Home Blog Page 680

Tre nxënës sulmohen nga qeni në shkollën e fshatit Shirokë të Suharekës

0

Tre nxënës të shkollës së fshatit Shirokë të Suharekës janë lënduar si pasojë e sulmit që morën nga një qen.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Vesel Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai shtoi se fëmijët ishin në korridorin e shkollës kur u sulmuan nga qeni.

Marketing

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj viziton familjen e Hasan Parallangaj në Lugishtë të Hasit

0

Kandidat i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi familjen e Hasan Parallangaj, një familje dëshmorësh në Lugishtë të Hasit, e cila është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gjatë vizitës, Ukaj shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e kësaj familjeje në luftën për liri dhe pavarsi.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes nga çdo familje e Kosovës dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë.

Marketing

Plumbi qorr godet zyret e Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren

0
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit është goditur nga një plumb qorr. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të dielën, më 19 janar.

 

Plumbi qorr ka depërtuar në dritaren e zyrës së kësaj drejtorie.

Policia thotë se e ka identifikuar personin e dyshuar, por i njëjti ende nuk është ndaluar.

Marketing

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

0

Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Suharekë.

Tutje thuhet se mjeku kujdestar më të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër.

“Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke  shkuar për të kërkuar tretman mjekësor,  pasi që nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mjeku kujdestar me të arritë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve.

Marketing

Policia shqiptoi 1694 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1694 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 25 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 46 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Marketing

Projekti për ndërtimin e Qendrës multifunksionale në fokus të Ekzekutivit të Dragashit

0

Qeveria komunale e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa çështje, përfshirë kërkesën për ndarjen e ngastrës për ndërtimin e Qendrës multifunksionale.

Sipas njoftimit të kësaj komune në kuadër të rendit të ditës të takimit të udhëhequr nga kryetari Bexhet Xheladini janë “shqyrtuar mundësitë dhe rrugët ligjore për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Qendrës multifunksionale, projekt ky që do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, raporton Telegrafi.

Tutje theksohet se të gjitha drejtoritë dhe zyrat përgjegjëse janë obliguar që deri në fund të janarit të raportojnë për nivelin e zbatimit të Planit komunal të Integritetit, përfshirë veprimet e ndërmarra, nivelin e realizimit të tyre, vështirësitë dhe rekomandimet.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për zotimin e mjeteve për paga, ku nga zyrtarët përgjegjës të personelit dhe financave është kërkuar që ti bëjnë përgatitjet dhe azhurnimin e planeve respektivisht zotimin e mjeteve sipas ndryshimeve ligjore, raporton Telegrafi.

Krahas kësaj nga drejtorët komunalë është kërkuar që ti përgatisin raportet e punës për vitin 2024 dhe planet e punës për vitin 2025, të cilat do të prezantohen në mbledhjen e dytë Kuvendit të Komunës, që pritet të mbahet në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/

 

Marketing

Moti për sot i vranët dhe me kushte për riga shiu

0
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeoroligjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3°C deri në 5°C.

Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s. /

Zjarri në një fabrikë në Rahovec, Bytyqi: Dëmi është shumë i madh

0
Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në fshatin Bellacerkë në Rahovec të martën në mëngjes. E të parët që intervenuan zjarrfikësit. I lënduar nga ky zjarr mbeti një person. E në vendin e ngjarjes dolën edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Shkrumb e hi ishte bërë pothuajse e gjithë fabrika e plastikës në Rahovec.Mëngjesin e së martës, gjithçka u kaplua nga zjarri.

Edhe pas disa orësh intervenim nga ana e zjarrfikësve, flakët ishte ende aty.

E me të pranuar informatën, ekipet emergjente të zjarrfikësve dolën menjëherë në teren.

“Kur kanë shkuar zjarrfikësit nuk ka pas zjarre vetëm në një pjesë por ka pas zjarr bukfalisht shumë. Më kanë thirre mua kur e kanë pa se çfarë zjarri, unë i kam angazhua edhe zjarrfikësit e tjerë. Katër kamionët që i kemi i kam nxjerr nga garazha. Kam kërkua ndihmë nga Malisheva, nga Gjakova, nga Prizreni domethënë jemi kanë të gjithë aktiv”, ka deklaruar komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikësve në Rahovec, Sami Boshnjaku.

Ndërsa i lënduar nga ky zjarr mbeti një person, por është në gjendje stabile.

Rastin për televizionin e konfirmoi Sheremet Elezaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë për produkte plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec”, ka deklaruar policia.

E për të parë nga afër të gjithë ngjarjen, doli edhe drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besmire Bytyqi.

“Kjo është një fabrikë e plastikës dhe sipas zjarrfikësve është shumë e zorshme të shuajnë zjarrin në tersi. Zjarri është lokalizuar tani nuk ka ku të shkojë, po e bëjnë punën e tyre për të lokalizuar sa më shumë që është e mundur. Dëmi siç po shihet është një dëme shumë i madh sipas personave zyrtarë që punojnë këtu, mirëpo ende nuk dihet edhe shkaku se nga ka ardhur  zjarri”.

Ndërkaq të dielën ishte përfshirë nga zjarri edhe një qendër tregtare në Suharekë.

 

Sasa Jankovic, trajneri i ri i Bashkimit

0

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar nënshkrimin me trajnerin kroat Sasa Jankovic, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës portokalli dhe zi.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Sasa Jankovic është trajner i ri i skuadrës sonë. Trajneri kroat ka drejtuar gjatë dy viteve të fundit ekipin BC Prievidza në Superligën Sllovake, ku këtë sezon ka garuar në FIBA Europe Cup, në fazën e grupeve. Mirësevjen në familjen portokall e zi, Jankovic!” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Jankovic vjen me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe pritet të sjellë frymë të re për ekipin në sezonin e ardhshëm./PrizrenPress.com/

Marketing

Vijojnë ndërhyrjet restauruese në ndërtesën “Kazerma e vjetër” në Prizren

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar të martën se ndërhyrjet restauruese po zhvillohen me intensitet në ndërtesën “Kazerma e vjetër” në Prizren.

Kjo ministri në rrjetet sociale ka publikuar edhe disa fotografi nga punimet aktuale që po zhvillohen në këtë aset të trashëgimisë kulturore.

“Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike. Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Kazerma e vjetër është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, raporton Telegrafi.

Ndërtesa e Kazermës së vjetër përkatësisht ish-Internati në Prizren me dekada ka qenë e lënë pasdore, me shfrytëzues të paautorizuar, dhe vlerësimet e autoriteteve të trashëgimisë kulturore kanë qenë se në të janë shfaqur probleme që mund ta rrezikonin objektin si tërësi, prandaj dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar projektin e restaurimit.

Kazerma e vjetër sipas shënimeve të QRTK-së është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX. Në kohën e ndërtimit kjo pjesë kishte rëndësi strategjike që vëzhgonte gjithë qytetin. Me largimin e perandorisë Osmane në vitin 1912, ushtria e atëhershme serbe e merr në shfrytëzim kazermën, ndërsa në vitin 1926 bën renovimin dhe përshtatjen e kazermës për nevojat e veta.

Pas Luftës së Dytë Botërore kazermën e merr ushtria jugosllave e cila e shfrytëzon deri në vitin 1962. Më pas ndërtesën e merr qeveria lokale e cila e shfrytëzon si internat – konvikt për nxënësit dhe studentët deri në fund të viteve ‘80 të shekullit XX, kur ndërtohet konvikti i ri pranë shkollës së lartë. Me largimin e studentëve nga kjo ndërtesë aty vendosen familje të ndryshme të internuar dhe të pastrehë. Edhe pas luftës së fundit ndërtesa banohet nga familje të ndryshme skamnore.

Sipas të dhënve të QRTK-së në Prizren kjo ndërtesë ka vlerë historike. /Telegrafi/

Marketing