Home Blog Page 6831

Mustafa: Opozita ta ndalë dhunën dhe të kthehet në Kuvend

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha pas takimit se ka shprehur shqetësimin për bllokimin e kuvendit.

Ai tha se bashkë me opozitën duhet të punojnë në gjetjen e zgjidhjës, dhe se për asosciacionin fjalën e vet e ka thënë kushtetuesja.

“Kërkuam ndaljen e dhunës”, tha Mustafa.

“Kemi nevojë të punojmë bashkarisht për implementin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave”.

“I bëjmë ftesë opozites që të vij në Kuvend”.

Haradinaj nuk e donte Veselin në takim

0

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga në takimin me liderët Mustafa, Thaçi e Haradinaj, kishte ftuar edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.

Mirëpo me insistim të Haradinajt, Veseli nuk kishte shkuar në takim te Presidentja.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryetarit të kuvendit Blerim Latifi.

Ai tha për zëri.info se Veseli ka pasur ftesë zyrtare nga presidentja Jahjaga, por që Haradinaj kishte insistuar që ai të mos jetë në këtë takim.

“ Ka pasur ftesë zyrtare nga presidentja, por Ramushi ka tentuar përmes këtij procesi të insistoj që të mos e jetë edhe Veseli në takim. Kryetari Veseli ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e tryezës në këtë takim që të jap hapësirë këtij dialogu duke mos shkuar”, ka thënë Latifi.

Ndërsa zyrtarë në partinë e Haradinajt thonë se nuk janë në dijeni për diçka të tillë. Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për zëri.info se nuk ka informacione për këtë çështje.

“ Nuk e di për besë, nuk jam në dijeni për diçka të tillë”, ka thënë Nitaj shkurt.

Ndryshe në takimin me presidenten po merr pjesë Kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij Hashim Thaçi, përfaqësues të minoriteteve dhe lideri i vetëm i opozitës Ramush Haradinaj./Zëri

Haradinaj pas takimit: Kërkova shpërbërjen e Parlamentit

0

Menjëherë pas takimit ka folur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai thotë se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.

“Kemi mungesë investimesh, Rend dhe ligj të politizuar skajshmërish. Edhe politika e jashtme dështuar. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.

“Opozita është e bashkuar dhe shihemi me 17 shkurt”, tha Haradinaj duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

39-vjeçari me depresion hidhet nga kati i tretë

0

Një 39-vjeçar në Elbasan, në gjendje të rëndë depresioni, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi me iniciale Gj.L., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve ditën e dielë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe dërguan shtetasin Gj.L. në spital, ku ndodhet në rrezik për jetën.

Shpallet juria e garës #InstaKosova

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës do ta mbajë të hapur garën #InstaKosova deri më 10 shkurt, ndërsa fituesit shpallen më 16 shkurt, duke iu bashkuar kështu kremtës së javës së pavarësisë me rastin 8-vjetorit të shtetit të Kosovës.

Me këtë rast, MPJ i fton qytetarët që të postojnë në rrjetet sociale fotografitë më të mira të Kosovës duke përdorur thurjen #InstaKosova ose #InstaKosovo për t’u kualifikuar automatikisht në garën për 100 imazhet më të mira që do të figurojnë në botimin e tretë të librit #InstaKosova. Fotografitë mund të postohen pa kufizim, por ato do të shpërblehen vetëm një herë me para. 10 prej tyre fitojnë nga 50 euro, ndërsa fotoja më e mirë do të shpërblehet me 500 euro.

Përmes kësaj gare Kosova edhe sivjet freskohet me foto të reja që ilustrojnë më së miri periudhën nëpër të cilën kemi kaluar vitin e fundit si vend dhe shoqëri.

Nga më shumë se 40 mijë foto të postuara sivjet, InstaKosova ka mbledhur deri më tash lloj-llojshmëri fantastike imazhesh që e dokumentojnë trashëgiminë e vendit tonë, ritualet tona dhe koloritin kulturor që e ofrojnë ato.

Në fotot e postuara deri më tani, bota e internetit sheh një galeri masive të imazheve që krijojnë një ide mbi të rinjtë e Kosovës, arkitekturën e re të shtetit tonë të ri, kulturën e machiattos, party-t e shumta dhe festivalet gjithandej nëpër Kosovë.

Në të gjitha rrjetet sociale ne tashmë qartë shohim një dokumentim të rrugëtimit evropian të vendit tonë apo edhe të rrugës drejt çmimit OSCAR.

Juria e cila do të përzgjedh fotot më të mira të këtij edicioni përbëhet nga Agron Dragaj – fotograf i pavarur, Arjeta Emra – drejtoreshë e British Council, Dafina Zeqiri – këngëtare, Daniel Cosentino – artist në multimedia dhe Majlinda Hoxha – fotografe e pavarur.

Agron Dragaj, fotograf i pavarur kosovar, i cili aktualisht jeton në Nouakchott të Mauritanisë. Përgjatë punës së tij njëzetvjeçare, Dragaj ka mbuluar ngjarje të rëndësishme në pjesë të ndryshme të botës, si: Balkan, Afganistan, Irak, Tajlandë, Birmani, Kamboxhia, Pakistan, Mindanao – Filipine si dhe, së fundmi, në Afrikë.

Arjeta Emra, drejtoreshë e British Council, një nga rrjetet më të mëdha botërore të qendrave kulturore dhe programeve për këmbim kulturor. Zyra e British Council në Kosovë ka qenë gjithmonë në ballë të ngjarjeve kryesore kulturore në Kosovë si dhe programeve kulturore jashtë vendit.

Dafina Zeqiri, yll i muzikës pop dhe RnB në Kosovë, me ndikim të madh në të gjitha vendet shqipfolëse. Njihet po ashtu si këngëtarja më e ndjekur në rrjetet sociale, me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, Twitter dhe Facebook.

Daniel Cosentino, është artist në multimedia, puna e të cilit përfshin bashkëpunim me disenjatorë, artistë, koreografë, arkitektë dhe planifikues urban. Njihet për punën e tij të jashtëzakonshme me studentët e AUK, ku është njëherësh zëvendëspresident për Çështje Akademike, si dhe drejtor i programeve akademike të RIT në AUK.

Majlinda Hoxha, fotografe e pavarur nga Kosova. Mban titullin e magjistres së Arteve të Bukura nga Universiteti i Auckland, në Zelandë të Re. Kurse në Kosovë njihet për punët e saj në fotografi konceptuale si dhe për bashkëpunime me artistë e disenjatorë të ndryshëm vendorë.

Libri #InstaKosova përmbledh fotot fituese të edicionit të tretë të kësaj gare. Ky libër do të ndahet falas në institucione të ndryshme shtetërore gjithandej botës dhe në ambiente të ndryshme të artit e kulturës. Edhe kësaj radhe, punimet e fituesve do të ekspozohen përgjatë tërë vitit në faqen zyrtare instakosova.com.

Edicioni i fundit i kësaj gare nxori fituese 17-vjeçaren Sara Rodiqi nga Prishtina me foton e shkrepur në kamp të festivalit “NGOM” në Prizren. Botimi i librit është shoqëruar me një ekspozitë të të gjitha fotografive fituese. InstaKosova mbetet në mesin e publikimeve më autentike të shtetit të Kosovës si për audiencën e saj ashtu edhe për atë ndërkombëtare. Kjo garë është iniciuar dhe vazhdon të mbështetet nga British Council, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com

Nis përpjekja për tejkalimin e krizës

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nisur një takim me liderët e partive politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për tejkalimin e krizës në vend.

Në takim, po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe lideri nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ftesës së presidentes Jahjaga nuk i janë përgjigjur kryetarët e dy partive tjera opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Fatmir Limaj nga partia Nisma.

Sidoqoftë, që nga 25 gushti i vitit të kaluar, kur opozita ishte marrë vesh që veprimet e saja t’i ketë të koordinuara dhe unike, kjo është hera e parë që njëri prej liderëve nga ky tabor, në këtë rast, Ramush Haradinaj (AAK), vendos të shkoj vet në një takim të tillë me përfaqësuesit e partive në pushtet.

Takimi i thirrur nga presidentja është thëne se ka si qëllim gjetjen e një zgjidhje politike në mënyrë që Kuvendi, sidomos t’i kthehet normalitetit pas bllokimit të punës nga ana e opozitës.

Po ashtu, funksionalizimi i plotë i Kuvendit në këtë fazë, shihet si jetik për Kosovën, ngaqë brenda një muaji, ky institucion duhet të zgjedh presidentin e ri të Kosovës. Në të kundërtën, vendi do të zhytej në një krizë të thellë institucionale e politike.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i kanë shkruar letër presidentes Jahjaga duke u kërkuar që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Këto subjekte politike kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovë?s dhe Serbisë? në? Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sidoqoftë, në takimin e sotëm në zyrën e presidentes, po marrin pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar.

Roli i përfaqësuesve ndërkombëtar, sidomos atyre amerikan, ishte përcaktues edhe në momentin e lidhjes së koalicionit aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

Jahjaga pret sot në takim liderët politikë

0

Për ta tejkaluar krizën politike që është krijuar ndërmjet pozitës dhe opozitës, presidentja Atifete Jahjaga sot ka ftuar në një takim të përbashkët liderët e pesë partive parlamentare.

Përveç liderit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kurse, kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, nuk do të jenë pjesë e këtij takimi.

Ndërkohë njohësi i proceseve politike, Behxhet Shala, ka thënë se nuk pret rezultate pozitive nga ky takim pasi, sipas tij, edhe kësaj radhe do të përsëritën fjalët e njëjta.

‘Banda e policëve’ po terrorizon Shqipërinë

0

Persona të veshur si policë ose ushtarë, ” deri më tani ka zhvilluar 6 aksione vjedhjesh dhe rrëmbimesh gjithandej territorit të Shqipërisë.

Qytetarët e Shqipërisë kanë mbetur të tmerruar nga disa vjedhje spektakolare dhe vrasje që po i kryen një bandë e veshur me rroba të policisë. E quajtur si “Banda e Policisë” deri më tani ka zhvilluar 6 aksione vjedhjesh dhe rrëmbimesh gjithandej territorit të Shqipërisë, që këta “policë” i kanë kryer.

Të veshur si policë ishin personat që grabitën Gazmend Çollakun dhe Enver Stafukën, fati i të cilit ende nuk dihet, raporton Albeu.

40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng më 6 janar qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas është gjetur i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës. Stafuka ende nuk është gjetur.

Po ashtu me uniforma policie ishin edhe personat që grabitën një makinë me para teksa automjeti po ikte në drejtim të Rinasit. Kjo vjedhje ishte sikurse në filmat aksion, pasi që u vodh automjeti i bankës nën përcjellje të disa policëve privat.

Forcat policore kanë hedhur dyshime se bëhet fjalë për të njëjtën bandë kriminale të përfshirë në ngjarje të rënda të ndryshme. Ndërkohë akoma nuk janë gjetur personat që vranë 3 dhe plagosën 8 të tjerë në Kërrabë të Elbasanit. Kjo ishte vrasja më e rëndë dhe më makabër e stilit mafioz që ngjau periudhën e fundit në Shqipëri.

Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit shkodranit 14 vjeçar

0

Një fëmijë i zakonshëm është Nilidon Pepushaj, 14 vjeçari shkodran që dëshira për të krijuar dita-ditës po e bënë të veçantë.

Ka aftësi të mëdha në përdorimin e kompjuterit. Aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka qasje në mirëmbajtjen e këtij rrjeti.

Atij i është kërkuar nga Facebook që të mbyllë faqet jo-reale. Ai ka mbyllë edhe atë të Adi Krastës dhe Tom Doshit që nuk ishin vërtetë të tyre.

Programet kompjuterike edhe aftësinë e tij për t’i zotëruar ia dedikon profesorit të tij, Arben Çokaj dhe librave të tij.

Ai përdor programet e fundit hollivudiane për krijimet e tij kompjuterike të cilat i publikon në kanalin e tij në youtube.

“Unë kam kanalin në youtube ku hedh video dhe shpjegoj probleme kompjuterike. Profesori Arben Çokaj më ka ndihmuar shumë. Dy librat që ai ka botuar janë tepër të vlefshme”, ka thënë Nilidon Pepushaj, njofton Oranews.

Gjithashtu është shpërblyer nga youtube, ku edhe ka përfituar pagesë për të cilat paguan edhe taksa.

Pasioni i Nilidonit 14 vjeçar, nuk është vetëm bota kompjuterike. Letërsia zë gjithashtu një vend të veçantë në kohën e tij. Ai ka botuar tre libra deri tani dhe është në botim të katërtit.

‘Zoti i zi në Shtëpinë e Bardhë’ është botimi i parë i tij i frymëzuar nga filmat vizatimorë. Botim i dytë është romani ’15 minuta lojë me kohën ‘

Lirikën e ka shfaqur në vëllimin me poezi të titulluar ‘Qesh e Qaj me mijëra djaj’.

Një libër i tij i preferuar është edhe një libër i presidentit amerikan,Barack Obama, i cili ka lënë shenjë në memorien e Nilidonit për triumfin e tij si njeriu më i fuqishëm në botë. Dhe meqë jemi tek politika, ka edhe një krahasim për politikën në Shqipëri.

Një libër që do t’ua sugjeronte fëmijëve të moshës së tij është Tom Sojeri.

Rasti i Nilidon Pepushajt nga Shkodra është një rast i veçantë për të gjithë fëmijët shqiptar, po ashtu edhe një rast frymëzues, se si me punë dhe dëshirë mund të arrish shumë sukses.

Nilidon Pepushaj është një 14 vjeçar nga Shkodra. Ai vazhdon klasën e tetë në shkollën jopublike të quajtur ‘Zemra e Krishtit’.

Maloku: S’besoj fare në ‘Naivitetin e Rambos’!

0

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku e ka komentuar takimin e nesërm të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj me Presidentën e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Ai në profilin e vet Facebook, ka shkruar se shkuarja e Ramushit, në takimin e nesërm, është thjesht një deriçkë e daljes nga ngërçi politik.

Postimi i plotë i Fadil Malokut:

S’besoj fare në “Naivitetin e Rambos”!

1 .Shkuarja e Ramushit, në takimin e nesërm te ZARFI… s’duhet shikuar as si koketim, as si dallim konceptual, e as si frikë nga perëndimi, e aq më pak si ndonjë koncesion i mundshëm…!

2. Por, thjesht, si një deriçkë e daljes nga ngërçi politik, e sidomos si një ridëshmi e qëndrimit opozitar për qeverinë dhe qeverisjen aktuale…!

3. Ndryshe, kjo shkuarje…do ishte një vetëvrasje e padiskutueshme politike e Tij dhe e AAK-s!