14.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026
Home Blog Page 6811

Qeveria zotohet se do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Asociacionin

0

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta zbatojë në përpikmëri këtë vendim.

Përmes një komunikate për media, Qeveria ka kërkuar që ky vendim të respektohet nga i gjithë spektri politik në vend.

Ky është njoftimi i potë i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret dhe e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do ta zbatojë me përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me këtë rast, fton gjithë spektrin politik, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë këtë vendim, i cili është në përputhje edhe me vetë Marrëveshjen e Parimeve, në të cilën ishte paraparë tekstualisht që e njëjta të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se është jetike për vendin që të përmbushen kërkesat ligjore dhe që të gjithë aktorët politikë t’i rikthehen jetës institucionale dhe debateve politike, të cilat duhet të zhvillohen brenda institucioneve, e në radhë të parë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë “Mustafa”

0

Partitë shqiptare në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, thonë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, kanë kërkuar largimin e Qeverisë.

Opozita thotë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

Komunikata e plotë e partive opozitare:

Opozita e bashkuar ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj.

Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës.

Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë.

Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.

Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues.

Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror.

Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçi është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

NISMA për Kosovën

Spahiu: Isë a po jep dorëheqje!

0

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu e ka komentuar vendimin e Gjykatës kushtetuese në lidhje me marrëveshjen për asocacionin apo bashkësin e komunave më shumicë serbe brenda Kosovës, duke vlerësuar se po të mos pengohej nga nga partitë opozitare kjo gjë e paligjshme do të miratohej, transmeton gazetablic.com

Po ashtu për këtë çështje, Spahiu ka pyetur se a duhet të jap dorëheqje Kryeministri Isa Mustafa.

Më poshtë mund ta lexoni, komentin e plot të Nexhmedin Spahiut

Tani qe Zajednica doli antikushtetuese, a duhet qe kryeministri i Kosoves te jape doreheqje per tentim dhunimi te kushtetutes? Po prokuroret dhe gjykatesit qe denuan deputetet qe mbrojten kushtetuten e Kosoves a duhet te turperohen? Sikur mos te kishim sjelljen e tyre te dhunshme ne Parlament, Zajednica e Demarkacioni a do t’ishin ishin miratuar me 2/3 moti?

Jahjaga: Respektoni vendimin e Kushtetueses

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga nëpërmes një kumtese për medie, thuhet se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kumtesën e Jahjagës, transmeton Koha.net.

Në fund thuhet se Jahjaga ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.

Limaj: Atë që kemi thënë ne e konstatoi Kushtetuesja

0

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar atë që e ka thënë opozita e bashkuar.

“Më në fund edhe Gjykata Kushtetuese konstaton atë që tashmë e kemi thënë ne, e ka thënë opozita e bashkuar, se marrëveshja për zajednicën është në kundërshtim me kushtetutën”, ka shkruar Limaj, transmeton Koha.net.

Këtë e ka thënë nëpëmes një postimi në Facebook, të cilin e ka titulluar “Qeveria ka shkel Kushtetutën”.

Ramadan Muja flet 40 minuta për sukseset e vitit 2015-të

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka folur sot 40 minuta për sukseset që Qeveria e tij,ka arritur gjatë vitit 2015-të.

“Vitin që po e lëmë pas, kemi realizuar projekte të shumta në interes të qytetarëve, në radhë të parë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”,ka thënë Muja.

Ai ka premtuar se edhe në vitin e ardhshëm do të angazhohemi maksimalisht që të realizojë kërkesat që dalin nga vet qytetarët.

Muja pëe sukseset e tij, ka raportuar në tubimi e fundit me qytetarë.

Një pjesë e qytetarëve të pranishëm në debat, lavdëruan punën e ekzekutivit komunal, por kishte edhe të atillë që nuk ishit ë kënaqur me konstatimet e kryetarit Muja.

Fehim Krasniqi nga Nasheci, paraqiti shqetësimin rreth ujërave të zeza në këtë lokalitet. Elhame Imami dhe Ramadan Gashi, paraqiten kërkesën e tyre për ndërtimin e një shtëpie për të moshuarit, ndërsa Asllan Ndrecaj, nga Malësia e Re kërkoi që të rregullohet në tërësi rrjeti i kanalizimit në lokalitetin ku ai jeton dhe rregullimin e një trotuari.

Më kritik u shpreh Ahmet Shala nga Caparci.

“Në këtë lokalitet janë realizuar shumë projekte gjysmake, e jo në tërësi siq u raportua”, tha ai./TV Prizreni/

Zyrtare nga Kushtetuesja: Asociacioni ka parime jokushtetuese

0

E PLOTËSUAR: Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Koha.net.

“KONSTATOJË qe akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin që sapo është publikuar.

Kushtetuesja: Parimet e përgjithshme për AKS-së nuk janë tërësisht në përputhshmëri me Kushtetutën

Është publikuar verdikti i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij verdikti, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese: “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin KO130/15.

Nga Gjykata është kërkuar që të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore” [Parimet], me frymën e Kushtetutës, gjegjësisht me nenin 3, paragrafi 1 [Barazia Para Ligjit], me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se është Marrëveshja e Parë, e ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 qershor 2013 dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, ajo e cila parasheh themelimin e Asociacionit/Bashkësisë të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Parimet janë një dokument i ndërmjetëm, në bazë të të cilit akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti do të elaborohen në zbatimin e tyre.

Gjykata ka vendosur se këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje veçanërisht me nenet 3, 7 dhe 12 të Kapitullit II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44 të Kapitullit III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre], me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës siç është arsyetuar në Aktgjykim.

Gjykata nënvizon se është përgjegjësi kushtetuese e autoriteteve përkatëse që të përfshijnë këto konkluzione në aktet ligjore që do të pasojnë” (sic.).

Hazir Berisha: Plan operativ për festat e fundvitit në Prizren

0

Policia në Prizren, po harton një plan operativ, për të mbikëqyrur manifestimet e fundvitit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren tha se policia kryesisht do të fokusohet në mënyrë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Mesazh i policisë është që të mos përdoren mjetet piroteknike nga fëmijët”, tha Berisha për TV Besa.

Sipas tij, në bashkëpunim me inspektorët do të konfiskohen të gjitha ato mjete piroteknike që përdorën në vendet ku nuk është e lejueshme.

“Do të ketë edhe gjoba”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

‘Labëria’ vlerësohet me çmimin ‘Nderi i Kombit’

0

Shoqatës atdhetare kulturore “Labëria” në 24-vjetorin e themelit të saj iu dha çmimi “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Nishani tha se ky çmim i takon kësaj shoqate për kontributin që ka dhënë në forcimin dhe përparimin e demokracisë si dhe për ruajtjen e pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë.

Gjithashtu, për veprimtari e vlera të rralla të kulturës së krahinës së Labërisë, presidenti Nishani nderoi publicistin Ago Nezha me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, skenaristin dhe autorin Petrit Ruka me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe Haxhi Dalipin (pas vdekjes) me titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin “Për kontributin e tij të vyer në krijimin e grupeve polifonike të Labërisë”.

Fotografia e ‘Ulpianës’ triumfon në Wiki Loves Monuments

0

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, në bashkëpunim me FLOSSK, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka prezantuar punën e projekteve rreth trashëgimisë kulturore dhe dhënë çmimet për fituesit e garës së organizuar nga FLOSSK për fotografitë më të bukura të monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, Wiki Loves Monuments.

Çmimi i parë për të tretën herë më radhë i ka takuar fotografit Arben Llapashtica, i cili kishte garuar me një fotografi nga lokaliteti arkeologjik, “Ulpiana”.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Llapashtica ka shkruar se është i nderuar me ketë çmim dhe ka inkurajuar edhe të tjerët të merren me fotografi.

“Ndihem i nderuar sepse për herë të tretë jam fitues dhe në mesin e fituesve në garën e fotografisë në Wikipedia, Wiki Loves Monuments. Kësaj radhe përveç çmimit të parë, në mesin e 10 fotografive fituese gjithsej, 6 janë të miat. Bëj thirrje që edhe ju të jeni kontribuues dhe te ngarkoni sa më shumë fotografi të Kosovës”, ka shkruar ai.

Vendi i dytë i ka takuar Bujar Gashit, me fotografinë e Kalasë së Novobërdës, kurse i treti Emin Gjikut, me një fotografi të Muzeut Etnologjik. /KL