i vitit 2016 në Prizren erdhi me lindjen e parë të një foshnje mashkull në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa”.
Naxhije Morina, e datëlindjes 1973, nga Ostrazubi i Malishevës, në ora 02.30 ka sjellë në jetë fëmijën e parë të lindur në spital në vitin 2016. Fëmija mashkull, peshon 3120 gr dhe është fëmija i dytë, pasi më parë nëna e gëzuar kishte lindur një vajzë.

I porsalinduri dhe nëna e tij janë vizituar nga drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit, Dr. sci. Afrim Avdaj, drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha dhe drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasanit. Ata me një buqetë lulesh kanë uruar nënën për lindjen e djalit, ndërsa të porsalindurit i kanë dhuruar një lodër duke i dëshiruar rritje të shëndetshme dhe jetë të lumtur.

Nëna e të porsalindurit ka falënderuar ekipin kujdestar për kujdesin e treguar gjatë lindjes, si dhe udhëheqësin e spitalit për vizitën dhe dhuratat e sjella për fëmijën e porsalindur.

Drejtoria e spitalit gjatë ndërrimit të moteve kanë vizituar edhe ekipet kujdestare në repartet e spitalit dhe Shërimin e Emergjencës, duke i përgëzuar për punën që po kryenin në shërbim të qytetarëve.

Në orën e parë në Shërbimin Emergjent të spitalit kanë ardhur edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, si dhe disa ekipe të medieve.

Sipas mjekëve kujdestarë në Shërbimin Emergjent në orën e parë janë sjellë 5 të lënduar me mjete pirotkine, por që lëndimet ishin të lehta dhe pas trajtimit mjekësorë të gjithë janë lëshuar për në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Rrahje masive në natën e Vitit të Ri në Prizren

0

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në natën e Vitit të Ri në Prizren. Policia njofton se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar pese te dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete”, njofton PK-ja.

“ Si pasoj e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./PrizrenPress.com/