25.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 6828

Gorani: Specialen ose izolimin

0

Mosvotimi i Gjykatës Speciale do ta izolojë Kosovën edhe më shumë nga bota dhe nga grupi i shteteve prej të cilave varet ekzistenca dhe funksionimi ynë si shoqëri. Ndërsa në anën tjetër votimi i saj na detyron të heqim dorë nga tregimi historik që e shkruam për veten gjatë këtij çerek-shekulli. Kështu e nis përgjigjen e tij rreth votimit të Gjykatës Speciale, analisti kosovar, Dukagjin Gorani, në intervistën e tij dhënë gazetës “Zëri”.

Ai thotë se në njërën anë bëhet fjalë për nevojë, e në anën tjetër për fytyrë.
Gorani thotë se kjo Gjykatë do të bëhet, deshëm apo jo ne. Sipas tij, politikanët kosovarë e kanë në dorë të vendosin nëse do ta rrënojnë vendin e tyre apo jo.

Gorani ka folur edhe për situatën socio-politike në Kosovë dhe çështjet tjera me rëndësi, si liberalizimi i vizave dhe “bashkëjetesën” PDK-LDK. Ai ka shtuar se në Kosovë aktualisht është një huti e madhe e vlerave, qëndrimeve dhe bindjeve.

Zëri: Cila është gjendja socio-politike sot në Kosovë?

Gorani: Është një huti e madhe. Huti e vlerave, qëndrimeve, bindjeve. Po hyjmë në fazën e fundit të procesit të përballjes me vetveten – dhe me iluzionin që ndërtuam mbi shtetësinë, pavarësinë, sovranitetin..

Specialja javën e ardhshme, hiqet fjala “gjenocid”

0

Legjislativi i Kosovës mund ta ketë para vetes javën e ardhshme Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale.

Burimet e gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se të gjitha gjasat janë që javën që vjen me procedurë të përshpejtuar të futet në rënd dite Projektligji për Gjykatën Speciale dhe se partnerët e koalicionit bashkë me minoritetet janë duke bërë përpjekjet e fundit që t’i sigurojnë dy të tretat e votave të deputetëve me mbështetjen e 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

Sipas këtij burimi, janë duke u bërë disa ndryshime në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja me qëllim që të hiqet fjala “gjenocid” dhe sapo Projektligji t’i dërgohet Qeverisë, i njëjti po të njëjtën ditë do t’i procedohet Kuvendit…

Vazhdon gjykimi ndaj ish-punëtorit të ProCredit Bank

0

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të premten vazhdoi gjykimi ndaj ish-punëtorit të ProCredit Bank, Abdullah Thaqi, i cili po akuzohet për veprën penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’.

Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me marrjen në pyetje të përfaqësuesit ligjor të ProCredit Bank, Ramë Bajraktari, i cili u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit.

Bajraktarit tha se me të marrë informatën për shkelje të mundshme të rregullave të punës në ProCredit Bank nga punëtori Abdullah Thaqi, banka ka marrë vendim me të cilin i ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit në fjalë. Madje tha se ndaj tij banka ka ngritur edhe kallëzim penal.

“Kemi ngritur edhe kallëzim penal kundër të akuzuarit dhe në bazë të të cilit kallëzim penal është duke u zhvilluar edhe kjo procedurë gjyqësore”, tha Bajraktari.

Ai bëri të ditur se arkatari ka mundësi teknike të qasjes në llogari të klientëve, sikurse që ekziston mundësia e printimit të llogarive. Por ai tha se pa prezencën e klientit, qasja në llogaritë e tyre paraqet shkelje për bankën.

“Nuk kam një ankesë formale të parashtruar prej tyre deri më sot, as nuk kam infomacione, megjithatë në bazë të shkrimeve që janë bërë në gazetën Koha Ditore, të njëjtit kanë thënë se do ta padisin bankën për cenim të të dhënave personale”.

Seanca e ardhshme do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit të ProCredit Bank, e cila do të mbahet më 10 korrik 2015.

Për më tepër, Abdullah Thaçi akuzohet se më 31 korrik të vitit 2012, derisa ishte në orar të punës në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim u qaset llogarive bankare të klientëve të kësaj banke Nexhat Çoçajt – drejtor i Arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit – mësimdhënës.

Sipas aktakuzës, ai ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, e pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare.

Abdullah Thaçi, sipas aktakuzës, gjendjen e llogarive të dy klientëve i futë në një zarf dhe ia dorëzon Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila këto llogari bankare i përdorë për të ushtruar kallëzim penal.

Tani për këtë rast, drejtori i DKA-së në Prizren Nexhat Çoçaj akuzohet për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”./Kallxo.com/

Feim Fetoshi përdor pushtetin për të goditur bizneset e rivalëve politik

0

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në qeverinë komunale në Rahovec Feim Fetoshi, ka marrë vendim që në qendër të fshatit Ratkoc të ndërtohet një park i gjelbër në një sipërfaqe prej 2-3 ari. Hapësira në fjalë deri më tani ju ka shërbyer banorëve të lagjes dhe disa bizneseve të vogla që operojnë në këtë zonë.

Mirëpo, kryesia e fshatit Ratkoc, banorët e lagjes dhe bizneset në fjalë, i kanë dërguar një letër drejtorit Fetoshi ku kërkojnë anulimin e vendimit në fjalë. Në kërkesën e tyre ata konsiderojnë se hapësira ku dëshirojnë të ndërtojnë parkun kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve, pamundëson zhvillimin e bizneseve dhe nuk është në prioritetet e kryesisë së fshatit për këtë qëllim dhe madje nuk është kërkuar një investim i tillë. Nëse investimi ndodh, atëherë rrezikohet të mbyllen tetë biznese në këtë lagje.

Përfaqësuesit e bizneseve të vogla në këtë zonë konsiderojnë se vendimet e drejtorit Fetoshi në vazhdimësi kanë qenë të njëanshme dhe arbitrare. Investimet që janë bërë në këtë hapësirë janë realizuar pa kërkesën dhe miratimin e banorëve të lagjes dhe të biznesve.

Ata thonë se drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Feim Fetoshi ka për qëllim dëmtimin e bizneseve që ai i konsideron “armiqësore” ndaj tij. Fillimisht Fetoshi ka devijuar rrugën lokale në dëm të bizneseve që ju përkasin të afërmve të ish-kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me të cilin Fetoshi ka pasur mospajtime të thella.

Në bisedë me kryesinë e fshatit Ratkoc mësuam se Fetoshi i ka kërcënuar ata se, nëse e kundërshtojnë këtë park, atëherë nuk do të ketë investime të tjera në fshatin Ratkoc. Por, kryesia e fshatit Ratkoc është e vendosur që të kundërshtojë vendimet arbitrare të drejtorit Fetoshi, duke mos u pajtuar me vendimin e tij pa marrëveshje paraprake me kryesinë dhe banorët e lagjes.

Drejtuesit e fshatit Ratkoc i propozojnë disa alternativa të reja Fetoshit, pasi që në këtë fshat ka mjaft hapësira ku ka mundësi të investohet për rregullimin e hapësirave gjelbëruese dhe një ndër to është edhe ish hapësira e QMF-së, që aktualisht ka mbetur pa kujdes institucional, si dhe disa hapësira të tjera ku mund të ndikohet në përmirësimin e kushteve të jetës së banorëve të fshatit Ratkoc. .

Banorët thonë se do të përdorin të gjitha mjetet e lejueshme demokratike që kjo hapësirë të mos ngushtohet, në të kundërtën ata do të protestojnë edhe tek organet më të larta të vendit.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Feim Fetoshi, nuk i është përgjigjur pyetjeve të portalit RahovecPress rreth kësaj çështje. Ai i ka thënë portalit, se nuk i jep përgjigje deri sa të dëshmohet se portali RahovecPress është pjese e mediave të shkruara, edhe pse RahovecPress si medium i vetëm në komunën tonë është i regjistruar në organet kompetente, në ato çfarë është përcaktuar me ligjet aktuale në fuqi të Republikës së Kosovës./RahovecPress/

Haxhi Avdyli: Mijëra anëtarë të LDK-së kanë qenë për Vjosa Osmanin

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli nuk e ka ndërmend t’i bie pishman për mbështetjen që ka treguar për Vjosa Osmanin në Kuvendin Zgjedhor.

Ai thotë se propozimi për Vjosa Osmanin ka ardhur pas kërkesave të mira anëtarëve të LDK-së.

“Mijëra anëtarë të LDK-së në Prizren dhe me gjerë kanë qenë për Vjosa Osmani që të jetë në krye të LDK-së”, ka treguar Avdyli në emisionin “Aktuale” në TV Prizren.

Sipas tij, propozimi i tij për Vjosa Osmanin ka qenë për të rritur demokracinë në LDK.

“Propozimi i kandidaturës nuk ka qenë për të parë njërin bardh e tjetrin zi, por për të rritë demokracinë në LDK”, ka thënë Avdyli.

“Për këtë veprim kam marrë qindra telefonata”, ka treguar ai. /PrizrenPress.com/

Shkrimtari i vitit, Roland Gjoza

0

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Panairin e Librit në Prishtinë, janë ndarë çmimet për më të suksesshmit e edicionit të 17-të, i cili është mbajtur në mbrëmjen e së premtes.

Me vendim të jurisë profesionale çmimi shkrimtari i vitit i është ndarë Roland Gjoza, ndërkaq, çmimi për shkrimtarin e vitit në letërsi të huaj i është ndarë, Patrick Modiano.

Poashtu në këtë edicion janë ndarë edhe çmimet në prozë, ku çmimi ka shkuar për Rexhep Murtez Shala, çmimi në poezi për Xhevdet Bajraj , për, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë është ndarë për Blendi Fevziun, kurse çmimi për përkthim letrar është ndarë për Jorgji Doksanin dhe Anila Xhekaliu, çmimin për projektin kapital është ndarë për veprën De Rada që është mbështetur nga te dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Çmimi për fëmijë i është ndarë, Arif Demollit. Poashtu është ndarë edhe çmimi për stendën më të vizituar që ka shkuar për shtëpinë botuese “Pegi”.

Ndërkohë, në këtë edicion është ndarë për herë të parë edhe çmimi i veçantë për shkrimtarin debutues që ka shkuar për Gaverina Muzhaqin./KultPlus.com

Irina Shayk: Nuk kam qenë e dashura e Blatter

0

Supermodelja Irina Shayk ka reaguar ndaj lajmeve në media se ajo ka qenë e dashura e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter.

Lajmin për historinë e tyre e bëri të ditur gazeta e respektuar El Mundo.

Por një zëdhënës i supermodeles tha se të tilla zëra janë absolutisht të pavërteta.

Gazeta shkruante se 79- vjeçari ka pasur një lidhje me ish- të dashurën e portugezit Cristiano Ronaldo.

Xherdan Shaqiri, darkë romantike me Ilda Bejlerin

0

Xherdan Shaqiri darkon me Ilda Bejlerin dhe në tavolinën e tyre nuk mungon as vera e kuqe.

Bukuroshja e “Super Sport” ka udhëtuar drejt Italisë ditë më parë për t’u takuar me mesfushorin kosovar të Interit.

Me një postim dedikuar totalisht 23-vjeçarit në “Instagramin” e saj, Ilda cilëson Shaqirin si Messin e shqiptarëve.

Bashkangjitur me “selfien” e shkrepur në momentin që gazetarja sportive e ka intervistuar në një restorant në Milano, ajo shkruan “E kanë pagëzuar si ‘Mesi i alpeve’, natyrisht Mesi është Mesi, por edhe kombi shqiptar e ka Mesin e tij, dhe ky është Xherdan Shaqiri”.

Gjatë vizitës në qendrën stërvitore “Apiono Gentile”, Ilda nuk ka hezituar që të shkrep edhe një foto me Lucas Podoslkin, edhe ky një tjetër futbollsit i zikaltërve.

“Burg pa afat” mësuesit pedofil, nuk pranon akuzat

0

Mësuesi i shkollës 9 vjecare në Kryekuq të Divjakës, 63 vjeçar Demir Hoxha i akuzuar për përdhunimin e 12 vjecares ka dalë para togave të zeza, ku i është komunikuar masa “burg pa afat”.

Trupi gjykues që drejtohej nga gjyqtarja Brikena Lubonja dhe prokurorja Merita Selimi vendosën që seanca të bëhej me dyer të mbyllura duke mos pranuar as familjarët brenda sallës se gjyqit.

Pas perfundimit të seancës, gjykata vendosi burg pa afat per 63 vjecarin. Familjaret e këtij të fundit kanë kundërshtuar prezencën e kamerave dhe sipas tyre gjithcka eshte nje inksenim per ti zene vendin e punes mësuesit në prag pensioni.

Burime nga policia dhe prokuroria thonë se kanë fakte se 63 vjecari hoxha ka kryer mardhenie me te mituren, gjë që është vërtetuar dhe nga vizita te gjinekologia si dhe nga përgjimet që i janë bërë Avokati i 63 vjecarit Adriatik Doga sqaron se klienti i tij nuk ka pranuar asgjë para gjykatësve./ Ora News

Nxënësit e “Emin Duraku”-ut vizituan Gjykatën Themelore në Prizren

0

Në kuadër të nismës “Gjykatë e Hapur”, të premten u organizua vizita e nxënësve të klasave të VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta të ShFMU “Emin Duraku” të Prizrenit në Gjykatën Themelore. Vizita tematike “Njoftohu me gjykatën tënde” kishte për qëllim informimin e nxënësve rreth punës dhe shërbimeve që ofron Gjykata Themelore në Prizren dhe t’u mundësojë atyre të njihen për së afërmi me objektin e gjykatës.

Gjykata Themelore e Prizreni është gjykatë e hapur, e cila përpiqet t’i përfshijë në punën e saj të gjithë qytetarët e Prizrenit. Kjo vizitë e organizuar me ftesën e iniciativës së lartpërmendur ka për qëllim të krijojë një traditë të mirë të bashkëpunimit edhe me shkollat eqytetit.

Në pjesën e parë të vizitës nxënësit në njërën nga sallat e gjykimit u pritën nga gjykatësi Artan Sejrani gjyqtar në Departamentine Përgjithshëm, Divizioni Penal dhe zëdhënsja Afërdita Kicaj, të shoqëruar nga praktikantët e Zyrës për Informim Publik.

Sejrani prezantoi para nxënësve strukturën dhe punën e gjykatës, sfidat e punës dhe bashkëpunimin e gjykatës më qytetarët. Zëdhënësja Kicaj prezantoi punën që bënë zyra e informimit, mënyrat e komunikimit me qytetarë dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët. Takimi vazhdoi me diskutim të hapur mes përfaqësuesve të gjykatës dhe nxënësve, të cilët ishin të interesuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjyqtarët gjatë punës së tyre, kriteret për tu bërë një gjyqtarë, si dhe nxënësit u interesuan për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm, etj.

Në pjesën e dytë të vizitës, nxënësit patën rastin të njoftohen për së afërmi me objektin e gjykatës dhe të shohin se cilat janë shërbimet që i ofron gjykata për qytetarët e Prizrenit, si duken sallat e seancave gjyqësore, ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.

Iniciativa “Gjykatë e Hapur” është rezultat i bashkëpunimit në mes të Gjykatës Themelore në Prizren dhe OJQ “EC Ma Ndryshe”, me partner implementues Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Qëllimi i përgjithshëm i iniciativës është përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin e drejtësisë dhe rritja e besimit në sistemin e drejtësisë. /PrizrenPress.com/