Ata ndoshta nuk janë më me ne, por janë të paharrueshëm.
Janë shuar në moshë të re, disa përshkak të sëmundjeve të rënda e disa përshkak të tragjedive rrugore e jo vetëm.
Anabel ka renditur disa prej ndarjeve më të bujshme nga jeta të personazheve publike shqiptare.
Gent Demaliaj
Vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, ‘Djemtë e Detit’, Gent Demaliaj vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe pavarësisht luftës nuk arriti të fitonte betejen me vdekjen. Ai u shua në 27 janar të 2015-ës, në moshën 40-vjeçare dhe prej vitit 2013 kur u diagnostikua me kancer, bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tij Edea, që ecën në hapat e babait të saj të ndjerë dhe këtë vit u shpall edhe fituese e talent show-t ‘X Factor Albania 4’.
Dr. Flori
Një ndër ndarjet më të bujshme nga jeta do të ishte ikja e parakohshme e artistit Dr.Flori. Mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014, arti në Shqipëri do të ishte në zi për lajmin e vdekjes së artistit në moshën 35-vjeçare. Flori ndërroi jetë në krahët e vëllait të tij, Albanit dhe shkak i vdekjes mendohet të ketë qenë asfiksia për shkak të një mbidoze kokaine. Florian Kondi la pas bashkëshorten 27 vjeçare dhe 2 fëmijët e vegjël, Kaltrinën dhe Danielit.
Anita Bitri
Këngëtarja e njohur Anita Bitri ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj 7-vjeçare. Ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York, që zbuluan trupat e viktimave të helmuara nga monoksidi i karbonit në shtëpinë që ndodhet në bulevardin Ocean Avenue. Kështu shkaku i tragjedisë ka qënë helmimi vdekjeprurës që do të shuante këngëtaren në 19 tetor të 2004-ës. Familja e Anitës ishte transferuar në Staten Island në 2002-in ndërsa pak javë para se të humbte jetën, këngëtarja shqiptare kishte humbur edhe bashkëshortin, i cili kishte vdekur pas një sëmundjeje të rëndë.
Elsina Hidërsha- Emmy
Këngëtarja Elsina Hidërshaj, e njohur ndryshe si Emmy u shua në moshë shumë të re. Ajo ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të datës 28 shkurt 2011 pasi ishte plagosur rëndë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë një club-i në Tiranë. Ngjarja, sipas Policisë së kryeqytetit, ndodhi pasi këngëtarja 21-vjeçare u tërhoq për disa metra nga automjeti i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur. Emmy u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Ajo iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe arriti të mbijetonte vetëm për pak orë, duke ndërruar jetën rreth orës 02:00 të datës 28 shkurt 2011.
Megi Yzeiri
Më 24 nëntor të 2014-ës, ish-balerina e Tv Klan, Megi Yzeiri u nda nga jeta si pasojë e vetvrasjes. 21-vjeçarja dyshohet të ketë qëlluar veten në bark, për shkaqe depresioni. Megi Yzeiri studionte në vitin e tretë për koreografi dhe në 2013-ën ka qenë një nga balerinat në betejën koreografike të zhvilluar tek ‘E Diela Shqiptare’ në televizionin Klan.
Me premtimin se nuk do të bien pre të frikës, Madonna ka bërë një homazh për viktimat e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris.
“Nuk do të biem pre e frikës”, ka premtuar Madonna.
Këngëtarja fillimisht ishte e pranishme në skenën e Bercy, me një Marsejezë të kënduar nga i gjithë publiku në koncertin e saj të Rebel Heart Tour. Më pas, ajo ishte protagoniste e një shfaqejej akustike në Sheshin e Republikës, në memorailin e atentatit, nën statujën e Marianne.
“Mendoj për atë që ndodhi pothuajse një muaj më parë, zemra e Parisit dhe zemra e Francës rreth në zemrat e të gjithë qyteteve! Ne jemi një zemër, dhe zemra jonë rreh në unison. Fuqia e dashurisë është më e madhe se dashuria e fuqisë”, ka thënë e prekur Madonna në skenën e Bercy.
Më pas duke rikujtuar ajo rrëfen se pikërisht këtu në Paris vendosi të merret me muzikë. Ishte vetëm 20 vjeçe.
“Falë Parisit mbolla këtë farë në zemrën time”, tha Madonna.
Më pas me një flamur trengjyrëshajo nisi të këndonte Marsejezën, e ndjekur pas nga publiku i cili u ngrit në këmbë.
Më pas në Sheshin e Republikës këngëtarja performoi këngën e saj “Like a Prayer” dhe “Imagine” të John Lennon.
Adele mund të ketë pushtuar botën me muzikën e vokalin e saj unik, por jo Noel Gallagher, ish– pjesëtarin e grupit britanik, Oasis.
Ish rokeri 48 vjeçar e ka sulmuar hapur yllin e hitit “Hello”, duke e konsideruar muzikën e saj si “të përshtatshme për gjyshërit”.
Duke folur për portalin australian “Music Feeds”, Noel tha se nuk ka frikë që ta shprehë hapur mendimin e tij, sepse beson se këngët e Adele janë bosh.
“Nuk e kuptoj përse kaq zhurmë. Muzika e saj nuk më pëlqen aspak, mendoj se është muzikë për gjyshër”, deklaoi Gallagher.
Me albumin e saj më të fundit, “25”, Adele theu rekordin e Oasis, për albumin të shitur më shpejt në Britani.
(E plotësuar) Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja, duke folur për korrupsionin si erodues të themeleve të shoqërisë, ka thënë se ajo është e keqja më e madhe, njofton Klan Kosova.
Sipas tij Kosova sot është e dyzuar – njëra është ajo e popullit të pashpresë dhe tjetra e atyre qo po përfitojnë nga ai.
“Shoqëria kosovare do duhej të shërohej nga një varg i të këqijave, e para e së parës ne do të duhej që pushtetin në Kosovë ta shpëtojmë, ta shërojmë nga një e keqe të madhe. Kjo e keqja e madhe është korrupsioni”.
“Unë sot i shoh dy Kosova. Kosova e atyre që nuk kanë punë, që e shesin vetën për bukë, e atyre që mbesin pa punë pasi nuk është me atë partitë dhe Kosova e atyre që shikojnë nga dritaret dhe thonë çfarë po bëhet”. “Dhe Kosova tjetër”.
Duke e vazhduar më tutje argumentin e tij, Qosja e ka quajtur “Republikë Partiake”, Kosovën, ndërsa ka thënë se populli ende nuk është vetëdijësuar për rolin e tij në raport me këtë situatë, njofton Klan Kosova.
“Kosova nuk është Republikë Parlamentare, Kosova është Republikë Partiake”.
“Populli ende nuk reagon si duhet ndaj kësaj situate, duhet edhe mediat të jenë kontrollues të denjë të pushtetit”.
Profesori Qosja, në rolin e “zërit të popullit” ka shtruar një varg pyetjesh.
“Këta qytetarë shtrojnë edhe pyetje: Ç’u bënë fabrikat dhe koperativat e Kosovës?, Ç’u bënë tokat e Kosovës?, Ku janë ku shkuan?, Ku shkoi një pasuri e përgjithshme e Kosovës?”
“Këta qytetarë që mezi po presin të ikin nga Kosova, shtrojnë pyetjen: si ndodhi? -që njerëzit nuk kishin asgjë për 7-8 vite u bënë me pallate me para, me të mira”.
Qosja: Adem Demaçi është arkitekt i Kosovës të Pavarur
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja, duke folur për figurat historike, ka thënë se rrugëtimi – jetëshkrimi – i Adem Demaçit është për t’u pasur zili nga shumëkush, madje edhe nga popujt e Evropës, por që nderimi ynë për të është i pamjaftueshëm, njofton Klan Kosova.
“Adem Demaçi ka një jetëshkrim me të cilin mburret i gjithë populli shqiptar”.
“Ka 28 vjet burgje të Serbisë e Jugosllavisë – gjithë popujt e Evropës do të mburreshin me një figurë se ai”.
“Adem Demaçi s’është lejuar të inkuadrohet në politikë, s’kemi lejuar ta nderojmë politikisht”.
Për ta bërë më të qartë fjalën e tij lidhur me Demaçin, shkrimtari e ka krahasuar atë me Nelson Mandelan dhe nderimin që i kanë bërë afrikano-jugorët “heroit” të tyre.
“Mendela nuk është filozof, është një qytetar i thjeshtë që ka bërë një vit ose dy më pak se Adem Demaçi. Çfarë bënë afrikanët për të, i kanë ofruar këshilltarë, kujdes dhe e kanë krijuar si figurën më të madhe të popullit afrikan”.
Profesor Qosja, duke e vazhduar argumentin e tij për Demaçin ka shkuar më tej, duke thënë se politikanët janë munduar ta shuajnë figurën e tij.
“Politikanë kanë bërë të pamundurën për ta shuar figurën e Adem Demaçit”.
“Adem Demaçin s’e kanë lejuar të bëhet deputet, se kanë lejuar të bëhet kryetar i vendit , se kanë lejuar të bëhet kryeministër. Çfarë bëjmë: ne falsifikojmë historinë!”
Ndërsa, sa i përket atyre që e konstruktuan pavarësinë e Kosovës, Qosja e ka quajtur Demaçin arkitet të saj.
“Thuhet arkitektët e Kosovës – ata që e kundërshtuan luftën”.
“Adem Demaçi është arkitekt i pavarësisë së Kosovës që nga viti 1958”.
“Është bërë propagandë ndaj tij”.
Qosja: Krizën e krijoi qeveria, jo opozita
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja ka kërkuar që të mos kërkohet legjitimimi i gjithçkaje duke u thirrur në numra dhe vota, duke përmendur raste nga historia botërore – si ai i Stalinit dhe Hitlerit, që janë zgjedhur, por kanë shkaktuar katastrofa botërore, njofton Klan Kosova.
“Nuk duhet të i fetishizojmë zgjedhjet, mund të jenë ligjshëm të zgjedhur, por bëjnë politikë të pa ligjshme”.
Profesor Qosja e ka quajtur të jolegale politikën e sotme, ndërsa burgosjet e deputetëve i ka cilësuar politike. Ai po ashtu ka thënë se është kundër përdorimit të gazit lotsjellës, siç po kërkohet nga deputetët, nga Policia e Kosovës.
“Këtë politikë aktuale e quaj të paligjshme”.
“Këto që po ndodhin janë burgosje politike”.
“Unë jam kundër përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend, por jam edhe kundër përdorimit të gazit lotsjellës nga policia në rrugët e Prishtinës dhe qytetarëve tjerë”.
“Nëse gazi lotsjellës është armë është armë”.
Shkrimtari, për sitatuën aktuale, e ka quajtur fajtor të vetëm kastën qeverisëse.
“Prodhues i gjithë kësaj krize nuk është opozita, prodhues i gjithë kësaj krize është qeveria me veprimet e saj”.
Qosja: Riciklimi i Mustafës, faj i krejt kastës politike
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja edhe një herë tjetër ka përitur kundërshtimin e tij për “riciklimin politik”, siç e quajti ai, ardhjen në krye të qeverisë të Isa Mustafës, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se qëndron prapa lavdeve që u ka thurur luftëtarëve të lirisë, pasi në atë kohë ata, ose së paku shumica prej tyre, kanë qenë në gjendje të vdesin për lirinë e vendit.
“Një politikan që nuk di çfarë do bëjë dhe nuk di çfarë i duhet vendit të tij për 20 vite, nuk duhet të merret me politikë”.
“Kjo politikë shkurtpamëse na ka dëmtuar shumë. Unë mendoj që ata njerëz kanë shkuar në luftë për të vdekur praktikisht i kam nderuar dhe i nderoj ata që kanë shkuar në luftë për të vdekur”.
“Duhet të bëhet e qartë se jo të gjithë kanë shkuar për të luftuar për të vdekur ka pasur edhe konjukturalistë edhe në atë kohë”.
“Një numër i atyre që kanë hyrë në politikë e kanë dalë nga lufta e kanë keqpërdorur luftën”.
Shkrimtari prapë nuk u pajtua me elitën qeverisëse, duke e rithënë se ajo, me patjetër, do të shkojë në “plehun e historisë”.
“Para se gjithash të ju them se “plehu i historisë” nuk është vetëm nga Trocki, por daton që nga Robespjeri e më herët”.
“Të vërtetat e mëdha që kanë ndikim, që kanë pasoja duhet të përsëriten më shpesh”.
“Jetëshkrimi i tij i këtij kryeministri është i dëmshëm. Ne shohim se ky njeri nuk është në gjendje të gjykoj siç duhet sot, sepse është formuar në një kohë tjetër, sepse ajo është thelbi i tij, ndjeshmëria e tij, shpirti i tij, formësimi i tij. E filloi karrierën duke fyer deputete gra jo meshkuj, tjetri nuk do të guxonte të bënte vërejtje për të pasi e sheh veten si sundues”.
“Është rasti me ministrin Jabllanoviq që i fyeu nënat shqiptare, i kërkohej me ngulm shkarkimi i tij, ai nuk e shkarkonte tek mbas dy muajve”.
“Për dy muaj shkaktoi dëme, u bënë shpenzime, a mendon ky njeri se gjatë atyre dy muajve sa zgjati u përkeqsua gjendja politike në vend. Mentaliteti i tij është i tejkaluar. A e keni parë tash se cfarë thonë për marrëveshjet ai dhe zëvendësi e tij, tash kërkojnë çdo moment dialog”.
Profesor Qosja nuk i ka kursyer nga kritikat as Partinë Demokratike të Kosovës dhe Opozitën e Bashkuar për rolin e tyre në “riciklimin politik të Isa Mustafës”.
“Ata e ringjallën një kufomë politike dhe ky gabim do të bie në shpinën e tyre, në PDK-në dhe në shpinën e kryetarit të PDK-së”.
“Edhe Opozita e ka ringjalluar atëherë këtë njeri, kur e morrën në bllokun e tyre”.
Qosja: Politikanët puthadorës e dëmtuan Kosovën
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja, duke u përgjigjur në një nga cilësimet që i janë bërë si “i vetmuar”, ka thënë se ndoshta ai që ia ka bërë atë nuk e ka menduar, por i ka bërë një kompliment, njofton Klan Kosova.
“Gjenitë janë të vetmuar, nëse nuk janë të vetmuar nuk janë gjeni. Vetmia është kusht i veprimtarisë. Pa vetmi nuk ka vepra. Vetmia është kompliment për çdo krijues. Shohim krijuesit e mëdhenj, të gjithë kanë qenë të vetmuar. Kolektivi të humbë”.
Profesori Qosja po ashtu ka sulmuar elitat politike të cilat, sipas tij, me injorancën dhe servilitetin e tyre e kanë dëmtuar rëndë Kosovën, ndërsa për ilustrim të kësaj ka përmendur kabinetin e presidentit John F. Kennedy – i cilësuar si një nga më të mëdhenjtë.
“Nuk janë rrënjët vetëm të sonte, por janë që nga paslufta, nuk është bërë politikë përkatëse me njerëz përkatës”.
“Problemi më i madh ka qenë përzgjedhja, seleksionimi i gabuar, e shohim në bisedimet me Serbinë, në përpjekjet për t’u inkuadruar në UNESCO. Kjo politikë servile, puthadorëse e ka dëmtuar Kosovën”.
“Kennedy ka zgjedhur ekipin e vet me intelektualët më të mëdhenj”.
Qosja: Ne nuk qeverisemi, por sundohemi
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja, duke përshkruar vlerën e veprave të veta dhe mesazhet që ato përçojnë ka thënë – duke perifrazuar një lexues të tij – ka thënë se më së miri ato kuptohen nëse lexohet edhe ditari i tij, njofton Klan Kosova.
“Ditari ka disa mendime, gjëra, personalitete, dukuri, që nuk janë trajtuar, apo trajtuar sa duhet”.
I pyetur nëse mendon të jetë ngutur ndonjëherë, apo të ketë bërë lëshime ai ka thënë se mundohet të jetë sa më vetëkritik.
“Në jetë të stërkeqin, të bëjnë të keq, të paraqesin të keq të tjerët. Por ndodhë edhe të të paraqesin të mirë, apo edhe më të mirë se që je”.
“Por as veten nuk e kursej. Ndoshta nuk e kursej sa duhet”.
“Mund të jetë se nuk e kursej veten sa duhet. Duhet të mos e kursej veten më shumë sesa nuk e kam kursyer”.
“Por jam gjetur në situata kur është dashur të bëj disa lëshime”.
Teksa foli për popullin dhe gjirin e tij krijues, kritiku letrar ka thënë se ndërsa ai ia ka dalë që të jetë magjepsës në atë që ka nxjerrë në formë tregimesh, mësimesh e historish, vet ai nuk është sjellë në përputhje me ato perla që vet i ka prodhuar.
“Krijimtarinë popullore, populli shqiptar e ka shumë të mençur – tregimet popullore, kallëzimet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare përmbajnë një përvojë jashtëzakonisht të mençur, të urtë”.
“Nganjëherë them me vete: ky popull që ka paraqitur atë mençuri nganjëherë, ndoshta më shumë herë, nuk është sjellë në pajtim me atë që ka krijuar”.
“Këtë e shoh edhe sot dhe kjo më dëshpëron”.
Për shkrimtarin, populli shqiptar kërkesat nga elitat politike i ka të vogla dhe si rrjedhojë merr “sundim dhe jo qeverisje”.
“Unë e vërej sot, në mënyrë të dëshpëruar e vërej, (populli) kënaqet me pak – nuk ka shumë kërkesa, sidomos prej atyre që, jo e qeverisin, por e sundojnë them unë. Ne nuk kemi qeverisje, kemi sundim”.
Qosja kritikon qeverinë dhe kolegët akademikë (Video)
Pamjet e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për Rexhep Qosjen janë të papranueshme, por sipas akademikut faji nuk bie mbi opozitarët.
Por, këto politika të qeverisë që ky i cilëson si të paligjshme, kanë zanfillë shumë më të hershme.
Në këtë rrafsh Qosja ka kritika edhe njerëzit që i kapën pushkët.
Ai i fajëson ata se i bënë vend kolegut të tij akademik, që tani e drejton qeverinë, Isa Mustafa.
Kështu, politikanët aktual të Kosovës, sipas tij i kanë bërë dëm të madh vendit.
Qosja, vlerëson se klika aktuale që e udhëheqë shtetin as nuk e di se çka duhet bërë tani, e as nuk ka plane afatgjate.
Sipas tij me këto veprime Kosova po i humb edhe miqtë ndërkombëtar.
Fjalë te mira Qosja nuk ka as për kolegët e tij në në Akademinë e Shkencave.
Qosja foli edhe për situatën ne Shqipëri.
Ai e lavdëroi kryeministrin Edi Rama se do te futet ne histori me punën e tij për te vënë rend dhe ligj, por tha se po pengohet nga njerëzit qe nuk e duan ndryshimin. /Klan Kosova
Ministri i dy qeverive, asaj të Rrahman Morinës dhe tjetrës së Bujar Bukoshit, ish kryetari me duar në xhepa i kryeqytetit, tash kryeministri i koalicionit të krimit, këto ditë i paska mbushur një vit në krye të ekzekutivit.
Duke dashtë të jem objektiv, me tu ulë të shkruaj këto pak fjali, deshta të provoj që këtij kryeministri tia numëroj ndonje sukses. Por, përveç mjerimit, nuk arrita të gjejë asgjë tjetër!
Dukes mos pas suksese, është e domosdoshme të ketë dështime. Duke i analizuar dështimet dhe mashtrimet e tij të shumta, u mundova ta bëjë një përmbledhje përmbajtësore, si vijon:
Ky kryeministër dhe ky koalicion, së bashku premtuan diku 330 mij vende pune, e sot pas një viti qeversije të tyre, jo që nuk ka punësim, por nga kjo qeveri, nga shpresa e mbytur për jetë në atdhe, brenda vitit i kemi mbi 130 mij qytetar të larguar nga Kosova, me tendecë rritje!
Ky kryeministër premtoj sundim të ligjit, i njeti nuk bëri asgjë përveç se poshtroj drejtësinë, duke ndërhyrë në vet sistemin, që krahas vetës, e shpëtoj edhe të birin Besnikun nga gjykimi dhe dënimi dhe në të njëjtën kohë burgosë opozitën!
Ky kryeministër trumbetoj luftë kundër korrupsionit, i njejti jo që se luftoj, por e forcojë këtë akoma më shumë. Korrupsioni shkoj deri në atë shkallë sa që ky kryeministër kurdisë tender nga qeveria ku fitues dalin të jenë bizneset e bijve të tij!
Ky kryeministër, premtoj çkapjen e shtetit, por i njejti dita ditës po e kap akoma ma fortë se partneri i tij. Këtij kryeministri nuk po i mjafton pushteti vetëm për vete, por edhe për shok e bukuroshe pa burra!
Ky kryeministër, premtoj zbardhjen e vrasjeve politike të bashkëpuntorëve të Presidentit Rugova, i njejti jo që spo i zbardhë, por po i errëson akoma më shumë. Ai po hesht dhe spo e lejon krijimin e komisionit hetimor në Paralamentin e Kosovës, pikërisht për këto vrasje!
Ky kryeministër premtoj se kurr në koalicion me PDK-në, e i njejti përveç koalicionit, pranoj institucionalizimin e SHIKut, duke ia vendos shefin në krye të parlamentit!
Ky kryeministër premtoj që flamuri i Dardanisë dhe himni: Kur ka ra kushtrimi në Kosovë, do ti procedoj e ti zyrtarizoj si simbole shtetrore. I njëjti kryeministër, këtë flamur nuk ia gjen dot as në zyrën e tij qeveritare !. E si mund të presësh nga ky, që këtë simbol, ta lartësoj në simbol shtetror!
Ky po dëshmohet se është i vetmi kryeministër që se duron as kritikën ma të vogël, e leje më mendimin ndryshe. Ky është i vetmi kryeministër që as faqen e tij të facebook-ut nuk arrin ta mbajë nën kontroll. Paramendone tash, se si i njejti mund ta udhëheq shtetin?!
Duke qen i pa ekuilibruar emocionalisht, ky kryeministër me zilinë e shpirtit, nuk po mund ti duroj ata që mendojnë ndryshe. Ma të pa durushëm për të mbeten ata brenda partisë, andaj të njëjtit ka vendos ti eleminoj me metodat e tij unike, që një veteran luftës dhe paqës në një bashkë bisedim me të, i quajti metoda isistike (metodat eksluzive të Isa Mustafës)!
Nga e gjithë kjo përmbledhje, sigurisht jo gjithëpërfshirëse për një dështak si ky kryeministër, erdha në një konkludim të bazuar.
Nga analiza e një vit qeversije nga ky dhe klani i tij, rezultati është i barabartë me dhjetë vite mjerim për vendin.
Sa ma jetë shkurtër të jetë qeverisja e këtij kryeministri, aq ma afër realitetit është mundësia që me u shkurtua koha e mjerimit për Kosovën dhe popullin e saj.
Në Suharekë dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Gazeta Tribuna.
Për më shumë lexojeni kumtesën e Policisë së Kosovës:
Rreth orës 10:10 minuta policia e Suharekës ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një shtëpi banimi në fshatin Krushicë ka shpërthyer një zjarr. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Sipas raporteve policore thuhet se dy fëmijë të vitlindjes 2013 kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren por jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i KEDS dhe eksperti komunal për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Sot është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, ku u tha se, nga janari i këtij viti dhe deri më sot, në Komunën e Malishevës, nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes dhe asnjë rast i grabitjes, për çka edhe llogaritet që Malishevë, është rajoni më i sigurt në vend.
“Faleminderit të gjithëve, për kontributin e juaj në ruajtjen e një situate të qetë dhe stabile në Malishevë. Ne jemi ata që duhet ta krijojmë këtë klimë të sigurisë për të gjithë”, tha në fillim të mbledhjes së KKSB-së, nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, i cili edhe e ka drejtuar mbledhjen e sotme.
Duke folur për situatën e sigurisë së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës, komandanti i stacionit policor në Malishevës, kapiteni Halil Morina, tha se “ka rënie të rasteve të krimeve”. “Gjatë këtij viti, nga janari e deri më sot, nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes dhe asnjë rast i grabitjes (vjedhje e rëndë nën kërcënimin e armëve), ndërsa ka rënie të dukshme të rasteve tjera kriminale”, tha kapiteni Morina, i cili falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Edhe drejtori ri Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ahmet Morina, duke folur për angazhimet e drejtorisë që drejton, tha se “gjatë këtij viti, me gjithë problemet e paraqitura, si ethet hemorragjike, zjarret dhe erërat e fuqishme, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes të qytetarëve të Komunës së Malishevës, as nga EHKK dhe as në raste tjera”. “Për këto çështje ka qenë një angazhim i përbashkët i të gjitha strukturave, si shëndetësia, zjarrfikësit, policia dhe të gjithë faktorët tjerë dhe falë këtij angazhimi, kemi pasur një vit të suksesshëm në menaxhimin e këtyre dukurive”, tha drejtori Morina.
Në mbledhjen e sotme, u diskutuan edhe dy çështje tjera me rëndësi, e para për sensibilizimin e opinionit për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, që zakonisht ndodhin në fund të vitit, ku u tha se, pavarësisht që në dy vitet e fundit, përdorimi i tyre ka shënuar rënie dhe nuk ka pasur raste të lëndimeve, angazhimi i të gjithë faktorëve, nuk do të mungoj as këtë vit, në mënyrë që të mos ketë probleme dhe të përdoren sa më pak që është e mundur, mjetet piroteknike.
Ndërsa, çështja e dytë, ishte sensibilizimi dhe vetëdijesimi i rrezikut nga përdorimi i lëndëve narkotike, ku koordinatorja e QKMF-së në Malishevë, znj.Valbona Gashi, e prezantoi një hulumtim të bërë për rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike të ligjshme (duhani, alkooli) dhe atyre të paligjshme (drogat). Koordinatorja Gashi, bëri një njoftim për ligjëratat e mbajtura rreth kësaj dukurie me të rinjtë e shkollave të mesme, ku i kanë njoftuar ata për rrezikun e përdorimit të këtyre lëndëve narkotike, dëmet në aspektin shëndetësor, social dhe material, si dhe për nevojën e angazhimit të të gjithë faktorëve, në parandalimin e përdorimit të narkotikëve.
Lidhur me këtë çështje, komandanti i stacionit policor, kapiteni Morina, tha se “Policia e Kosovës, është e angazhuar 24 orë në luftimin e kësaj dukurie, e cila për policinë, ka tolerancë zero”. “Ne jemi shumë të angazhuar dhe në kujdes të shtuar, por mund të them se në Komunën e Malishevës, kjo dukuri nuk është e shprehur”, tha kapiteni Morina.