Foshnja e parë për 2016-ën në Prizren, një djalë

1 janari i vitit 2016 në Prizren erdhi me lindjen e parë të një foshnje mashkull në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa”.
Naxhije Morina, e datëlindjes 1973, nga Ostrazubi i Malishevës, në ora 02.30 ka sjellë në jetë fëmijën e parë të lindur në spital në vitin 2016. Fëmija mashkull, peshon 3120 gr dhe është fëmija i dytë, pasi më parë nëna e gëzuar kishte lindur një vajzë.

I porsalinduri dhe nëna e tij janë vizituar nga drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit, Dr. sci. Afrim Avdaj, drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha dhe drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasanit. Ata me një buqetë lulesh kanë uruar nënën për lindjen e djalit, ndërsa të porsalindurit i kanë dhuruar një lodër duke i dëshiruar rritje të shëndetshme dhe jetë të lumtur.

Nëna e të porsalindurit ka falënderuar ekipin kujdestar për kujdesin e treguar gjatë lindjes, si dhe udhëheqësin e spitalit për vizitën dhe dhuratat e sjella për fëmijën e porsalindur.

Drejtoria e spitalit gjatë ndërrimit të moteve kanë vizituar edhe ekipet kujdestare në repartet e spitalit dhe Shërimin e Emergjencës, duke i përgëzuar për punën që po kryenin në shërbim të qytetarëve.

Në orën e parë në Shërbimin Emergjent të spitalit kanë ardhur edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, si dhe disa ekipe të medieve.

Sipas mjekëve kujdestarë në Shërbimin Emergjent në orën e parë janë sjellë 5 të lënduar me mjete pirotkine, por që lëndimet ishin të lehta dhe pas trajtimit mjekësorë të gjithë janë lëshuar për në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit