19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6798

NISMA në Prizren: Urime Viti i Ri 2016!

0

NISMA për Kosovën – dega Prizren, i uron festën e Vitit të Ri 2016. të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë shqiptarëve në mbarë botën kudo që ata gjenden.

“Viti që po lëmë pas, në Republiken e Kosovës është karakterizuar me situata të pakëndshme dhe të dëmshme për vendin. Duke mos dashur ti rikujtojmë, ne deshirojmë që ato të mbeten si pjesë e 2015-tës dhe njëherit duhët të jemi vigjilent që gjëra të tilla të mos përsëriten kurrë më në Republiken tonë”, thuhet në urim.

“Në vitin 2016 po hyjmë me shumë probleme sidomos në rrafshin politik, ekonomik dhe social, por me dëshirën dhe shpresën që në vitin që po hymë, të shohim hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore , veçanërisht kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Republikes dhe që më pastaj të mund të krijojmë një mirëqenje sociale për qytetarët tanë”.

“Pra NISMA për Kosoven – dega Prizren ju uron Vitin e Ri 2016, shëndet, paqe dhe harmoni familjare”.

“Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne. URIME Viti i Ri 2016!” /PrizrenPress.com

Ndahet nga jeta regjisori Artan Minarolli

0

Pas një sëmundje në zemër për një kohë të gjatë në moshën 57 – vjeçare është ndarë nga jeta regjisori i njohur dhe ish – drejtori i QKK-së, Artan Minarolli.

Minarolli ka lindur më 13 maj 1958, dhe në 1977 përfundoi gjimnazin “Sami Frashëri”. Më 1982 ka përfunduar studimet për dramë në Akademinë e Arteve dhe në 1986 nisi punën si asistent regjisor në Kinostudio.

Filmi i tij i parë si as.regjisor ka qenë “Fjalë pa fund”. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.

Filmi i parë artistik me regjisë të tij xhirohet në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Në 2004, Minarolli xhiron “Natë pa hënë”, dhe në 2009 filmat “Alive!” (Gjallë) dhe “Kronikë Proviniciale”.

Prej disa vitesh ai ishte drejtor i Qendrës Komb ëtare Kinematografike. /RTK

Dashuri në kohë lufte

0

Disa nga librat më të mirë në historinë e letërsisë janë ata për luftën. Ngjarjet e vendosura në sfondin e fushëbetejave, ku historia përzihet me fiksionin dhe romancën, gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit.

Disa nga historitë më të bukura në kohë lufte.

“Odiseja” – Homeri

E nisim me klasikët, me atë që të gjithë e njohin si mit, por pak e lexojnë të plotë. Libri tregon udhëtimin e Odisesë në Itakë, pas përfundimit të luftës së Trojës. Një burrë kthehet në shtëpi pas viteve të tëra në luftë e udhëtim, për të zbuluar se shtëpia nuk është më ajo që ka qenë, që e shoqja nuk është më ajo që ka lënë dhe ai vetë nuk është më ai që ishte kur u largua.

“Për kë bien kambanat” – Ernest Hemingueji

Amerikani Robert Jordan u bashkohet forcave antifashiste në Spanjë gjatë luftës civile. Në mes të luftës ai rizbulon pasionin për jetën nëpërmjet marrëdhënies me Marian. Një grua e re spanjolle. Një roman klasik mbi luftën, bazuar në eksperiencën e vetë autorit si reporter lufte. Një libër ku ndihet dashuria për jetën, me gjithë bukurinë dhe dhimbjen që e shoqëron.

“Testamenti i rinisë” – Vera Brittain

I cilësuar si klasik dhe një nga librat më të vlerësuar të letërsisë angleze në shekullin XX. “Testamenti i rinisë” është një libër ndryshe mbi luftën, parë nga këndvështrimi i një gruaje.,Një libër i fuqishëm mbi impaktin e Luftës së Parë Botërore në jetën e një gruaje dhe të dashurve të saj. Në qendër të librit është historia e dashurisë së autores dhe rënia në luftë e të fejuarit dhe vëllait të saj.

“Vajza e postës” – Stefan Cvajg

Ngjarjet e romanin janë vendosur në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Varfëria e tejskajshme, pasojat e drejtpërdrejta të luftës, diktojnë jetën e personazheve. Dy të rinj të dashuruar – një veteran lufte dhe një vajzë që punon në zyrën e postës – enden nëpër rrugët e Vjenës, të dëshiruar për njëri-tjetrin dhe pa mundësi ekonomike për të gjetur një dhomë të hairit. /Botimeshqip

Policia me plan operativ për Vit të Ri

0

Policia e Kosovës për festën e fund-vitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2015”, për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore dhe ngritja e vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive, në mënyrë që të ofrohet siguri për të gjithë qytetarët dhe të parandalohet ç’do incident i mundshëm”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit që të jenë më vigjilentë dhe të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, në këtë rast mjetet piroteknike dhe të njëjtat mos t’i lënë në duart e fëmijëve, kështu për të evituar rrezikun për veten dhe rrethin ku ata janë duke festuar.

PK—ja kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë manifestimit të mos përdorin mjete të kundërligjshme siç janë armët e zjarrit, në të kundërtën njësitet policore do të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, në këtë rast të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, që të kushtojnë vëmendje të shtuar në komunikacion, të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike, ku ditëve të fundit po paraqiten mjegulla të cilat po reflektojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në trafik.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e ndërsjellët gjatë gjithë vitit me qytetarët, PK-ja inkurajon të gjithë qytetaret që për ç’do informacion apo element të dyshimit të çfarëdo lloj natyre, të njoftojnë Policinë e Kosovës në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme preventive nga njësitet policore, për të krijuar një ambient sa më të qetë dhe më të sigurt. Numrat kontaktues (Tel. Celular 192, Tel. Fiks 92 dhe 038 550 999). /PrizrenPress.com

Qeveria duhet të dorëhiqet

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se viti 2015 ka qenë viti më i vështirë që nga paslufta.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ tha se ky ka qenë vit i krizave të mëdha dhe vendimeve të këqija.

Limaj ka thënë se Kosova për herë të parë pas luftës pas pasur një orizit të fuqishme, e cila arriti t’i ndalë vendimet e këqija të qeverisjes aktuale.

Ai ka shtuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese marrëveshja e parimeve ka rënë në tërësi, e cila ishte nënshkruar në Bruksel për Asociacionin.

Limaj ka thënë se vazhdimi i kësaj Qeverie do të sjellë vetë thëllim të krizë dhe në këtë kontekst ka kërkuar dorëheqjen e tij./Epoka e Re

Jam e zhgënjyer me këtë klasë politike

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkon nga spektri politik kosovar që nëpërmjet dialogut ta gjejnë “shtegun” e daljes nga kriza, ndërsa zgjedhjet e parakohshme nuk i sheh si zgjidhje.

Në një intervistë për gaztën “Zëri” Jahjaga shprehet e zhgënjyer me liderët politikë që nuk u treguan të gatshëm për zhvillimin e një dialogu të brendshëm konstruktiv.

Në vitin e fundit si presidente e Shtetit, Jahjaga thotë se i kanë mbetur edhe shumë punë për t’i bërë, por nuk deklarohet nëse do të rikandidojë edhe për një mandat.

Pavarësisht refleksioneve dhe polarizimeve të brendshme, presidentja vitin 2015 e sheh relativisht të suksesshëm, me MSA-në e realizuar dhe me premtime serioze për heqjen e vizave në fillim të vitit. Derisa shprehet e bindur se FSK-ja do të transformohet në FAK, thotë se rruga integruese e Kosovës në BE nuk guxon të rrezikohet për shkak të tekeve të disa individëve. /Zëri

Qytetarët me shumë dëshira dhe skepticizëm për 2016-ën

0

Paqja, qetësia dhe stabiliteti, zhvillimi ekonomik, siguria dhe sinqeriteti më i madh nga politikanët, janë ato që disa qytetarë, shqiptarë dhe serbë, të Prishtinës dhe Mitrovicës së veriut, shpresojnë të ndodhin gjatë vitit 2016.

Megjithatë, shumica nga ta, në masa të ndryshme, nuk shprehin shumë optimizëm që pritjet e tyre mund të realizohen.

Në Prishtinë, qytetarët thonë se është e nevojshme që perspektiva të jetë më e sigurt për të rinjtë dhe fëmijët, si dhe dëshira e tyre është kjo të nis në vitin 2016.

Ramë Zogaj, thotë se gjatë vitit 2016 pret që në Kosovë të shënohen përparime, ndonëse, sipas tij, përparimet e tilla mund t’i bëjnë qytetarët individualisht, por edhe së bashku, duke ndikuar tek institucionet qeveritare, për një orientim, sipas tij, më pozitiv.

“Ne, edhe po t’i duam ato që na pëlqejnë, i bëjmë vet. Por, domosdo presim një përmirësim të gjendjes ekonomike dhe në të gjitha fushat. Qytetarët e Kosovës janë ata që e ndihmojnë qeverinë. Gjithsesi, populli është ai që e detyron qeverinë që të ecë drejt asaj rruge, që të punojë, që të arrijë kulmin e zhvillimit ekonomik. Unë jam optimist deri në pikën e fundit”, tha Zogaj.

Ahmet Shala, thotë se pret që gjatë vitit 2016, të hapen më shumë mundësi për të rinjtë, si dhe perspektivë pas shkollimit.

“Për vitin e ardhshëm, më shumë suksese në karrierë. Në fakultet kemi më shumë pritje dhe për gjëra tjera të mira, si kushte më të mira që të zhvillohet sporti, palestra për të rinj ku mund ta kalojmë kohën e lirë. Të ketë perspektivë shkollimi, sepse ai është objektivi jonë kryesor, për t’u punësuar në të ardhmen”, deklaroi Shala.

Afërdita Zeqiri, thotë se pret që gjatë vitit 2016 të ketë më shumë qetësi dhe stabilitet në vend.

“Nuk punoj në qeveri, që të pres të rriten pagat apo diçka të tillë, por pres qetësi, stabilitet dhe rehati. Kjo na duhet nga politika dhe nga njerëzit në përgjithësi. Do të thotë, një qasje më e mirëfilltë prej politikës dhe shpresoj edhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tonë”, tha ajo.

Pritjet e qytetarëve të Maqedonisë për vitin 2016

Faton Beka, thotë se tash e 15 vjet, qytetarët në Kosovë kanë pritur përmirësim të jetës së tyre dhe zhvillimeve në përgjithësi, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur. Ai është mjaft pesimist se gjërat mund të ndryshojnë edhe në vitin 2016.

“Nuk shpresoj që do të ndodhë ndonjë risi shumë e madhe. Është dashur të ndodhë moti. Kemi qenë në luftë dhe 5 apo 6 vjet ka kaluar disi popullata e Kosovës. Pas 6 vjetësh është dashur të ndryshojë gjithçka, por nuk ka ndodhur asgjë. Janë bërë 15 vjet dhe janë duke e udhëhequr pushtetin disa njerëz që prej tyre nuk mund të pritet asgjë. Kushdo që vjen në pushtet, ai punon vetëm për interesa të veta”, shtoi Beka.

Hana Voca, pret që gjatë vitit 2016, të ketë gjëra më të bukura, të paktën për fëmijët.

“Unë personalisht, pasi që jam nënë, pres të ardhme më të mirë për fëmijën tim, por edhe për fëmijët tjerë. Në aspektin financiar, ka plot prind që nuk punojnë dhe kanë fëmijë, e fëmijët kanë kërkesa. Gjithashtu edhe në aspektin e politikës, pak më tepër sinqeritet të kenë politikanët ndaj nesh. Kjo hallakamë e fundit që ndodhi në qeveri dhe parlament, për mua me tepër ka qenë luftë për pushtet se sa luftë për të mirën e qytetarit”.

Pritjet e qytetarëve nga Shqipëria për vitin 2016

Në Mitrovicën e veriut, qytetarët serbë thonë se në vitin 2016 dëshirojnë një të ardhme më të mirë, të cilën e shpresojnë, por janë skeptik se kjo mund të ndodhë.

Dushan Jankoviq, thotë se njeriut të thjeshtë i mungon shumëçka, të cilat dëshiron t’i ndodhin secilin vit.

“Së pari, i mungon shëndeti, për shkak të jetës me stres, me të cilin jeton tash e shumë vite. Ç’farë mund të dëshirojë njeriu? Nuk mund të përmirësohet diçka që me vite është bërë keq. Duhet të kalojë shumë kohë që ta kthejmë përparimin, në të gjitha fushat”.

“Gjithçka është ç’rregulluar. Po të pyeteshim në njerëzit e thjeshtë, nuk do të arrihej deri këtu. Unë pres që të bëhet më mirë dhe të fillohet që të punohet diçka në Mitrovicë, në veri dhe në jug, sepse nga tregtia dhe kontrabanda nuk mund të jetohet”, tha Jankoviq.

Jelena Stankoviq, thotë se dëshiron të jetë optimiste që gjërat në vitin 2016 do të marrin kahje pozitive, por megjithatë, nuk është.

“Nuk pres asgjë pozitive dhe nuk pres ndonjë ndryshim. Do të dëshiroja që të mund të besoj për ndonjë ndryshim, sepse e kemi pasur rastin për diçka të tillë. Ka pasur mjaft shanse po i kemi lëshuar të gjitha. Ajo për të cilën unë shpresoj se do ta sjellë viti 2016, është zgjidhja përfundimtare për veriun e Kosovës, në formën e një autonomie apo qoftë edhe t’i bashkohet shtetit të pavarur të Kosovës”.

“Por, mbajtja edhe më tutje e kësaj status quo-je në hapësirën e Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, vërtetë është e padurueshme”, u shpreh Stankoviq.

Marko Kostiq, pret që gjatë vitit 2016, njerëzit t’i thërrasin arsyes dhe të mos bëjnë gabime që nuk përmirësohen.

“Çfarë të them, pak më shumë mend në kokë. Së pari ta kemi shëndetin, të jemi gjakftohtë, të mos nxitohemi dhe të bëjmë gabime të shpejta dhe fatale, për të cilat fëmijët tanë nesër do të na mallkonin. U dëshiroj të gjithëve gjitha të mirat, shumë shëndet, më shumë gëzime dhe liri”, theksoi Kostiq. /REL

Thaçi: Marrëveshjet ndërkombëtare s’janë lojë fëmijësh

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mendon se tërheqja e Marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel – asaj për Asociacionin dhe Demarkacionin do ta devalvonte shtetësinë e Kosovës.

Thaçi tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto dy marrëveshje nuk duhet të shndërrohen si mjete për devalvimin e shtetit”, tha Thaçi për televizionin publik .

Duke folur për Asociacionin, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se ai do të formohet.

Thaçi shtoi se protestat e paralajmëruara nga opozita në janar, nëse janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit.

“Protesta mund të ketë, kemi probleme sociale sepse ne nuk kemi bërë atë që kemi dëshiruar. Gjithçka që është në suaza të demokracisë është e pranueshme. Është me rëndësi që të ketë më shumë komunikim më tepër marrëveshje për shtetformimin e Kosovës. Këtë e them për opozitës që të shikojnë mundësinë për forcimin e shtetit”.

2016-a, me befasi politike

0

Analistë dhe politikanë thonë se janë krijuar kushte të mjaftueshme për zgjedhje të reja. Kurse ndryshim të skenës politike, sipas tyre, mund të ketë nëse ofrohet një strukturë krejtësisht e paprovuar

Qysh prej shpalljes së Pavarësisë, në vitin 2008, pritjet e qytetarëve ishin të mëdha, e të mëdha ishin edhe dështimet, keqpërdorimet dhe skandalet.

Lidershipi i vendit pati mjaftueshëm kohë për të dëshmuar veten. Ata i patën 16 vjet, nëse marrim kohën prej kur Kosova u vendos nën protektoratin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe gati se 8 vjet të plota që prej shpalljes së Pavarësisë dhe fillimit të krijimit të institucioneve nën logon e re të Republikës së Kosovës. Shikuar në vija të trasha, fillimi i vitit 2015 u shënua me ikje masive të qytetarëve nga vendi dhe mbaroi me një Parlament jofunksional dhe me tensione të mëdha në mes të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) dhe opozitës (VV, AAK dhe NISMA).

Politologu Albinot Maloku për Kosova Sot thotë që janë krijuar kushte të mjaftueshme për zgjedhje të reja.

“Nisur nga rrethanat dhe situatat e krijuara prej pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, e sidomos bllokadës së parë nga VLAN-i, për më shumë se gjashtë muaj, e pastaj edhe kriza e fundit pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryeministër, shteti i Kosovës ka krijuar predispozita të mjaftueshme për zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja nuk janë oferta më e mirë, por opsioni i vetëm, tek i cili mund të shpresohet për normalizim të mirëfilltë të jetës institucionale, shtetërore e politike në vend. Ndryshim të skenës politike mund të ketë nëse krijohen opsione të reja politike, me garnitura krejtësisht të paprovuara’’, tha Maloku. /Kosova Sot

Guns N’ Roses do të ribashkohen

0

Guns N’ Roses së bashku me Axl Rose dhe kitaristin Slash, do të rikthehen për të performuar në Indio në Kaliforni në prill të vitit që po vjen, në festivalin e përvitshëm Coachella Music & Arts Festival.

Kjo do të jetë shfaqja e tyre e parë që kur grupi ishte ndarë në vitin 1993.

Billboard ka raportuar sot për këtë çështje duke cituar disa burime. Pasi të performojnë në Coachella, është përfolur se grupi do të performojë edhe në një stadium në Amerikën Veriore verën e ardhshme, turne i cili do të përmbyllet në Las Vegas.

“Guns N’ Roses thuhet të kenë kërkuar 3 milionë dollarë për një shfaqje, dhe biletat do të kushtojnë nga 275 dollarë”, raporton Billboard, transmeton Klan Kosova.

Grupi Guns N’ Roses, janë rok bendi me suksesin më të madh në llojin e muzikës që bëjnë në të gjitha kohërat, duke shitur 100 milion kopje të albumit të tyre në mbarë botën.