17.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Qosja: Kosova është Republikë Partiake

(E plotësuar) Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja, duke folur për korrupsionin si erodues të themeleve të shoqërisë, ka thënë se ajo është e keqja më e madhe, njofton Klan Kosova.

Sipas tij Kosova sot është e dyzuar – njëra është ajo e popullit të pashpresë dhe tjetra e atyre qo po përfitojnë nga ai.

“Shoqëria kosovare do duhej të shërohej nga një varg i të këqijave, e para e së parës ne do të duhej që pushtetin në Kosovë ta shpëtojmë, ta shërojmë nga një e keqe të madhe. Kjo e keqja e madhe është korrupsioni”.

“Unë sot i shoh dy Kosova. Kosova e atyre që nuk kanë punë, që e shesin vetën për bukë, e atyre që mbesin pa punë pasi nuk është me atë partitë dhe Kosova e atyre që shikojnë nga dritaret dhe thonë çfarë po bëhet”. “Dhe Kosova tjetër”.

Duke e vazhduar më tutje argumentin e tij, Qosja e ka quajtur “Republikë Partiake”, Kosovën, ndërsa ka thënë se populli ende nuk është vetëdijësuar për rolin e tij në raport me këtë situatë, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk është Republikë Parlamentare, Kosova është Republikë Partiake”.

“Populli ende nuk reagon si duhet ndaj kësaj situate, duhet edhe mediat të jenë kontrollues të denjë të pushtetit”.

Profesori Qosja, në rolin e “zërit të popullit” ka shtruar një varg pyetjesh.

“Këta qytetarë shtrojnë edhe pyetje: Ç’u bënë fabrikat dhe koperativat e Kosovës?, Ç’u bënë tokat e Kosovës?, Ku janë ku shkuan?, Ku shkoi një pasuri e përgjithshme e Kosovës?”

“Këta qytetarë që mezi po presin të ikin nga Kosova, shtrojnë pyetjen: si ndodhi? -që njerëzit nuk kishin asgjë për 7-8 vite u bënë me pallate me para, me të mira”.

Qosja: Adem Demaçi është arkitekt i Kosovës të Pavarur

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja, duke folur për figurat historike, ka thënë se rrugëtimi – jetëshkrimi – i Adem Demaçit është për t’u pasur zili nga shumëkush, madje edhe nga popujt e Evropës, por që nderimi ynë për të është i pamjaftueshëm, njofton Klan Kosova.

“Adem Demaçi ka një jetëshkrim me të cilin mburret i gjithë populli shqiptar”.

“Ka 28 vjet burgje të Serbisë e Jugosllavisë – gjithë popujt e Evropës do të mburreshin me një figurë se ai”.

“Adem Demaçi s’është lejuar të inkuadrohet në politikë, s’kemi lejuar ta nderojmë politikisht”.

Për ta bërë më të qartë fjalën e tij lidhur me Demaçin, shkrimtari e ka krahasuar atë me Nelson Mandelan dhe nderimin që i kanë bërë afrikano-jugorët “heroit” të tyre.

“Mendela nuk është filozof, është një qytetar i thjeshtë që ka bërë një vit ose dy më pak se Adem Demaçi. Çfarë bënë afrikanët për të, i kanë ofruar këshilltarë, kujdes dhe e kanë krijuar si figurën më të madhe të popullit afrikan”.

Profesor Qosja, duke e vazhduar argumentin e tij për Demaçin ka shkuar më tej, duke thënë se politikanët janë munduar ta shuajnë figurën e tij.

“Politikanë kanë bërë të pamundurën për ta shuar figurën e Adem Demaçit”.

“Adem Demaçin s’e kanë lejuar të bëhet deputet, se kanë lejuar të bëhet kryetar i vendit , se kanë lejuar të bëhet kryeministër. Çfarë bëjmë: ne falsifikojmë historinë!”

Ndërsa, sa i përket atyre që e konstruktuan pavarësinë e Kosovës, Qosja e ka quajtur Demaçin arkitet të saj.

“Thuhet arkitektët e Kosovës – ata që e kundërshtuan luftën”.

“Adem Demaçi është arkitekt i pavarësisë së Kosovës që nga viti 1958”.

“Është bërë propagandë ndaj tij”.

Qosja: Krizën e krijoi qeveria, jo opozita

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja ka kërkuar që të mos kërkohet legjitimimi i gjithçkaje duke u thirrur në numra dhe vota, duke përmendur raste nga historia botërore – si ai i Stalinit dhe Hitlerit, që janë zgjedhur, por kanë shkaktuar katastrofa botërore, njofton Klan Kosova.

“Nuk duhet të i fetishizojmë zgjedhjet, mund të jenë ligjshëm të zgjedhur, por bëjnë politikë të pa ligjshme”.

Profesor Qosja e ka quajtur të jolegale politikën e sotme, ndërsa burgosjet e deputetëve i ka cilësuar politike. Ai po ashtu ka thënë se është kundër përdorimit të gazit lotsjellës, siç po kërkohet nga deputetët, nga Policia e Kosovës.

“Këtë politikë aktuale e quaj të paligjshme”.

“Këto që po ndodhin janë burgosje politike”.

“Unë jam kundër përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend, por jam edhe kundër përdorimit të gazit lotsjellës nga policia në rrugët e Prishtinës dhe qytetarëve tjerë”.

“Nëse gazi lotsjellës është armë është armë”.

Shkrimtari, për sitatuën aktuale, e ka quajtur fajtor të vetëm kastën qeverisëse.

“Prodhues i gjithë kësaj krize nuk është opozita, prodhues i gjithë kësaj krize është qeveria me veprimet e saj”.

Qosja: Riciklimi i Mustafës, faj i krejt kastës politike

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja edhe një herë tjetër ka përitur kundërshtimin e tij për “riciklimin politik”, siç e quajti ai, ardhjen në krye të qeverisë të Isa Mustafës, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se qëndron prapa lavdeve që u ka thurur luftëtarëve të lirisë, pasi në atë kohë ata, ose së paku shumica prej tyre, kanë qenë në gjendje të vdesin për lirinë e vendit.

“Një politikan që nuk di çfarë do bëjë dhe nuk di çfarë i duhet vendit të tij për 20 vite, nuk duhet të merret me politikë”.

“Kjo politikë shkurtpamëse na ka dëmtuar shumë. Unë mendoj që ata njerëz kanë shkuar në luftë për të vdekur praktikisht i kam nderuar dhe i nderoj ata që kanë shkuar në luftë për të vdekur”.

“Duhet të bëhet e qartë se jo të gjithë kanë shkuar për të luftuar për të vdekur ka pasur edhe konjukturalistë edhe në atë kohë”.

“Një numër i atyre që kanë hyrë në politikë e kanë dalë nga lufta e kanë keqpërdorur luftën”.

Shkrimtari prapë nuk u pajtua me elitën qeverisëse, duke e rithënë se ajo, me patjetër, do të shkojë në “plehun e historisë”.

“Para se gjithash të ju them se “plehu i historisë” nuk është vetëm nga Trocki, por daton që nga Robespjeri e më herët”.

“Të vërtetat e mëdha që kanë ndikim, që kanë pasoja duhet të përsëriten më shpesh”.

“Jetëshkrimi i tij i këtij kryeministri është i dëmshëm. Ne shohim se ky njeri nuk është në gjendje të gjykoj siç duhet sot, sepse është formuar në një kohë tjetër, sepse ajo është thelbi i tij, ndjeshmëria e tij, shpirti i tij, formësimi i tij. E filloi karrierën duke fyer deputete gra jo meshkuj, tjetri nuk do të guxonte të bënte vërejtje për të pasi e sheh veten si sundues”.

“Është rasti me ministrin Jabllanoviq që i fyeu nënat shqiptare, i kërkohej me ngulm shkarkimi i tij, ai nuk e shkarkonte tek mbas dy muajve”.

“Për dy muaj shkaktoi dëme, u bënë shpenzime, a mendon ky njeri se gjatë atyre dy muajve sa zgjati u përkeqsua gjendja politike në vend. Mentaliteti i tij është i tejkaluar. A e keni parë tash se cfarë thonë për marrëveshjet ai dhe zëvendësi e tij, tash kërkojnë çdo moment dialog”.

Profesor Qosja nuk i ka kursyer nga kritikat as Partinë Demokratike të Kosovës dhe Opozitën e Bashkuar për rolin e tyre në “riciklimin politik të Isa Mustafës”.

“Ata e ringjallën një kufomë politike dhe ky gabim do të bie në shpinën e tyre, në PDK-në dhe në shpinën e kryetarit të PDK-së”.

“Edhe Opozita e ka ringjalluar atëherë këtë njeri, kur e morrën në bllokun e tyre”.

Qosja: Politikanët puthadorës e dëmtuan Kosovën

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja, duke u përgjigjur në një nga cilësimet që i janë bërë si “i vetmuar”, ka thënë se ndoshta ai që ia ka bërë atë nuk e ka menduar, por i ka bërë një kompliment, njofton Klan Kosova.

“Gjenitë janë të vetmuar, nëse nuk janë të vetmuar nuk janë gjeni. Vetmia është kusht i veprimtarisë. Pa vetmi nuk ka vepra. Vetmia është kompliment për çdo krijues. Shohim krijuesit e mëdhenj, të gjithë kanë qenë të vetmuar. Kolektivi të humbë”.

Profesori Qosja po ashtu ka sulmuar elitat politike të cilat, sipas tij, me injorancën dhe servilitetin e tyre e kanë dëmtuar rëndë Kosovën, ndërsa për ilustrim të kësaj ka përmendur kabinetin e presidentit John F. Kennedy – i cilësuar si një nga më të mëdhenjtë.

“Nuk janë rrënjët vetëm të sonte, por janë që nga paslufta, nuk është bërë politikë përkatëse me njerëz përkatës”.

“Problemi më i madh ka qenë përzgjedhja, seleksionimi i gabuar, e shohim në bisedimet me Serbinë, në përpjekjet për t’u inkuadruar në UNESCO. Kjo politikë servile, puthadorëse e ka dëmtuar Kosovën”.

“Kennedy ka zgjedhur ekipin e vet me intelektualët më të mëdhenj”.

Qosja: Ne nuk qeverisemi, por sundohemi

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja, duke përshkruar vlerën e veprave të veta dhe mesazhet që ato përçojnë ka thënë – duke perifrazuar një lexues të tij – ka thënë se më së miri ato kuptohen nëse lexohet edhe ditari i tij, njofton Klan Kosova.

“Ditari ka disa mendime, gjëra, personalitete, dukuri, që nuk janë trajtuar, apo trajtuar sa duhet”.

I pyetur nëse mendon të jetë ngutur ndonjëherë, apo të ketë bërë lëshime ai ka thënë se mundohet të jetë sa më vetëkritik.

“Në jetë të stërkeqin, të bëjnë të keq, të paraqesin të keq të tjerët. Por ndodhë edhe të të paraqesin të mirë, apo edhe më të mirë se që je”.

“Por as veten nuk e kursej. Ndoshta nuk e kursej sa duhet”.

“Mund të jetë se nuk e kursej veten sa duhet. Duhet të mos e kursej veten më shumë sesa nuk e kam kursyer”.

“Por jam gjetur në situata kur është dashur të bëj disa lëshime”.

Teksa foli për popullin dhe gjirin e tij krijues, kritiku letrar ka thënë se ndërsa ai ia ka dalë që të jetë magjepsës në atë që ka nxjerrë në formë tregimesh, mësimesh e historish, vet ai nuk është sjellë në përputhje me ato perla që vet i ka prodhuar.

“Krijimtarinë popullore, populli shqiptar e ka shumë të mençur – tregimet popullore, kallëzimet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare përmbajnë një përvojë jashtëzakonisht të mençur, të urtë”.

“Nganjëherë them me vete: ky popull që ka paraqitur atë mençuri nganjëherë, ndoshta më shumë herë, nuk është sjellë në pajtim me atë që ka krijuar”.

“Këtë e shoh edhe sot dhe kjo më dëshpëron”.

Për shkrimtarin, populli shqiptar kërkesat nga elitat politike i ka të vogla dhe si rrjedhojë merr “sundim dhe jo qeverisje”.

“Unë e vërej sot, në mënyrë të dëshpëruar e vërej, (populli) kënaqet me pak – nuk ka shumë kërkesa, sidomos prej atyre që, jo e qeverisin, por e sundojnë them unë. Ne nuk kemi qeverisje, kemi sundim”.

Qosja kritikon qeverinë dhe kolegët akademikë (Video)

Pamjet e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për Rexhep Qosjen janë të papranueshme, por sipas akademikut faji nuk bie mbi opozitarët.

Por, këto politika të qeverisë që ky i cilëson si të paligjshme, kanë zanfillë shumë më të hershme.

Në këtë rrafsh Qosja ka kritika edhe njerëzit që i kapën pushkët.

Ai i fajëson ata se i bënë vend kolegut të tij akademik, që tani e drejton qeverinë, Isa Mustafa.

Kështu, politikanët aktual të Kosovës, sipas tij i kanë bërë dëm të madh vendit.

Qosja, vlerëson se klika aktuale që e udhëheqë shtetin as nuk e di se çka duhet bërë tani, e as nuk ka plane afatgjate.

Sipas tij me këto veprime Kosova po i humb edhe miqtë ndërkombëtar.

Fjalë te mira Qosja nuk ka as për kolegët e tij në në Akademinë e Shkencave.

Qosja foli edhe për situatën ne Shqipëri.

Ai e lavdëroi kryeministrin Edi Rama se do te futet ne histori me punën e tij për te vënë rend dhe ligj, por tha se po pengohet nga njerëzit qe nuk e duan ndryshimin. /Klan Kosova

Më Shumë

Lajmet e Fundit