Home Blog Page 6829

Protesta, deri në rrëzimin e Qeverisë

0

“Ne do të vazhdojmë me protesta deri në shkuarjen pa kthim të kësaj Qeverie, e cila papërmirësueshëm e ka degraduar shumë funksionimin e këtij shteti dhe interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi për “Kosova Sot”

Vetë fakti që edhe takimi i djeshëm i liderëve politikë te presidentja e shtetit nuk dha shenja të përfarimit të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, tregoi më së miri se uniteti opozitar nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe zgjidhje e vetme e daljes nga kjo krizë në të cilën është zhytur vendi është arritja e marrëveshjes për zgjedhje të reja. Këtë ultimatum vetëm sa e ka ripërsëritur vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve me presidenten e vendit dhe përfaqësuesit diplomatikë. 17 shkurti është afati opozitar për reflektimin e pozitës në kërkesat e opozitës, përndryshe plani B i opozitës së bashkuar, pas kësaj date, nëse Qeveria nuk jep dorëheqje, do të jetë vazhdimi i protestave paqësore në rrugë pa afatizim, deri në rrëzimin e Qeverisë shkelëse të Kushtetutës. Këtë strategji veprimi e ka konfirmuar për “Kosova Sot” nënkryetari i AAKsë, Ahmet Isufi.

“Ne do të vazhdojmë me protesta deri në shkuarjen pa kthim të kësaj Qeverie, e cila papërmirësueshëm e ka degraduar shumë funksionimin e këtij shteti dhe interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha nënkryetari Isufi për “Kosova Sot”. “Normalisht që ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do t’i përdorim të gjitha metodat dhe mjetet demokratike në mënyrë që të arrihet qëllimi që kjo Qeveri, e cila ka dëmtuar funksionimin e shtetit të Kosovës, të shkojë dhe të vijë një Qeveri tjetër më kredibile”, tha Isufi për “Kosova Sot”..

Majko kërkon pasaportë të Kosovës

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit”, ka deklaruar Majko.

Pandeli Majko ka simpati të kosovarëve pasi ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit e pyet deputetin e Partisë Socialiste, nëse janë të vërteta fjalët që ai ëndërron të vazhdojë karrierën politike në Prishtinë.

“Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj”, ka deklaruar Pandeli Majko.

Katër të vrarë nga përplasja e helikopterit në Rusi

0

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se katër vetë janë vrarë dje nga përplasja e një helikopteri ushtarak në rajonin veriperëndimor, Pskov.

Ministria tha se helikopteri i tipit Mi-8, u rrëzua gjatë një misioni rutionr stërvitor, me ç’rast u vranë “tre pilotë dhe një këshilltar teknik”.

Shkaqet e përplasjes nuk janë të njohura. Ministria tha se ekipi i kërkim-shpëtimit tashmë ka arritur në vendin e rrëzimit.

Aksidentet ku përfshihen helikopterët e tipit Mi-8, të projektuar në vitet e 60-ta, janë të shpeshta, kështu që autoritetet e aviacionit në Rusi janë kritikuar për kushte të dobëta të sigurisë ajrore.

Në qershor të vitit 2014, nga përplasja e një helikopteri në një liqen në rajon verior, Murmansk, janë vrarë 15 vetë.

Presidentin ta zgjedhë populli

0

Pazaret për presidentin ndikojnë në bllokada politike, në paqartësi e gjithfarë prapaskenash, prandaj zgjedhja e presidentit direkt nga vota e qytetarëve do ishte një shpresë për demokraci më të madhe dhe gjithashtu roli i presidentit si ‘unifikues i popullit’ do ishte më i realizueshëm, sepse populli do vendoste para përgjegjësisë të parin e shtetit

Posti i presidentit të Kosovës po vazhdon të jetë pjesë e pazareve ndërmjet partive politike, kurse ky post sipas Kushtetutës duhet të ushtrohet nga një person, i cili pas zgjedhjes nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.

Rasti i zgjedhjes së Atifete Jahjagës në krye të vendit është mjaft i veçantë, pasi u zgjodh për herë të parë një person që nuk vinte nga politika, por me ndërhyrjen e Ambasadës amerikane. Si kandidate konsensuale, ajo mori votat e nevojshme në Parlamentin e Kosovës nga të zgjedhurit e popullit. Sot jemi dëshmitarë se ky post është një nga pazaret e radhës sipas marrëveshjes PDK-LDK, ku Hashim Thaçi i ofroi karrigen e kryeministrit Mustafës, e në këmbim pritet të pasojë Jahjagën në Presidencë. Por, askush nuk mund të jetë i sigurt në këtë skenar për shkak të krizës politikë në vend.

Pazaret për presidentin ndikojnë në bllokada politike, në paqartësi e gjithfarë prapaskenash, prandaj zgjedhja e presidentit direkt nga vota e qytetarëve do ishte një shpresë për demokraci më të madhe dhe gjithashtu roli i presidentit si ”unifikues i popullit” do ishte më i realizueshëm, sepse populli do vendoste para përgjegjësisë presidentin…  /kosova sot/

Kuvendi hesht skandalin e spiunazhit të Thaçit

0

Ndonëse ka të dhëna serioze, nga burime të ndryshme, se Hashim Thaçi ka qenë dhe është agjent i shërbimit sekret francez, komisionet e sigurisë nuk e kanë vënë ujin në zjarr për këto fakte shqetësuese

Ndonëse është bërë temë shqetësuese në opinionin publik të vendit dyshimi i ngritur ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tani ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i shtetit, se ka qenë dhe është agjent aktiv i Shërbimit të inteligjencës së shtetit francez, ftesa për raportim në Kuvend, para dy komisioneve parlamentare, atij për punë të brendshme dhe siguri, si dhe Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, nuk po shihet si opsion nga ligjvënësit për t’u sqaruar këto dyshime.

Zëvendëskryetari i Komisionit për punë të brendshme dhe siguri në Kuvendin e Kosovës, Fadil Demaku, nga radhët e PDK-së, që kryeson punimet e komisionit në kohën sa po vazhdon bojkoti nga opozita, i tha gazetës se derisa konsideron që ato raportime të bëra në medie janë vetëm spekulime mediatike, edhe ftesa për raportim të ish-kryeministrit Thaçi, për t’u sqaruar rreth saj që ka thënë ishkreu i Shërbimit të inteligjencës së Francës nuk do të ndodhë nga ana e këtij komisioni.”As nuk është iniciuar dhe as që do të iniciohet në komision një propozimi tillë për raportim të ishkryeministrit për këtë çështje. Thjesht ato nuk janë aspak të vërteta, janë spekulime të ndryshme të medieve dhe asgjë më tepër, prandaj nuk ka nevojë për kurrfarë ftese dhe kjo nuk do të bëhet”, tha Demaku për “Kosova Sot”.

Kundër raportimit në këtë komision është edhe deputeti nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit të sigurisë dhe punëve të brendshme. Ai konsideron se çështja është tepër serioze si dyshim që është ngritur, prandaj me automatizëm do të duhej kaluar në përgjegjësi të trajtimit nga AKI-ja.”Vendi më adekuat për adresimin e kësaj pyetje do të ishte Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Ai është institucioni që do të duhej të përkujdesej për sigurinë shtetërore, për shkak se nëse eventualisht është e vërtetë se ministri i Jashtëm sot, ose kryeministri dikur, do të rezultonte si agjent i huaj, atëherë kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë nacionale”, ka thënë ai…/kosova sot/

Tre vrasësit ikën nga Shqipëria?!

0

Edhe pse në masakrën e Elbasanit u vranë 3 persona dhe u plagosën tetë të tjerë, ende nuk ka autorë konkret të aktit të rëndë.

Dyshimet janë se 3 personat janë nga Elbasani.

Policia dhe Prokuroria po bashkëpunojnë ngushtësisht për të gjetur autorët e masakrës, përcjell Panorama.

Nga 50 persona që policia duhet të pyeste policia, vetëm tre nuk janë paraqitur në komisariat, ç’ka krijon dyshime se këta 3 persona mund të kenë gisht në ngjarje.

Sipas policisë, makina ku udhëtonin vrasësit ka kaluar kufirin një ditë pas krimit dhe vrasësit janë larguar për në Greqi dhe në Itali. /Albeu.com/

Arrestohet 44-vjeçari, goditi me grushte pedagogun

0

Policia e Vlorës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për goditje me grushte kundrejt një Pedagogu të Universitetit të Vlorës.

Në panga ka rënë shtetasi: Kujtim Cakrani, 44 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, për arsye se:

Më datë 26.01.2015, rreth orës 10:30, në lagjen “Isa Boletini” në rrugën përballë Prefekturës, ky shtetas ka goditur me grushta për shkak të detyrës, shtetasin: E.H. 37 vjeç, me profesion: Pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Shtetasi Kujtim Cakrani u shpall në kërkim në të njëjtën ditë kur ndodhi ngjarja (26.01.2016) dhe ditën e sotme Shërbimet bënë të mundur ndalimin e tij me iniciativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Limaj: Qeveria s’mund ta kthejë legjitimitetin me tavolina, por me zgjedhje

0

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se “legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund ta rikthejë përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike”.

E sipas Limajt, sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptojë këtë, aq më shpejt vendi do të dalë nga kriza aktuale.

Deklarata e plotë e Limajt:

Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike.

Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale.

Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetve dhe protestusve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hudhen, e të fillojmë të bëhemi sikur ska ndodh asgjë.

Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës.

Prizren: Kërkojnë njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së

0

Salajdin Selmanaj, Shukri Poniku dhe Ferije Poniku nga Prizreni, ankohen se padrejtësisht nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, kohëve të fundit janë ndryshuar listat, pasi që kohë më parë ishin publikuar disa lista ku figuronin edhe emrat e tyre.

Pakënaqësi me këtë çështje kanë edhe Ajredin dhe Rezak Berisha.

Ata thonë se nëse nuk zgjidhet ky problem, “atëherë do të detyrohemi që të marrim masa për organizimin e protestave”.

Sipas tyre, janë bërë shumë manipulime në hartimin e këtyre listave.

Ndryshe, rreth pakënaqësive të këtyre pretenduesve që kanë aplikuar për njohjen e statusit të pjesëmarrësit apo veteranit të luftës së UÇK-së, zyrtarë të OVL të UÇK-së në Prizren , sot gjatë ditës kanë qëndruar në Prishtinë për të biseduar me anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së./TV Prizreni/

Jep dorëheqje këshilltari i kryeministrit Mustafa!

0

Njëri nga këshilltarët e kryeministrit Isa Mustafa, sapo ka dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për Armend Ibrahimin. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me Kryeministrin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Ibrahimi në një postim në Facebook:

“Sapo i dorëzova dorëheqjen time Kryeministrit të Kosovës.

Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shoqëri, jam i bindur se shumë më i rëndësishëm është fati i vendit tonë se vendimi që unë kam marrë. Andaj nuk dëshiroj që vendimi im të përkthehet apo përdoret për interesa a qëndrime politike, cilat do qofshin ato.

Jam i bindur se cilado Qeveri që zgjidhet nga populli i urtë i Kosovës është Qeveri e cila punon për interesin e përgjithshëm dhe në bashkëpunim memiqtë tanë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian; por dhe gjithë shtetet paqedashëse.

Miqësisht pre mirëkuptimin tuaj.

Jam i lumtur të ju shërbej.

Armend Ibrahimi”