11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Zyrtare nga Kushtetuesja: Asociacioni ka parime jokushtetuese

E PLOTËSUAR: Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Koha.net.

“KONSTATOJË qe akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin që sapo është publikuar.

Kushtetuesja: Parimet e përgjithshme për AKS-së nuk janë tërësisht në përputhshmëri me Kushtetutën

Është publikuar verdikti i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij verdikti, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese: “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin KO130/15.

Nga Gjykata është kërkuar që të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore” [Parimet], me frymën e Kushtetutës, gjegjësisht me nenin 3, paragrafi 1 [Barazia Para Ligjit], me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se është Marrëveshja e Parë, e ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 qershor 2013 dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, ajo e cila parasheh themelimin e Asociacionit/Bashkësisë të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Parimet janë një dokument i ndërmjetëm, në bazë të të cilit akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti do të elaborohen në zbatimin e tyre.

Gjykata ka vendosur se këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje veçanërisht me nenet 3, 7 dhe 12 të Kapitullit II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44 të Kapitullit III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre], me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës siç është arsyetuar në Aktgjykim.

Gjykata nënvizon se është përgjegjësi kushtetuese e autoriteteve përkatëse që të përfshijnë këto konkluzione në aktet ligjore që do të pasojnë” (sic.).

Më Shumë

Kopja e Glauk Konjufcës është nga Prizreni (VIDEO)

Bëhet fjalë për Shend Namlegjiu nga Prizreni. Më poshtë ndiqeni kronikën e plotë nga Klan Kosova: https://youtu.be/WNSnZGZl1HQ?si=IMagrhagXggLymBr Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Lajmet e Fundit